Po vjen Angela Merkel

5 Tetor 2012, 19:56Politika TEMA

Disa stacione radiofonike në Greqi ndërprenë programet e tyre për të dhënë lajmin: Do vijë Angela Merkel. Të martën e ardhshme kancelaria do të udhëtojë për në Greqi, për herë të parë që pas shpërthimit të krizës, ajo do jetë në qendër të euro- krizës. Në Athinë do të takohet me kryeministrin Antonis Samaras, që të premten në një intervistë për Handelsblatt, ka deklaruar se sa e rëndësishme është vizita e shefes së qeverisë gjermane në vendin e tij të goditur nga kriza: “Ajo është e mirëpritur në çdo kohë”.

Samaras ishte në gusht në Gjermani dhe ftoi kancelaren për vizitë në Athinë. Në Berlin po tentojnë të paraqesin këtë vizitë si diçka rutinë. “Nuk është gjë tjetër veçse një vizitë normale,” tha zëdhënësi i kancelares.

Natyrisht e di Merkel dhe të gjithë se udhëtimi i saj ditor në Athinë gjithçka është, veçse normal jo.

Prej kohësh këshilltarët e saj e kanë menduar mirë nëse duhet bërë një vizitë e tillë, dhe nëse po, kur do ishte koha e duhur. Një pjesë e madhe e opinionit publik në Greqi e shohin Merkel si fajtoren kryesore për masat drastike të kursimeve, nën të cilat po vuan popullsia. Gjithmonë gazetat tregojnë fotomontazhe, ku Merkel shfaqet me uniformë gjermane.

Por tani qeveria gjermane shpreson se do përçojë mesazhin se nuk do i lënë vetëm grekët. “Ne duam të ndihmojmë Greqinë, në mënyrë që të stabilizohet eurozona,” tha zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibert.

Ndërkohë që edhe në kabinetin qeveritar gjerman ishin rritur dyshimet në lidhje me qëndrimin e Greqisë në eurozonë, tashmë Angela Merkel është e bindur për të mbajtur grekët në bashkimin monetar. Merkel së fundmi e ka zbutur ndjeshëm retorikën e saj. Më shumë se paketa e shpëtimit, ajo druhet se dalja e Greqisë nga eurozona do shkaktonte turbulenca të forta financiare, që do e copëtonin plotësisht eurozonën.

11 komente në “Po vjen Angela Merkel”

  1. interpoli says:

    Sikur e kish ftuar edhe Berisha Merkelin?!

    1. Alex Meksi says:

      sa hera e ka ftu, aq te mira na qofshin neve ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/

    2. Tredimensionali says:

      Interpoli:

      eeehhh, neve s’na e var kush! Jemi popull qengj, s’kemi pike faji, jemi popull dashamires e mikeprites, dhe prap keta-europianet e 1912-es, na injorojne., sepse ne i ndjekim, ata na ikun. Serbet dhe Greket iu ikun, ata i ndjekun! Serbet dhe Greket ka vra, kane pre, gra, fmi, pleq, te rinj, ka shkaterru qenien me te persosur te Perendise, ndersa keta europianet prap i perkedhelin, ne te gjoret, vuajme nga vetmia, pamiqesia. Greket i rrisnin pensionet deri ne 1500 Euro mbi nivelin e lejuar te GDP-se se pergjithshme kombetare dhe standarteve te BE-se dhe thonin: Hani popull, se jemi ne BE, ata paguajne per neve, ata ju mbajne, hani e pini, ku po t’ju kercet, nje dite Europa prap do shuhet, keshtu qe shfrytezone., ndersa neve, FMN dhe BB, nje rritje te vogel pagash po t’a realizojme menjhere plas reagimi: Mos i rritni pagat ose se merrni statutin, ose kshtu ose ashtu…1001 kushte te paarsyeshme????

      Vetem Zotin e kemi ndihmes, te tjeret per ne jane armiq, edhe ata pak miq sa i kemi, provojne t’a ngulitin kulturen dhe zakonin e tyre!

  2. Stef Staku says:

    ANALIZE : Kur hajdutet hyjne per te vjedhur ne nje banke shteti ( policija ) nuk pret asnje seknde per te nderhyre ….
    Dhe BE kur e dinte fare mire qe hajduter grekepo vidhnin vendin e tyre duhej te nderhynin e jo ti lejonin qe punet te vinin deri ne kete pike … Hajdutet z. Merkel tashme jane larguar !!!
    E them kete pasi edhe tek ne eshte i njejti fenomen !!! Hajdutet jane ne banken Shqiptare, duke vjedhur z. Merkel !!! Per te nderhyre nuk duhet te prisni qe krim Berisha te largohet ….
    Ju lutemi largojeni OSBE dhe Wolsprapthin sa s’eshte teper vone !!!

  3. Ramy says:

    eshte e verte qe BACA SALI UDHEHEQESI shpirteror i shqiptareve ka ftuar zonjen MERKEL.QE te shikoje me syte e saje te bukur shqiperine, dhe ekonomine tone qe po plas nga shendeti.

  4. Bardhi Tolabi says:

    “Mbas Greqise” more interpol!
    Tek ne,do te vije “inkonjito”,per te “marre pervoje”,sepse i “vjen” rende,qe Gjermania eshte nen “presionin e krizes”,kurse Shqiperia “can” bllokada dhe ecen vetem perpara,nuk njeh kriza,stuhira e tufane.Kete na e ka siguruar taleban Berisha.

    1. Arben says:

      Pune Jorgosh,varu K,,,

  5. kole Tivari says:

    e meritojme, me sali berishen shqiptaret po shkojne nga fitorja ne fitore.sali berisha ky demokrat i koheve moderne, eshte edhe ekonomisti me i mire ne shqiperi..Ullinjte qe mbolli saliu shpejt do te japin frutat.Edhe femijet e shkollave e presin buzaGAZ E KRAHE HAPUR..

  6. Ramy says:

    @kole tivari,,BRAVO DISKUTIM me argumenta domethense dhe largpamese.kjo tregon se ka demokrate shqiperia.

  7. ai says:

    Lesh me tresh o tivari qe s’ta var njeri…ullit futi ne b…Athinë gjithçka është, veçse normal jo.Palle” tivari VARI NE GOXHDE se ste duhen me….DHE HIQJA THELBIN SE MUND TE DHEMBI ME SHUM…b….

    1. shqiperia says:

      SE PARI : PO JUSTIFIKOJ Z. TIVARIN PER KEQKUPTIMIN E MEPOSHTEM
      SHKRIMI I TIJ ESHTE IRONIK.

      SE DYTI ; ESHTE E VERTETE QE EURO KRIZA KA PERFSHIRE
      KA PERFSHIRE POTHUAJSE TE GJITHA VENDET.
      GREQIA KA KAPITULLUAR JO PER FAJ TE ZONJES MERKEL
      POR PER FAJ TE QEVERISE KORRUPTE TE TYRE.
      ATO VODHEN SA DESHEN FILLUAN TE BENIN SHPENZIME
      TE MEDHA , ME NJE FJALE NJE ADMINISTRIM SHUME I KEQ
      DHE POPJLLI SI TE NDYRE QE JANE , NE VEND TE THONE QE
      FAJIN E KA QEVERIA JONE , AKUZOJNE Z. MERKEL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje