Nuk është korruptuar vetëm ligji, por dhe direktiva! Vendimi politik për t’i shpërndarë fondet shtetërore të reklamave tek mediat proqeveritare, është një aspekt i korrupsionit. Aspekti i dytë i tij është se kjo direktivë në kundërshtim me ligjin, është korruptuar. Brenda familjes së medies shtetërore, Klani Frangaj ka korruptuar dhe direktivën e qeverisë dhe ka reflektuar gjithë mëritë dhe komplekset e tij ndaj ish- mbështetësve të Berishës në opozitë, kur Frangaj kalonte nga shtrati i Ilir Metës tek i Fatos Nanos brenda natës.
Nga rreth 10 milion dollarë të dhëna për shpërndarje kompanive, rreth 6 milion prej tyre i ka marrë Promo Shpk e Frangajt, dhe kjo nuk është se i ka shërbyer “direktivës” së Berishës për tu dhënë pare mediave qeveritare. Përveç Sokol Olldashit, që ka treguar ndjeshmëri politike ndaj gazetës RD, dhe njëkohësisht ka guxuar për këtë arsye të shkelë ligjin më rëndë se të tjerët, Klani Frangaj ka deformuar dhe vetë qëllimin e Berishës, duke marrë thuajse gjithçka për vete.
Unë duhet të ndalem pak sërish tek TV Shijak, i cili nga viti 1997 deri në vitin 2005 ishte një medie e pakompromis opozitare, në mbështetje të Berishës. Ato rrethana nuk kanë për tu përsëritur më dhe kësisoj biografia e atij televizioni nuk besoj se do të ketë të ngjashëm. Aty spikerët kanë dhënë lajmet që u diktonte Berisha në telefon, duke qëruar hesape me hasmit e tij, ndërkohë që tek dera i prisnin njerëz me pistoletë në dorë për shkak të Berishës. Aty kanë shkuar djem dhe vajza të rinj gati si mish për top, aty ku nuk hynte dot policia dhe opozita për të reflektuar qëndresën e opozitës. Aty Ilir Meta ka dërguar 200 policë në një natë t’i sekuestronin pajisjet e televizionit se kështu dëshironte Aleksandër Frangaj. Aty Sali Berisha nxirrte nga studioja me një telefonatë çdo njeri që nuk i pëlqente atij, gruas, djalit apo vajzës, duke e parë nga rehatllëku i shtëpisë. Aty ishte një fole e sinqertë dhe e paditur opozitarësh që besonin se Berisha nuk ishte hajdut, por ishte i rrëzuar nga pushteti për defekte të kohës. Dhe hakmarrja më e madhe e pushtetit të Berishës ka rënë mbi ta. Ndërsa Tema e ka kërkuar vetë betejën me Berishën dhe i ka dalë përballë duke e marrë vetë atë vendim, pa i dhënë shkak Berisha, por qeverisja e Berishës, Shijak TV, i cili ka qenë tetë vite në betejë për të mbrojtur Berishën në opozitë, ka 7 vite që është shuar dalëngadalë, jo vetëm pa asnjë ndihmë, por i persekutuar më keq sikur të ishte një TV opozitar. Edhe Fahri Balliu me një gazetë me 100 kopje si fletërrufe ka marrë 100 mijë dollarë nga Sokol Olldashi dhe mijëra të tjera nga Basha, Nishani, Goreja e Imami, dhe TV Shijak thuajse nuk ka marrë asnjë. Kryearsyeja është se Frangajt që morën në dorë paratë e Berishës vazhdojnë ta shikojnë atë si një TV që u bën hije tek Berisha se u kujton kohët e vjetra, ato kohë që Berisha tashmë i urren dhe vetë. Brenda shumicës pro-qeveritare të medies, nuk është se Panorama, e cila është gazeta më e madhe në versionin print, të ketë marrë reklama më shumë se Koha Jonë, e cila prodhohet vetëm për t’i çuar dy kopje Berishës dhe dy kopje Sandrit. Brenda mediave pro-qeveritare nuk është e vërtetë se Scan TV (ish ATN1), apo TV e tjera kanë marrë pare sa ABC, të cilin e shikon po ashtu Sandri, Sonila dhe Berisha.
