Gazetari investigativ italian: Tema, e vetmja gazetë investigative

5 Tetor 2012, 11:54Politika TEMA

Drejtori i Shoqatës së Gazetarëve Investigativë në Itali, Leonida Reitano, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ka pohuar se ka pak njohe për gazetarinë shqiptare, megjithatë gazetaria investigative është prezente.

“Gazetarinë shqiptare e njihja më shumë nga kontaktet me gazetarët shqiptarë. Kjo ishte vetëm ajo pak njohje që kisha nga gazetaria këtu. Kisha dëgjuar pak për historinë e gazetës “Tema”. Për drejtorin e “Temës”, që ishte kërcënuar dhe më pas rrahur edhe nga biznesmeni Rezart Taçi. Deri më tani më duket e vetmja gazetë investigative. Ky nuk është një mendim përfundimtar i imi, pasi unë nuk kam njohje të thella për gazetarinë  këtu. Me siguri nëse nuk mund të them që është e vetmja, është njëra prej të përditshmeve investigative”, deklaron Reitano.

Gazetari italian e konsideron si mundësi të realizueshme kthimin e Shqipërisë në një “kosh” plehrash për Italinë.

“Po, ka shumë mundësi. Ka mundësi për një arsye të thjeshtë, që plehrat shkojnë atje ku kontrollohen më pak. Imagjinoni për një vend si Shqipëria ku ka shumë trafiqe, trafik droge, trafik armësh dhe trafik qeniesh njerëzore, është një vend ku mund të kryhet pa problem edhe trafik plehrash, sepse porta është e hapur për të kaluar çfarëdo gjëje prej asaj që përmendëm më sipër”, pohon ai.

Ai paralelizon rastin e Mero Bazes me atë një gazetari në Itali, Gianni Lanes, të cilii i kanë kërcënuar me vdekje dhe familjen, i kanë djegur makinën, i kanë hequr frenat e makinës, i kanë përgjuar telefonin, postën elektronike, e kanë pushuar nga gazetat ku ka punuar.

“Ka shumë nga këto raste ku dhe ju keni rastin e Mero Bazes, gjë që tregon se investigimi nuk është asnjëherë i lehtë, por është shumë e vështirë kur e bën vetëm”, tregon ai dhe apelon që mënyra për të shmangur shumë probleme në gazetarinë investigative është të punuarit në skuadër ndërkombëtare, sepse forca e skuadrës është më e madhe dhe jep si shembull që është më vështirë të kërcënosh gazetarët e pesë vendeve.

Leonida Reitano gjendet në Shqipëri  për një kurs në gazetarinë investigative, i cili do të zhvillohet nga gazetarë italianë dhe dy shqiptarë. Ai tregon se teknikat e përdoruara në këtë kurs mësohen në tri- katër qendra të Europës dhe një avantazh i këtij kursi është se studentëve iu jepet e drejta e një stazhi në një prej mediave e mëdha italiane.

Ai thekson se “Gazetarët shqiptarë duhet të jenë sa më pak provincialë, të hapen, të njohin botën…”

 

12 komente në “Gazetari investigativ italian: Tema, e vetmja gazetë investigative”

  1. Durim Gjata says:

    SAKTE E KE KONKLUZIONIN NE LIDHJE ME TEMA&BAZE, SIG. REITANO!
    THELLOHU ME TEJ NE SHTET-PLEHREN BERISHJANE SE KE MATERIAL SA TE PUNOSH 10 VJET REHAT!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gazetaria-shqiptare-2012.html

    1. fule says:

      Gezeta TEMA eshte arsyeja kryesore pse Sali Ram Berisha ka mare sot ate cere fytyre qe ju shikoni ne foton e ketij artikulli

  2. Treviso says:

    Zoti Reitano, Jam shum dakort qe bashkimi ben fuqine. Gazeta Tema duke qene e vetme gazete Ivestigative ka kaluar luftera nga me te fuqishme qe mundet te mos kene ndodhur ne as nje vend tjeter te Botes. Regjimi mafjos qe eshte ne fuqi ja ka hanger mishin, por duke pasur kocken e forte Drejtori i saje ka mundur te jetoje dhe ta mposhte nga ana ideologjike dhe pse fondet i ka nen minimum. Mero Baze per shqiptaret eshte si i madhi Roberto Saviano nga profesioni por nga siguria eshte ne meshire te fatit. Bashkimi me organizaten tuaj besoj se do ishte nje nder i madh per heroin e gazetarise shqiptare.
    Gazetes Tema dhe Drejtorit te saje i uroj gjithmone suksese ne luften e saje kundra qeverise mafjose dhe vrasesit Sali Berisha.

  3. Ramy says:

    hahaha Tema gazet ivestigative????? po sigurisht me gazetaret si Bledi lopcari, Zaloshnja Edurd, Arben Mane dhe copy paste, jeni te pa pare

  4. Treviso says:

    Ramu, ti je bajga e lopeve te zotit Blejdi Mane.

    1. zizi says:

      Hej Treviso: nese Ramy eshte bajga e lopeve te Bledi Mane, atehere ti je vete Bledi Mane qe e mbron vetveten o sharllatan i neveritshem.

      1. Ivani i madh says:

        Dolen fshataret e lopcaret te marin ne analize nje gazetar te huaj e prestigjos e mos zere koken me duar. Po ku merni vesh se cfare thote ai ju vetem te imitoni si majmune qe jeni shpellarin e te ruani ndonjue kope me dhi.Ruhuni mga i pa dituri e fshatari se degjoi dicka nga budalleqet ja kalon e te marit se e kane nga padituria e sdine cfare te flasin se edhe shqipen se kane mesuar mire.

  5. lL says:

    http://www.google.it/search?q=Rezart+Ta%C3%A7i.&hl=it&prmd=imvns&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ei=N8tuUNnYLOnQ4QSCnoDwDA&ved=0CAoQ_AUoAQ&biw=1280&bih=681 Gazetari italian e konsideron si mundësi të realizueshme kthimin e Shqipërisë në një “kosh” plehrash për Italinë.O SA MIR ME QEN KOSH PLERASH…

  6. leon says:

    HUK KA GENJYER..QEKA I NDERSHEM.. SKA PI UJE TE MULLIRI SALIUT…

  7. alban4eva says:

    o ramy, po ik e ha ndonje cope mut andej nga bahcja e saliut.. ik o dhjeraman ik.. ik te te qije sali kari fort.. se te pelqeka shume me sa shifet..

  8. lexuesi says:

    Eshte nje vezhgim e konkluzion i sakte.TEMA do te shkoje edhe me larte me saktesine e informacioneve…

  9. gjoni says:

    CIA e Shqiperise! ciu ciu ciu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje