Ford Focus është tani makina më e shitur në botë, pasi ka arritur të shesë më shumë se gjysmë milion makina në mbarë planetin për gjysmën e parë të vitit.
Dhe si për çudi, një Focus i prodhuar në Tajlandë dje është bërë makina e 350 miliontë që Ford ka prodhuar gjer më tani.
Kompania, e themeluar në vitin 1903, ka prodhuar një makinë çdo dhjetë sekonda gjatë 109 viteve të shkuar dhe nëse do vendoseshin të gjitha nga cepi në cep, gjatësia e tyre do ishte sa për të shkuar në Hënë e për tu kthyer.
Ford Focus ka arritur një sukses pasi ka spostuar në vendin e dytë modelin Toyota Corolla.
Sipas IHS Automotive, në gjashtë muajt e parë të vitit janë shitur 489.616 makina Ford Focus. Më pas vjen Toyota Corolla me 462.187 copë.
Focus u lançua për herë të parë si model evropian në vitin 1998 dhe u bë shumë popullore si makinë e vogël familjare dhe ekonomike.
Shume e mire si makine dhe ja ka fut Golfit!
http://fashionguests.blogspot.com/
Sigurisht qe ia fut golfit as nuk krahasohet,cmimi eshte gjysma e golfit,ka me shum siperfaqe brenda eshte 2 litra ose 2.2.Golfi ka vetem emrin,pastaj Focusi eshte ndertuar nga inxhinjere Gjerman.