Efekti ‘Xhakja’ në zgjedhje, në zonën e tij PD fitoi me diferencë të thellë

20 Shtator 2012, 11:23Politika TEMA

Në Shqipëri ngjarjet thellohen vetëm kur gjërat plasin. I tillë është dhe rasti “Xhakja”, i cili është shoqëruar me akuza dhe kundërakuza. Mazhoranca mundohet që një figurë të tillë ta lidhë me opozitën, ndërsa opozita ia faturon atë qeverisë dhe e fton policinë për të zbardhur tabulatet për të kuptuar të vërtetën.

“Ilir Xhakjen, që deri dje e përdorje për të mbushur shportën elektorale, sot mundohesh t’ia faturosh opozitës. Më kot mundohesh . Ai guxoi, ngriti dorë në mes të ditës ndaj uniformës së shtetit sepse ju e mbrojtët”, deklaroi Gramoz Ruçi në Kuvend.

Nëse zgjedhjet u manipuluan apo jo, askush nuk e tha fjalën e fundit, por përsa i përket Durrësit duket se presioni më madh për të ndryshuar rezultatet e votimit ka qenë në qendrat private të votimit, pa mohuar dhe qendrat e ngritura në institucione publike.

Rezultatet e publikuara në gazetën “Shqip” dëshmojnë të vetmin fakt, diferenca e votave mes PD-së dhe PS-së në zonën e Ilir Xhakjes, ka qenë më e thellë se në qendrat e tjera.

Zgjedhjet e 2009 në komunën Katund i Ri kanë këto shifra zyrtare: Në qendrën me numër 1526- PD 263 vota, PS 78 vota; QV-ja private, e ngritur në zonën e Erzenit me numër 1523, PD 164 vota, PS- 65 vota; QV-ja e ngritur në një ambient privat në Sukth, PD-ja me 227 vota, PS-ja me 101 vota.

Ndërsa në zonat e tjera zgjedhore diferenca është e vogël.

11 komente në “Efekti ‘Xhakja’ në zgjedhje, në zonën e tij PD fitoi me diferencë të thellë”

  1. DMTH kryekomunari i kasharit eshte rezultat i krimit?

  2. Anti talebani says:

    Prokuroria po te kontrolloje tabulatet telefonike dhe me cfare eshte marre keto kohet e fundit ky person,

    do dali qe ka fol me ministra, ka marre pjese ne tendera te ndryshem, neper ministri.

    Ec aty

    Olldashin e ka pas shok te ngushte interesash biznesi. Te kontrollohet nje here, se e hoqem dhe imunitetin, jo per gje

  3. Shkupi says:

    Po Bamir Topi qe u be President me votat e ,,Stalinit,,(gjithmone sipas Topit).

  4. mallkimi per SALI BERISHEN eshte pak,,,,ky do terhequr per HUNDE NEPER rruget e TIRANES….NGA I buron kjo urrejtje per popullin shqiptare???????????????’

  5. Rexhin says:

    Ja pra ky eshte doktorr rrumpalla kur thote opozites qe ju duhen dhe 35-vjet te tjera qe te vini ne pushtet se ai e ka mbeshtetur rizgjedhjen e tij tek krimi dhe kriminelet.

  6. Bubullima LU says:

    Ky “TRIMI” eshte arrestuar se vrau nje komandant policie,pa po te kishte vrare nje nje ri te thjeshte hallexhi,apo shkeles ne kemben me “KALLO”pa tjetr do kishte ikur ne drejtim te pa ditur.E dhe ne qoftese
    policia do ta kishte gjetur ne shkelje ligji,me kontributin e dhene ne
    zgjedhjet lokale te 2009-tes ,asgje nuk do kishte pesuar.Vet e ke fajin,o
    XHAKJA,s’te ka faj as Olldashi qe sipas te dhenave e paske shok,por as shefi i Olldashit. JU mos u zini ne parlament,se cila parti e ka ber dobicin e kerkon tja hedhi tjetres e di me mire doktori POPULL.

  7. Kurth says:

    Kryepolici ka sherbyer per 21 vite ne detyre.
    Duhet te kete ditur sekrete te rendesishme shtetrore e partiake.
    Dituria e tepert te merr me qafe.Mosveprimi i shoqeruesve tregon se ka rene ne kurth.

  8. asso says:

    sa per tabulatet ketyre politikaneve i rrun ……se nuk kane 1 celular ne perdorim.Ke ti kontrollosh me pare???I kane te ndare dhe kur ulen ne tavolina nxjerrina nga 3-4 celulare tipi fundit!!!!!!!!!!!!Me disa u pergjigjen dashnoreve dhe i ruajne nga grate, me ca krimineleve e hajduteve e i ruhen pergjimeve, dhe me 1 “alo doktor”.Ky eshte shtet shkerdhata qe keni ngrit me votat tona e mos bejme me gam gam gam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje