Policia: Ilir Xhakja qëlloi mbi kryekomisarin, jemi vënë në ndjekje (FOTO e autorit dhe të dhëna për klanin Xhakja)

13 Shtator 2012, 20:41Kronika TEMA
Policia: Ilir Xhakja qëlloi mbi kryekomisarin, jemi vënë në

Ilir Xhakja

(E PERDITESUAR)- Policia e Shtetit ka dërguar një njoftim të shkurtër për shtyp në lidhje me ngjarjen e rëndë, gjatë të cilës mbeti i vdekur kryekomisar Adem Tahiraj. Aty thuhet se autorët janë identifikuar dhe po vazhdon puna për kapjen e tyre.

Sipas policisë, autor i krimit është Ilir Xhakja, me precedentë penalë. Në kërkim është shpallur edhe vëllai i autorit të krimit, Arben Xhakja, pasi ishin të dy në makinë.

Ndërkohë që policia po vazhdon hetimet, në zonën Sukth- Katund i ri mësohet se nuk ka drita. Për këtë arsye është bllokuar operacioni i forcave speciale RENEA.

“Sot, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur Katund Sukth, gjatë një operacioni kontrolli për armëmbajtje pa leje, është goditur me armë zjarri automatik, Shefi i Komisariatit të Policisë Shijak, Kryekomisar Adem Tahiraj, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Pas aktit kriminal autorët, tashmë të identifikuar, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë në vendngjarje shkuan forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, si dhe forca të Repartit Special RENEA.

Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe drejtues të strukturave të Policisë së Qarkut Durrës kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë të ndjekin nga afër operacionin për kapjen e autorëve. Paralelisht, grupi i ekspertëve të hetimit ka filluar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Në vijim do ju bëjmë me dije të dhëna të plota mbi ecurinë e hetimeve mbi këtë akt kriminal,” thuhet në njoftimin e policisë.

Klani “XHAKJA”, me vendndodhje në Katund Sukth, kanë një listë penale si më poshtë:

Në 1994, qytetari Ilir Xhakja ka qëlluar me armë në lokalin e Qerim Malokut, në fshatin Sukth, është arrestuar, por më tej është liruar. Gëzhojat e gjetura në skenën e krimit, korrespondojnë me ato të gjetura në skenën e krimit të vrasjes së qytetarëve Gentian Gjoka dhe Petrit Lyti në 1998, në fshatin Hamallaj; çuditërisht, e pazbuluar.
Në 1998, banda Xhakja (Ilir, Agim etj.) kanë vrarë në fshatin Hamallaj qytetarin Gentjan Gjoka (nip i Dash Gjoka) dhe Petrit Lyti, mik i Gentit, të dy nga Hamallaj; ngjarje e pazbuluar.
Në 1998, Ilir Xhakja, bashkë me persona të tjerë kanë vrarë qytetarin Qerim Maloku në Katund Sukth, një ngjarje që është zgjidhur në vitin 2003, kur u gjend arsenali i armëve të bandës “Xhakja”. Kjo ngjarje është në gjykim pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, ku ndër dëshmitarët okularë, përfshihen edhe ish-oficerët e policisë Urim Koka (SPZ në atë kohë, i arrestuar tashmë në Itali dhe i dënuar me 15-vjet burg për trafik prostitucioni) dhe Maksut Zhiti (SPK në atë kohë); të dy miq të Xhakajve.
Në 1998, Ilir Xhakja ka vrarë në prani të shumë dëshmitarëve, qytetarin E. Shega nga Peqini, gjatë varrimit të kushëririt të tij (i biri i dajës) Agim Xhaka, vëllanë e Arbenit, sepse E. Shega kishte vrarë Agimin në Krrabë, Tiranë, katër vite më parë, për shkak trafikimit të femrave në Itali. Kjo çështje është po ashtu e pazbuluar, pavarësisht se është kryer në publik. Të dy ish-policët, U. Koka dhe M. Zhiti, kanë qenë të pranishëm në vrasje.
Në korrik 1999, i gjithë klani Xhakja (Azem, Ilir, Bardhi – zv.kryetar i Komunës së Katundit të Ri, Genti dhe bashkëpunëtorë të tjerë) kanë qëlluar të gjithë anëtarët e klanit Maloku, me anë të një arsenali që përfshinte edhe tanke, duke u shkatërruar edhe shtëpitë. Ata u arrestuan nga forcat speciale dhe armët e tyre u konfiskuan, përfshirë këtu mjete të blinduara dhe gjithashtu dy femra moldave. Mbas gjashtë muajsh burgim, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës i liroi. Kjo ngjarje u bë e njohur dhe si rrjedhojë, avokati i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës, Shkëlqim Xhemollari, u përjashtua nga puna.
Në mars 2003, Ilir Xhakja dhe të tjerë kanë vrarë qytetarin Rudin Shahini nga katundi Sukth në Sallmone, për t’u hakmarrë mbas daljes së këtij nga burgu pasi ai kishte vrarë xhaxhanë e tij, Hamdi (babanë e Arbenit). Gjatë kësaj ngjarjeje u konfiskua një arsenal armësh të llojeve të ndryshme dhe ekspertët arritën në përfundimin, se një nga armët ishte përdorur në vrasjen e Qerim Malokut në 1998. Edhe kjo ngjarje është e pazbuluar.
Të gjithë anëtarët janë të përfshirë në trafik femrash, droge dhe armësh, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali. Shumica e klanit “Xhakja” kanë tendenca të theksuara kriminale për vrasje, trafik droge dhe prostitucioni.
Në mars 2006, pati një përpjekje për të sulmuar Fatbardh dhe Arben Xhakajn në fshatin Sallmone, në komunën Xhafzotaj, ku Arbeni u plagos. Sipas informacioneve të policisë, ata u qëlluan për shkak të tregut të drogës në Durrës. Ata kanë marrë me qira një klub me emrin “Fosfor Club”, i cili ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë të Rrethit të Durrësit, që është edhe vendi ku furnizohen të gjithë shpërndarësit e drogës në Durrës, pasi policia lokale nuk guxon të hyjë në këto ambiente. Mjetet që përdoren nga ky klan për të lëvizur, janë nga llojet më të fundit, si një “Mercedes” kabriole, gri, me targa italiane, një “Mercedes” blu, me targa DR 5255 D, një “Mitsubishi Pajero” me targë Durrësi etj. Të gjitha këto mjete nuk kanë dokumentacion dhe janë të vjedhura në Itali.

39 komente në “Policia: Ilir Xhakja qëlloi mbi kryekomisarin, jemi vënë në ndjekje (FOTO e autorit dhe të dhëna për klanin Xhakja)”

  1. albani says:

    Keta pisa si gjithmon pas c’do vrasje dalin e thone se jane identifikuar autoret e vrasjes , por me pase kalojne vite dhe nuk gjendet as’njeri. fack

    1. Lom Leka says:

      Tani e kane marre ne dore situaten Muli me Vishon.
      Dita zbardhi dhe “bace u kry”
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/visho-canadian-reborn.html

  2. ProudToBeAlbanian says:

    Filloi ti vije era peshkut….

    Per te shpetuar kokat liderat do cojne popullin ta haje… si gjithmone.

    Zoti e ruajt shqiperine nga shqiptaret.

  3. fieraku4u says:

    ME PAK FJALE, KAN VRARE DHE KAN BERE NAMIN. EDHE SKAN FRIKE NGA SHTETI.

  4. albanian eagle says:

    Renditja e aktiviteti krimainal te ketij grupi se cme kujtoj filmin “Shtigje Lufte”,ku oficeri italian (Zef Bushati) i tregonte ne menyre te shkrter aktivitetin e cetes se Pezes dhe Koloneli fashist i thoter:”-Po ju cbeni dokumentoni aktivitetin e komunisteve..mjaftt..nuk dua ta degjoj me fjalen Peze”. Dhe ju mjaft me ketu sduam tjua degjojme me emrin dhe aktivitetin e ketyre bandave por krijoni njesi speciale dhe zhdukini ata dhe kreret e tyre me kemisha te bardha e kollare.

  5. BELULI says:

    A DONI ME PER BELULIN?

  6. enofieraku says:

    Lodhesh duke numruar vrasjet ,vrasje te kryera live ne sy te njrzve , me deshmitare dhe ky ordiner sot vret dhe nje strukture shteterore, deri ku do vej kjo fatkeqsi? bilanc i tmerrshem, ngushellime familjes se te ndjerit.

    1. endi says:

      o fierak plere kush ttha ty qe kan bo vrasje ato neper dallavere kafenesh.ti tjesh burre ato qe shkruan ajde ma thuaj mua ne sy se ka per te pelqyer vetja pastaj.

  7. Tepelena. says:

    Boboboboboboooooooooooooo…..!Sa shumë krime që mbajnë në kurriz këta kriminelë…..dhe nuk i paska gjetur gjë 20-vjet….që bredhin të lirë….?!O Zot i madh….shpëtoi shqiptarët nga vrasësit burracakë…hajdutët dhe kriminelët…Hiqi qafe së pari politikanët që mbështesin krimin…..Ata që krimin e ngritën në sistem…!Gjynah i mdh për policin që i morën jetën….Ngushëllime familjes së të ndjerit…Dhe shërim të shpejtë për të plagosurën tjetër…kalimtaren e rastit…Që askush nuk po thotë një fjalë edhe për të..a thua se është më e parëndësishmja në gjithë këtë ngjarje…!Gjykim dhe varje në mes të Durrësit për këta kriminelë të poshtër….!Përndryshe,gjykatësit e çështjes të shkojnë përjetësisht në burg…!Populli në protesta…..përkrah me Aleancën Kuq e zi….!

  8. NDESHKUESI says:

    Me kete CV qe paska ky si se paska bo SALA deputet a MINISTER

  9. b says:

    Me duket se u ka ardh fundi perderisa po han njeri tjetrin.

  10. Mark says:

    Me nje fjale keta vrases vrane perseri sepse i mbron Olldashi. Ngushellime familjes se komisarit por kur te merrni hak mos harroni se Olldashi eshte arsyeja kryesore pse keta kriminele nuk kalbeshin ne burg por enden rrugeve te Shqiperise.

  11. lydia says:

    Ja ne ce shtete muti rrojme ku keta qelbesira llumi i shoqerise shqipetare vrasin presin fryhen e sterfryen me makinat luksoze qe i blejne me parate e pista,ptu shtete muti…keta kane bere kerrdine keto 20 vjete e institucionet ineksiztence ne shqiperi mbajne vetem shenim,do veje njeri ne burge ndonje nga ata qe mbeshtesin ne menyre apo tjeter keta laro qe fryhen si kaposha para ligjit e shtetit.Me vjene keqe per zotin Tahiraj duket sikur ua ka shtrenguar lakun ketyre larove ,por ata e vrane ,me bene pershtypje guximi qe kane,kane guxime pse mos te kene se jane klani i thuthuqit olldashi.Policia te coje ne vende nderin e gjakun e heroit tahiraj,nuke e njohe as nuk me intereson nga eshte,me mjaftone qe ka rene ne krye te detyres ..

  12. Nexhip says:

    Ky është një shtet lëveresh. Gjithë këto akte kriminale të shtrira në vite dhe atyre nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Thuaj pastaj, se ata nuk mbrohen nga dikush, lart… Paskan kryer aktivitet para Drejtorisë së policisë Durrës dhe këta mbrojtësit e popullit dhe të shtetit nuk paskan guxuar të hyjnë brenda. Medet, medet ku është katandisur Atdheu Ynë!
    të zë frika se këta mbrohen nga strukturat e shtetit që të vret dhe të vjen në varrim. Ai oficer ka ikur kot, sepse nuk kanë mundur ta lajmërojnë më parë që të hapte rrugë. Ngushllime familjes së tij!

  13. memaljoti says:

    po ca behet keshtu ,ka vrar dhe ka prer kaq vite policia ku eshte shtetiai rrob q…. olldashi ca ben po ca presim ne nga keta moterqira qe jan ne qeveri

    1. ledi says:

      ooooo ti do e qepesh ate goje ske te drejt te flasesh ashtu per nje njeri qe nuk e njeh nuk ta kerkoi njeri koment okkkkkkkkkk njerez te trash…….

