Aksidenti rrugor që po ndez një krizë shtetërore (FOTO)

6 Shtator 2012, 10:56Lifestyle TEMA
Aksidenti rrugor që po ndez një krizë shtetërore (FOTO)

Ka ndodhur përpara gjashtë muajsh, por tani një aksident i çuditshëm po ndez një krizë shtetërore në Pekin.

Më 18 mars 2012, ora 4 e mëngjesit, pasi një nate festimesh, playboy Ling Gu, 23 vjeç, me një Ferrari të zi Spider 458, përplaset në një nga rrugët e kryeqytetit. Por Ling Gu nuk është vetëm. Me të në makinë ishin edhe dy bukuroshe nga provincat ekzotike të Kinës, një ujgure dhe një tibetiane. Të tre ishin të zhveshur dhe po bënin lojëra seksuale. Tek ura Baofusi shoferi humb kontrollin dhe përplaset. Ai vdes, dy vajzat plagosen rëndë.

Policia falsifikon të dhënat. Në certifikatën e vdekjes shënohet një emër tjetër.

Atë ditë u bllokua në Kinë kërkimi në internet për fjalën Ferrari. Shkaku: Ling Gu është një princ- kështu quhen në Kinë fëmijët e politikanëve të rëndësishëm. Babai i tij, Ling Jihua është shefi i kabinetit të njeriut më të fuqishëm në Kinë, presidentit Hu Jintao.

Populli nuk do e pranonte kurrë që ndërkohë rropaten dhe fitojnë kacidhe, fëmijët e politikanëve festojnë dhe mbajnë makina luksoze 250 mijë eurosh.

Një zyrtar i lartë merr 8 mijë euro në vit. Si e përballon ai blerjen e një Ferrari?

Qeveria e Kinës ka menduar ta zgjidhë çështjen në mënyrën e saj. Pa zhurmë Ling Jihua është largua nga detyra si shef kabineti.

Ky skandal vjen pas atij të Bo Xilai, politikanit karizmatik, që mendohej se do kapte majat, por që u rrëzua pasi e shoqja e tij u gjet fajtore për vrasjen e një biznesmeni britanik. Bo tentoi të mbulojë këtë krim.

Zemërimi për korrupsionin brenda radhëve të Partisë Komuniste është në rritje në vend.

2 komente në “Aksidenti rrugor që po ndez një krizë shtetërore (FOTO)”

  1. anticensura says:

    Edhe ne Gerdec Berisha mohoi kunatin e vet. Ngjashmeria te con ne konkluzione …
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html

  2. e vero says:

    vend komunist…..edhe ne vendin para 20 vjetesh ndodhte keshtu…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje