Rama, vizitë në Kroaci, takon presidentin dhe kryeministrin

21 Shtator 2012, 18:06Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi një vizitë dy ditore në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb. Gjatë kësaj vizite, Zoti Rama u prit në takime të posaçme nga zyrtarët më të lartë kroatë, presidenti Josipoviç dhe kryeministri Milanoviç.

Gjatë takimit me presidentin Ivo Josipoviç në pallatin presidencial, lideri i opozitës shqiptare e njohu kreun e shtetit kroat me zhvillimet më të fundit në politikën shqiptare dhe sidomos mbi procesin e integrimit europian.

Rama kërkoi nga Presidenti Kroat mbështetjen e plotë të vendit më të ri që do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian ndaj rrugës së Shqipërisë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat. Nga ana e tij, Presidenti Josipoviç e garantoi liderin e opozitës për mbështetjen e vazhdueshme që shteti kroat do të japë ndaj Shqipërisë, por në të njëjtën kohë theksoi nevojën për reforma të cilat garantojnë mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e institucioneve kushtetuese, reforma të cilat Presidenti Josipoviç i cilësoi si jetike për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Zagreb, lideri i opozitës shqiptare u prit në një takim me kryeministri kroat, Zoran Milanoviç. Biseda 90 minutëshe me kryeministrin kroat u përqendrua kryesisht në situatën politike rajonale, por edhe në politikat e reja për nxitjen e zhvillimit, punësimit dhe taksimit të ndershëm. Rama e njohu kryeministrin Milanoviç me programin e Partisë Socialiste për një Rilindje Shqiptare, ndërkohë që kryeministri kroat ofroi ndihmën dhe bashkëpunimin e tij për detajimin e programit qeverisës të opozitës shqiptare në fushat e turizmit, mbrojtjes së vijës bregdetare dhe zhvillimit portual e peshkimit.

4 komente në “Rama, vizitë në Kroaci, takon presidentin dhe kryeministrin”

  1. Shtegtari says:

    Merr shembull o “Shef” Rama nga politikanet kroate, ish-homologu kroat i “El Commandante” Berishes, Sanader tash ndodhet ne “fresk” ndersa ty Berisha po te “merr shpirtin” e ti vazhdon sipas thenies “me bjer edhe njehere se ta tregoj une pastaj”. Natyrisht qe AI de te vazhdoje te te “bjere” deri sa te lodhet dhe ne fund do te te thote;
    “Te lumte, me lodhe, nuk kam fuqi te te bije me, fitove…”
    LUM NE per opziten qe kemi. Se mos lesh ndonje ligj tjeter pa votuar se “ke pune” me Europen pastaj (qe po e rruan aq shume e qe “i u dogj barku” per ne te mjeret)

  2. alba says:

    a thu beson vuqidoli se edi e don europen vetem lulit tem i beson

  3. CIU-CIU-CRRRRRRR says:

    HA HA KY KOKEDER NE SHQIPERI E PENGON INTEGRIMIN NDERSA JASHTE SI NE KROACI BEHET SE PLASI PER INTEGRIM ORE DERRKUC TI KE PERKRAHJEN E QUNAVE TE TEMES JO EDHE TE SHQIPTARVE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje