Kafshime bashkiake të hapësirave të gjelbra

17 Shtator 2012, 10:16Politika TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

Kafshim i madh bashkiak ishte ai ndaj Parkut të Liqenit, ku u përpinë mijëra metra katror gjelbërim anës rrugës së Elbasanit e u rrafshuan gjithë pemët dhjetëra vjeçare aty. Por shumë shqetësues është fakti se ngrënia e hapësirave të gjelbra pak e nga pak po kthehet në fenomen. Dhe oreksi shtohet duke ngrënë. Rasti flagrant në mes të ditës është ai i lulishtes tek Fusha e Aviacionit, rast i përsëritur po aty, ku me arrogancë u prenë dhe pemët e reja.

Ky nuk është rast i shkëputur. Në lulishten e Qytetit Studenti, bash në kurorë të Sheshit Demokracia, në vend të pemëve të prera në periudhën e Krishtlindjeve të shkuara, këtë verë u prenë të tjera e u ngrit një kioskë e madhe, natyrisht e pa kërkuar nga studentët e rektorati, që me siguri do zgjerohet.

E njëjta gjë ka ndodhur me një ambient në hyrje të qytetit të studentit në krahun e ambasadës amerikane. Asnjë dyshim nuk ka se fenomeni i kafshimit po përhapet dhe asnjë garanci nuk ka se nga kafshimi do kalohet në kollofitje të hapësirës së gjelbër. Prishja e lulishteve është veç të tjerash dhe një dhunim i të drejtës së fëmijëve për të lozur lojërat që duan ata në një hapësirë publike në vend të lojërave që i ofron biznesi kundrejt pagesës.

A nuk është një keqardhje e madhe që sheshi Skënderbej, i cili me projektin që pat qenë miratuar, tashmë do ishte një hapësirë argëtimi e çlodhje për mbarë qytetarët e Tiranës, e sidomos të fëmijëve, e me futjen e makinave në të prej Bashës është bërë ishull i ndaluar për fëmijët. Tani ky shesh nuk është më shesh, por një rrethrrotullim, ku njerëz e makina përplasen keqas në çdo metër të kësaj hapësire, ku këmbësorë e shoferë shajnë çdo sekondë njëri- tjetrin. Pemët e mbjella nëpër të janë si pemë të mallkuara, ku asnjëri nuk qëndron pranë tyre. Të gjithë vrapojnë të shpëtojnë nga ky terren i ndotur.

Qytetarët e Fushës së Aviacionit e duan shumë lulishten që u bë për ta. Të tjera vera të nxehta do të vijnë dhe ato hije të vogla që sot u zhdukën do jepnin më shumë freski e çlodhje në vitet që pasojnë. Banorët e zonës nuk mund të marshojnë (apo t’i hipin “tramvajit”) për të gjetur një hije në maketin tek “lulishtja e Paskuqanit”, ndërsa e kanë tashmë lulishten pranë portës së tyre. E sa për lojërat me lek, që po ngulin tek Fusha e Aviacionit, meqenëse lekët nuk janë me aq bollëk, fëmijët e prindërit janë të gatshëm të shkojnë dhe në Paskuqan apo në Dajt kur t’i kenë ato e kur të duan ata vetë.

Gjelbërimin, pemët, hijet e oksigjenin e tyre i do çdo njeri që merr frymë në atë vendbanim, e kudo. Ata që kafshojnë lulishten mund të mos e kenë kuptuar se kanë kafshuar njëherazi dhe gjithë banorët aty. Por kurrkush që kafshohet nuk e pret kafshimin pa reaguar.

9 komente në “Kafshime bashkiake të hapësirave të gjelbra”

  1. pas says:

    Një shkrim i mirë i z. Feruni, që i bën thirrje vëmendjes sonë duke u mbështetur në faktet që i kemi para syve. Shkrim me fakte, pa urrejtje e pa mllef.

  2. Ben Chicago says:

    o uturak i saliut
    ti nuk je shqiptar por ndonje serb shqipfoles
    per problemet qe ngre lavdoshi ke ndonje mendim
    thuaje ti me mire se ai,me qe thua turp per shkrimin

  3. SHQIPTARI says:

    PO TE VAZHDONI KESHTU, MENEFREGIS,T DO JU PRESI JO PEMET, POR EDHE KOKEN, EDHE JA U BENE SHUME MIRE, KUR ASNJE NUK KA KURAJO TE NGRIHET PER TA DALUAR PLEREN….

  4. Daja nga Kavaja says:

    Njeri me te poshter se Lul Basha nuk e ben nena,eshte edhe me cinik se vete shefi i tij nje skile e ndyre qe hedh gurin e fsheh doren per cdo gje,njeri tinzar qe te han pas kraheve,kerkon te c,beje cdo veper te Rames,por je shume larg tij e nuk mund t,i afrohesh qofte ne sjellje qofte ne mendim.Turp te te vije per cdo shkatrrim qe ben.

  5. Dezenjatorja says:

    Eshte njeri magalloman dhe i pa bese.Njeri kriminel dhe hajdut ky Luli i PD-se.Por nuk kam ca ma i ba se e don fort Doktori.Kenaqet kur shkaterron,kur prish e kur vret.

  6. DREJTESIA says:

    Te mbetet ky vend ne dore te nje cope hajduti si Lul Basha.Pika te gjithe intelektualeve te ketij vendi kur pranojne nje papagall kriminel e hajdut si Lul Basha.Ai sinqerisht ja kalon dhe kriminelit Berisha.

  7. arben says:

    I nderuar gazetar,

    Shkrimi juaj eshte teper i goditur, pasi jane hedhur ne sulm mjaft te forte per te pervetesuar hapesirat publike, per te kafshuar ku te munden, sidomos ne pjeset me te lakmuara, te mbeshtetur nga te korruptuarit ne strukturat bashkiake dhe shteterore. Nje rast te tille kemi edhe tek njesia bashkiake nr.4, rr.Metush LULI,ngjitur me pallatin 021, perballe Shkolles se Bashkuar te Oficereve, ne Tirane ku pa leje eshte ndertuar nje treg fruta perimesh pa asnje lloj dokumentacioni, qe ka bllokuar pallatin, dhe ku zhurma e tmerrshme gjate 24 oreve nuk te le as te pushosh dhe as te flesh, por vetem t’ja mbathesh per ku te mundesh per te gjetur qetesi. Banoret jane ankuar me dhjetera here ne strukturat e bashkive, por askush nuk jau ve veshin, bile nenkuptohet se po deshet shpernguleni pallatin, por kete treg nuk e leviz njeri. Tani po kerkohet qe kjo cope toke te privatizohet apo merret si kompensim nepermjet te korruptuarve ne AKKP nga i ashtuquajturi pronar. Bashkia nuk duhet t’a fusi kete treg ne planin e saj urbanistik, te mos jape leje shfrytezimi apo leje ndertimi, pasi nuk i sherben te ardhmes, nje Tirane europiane, por te ndertoj aty nje ambjent te gjelberuar per banoret dhe femijet, pasi ne gjithe kete zone nuk ka asnje vend te gjelberuar. Per tregtaret te gjendet nje vend ku te grumbullohen, larg banoreve, dhe ne Tirane ka disa vende te tilla. Ashtu si ne Europe, nuk mund te mendohet me qe sa te dalesh nga dera te gjesh presha, domate qepe, spinaq, qumesht etj. apo qe te ulesh litarin nga ballkoni dhe katundari te te jape porosine qe do. Keto pamje qe shikon aty, por edhe ne te gjithe Tiranen, jane pamje mesjetare, per te cilat nuk flet dhe as merr masat askush. Zoti Basha si nje njeri me vizion dhe mjaft punetor, qe ka bere mjaft per Tiranen gjate kesaj kohe, duhet te gjej nje zgjidhje te perhershme dhe te menduar per kete problem, ashtu si per kazinote qe do te grumbullohen ne nje vend! AKKP duhet te ndali rregjistrimin dhe dhenien e dokumenteve te pronesise per keto prona ne Tirane. Ashtu si qebveria te ndaloje me nje VKM te vecante prekjen e pronave shtetrore ne qytetin e Tiranes, per te mos perfunduar ne nje qytet si Kabuli, qe neser nuk mund t’i besh dot asgje, apo te zbatosh planet e bukura urbanistike qe po behen!

  8. Kopenhagen says:

    Ke te drejte o serb.
    Ju derrat e Serbit keshtu jeni mesuar, ne fillim zaptuat Bathoren, dhe tani ju ka zene tahmaja te kapni edhe Tiranen, meqe jeni “Tironca puro”, dhe ne krye te Bashkise keni Boashen.
    Sic bete kurban dashin, doni te beni kurban edhe qytetarine (me fal qe po flas me terma te pakuptueshem per ty).
    Jashteqitje e kombit.

  9. gjergj says:

    E habiteshme, te gjithe antishqiptaret shkruajne me pseudonimin Shqiptari.
    Te lumte Lavdosh, cdo inisiative e Bashkise deri me sot ka qene krejtesisht kunder mjedisit. Basha nuk e ka as idene se sa lufte eshte bere deri me sot per te ruajtur ato pak hapesira te gjelbera qe i kane mbetur Tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje