Prodhuesi japonez i mallrave elektronikë, Panasonic, ka pezulluar punimet në Kinë, pasi protestuesit anti- japonezë sulmuan dy fabrika të saj.
Sipas BBC, firma ka thënë se fabrika në Qingdao do mbetet e mbyllur deri më 18 shtator.
Sipas mediave, Canon po ashtu ka pezulluar punën në tre nga fabrikat e saj në Kinë.
Sulmet janë pjesë e protestave masive që janë përhapur në Kinë dhe që kanë prekur edhe të tjera firma, përfshi Toyota-n.
Ato nisën kur Japonia tha se ka pranuar një marrëveshje për të blerë një rrjet ishujsh të diskutueshëm në Detin e Kinës Lindore. Ishujt u blenë nga pronari privat japonez.
Kina pretendon sovranitetin mbi këto ishuj, të cilët pretendohen po ashtu nga Tajvani.
Një zëdhënës i Panasonic i tha BBC se firma do të vazhdojë të monitorojë situatën në dy ditët në vazhdim.
Ishujt e debatueshëm, të njohur si Diaoyu në Kinë dhe Senkaku në Japoni, janë të pabanuar, por të pasur në burime.
Ato kanë qenë objekt përplasjesh mes dy vendeve.
Ekspertët thonë se përplasja ekonomike mund të jetë në dëm të Kinës, pasi fabrikat japoneze mund të kërkojnë tregje të reja pune.
Kina njihet për kostot e ulëta të fuqisë punëtore, por këto kosto janë rritur ndjeshëm kohët e fundit.
Keta Qi Nga Do -sat do shkerdhehen parc e mbrapc me keto protesta!
Kompanite e huaja qe kane hapur miliona vende pune e zhvilluan Kinen dhe ne nje fare menyre rrenuan vendet e tyre respektive se shkaktuan papunesi dhe …
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gamor-ti-gamor-kush-tvuni.html
O japonezo boni si te boni e jani ketej nga Shqiperia se vallai ju dum fort.