Pra, nuk bëhet fjalë që qeveria ka injoruar median e pavarur dhe sidomos Top Channel-in, në raport në Klan, por dhe brenda sinorëve të tyre ata kanë dëshmuar se janë të korruptuar. Në thelb nuk kemi të bëjmë me një shtet partiak, por një klan të korruptuar në pushtet. Do të ishte gjysma e së keqes që direktiva e Berishës, që gjithë paret tu jepen mediave pro-qeveritare, të ishte zbatuar. Në ato kushte do ishim në standardin e një shteti partiak, ku funksionon vullneti i një njeriu. Në të vërtetë është më keq. Jemi në kushtet e një pushteti, i cili nuk ka fuqi të kontrollojë as direktivën e vet, pasi Klani Frangaj, i cili ka marrë paret për median pro-qeveritare, i ka çuar thuajse të gjitha në shtëpinë e vet. Nuk është një ndarje politike fondesh, por një ndarje klanore!
Kjo është edhe më e pistë, edhe më vulgare, edhe më primitive. Siç mund të jetë një pushtet të pafytyrësh.
Goditje e shkelqyer ne porten e Frangajt..i cili pasi ka shenuar gola me vlera milionash do mundohet te perballoje gjuajtjet e vobekta te drejtesise, te cilen ai nuk e perdor as per te fshire takat e kepuces.
Mero, kjo akuze duhet te zere vend, ne mos sot neser ne rradhen e drejtesise qe duhet ndermare ndaj hajduteve kriminele te ketij vendi.
Te pergezoj per shkrimin.
Kot nuk i ka bere fresk rekordeve sportive te doktorit Frangaj!
Nje lepirje bythe 100mije euro!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sonila-dhe-rekordi-i-doktorit.html
14 milione $ per reklamat plehra te Saliut – kesajt i thone te dhjefsha korrupsionin e Fatosit me Ilirit bashke.
Po e ul shume nivelin, po besoj se nuk ka qeveri Socialiste te mundshme qe te jete me e piset se nje qeveri e Saliut.
50 mije dollare, kaq duhet te paguaash per nje foto me presidentinamweerikan kur eshte ne OKB
Dje Liri berisha e veshur me tuta dhe me atlete eshte pare ne mahtan duke bere pazar ne nji dyqan zezakesh H7 M, konsuli shqiptar dritan mishta i biri i nje prokurorei te Hoxhes, me te shioqen mbabnincanata medha dhe oruisnin si zezake per te marre nje taksi sepse liria nuk denjon te hip ne makinat e konsullaes se jane pis, pisllek qe mishto e trashegon qe nga koha kur sudjoi ne libi njekohe e zeze ke tij kur u rsimua per hoxhe dhe dyhishet se ka qene i finacuar nga grue kestremiste islamike
Ju zente syte djersa dhe pasuria e popullit mor kafshe! Njerezit po vdesin per buke, me lista ne dyqane, ju harxhoni miliona euro kot per qejf! Pthu!
JENAT perzene edhe luanet nga kermat
I ke vene gishtin tek e verteta Mero, jo me kot emri Klani tv. Po keta jane bishti se kokat jane laAarg, sidoqofte kjo eshte bota e illuminantit dhe klanit tyre gjoja te moralshem gjoja demokrate e gjoja njerezor.
Frangaj deri tani eshte me i sukseseshmi,milioner ne volut.Te jete e vertet? Te tjeret duhet te jene shume here me te pasur,se nuk jane budallenje ti falin volut Frangajt.
Me duket se nje dore e vetme i menaxhon,i planifikon neper ministri i “dhuron”per reklama.
Nuk gaboi te them se nje pjese e mire e tyre kane shkuar per mitingashet e paguar,per koruptimin e keshilltarve socialist ,per lobingun e te huajve,per komisionet zonale te zgjedhjeve,keto menaxhohen dhe grumbullohen per te blere cdo gje qe sherben per mbajtjen e pushtetit.Frangaj ka marre nje pjese te ketij fitimi.
Kjo shume kaq e madhe nuk mund te kaloi pa u vene re.Ministrat nuk i ve dot ne rradhe per te paguar Frangaj!
Me keto editoriale e keni bere lecke mobsterin e vicidolit dhe “ku klus Klanin” e tij.Cdo shqiptar e di cfare monstre eshte kryemutistri i shqiperise.Por absolutisht nuk eshte faji i tij.Ne rradhe te pare eshte faji i kesaj opozite kriminale qe me impotencen a saj ka tradhetuar shumicen absolute te shqiptareve.Pa faj nuk ngelet as lobi i dyshimte dhe mafjoz i qelberishes ne washington me ne krye Frank Wisler.Ky dipllomat i deshtuar dhe biznesmen mafjoz ishte miku personal i mubarakut ne protestat e egjyptit sepse kishte llogari te tij bankare ne bashkpunim me faqeziun mubarak.Eshte e njejta skeme qe ky po aplikon me qelberishen.
Nuk ka instituticjon,banke,ambasadore,politikane qe nuk jane dorovitur
nga dyshja wisner- berisha.
Keto jane koka reale e asaj qe quhet ku klus klani i ekonomise shqiptare.Keto dy persona jo vetem po shkaterrojne shqiperine por dhe demtojne rende besimin qe kane shqiptaret te sinqeriteti i adminstrates amerikane.
Dikush ketu, thote se kjo eshte si ne xhunglat arfikane! Jo! Ne cdo vend te botes po te ndodhte kjo gje, do te plaste skandal i madh dhe do te rrezonte qeverine, e do te conte ne pranga shume ministra. Ketu prokuroria fle gjume.
Kur do te z/v kyeprokurorja, bejne sondazh disa medie ?! Duhej te ishte z/v me kohe. Boll po fle gjume.
E degjuat kryeministrin letonez para dy ditesh cfare tha: Ai nuk tha- Letonia nuk eshte afrike ! Por tha nje gje qe ne bote e mendojne shume me te keqe. – Cfare kujtoni ju, se Letonia eshte Shqiperi ?!
Prandaj, cdo gje qe ndodh, dhe ndihmon SRB-in per te ruajtur pushtetin, as mos mendoni se do te vere ne levizje gjykata apo prokurori…. Gjume, qerratallare…
Nuk ka cfare te beje kryeprokurorja mor mik po mos fol si ne 2 mas mesnate!! Nuk do zgjidhe problemet tona politike ajo; ajo eshte puna e opozites! Prokurorja e coi Meten ne gjyq dhe e fali gjykata. Njesoj edhe me te akuzuarit e 21 Janarit dhe me cdo ceshtje tjeter. C’do me shume nga kryeprokurorja ti?! Problemi qendron tek vjedhja e votave. Aty eshte e gjithe zanafilla. Mandej vijne gjykatesit sipas oreksit te saliut dhe ja ku jemi. Ne 2012n dhe prape ne diktature!
Pfffff, kryeprokurorja thote!! Nuk dine abc-ne e funksionimit te nje sistemi shoqeror dhe duan te japin edhe mendime!
KA NAJI QE NA THOTE NESE NESE DO MBAHET NJE MITING, NESE PO NA LENI ME DITE VENDIN DHE OREN!
Ju faleminderit!!!
Nuk e di per ju te tjeret por mua me eshte neverite vetja. Gjithe diten rrime ketu duke sha qeverine e ata me keq na e bejne. Ne shaj, ata vidh edhe me shume. Jemi bere si ato grate qe i dhunon burri por prape e durojne e rrine me te! Cila eshte zgjidhja? Largimi i ketij regjimi klanor me vote? Cili regjim ne bote, i cfaredolloji, eshte larguar ndonjehere me vote?! Asnje!
Kurse ne presim 2013n duke e pasur krejtesisht te qarte qe ajo do te jete grabitja e ardhshme masive e votave. Si the ti tourkofagos, “pune korrakesh”! Kam frike se e ke njefare te drejte megjithese vete deklarohesh si grek e s’te takon te fusesh hundet ketu!
Ky eshte poker me kobure ne brez njerez. – 200 vjet te shkuara, ne perndimin e larget luhej poker me kobure ne brez, mr minxhozi. Tani jemi ne vitin 2012, ku pokeri eshte sport, njerez. Njerezit argetohen ne nivel super te larte, mik.
Gjarper eshte nje emer i madhe, people! – qe njerezit ndonjehere e perdorin per te epitetizuar nje njeri te keq, mr henri cili. Sapo doli iPhone 5, njerez, – nderkohe mr tupe nuk eshte ne gjendje te kupetoje turpin qe ka mbuluar hajdutin, mr frangaj tani, tmerr.
Loja luhet me moral dhe kulture, analiste dhe politikane. Rregullat jane njelloje si per hajdutin ashtu dhe per zotrine. E di qe noti nuk mesohet ne pleqeri. Te pakten analizoni ujin, duam uje te paster miq. We’re really thirsty…
Eshte shume e vertete qe parate qindramiljoneshe kane shkuar tek Frangaj i madh apo tek Frangaj i Vogel, kane shkuar edhe tek Balliu, por ato sic kane hyre edhe kane dale, kane hyre zyrtarisht dhe kane dale ilegalisht, por tanime te qeruara dhe pastruar shume mire, nga biznesi qeveritar.
Seshte paguar asnje takse, jo vetem per keto qindramiljonshe, por si shperblim, sjane paguar as taksat qe kane sherbyer per biznesin mediatik.
Frangajt kane pare dhe sic deklarohet tanime, ata jane tek ata 55 multimiljoneret, por po ti kerkohet neser se mafishja duhet te paguaje taksat per keto qindramiljonsha, frangajt, do te thone se nuk i kemi, i kthyem prape ne origjine, se kjo ishte marrveshja me doktorin, te jap 500 miljon dollare dhe mbaj per vete nja 10-miljon, te tjerat mi co ke banka ne Qipro, se jane te mijat.
Edi Rama, Kreshnik Spahiu dhe Bamir Topi, ska rendesi nga keta te tre se kush i fiton zgjedhjet, duhet te thone tani se kur te vijne ne pushtet, do ti nxjerrin ujin e zi ketyre kermave te pangopur, ose mos te na prrallisin me programe, programi me i mire eshte qe te kthehen paret prape ose perndryshe, sdo te arrijne te cojne asnje mandat deri ne fund, se populli u ngop me tranzicion, qe sot perkthehet ne korrupsion galopant.
PANAIRI I KOTESIVE OSE:
SHUME ZHURME PER ASGJE OSE:
10 MILIONE USD SALIUT I DUKEN SI PARE XHEPI.
Po pse more Mero Baze Gazetari e ul kaq shume piacen ose steken ne TEMA dhe shkruan me emocion ne editoriale per nje shume PALO GJE, 10 milione USD, qe Saliu ja ka falur Miqve te Zemres? Po a nuk ke degjuar ti more Mero Djali se Saliu 10 milione dollare amerikone i ka si pare xhepi? Bile kaqe garib nuk ishte as Fatos Nano ne kazinot e tij famoze. Po pse je zoritur kaqe shume o Mero Baze me nje PALO GJE? Sepse nastradini te rekomandon, qe te investogosh temen se c’ndodh me te ardhurat ne Buxhetin e Shtetit nga TVSH, Tatimet dhe Taksat dhe privatizimet, si shpenzon qeveria borxhet, qe mer nga bankat vendase dhe te huaja dhe si administrohet LEKU i shqiptareve ne fund te fundit. Sepse ketu lind pyetja: Sa vodhi Saliu me Piramidat e Bodes ne 97-n? Disa qindra milione USD do te pergjigjej mileti i falimentuar. Sa vodhi Saliu ne rrugen Durres Kukes? Disa qindra milione USD do te pergjigjej mileti i grabitur. Sa do te vidhte Saliu ne aferen e Gerdecit? 300 ilione USD, qe Bush-Djali ja kishte falur Saliut me bujari per te vjedhur Armatimin e Ushtrise shqiptare dhe per te derguar fisheke te skaduar ne Afganistan do te pergjigjej vete Bush-Djali. Sepse BUMJA e Gerdecit ja nxorri bojen dhe e la thate pa gje fare. Prandaj edhe 10 milione USD, qe Saliu ka vendosur t’i beje dhurate Mikut te tij te Zemres Frangaj te Klanit me soje e sorrollope nga pas eshte nje PALO GJE. Prape ketu lind nje pyetje tjeter shume madhore, qe nuk krahasohet me PANAIRIN E KOTESIVE te Frangaj&Co, qe shqeteson kaqe shume Mero Bazen. Kush duhet te kontrolloje Saliun si harxhon LEKAT e shqiptareve? Ne vendet perreth ka ODE EKONOMKE, disa te tjere i thone PALLATI EKONOMIK, ne ketej nga Shqypnia i themi KONTROLLI I LARTE I SHTETIT. Po ku eshte ki more KONTRLL, qe s’duket fare? Ne vendet e civilizuara cdo tre muaj Parlamenti therret Qeverine per te spjeguar para deputeteve si ka shpenzuar llogarine rrjedhese te TVSH, si ka vepruar me taksat dhe tatimet dhe te ardhurat e tjera ne buxhet. Qysh more Saliu te jape hesap ne Parlament? Si ka harxhuar LEKAT e shqyptareve? Mos e dhente Zoti! Njesoj sikur Enver Hoxha t’i jepte llogari Haxhi Lleshit se cfare bente me LEKAT e mjeraneve. Po Bujar Leskaj cfare ben? Se qekur Bamir Presidenti e vendosi ne postin e Kryetarit nuk eshte bere i gjalle fare. Vetem pret nga Saliu here pas here t’i hedhe ndonje kocke dhe duhet te nxjerre gjuhen jashte se ndryshe e ka davane dhe postin te humbur. Prandaj edhe nastradini pyet Mero Bazen, gazetarin investigativ te TEMES, por do te pyese edhe miletin kureshtar, a nuk ju duket e gjithe kjo histori si:
PANAIRI I KOTESIVE OSE:
SHUME ZHURME PER ASGJE OSE:
10 MILIONE USD SALIUT I DUKEN SI PARE XHEPI.
Frangaj me sa mbaj mend u fut ne burg per nje levizje tankesh ne Veri per ca ditene rigjimin Berisha Nr.1.Kesaj here kane per te leviz tanket e nuk kane me nxjer dot prej burgut.
O mero edhe fabrik te ishe do te kishin mbaruar prodhimet je i papar hallall ta befte zoti.Mire qe je ti qe lexojme ty dhe na jep shprese se kta plera kshtu e duan ti denoncosh te gjitha pislleqet qe bejne .tu befte pena top o mero djali.
Z.Mero te uroj per shkrimet qe bene dhe uroj te vazhdosh keshtu pavarsisht kush eshte ne pushtet te jesh opozitar me sakt njeri qe kerkon nje shtet ligjor nje njeri qe kerkon realizimin e enderres europiane te shqipetareve. Ajo qe une do te keshilloja si nje gazetar investigativ qe je z.Baze eshte qe shiko pak edhe kete opoziten ne vendet ne postet qe ajo eshte ne pozite ne disa bashki me sakt ne ate te Fierit. Nese shikon komentet ne Gazeten Tema eshte e vetmja bashki ne te cilen njerezit paraqesin raste katastrofike te shkeljes se ligjit raste korruptive. Ku ka ze seshte pa gje thote populli. Mjafton te flasesh me njerezit ne Fier e ke per te zbuluar shume Z.Baze. Uroj qe ta beshe e ti paraqesesh se vetem keshtu mundet te realizohet enderra europiane e Shqipetareve duke luftuar korrupsionin pa dallime kahu politik. Eshte koha te veprojm
1 Tetor, protestë në Tiranë
N J O F T I M Opinionit mbarshqiptar KUDO! Opinionit qytetar në të gjithë Shqipërinë! Rinisë shqiptare! Opinionit atdhetar KUDO! Grupimeve patriotike Ju njoftojmë se, në datën 1 tetor 2012, në orën 11. 00. në parkun “Rinia” në Tiranë, (përballe Hotel “Dajtit”), do të bëhet grumbullimi i pjesmarrësve në protestën paqësore masive popullore, kundër Marrëveshjes për shitjen e ujërave territoriale të Detit Jon dhe kufirin detar me Greqine. Protesta paqësore do të zhvillohet para selisë së Kryeminstrisë dhe Presidencës, nën moton: MOS LUANI ME SOVRANITETIN E SHQIPERISE”! Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë qytetarët shqiptar në Republikën e Shqipërisë dhe prej trojeve etnike. Grupi Organizator: KUVENDI CIVIL, FORUMI RINIA AKTIVE, UNIONI KOMBETAR SHQIPTAR – UNIKOMB, KUVENDI I PATRIOTEVE CIVILE SHQIPTAR Tirane, me 23 shtator 2012. Per cdo informacion drejtohuni ne adresen: [email protected], tel: 069 56 52 601 [email protected], tel: 0682407548
http://www.ama-news.al/2012/09/1-tetor-proteste-ne-tirane
E verteta per Reklamat qendron ne faktin se qeveria duke ju dhene mediave te saja fonde per reklamat do te perfitoje direkt pjesen e luanit nga to.
Ne c’menyre? Ajo e di mire sesi funksionon vjedhja.Cmimet e reklamave behen maramendese(jashtezakonisht te larta) nga cmimi real dhe pjesa e mbetur i rikthehet nga padronet e mediave perseri qeverise,pra Saliut & kompani te cilet i perdorin para cash per te koruptuar komisjoneret e votimeve, Ristanin e te tjere ne KQZ, gjyqtare te te gjitha rangjeve.
Pra perate e popullit qeveria i riciklon per ti marre po vete ajo, dhe me pas, per ti shpenzuar per te vazhduar te qendroje ne pushtet.
me të vërtetë gjuha vete ku dhëmb dhëmbi!
tek reklamat,për meron!
tek”SHISH zhduk dosjen e vrasjes së Remzi Hoxhës”!(për atë që popregatit berisha)!
dhe tek ky shkrim për hatër të babait”Dy gjëra kam unë!”!shkrim i pa kuptimt dhe i pavënd!
këto të dyja janë dhëmbi që më dhëmb mua!!!besoj dhe shumicës së popullit!
Shikojme me trishtim se si po vidhen hapur fare miliona dollare dhe me keqja eshte se megjithese ka fakte dhe dokumenta qe e vertetojne kete mega vjedhje nuk reagon as opozita qe mjaftohet vetem me disa “dacibao”neper gazeta apo “lufte legjendare” prapa twinterit.Nuk ka asnje lloj reagimi nga shoqeria civile qe sipaa gjasave eshte klinikisht e vdekur.Dhe prokuroria qe e ka detyre ligjore te ndjeke penalisht keto hajdute me kollare eshte duke bere gati dokumentat per dorezimin e rradhes ne nendor.
-Qe eshte qeveri qe udhehiqet nga KRIMINELI qelberishe qe vrau 4 protestues direkt me urdherin e tij e 21 janar 2011 kjo dihet.
-Qe eshte qeveri qe udhehiqet nga TRADHETARI qelberishe qe shiti pjese te detit jon,qe lejoi varrezat e ushtareve greke,qe fronezoi janullatusin kjo dihet.
-Qe eshte qeveri qe udhehiqet nga MAFJOZI qelberishe qe vrau 26 veta ne gerdec me nje biznes direkt te familjes se tij kjo dihet
-Qe eshte qeveri qe udhehiqet nga HAJDUTI qelberishe qe vodhi plot 300 miljon dollare ne rrugen Milot-Kukes qe eshte rruga me shtrenjte ne te gjithe globin per te gjithe kohrat kjo dihet.
Dhe ne vend qe ky monster duhej te dilte para drejtesise per tu denuar me burgim te perjetshem ose egzekutim si caushesku ky po perkrahet ,mbrohet dhe po mbeshtetet ne te gjitha menyrat nga faktori nderkombetar.Pritja qe ju be ne washigton kete pranvere qe kaloi dy maskarenjeve te kombit berisha & meta nga admistrata amerikane tregoi se shtepia e bardhe legalizoi duke patur “sekser” patton boggs-in nje
regjim kriminal qe ne nje far menyre eshte vrasje e shtetit shqiptar.
Tolerimi qe i behet qelberishes eshte katastrofa me e madhe e kombit shqiptar qe nga formimi i tij.Ate qe nuk e bene turqit,serbet,greket, per qindra vjet ne shkaterrimin dhe percarjen e kombit shqiptar e arriten me kucedren e vicidolit per keto 20 vjet te demoKARcise.
Ka TRE menyra qe shqiperia te shpetoje:
1-Dipllomacia amerikane te nderroje strategjine e saj duke “zbritur nga kali” qelberishen me te njejten menyre sic e vuri ne pushtet ne 1991-1992 me ndihmen e udb jugosllave qe ishin partnere strategjike te saj ne ate kohe (dhe sot jane armiq)
2-Revolta popullore pa afat per te kerkuar pa kushte doreheqjen e kucedres se vicidolit me mjete demokratike
3-Egzekutim i tipit HAK-LAJ per gjakmarrje nga ato mijra familje shqiptare qe i pandehuri qelberisha ka hyre diret ne gjak me to
sepse aty ku nuk vepron shteti vepron kanuni sipas ligjit gjak per gjak.
Ideja se kucedra berishe do largohet me votime ne 2013 eshte kriminale
kur dihet veprimtaria e tij thellesisht antishqiptare PER 21 VJET.
MAFIOKRACI O MERO,MAFIOKRACI, QE DO TE THOTE BRENDA MAFIES PERZGJIDHET NJE EKIP BESNIKESH QE I VENDOS NE KRYE TE SHTETIT.KJO ESHTE MERITA E BERISHES DHE KY ESHTE REZULTATI I LEVIZJES DYGISHTORE E VIVA.
http://www.youtube.com/watch?v=HS2AWah5My8&feature=related
Pse kenaqet me 10 mil Sandri? Klani ta shpif me servilizmin grotesk qe ka
Pershendetje z.Mero,
Meqenense ju respektoj shume e lexova me vemendje shkrimin tuaj per ceshtjen ne fjale.
Doja vetem ti kujtoja te gjithe mediave dhe gazetareve qe kur permendni ligjin dhe rregullat dhe gjera te tilla lexojini 1 here perpara se te flisni ne parim per to.
Pra nese ju flisni per ligje, citoni emrat e tyre e gjithashtu konkretisht pjesen “antiligjore” qe dhe njerezit te mos i marrin shabllon keto qe thoni, por te kene mundesine ti verifikojne dhe te kuptojne qe keto gjera jane vertet ne shkelje te tij.
Faleminderit.