Një debat interesant ka shpërthyer në Britaninë e Madhe.
Një gjykatës ka vlerësuar hajdutët, duke thënë se kanë treguar kurajë duke hyrë në shtëpi për të vjedhur. Ai e ka lënë më pas të lirë hajdutin me disa precedentë. Ndaj tij ka nisur një hetim, ndërkohë që qëndrimi i tij ka nxitur edhe reagimin e kryeministrit David Cameron. “Më kanë vjedhur dy herë dhe ndjehesh krejtësisht i dhunuar kur dikush të hyn në shtëpi. Vjedhja është një krim i neveritshëm dhe i urryer,” tha Cameron.
Gjykatësi Peter Bowers liroi të akuzuarin Richard Rochford duke thënë se të hysh në shtëpinë e dikujt kërkon kurajë. Ai deklaroi se nuk e dërgon në burg pasi “burgu rrallë i bën mirë kujt”.
26 vjeçari Rochford ka vjedhur tre shtëpi dhe po tentonte të vidhte një të katërt. Ai i kryente krimet pasi kishte nevojë për drogë. Rochford ra nën varësinë e drogës kur ishte në burg për një tjetër krim.
“Duhet një guxim i madh që të vjedhësh në shtëpinë e dikujt. Unë nuk do kisha nerva për këtë. I nxitur nga dëshpërimi dhe droga, ti ishe i përgatitur për ta bërë këtë. Mendoj se burgu rrallë i bën mirë kujt. Zakonisht njerëzit e ndryshojnë mendjen nëse duan, jo sepse janë në burg. Nuk mendoj se dikush do përfitojë nëse ti shkon në burg. Thjesht do ndjehemi pak më të çliruar se hoqëm një hajdut nga rrugët,” tha gjykatësi.
Rochford do ishte dënuar me 2 vite e gjysëm burg.
Gjykatësi Bowers
Kryeministri Cameron
Richard Rochford
Ja keshtu inkurajohet hajduti!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/gollum-berisha.html
Gjykatesi e paska pare problemin duke e krahasuar me veten e tij qe nuk mund te guxonte kurre per te kryher nje veprim te tille. Besoj se ai ka vepruar ne kundershtim me ligjin. Kurajo ka nje njeri qe punon, qe studjon, qe ka interes per jeten dhe jo e kunderta. Keqberesi ka kryher nje krim me vetdije te plote, dhe per kete gje duhej ose te merrte denimin ne baze te ligjit ose te dergohej ne qendra riabiliteti. Ne fund te fundit eshte denuar edhe here tjeter per vjedhje, bile pa qene perdorues droge. Radhen tjeter, per te marre dozen apo shpenzimet e dites, ku do i gjej parate 26 vjecari Rochford apo shume te tjere si ai me kete “profesionin te guximshem”?!
Prite tash pazarin mes berishes e rames kur të vij rotacioni i pushtetit ne shqiperi dhe kur berisha do ta kerkoj këtë gjykates për gjyqin e vet ndoshta rama do të ja plotson dëshiren dikatatorit berisha se ndoshta për gjykatsin edhe dikatatoret kanë kurajo dhe diktatori do hpallet i pafajshëm me fajin e ramës.