  14. Albania1 says:

    Kryekomisari del per kontroll rutin ne nje nga rrugicat e katunit i shoqeruar nga 2 efektiva te policis!! ( postobllok ne rrugic lagje-pak e dyshimt !! )
    2 shoqeruesit shtangen ne vend dhe shokohen kur autori (autoret) qellojn me bresheri automatiku shefin e tyre, dhe nuk kan piken e reagimit !! Perseri Ordinerllek !! Prokuroria nis menjihere hetimin duke ndaluar persona te dyshimt per zbardhjen e autoreve ( 2 efektiva te policis nuk jan deshmitar nuk kan par gje ata te shkretet kot ju bien ne qaf) perseri Ordinerllek !!
    Ministria e Brendeshme, asnje deklarat deri tani, sikur ska ndoth gje fare ( ishte Kryekomisar ).
    Drejtori i Policis se Shtetit asnje koment dhe deklarat !!

    Ngushellime familjareve per humbjen e birit, babait,vellait te tyre.Te kalojn kete situat qe po kalon cdo shqiptar, qe cdo dit e me shume po kercenohen dhe po behen me te pa sigurt per jeten e tyre.

    Ngushellime.

  15. beso says:

    Te dhjefsha t’emen!po i thone demokraci kesaj anarkie absolute atehere rrojne edhe elefantet ne Hene.

  16. shqiptari says:

    Ngjarje e zakonshme.
    Por do Zoti shteti nuk e haron te pakten ta beje Hero te punes.kete shefin e Tropijes.
    Bile i takon dhe nje Dekurate te punes.

  17. Bujari ju degjon says:

    I hapen pune Jarit ne presidence.Do beje dekorim tani.Kush firmos,uffff,thote Jari,ti firmose Sala te gjitha,thote Jari,ta beje cikel te mbyllur.

  18. enea says:

    Me sqaroni pak, si arriti policia te identifikoje autorin e krimit?

    Mos u beni merak, per sa kohe qe berisha te jete ne pushtet, autori ose nuk gjendet, ose lirohet pas 6 muajsh

  19. baro çorrogjafi says:

    Ne, para ca kohesh na deklaroi Ministri i madh i Drejtesise, Eduard Halimi : – FLINI TE QETE SE BANDAT JANE NE BURG ! Mirpo na paskerka genjyer,na paskerka mashtruar ,banditet jane te lire,ndofta Halimit do t’i duhen per fushaten elektorele te vitit te ardhshem,por banditet nuk kane ngjyre partie . Ata vrasin edhe brenda llojit,po ju preke intresat . Ky Xhakja ka bere kerdine me vrasje dhe lihej i lire.Ky eshte shteti yne !

  20. dritani says:

    2 policet qe shoqeronin shefin po mallkojne veten qe ishin deshmitare.
    Fakti qe nuk i ka vrare deshmitaret tregon se ai eshte i bindur se ata nuk do ta bejne gabimin me te madh te jetes se tyre te mjere: te hapin gojen.

    Ngjarja do te mbyllet per mungese provash dhe deshmitaresh.
    Nderkohe te presim se cdo te thote Halimi…

  21. stefan cole vlore says:

    O Enea, po keta plehra kane vrare edhe ne kohen kur ne pushtet ishte PS, pse nuk i arrestuan ata? Pse duhet permendur Berisha vend e pa vend? Ne Shqiperi duhet krijuar nje njesi antikrimi e ngarkuar te eleminoje fizikisht kriminelet. Ju garantoj se ne pak vjet Shqiperia do te jete me e qete se Danimarka.Nuk ka njerez me burracake se shqiptaret.

  22. HORRI bulevardit says:

    Sipas lajmeve ne Top-Channel, vrasesi, paska qene person problematik dhe shume here ka kaluar perpara organeve te drejtesise, por si per cudi, drejtesia qe te denon per nje zenie me grushta deri e tre vjet, kete person me shume se nje here e paska liruar, nga akuzat qe ky paska patur, si vrasje, vrasje ne tentative, kanosje e te tjera.
    Kjo ka qene nje vrasje e paralajmeruar dhe kete drejtesia shqiptare e di mire.
    Mos ndoshta ky person ka qene nje nga kolonat e togave te zeza, qe me maska nen erresire, kryente dhe vrasje politike, per llogari te ndonje politikani qe sot eshte edhe minister?
    Besoj se ky politikan dihet se kush eshte, ai eshte i njohur ne rrethinat e Durresit, sot gerthet per ish pronaret.
    Te lesh te lire nje person te rrezikhem qe ka shfaqur me shume se nje here, shenja te dhunes, me lejon mua qe te mendoj se ai ka qene nje dore e zgjatur dhe nje marionete e pushtetit, per te asgjesuar kundershtarin.

  23. sukthi says:

    ooo ju laskara qe flisni mas shpine dilni thojani ne sy po qet burra jo me i fol mas shpine… o miko oo cun sukthi aii te qin ne byth nk eshte si ju laskara por eshte cun sukthi aii mikooo ok… se sa te na kete neve cunat e sukthit ju i hani karin atit bashk me gjith shtet sa te jena ne se ka bo boll liri per ne tashi duhet me ber ne per ate shpirt njeriu ilir xhaken … hallall ta boft zoti e lir mos ta haji kari per kerken e vlla se je cun sukthi ke gjakun kuq-zi.. se kta te tjeret jan serb ia qifsha ropt edhe gocat …

    1. Ramy says:

      Ky êshte mentaliteti sikur i keti tipit skuthi `sukthi` qe po e mbanê Shqiperin vend te pa sigurt

  24. emigrant EMIGRANTI says:

    KETO JANE VEPRIME TE NJE POLICIE PA SHTET.AH……….SIKUR TE KENE SHTET DHE SHQIPETARET–……………..E MERITOJME DHE NE TE KEMI SHTET BESOJ,,,,,,,,,,,A DO TE LARGOHEN NGA DREJTIMI I SHTETIT KETA TE PA SKRUPULLT,,,,,,,,,,

  25. shkodrani says:

    pse nuk thua moj tema se keto jan ato qe kan shoqeruar P D E SALES ne te gjitha fushatat elektorale sa pare droget dhe vrasjet kan investu ne PD .a ju kujtohet Ilir Olldashi qe ja mori mandatin PS ne sukth se kishte shkuoar me nji band te madhe ne fushat dhe deputeti i PS uterhoq jA KU JAN SOT mus u çuditni se edhe kte her do te dalin te pa fajshem

  26. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ngushllime familjes se Komisarit !
    1. – Po z. Olldashi nuk e njeh klanin Xhaka ???
    2. – Ne nje vend te deklarates se policise thuhet se policia nuk nderhyn ne klubin Fosfor … Pasi ka frike ?
    Po sikur te jete qe poli ia nuk nderhyn pasi Xhakaj ka mbeshtetjen e z. Olldashi ???
    3. – Po OSBE nuk i ” Vezhgon ” lidhjet e politikes me krimin ???
    4. – Ky klani Xhakja eshte marre me gjitha llojet e krimit po me trafik votash ne zgjedhje parlamentare eshte marre ? Pas gjithe ketyre hatave ketyre nuk i duhej njembeshtetje politiko – kriminale ???

  27. sallmone says:

    Pyesni rrugacin e rrugeve se e njef sh mire klanin mafioz.Pyeteni Olldashin dhe ju tregon ai pse nuk prekeshin me dore te fortet e Katund Sukthit,Sallmones e Shijakut

  28. arben says:

    Keta jane kontigjente mbi te cilat i mbeshtesin fushatat dhe fitoret partite politike shqiptare! Shteti, ne se eshte shtet dhe i ka ngelur pak dinjitet, duhet te ngrihet ne kembe, dhe brenda nje kohe te shkurter t’i shtype keta krimba dhe qelbesira qe po vrasin edhe vete njerezit e shtetit! Policia nuk duhet te rrije ne qoshet e ngrohta te Tiranes, por te ngrihet ne kembe dhe te zhduke keto banda mafioze qe po na sjellin ne Shqiperi, Siciline e fillimit te shekullit te 20-te. Policia te rekrutoje djem trima, pasi ka plote, dhe jo lepuj qe flene ne kembe! Duam nje Shqiperi te paster nga kriminelet!

    Dhimbje e madhe per vrasjen e kryekomisarit trim dhe te ndergjegjshem per detyren, deshmor i atdheut! Ngushellime familjes!

  29. vlonjati says:

    Ti nga Sukthi te qifsha motren por ju sjeni bura, pederast te njohur dhe frikacak se ju te hani mutin ,me arme te vret dhe nje femij Or psikopat i berishes dhe sa here ne kalojme nga sukthi qime dhe ikim dhe ju na thoni faleminderit

  30. MOS JA FUSNI KOT says:

    Te gjithe po shkruani se keta jane kriminele, kane bere gjithe te zezat, vrasin e presin ke te duan, shesin droge…etj. Dhe c’fare vlere kane te gjitha keto? Asnje vlere. Kete njeri dhe banden e tij e mban nen sqetullen e piste Sokol Olldashi se i duhet per te vjedhur votat e Shijakut dhe Durresit, prandaj nuk ka byth ta kapi policia apo ta denoje Gjykata e krimbur ne korrupsion politik dhe pastaj ekonomik. PD keshtu funsionin qysh prej krijimit te saj. Kjo eshte nje parti gangsterresh, vrasesish qe nuk ndeshkohen kurre, bile as kur vrasin policet e partise.

  31. ALDO SHIJAK says:

    ME VJEN SHUM KEQ PER SHEFIN E POLICISE SE SHIJAKUT!RA VIKTIME E KRIMIT TE ORGANIZUAR PASI ISHTE VIKTIME E NJE PUSIE QE E SHOHIM VETEM NE FILMAT E COSA NOSTRAS.JU KUJTOHET FILMI IL PADRINO KU NJI SHEF POLICIE I QYTETIT KU JETONTE FAMILJA CORLEONE SHKONTE DHE I BENTE KONTROLL PER ARME CDO DITE ? MENDOJ SE ESHTE E NJEJTA HISTORI DHE ME TE PASI KA DAL PER KONTROLL PER ARME NE NJE ZONE SHUM TE RREZIKSHME DHE E PAPARE NE HISTORINE E CDO POLICIE TE CDO LLOJ SHTETI NE BOTE…KONTROLL PER ARME I SHOQERUAR VETEM NGA DY PERSONA ????? ME SA KAM DIJENI AKSIONI BEHET GJITHMONE NGA NJE GRUP FORCASH SPECIALE ME NJE NR ME TE MADH SE 10 PERSONA …KTE NJERI E KA VRARE SHTETI O NJEREZ E KAN DERGUAR NE AKSION PA NDIHMEN E FORCAVE TE POLICISE…NGUSHELLIME PER FAMILJEN E TIJ…ESHTE TEPER E FRIKSHME TE JETOSH NE SHQIPERI SIDOMOS NE SHIJAK KU ESHT BAZA E CDO KRIMI….MJERE NE MJERE VENDI YNE

  32. Realist says:

    Ke mbron Olldashi o njerez !

    Ne te vetmin rast qe jane arrestuar (viti 2007) ka qene Olldashi Minister!
    Ka qene dhe mbetet i vetmi moment qe policia ka nderhyre ne shtepine e tyre.
    Pertej mllefit politik, duhet me qene dhe realist.

  33. Rexhin says:

    Perderisa policia e paska ditur veprimtarine kriminale te ketyre njerzve,une dyshoj qe komisarin e kane ” cuar mish per top”
    Me gjithe keto krime keta njerez duhet te ishin denuar me pushkatim,por ata mbrohen gjykatesit dhe prekuroret kriminele te kursit 6-te mujor ne plepat e durresit
    Ngushellime familjes se te ndjerit qe humben njerin e tyre te shtrenjte,por ne e veshtire se do behemi ndonjeher shtet me njerezit qe kemi ne krye

  34. aaa says:

    po mir ky shefi doli me i zjuar se kto te tjeret qe e kapin dhe e
    lirojn,,,

  35. gen haklaj says:

    hakmarrja eshte drejtesi prandaj dhe drejtesija hakmerret duke e denuar fajtorin …..po lotet e familjes do te kthehen ne plumba mbi familjen e ati ce e vrau VLLAN tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje