REPORTAZH/ “Afati përfundon vetëm nëse ne do vdesim këtu”

5 Tetor 2012, 19:21Politika TEMA

“Nëse na do ne, të dashtë Zoti, në na urren, të urreftë”, kjo është urata që grevistët kanë lëshuar në drejtim të kryeministrit Berisha.

Të indinjuar nga deklarimet që kryeministri ka bërë në konferencën për shtyp, ata pohojnë se më e pakta që mund të kishte bërë Berisha do të duhej t’i vente mendja tek bluza e bardhë e humanizmit

Ata i bëjnë thirrje kryeministrit që së bashku me kryetaren e Kuvendit  të dalin nga ato “zyra bunker”, t’u japin dorën e t’u thonë ‘nji fjalë të amël’.

“Hajdeni o krenaria shqiptare, ju më mbajtët në pushtet për 22 vjet. Jam borxhli karshi jush”, janë fjalët që Gjergj Ndreca bashkë me shokë dëshirojnë të dëgjojnë. Ndoshta kjo do mbetet ëndrra në sirtarin e kokës së tyre, në mendje.

“Kaq i besueshëm je për opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar saqë ti ia hedh kujtdo për pushtet, madje edhe kompjuterit, dhe thua që jemi në zyrë të Kristaq Ramës, ndërkohë që jemi në trotuar”, shprehet Ndreca.

Gjergji pohon se sot erdhi dita e tyre pas aq vitesh që kryeministri ka zbardhur dhembët e mashtrimit me to.

“U ballafaquam me ambasadorë kredencialë në Shqipëri, u ulën këmbëkryq me ne këtu në trotuar për të dëgjuar vuajtjet tona. Dhe siç e pohoi dhe vetë z. Arvizu duke na thënë: Deri më dje paskam qenë takuar me servilët e pushtetit, jo me realitetin. Ai na pyeti nëse ishim të gjithë nga një anë këtu. Por jo! Ne jemi siç ishim në burgun e Burrelit, të mbledhur nga e gjithë Shqipëria. U habit nga kjo e vërtetë”, tregon Gjergji.

Grevistët pohojnë se Berisha do të vlerësohet me notën 2 në tribunën e demokracisë së Europës pas 7 ditësh, kur të merret në pyetje nëse i ka realizuar detyrat dhe i kundërpërgjigjen të ashtuquajturës nga ana e tij si grevë politike.

“Nuk na kanë futur në grevë partitë politike o Sali Berisha! Nuk është vonë kurrë të dialogosh me ne. Afati përfundon vetëm nëse ne do vdesim këtu”, pohojnë ata.

Të acaruar nga kjo klasë politike, ironizojnë dhe të vetmen forcë vendimmarrëse të tyre.

“Teserën e Partisë Demokratike e poqa në furrë për bukë gjatë zgjedhjeve”, rrëfen me plot pezmatim Xhemal Zhuri.

Vazhdimisht pohojnë se mbajtën për 50 vite komunizëm vuajtje dhe për 22 vite demokraci diskreditim.

“U bënë 22 vjet që i jap votën PD-së. Por ajo abuzoi me ne. E dëgjuam me vëmendje deklarimin e Kryeministrit që na akuzoi për grevë politike. Meqë ai na damkosi, ne do t’ia plotësojmë dëshirën kryeministrit për ta pasqyruar me realizëm dhe me përgjegjësi biografinë e tij. Le të hapen dosjet, dhe të dënohen kriminelët. Ne nuk dalim nga greva nëse nuk plotësohen të gjitha kërkesat tona, ndërkohë që nuk është plotësuar asnjë”, shprehet 72-vjeçari Ramazan Spahiu.

“E mbështetëm PD-në dhe na zhgënjeu. Kjo është një grevë  ekonomike, ku po kërkojmë gjërat elementare të jetesës, bukë dhe shtëpi. Ne nuk jemi spiunë siç na akuzoi. Ju zoti Berisha i dini më mirë se ne se kush janë”, shprehet Kujtim Kaziu.

Ata shprehën se greva do të vazhdojë se ka hyrë garant Amerika, Europa, dhe se atëherë do të jetë shumë vonë për Berishën.

I vetmi që ju sjell ujë dhe cigare është deputeti Paulin Sterkaj, i cili e shpjegon kështu motivin e këtyre takimeve me grevistët.

“Këto janë ajo pjesë e shoqërisë që kanë dhënë një kontribut të fuqishëm për vendin. Ndërkohë që ndër vite u gënjyen me mashtrime serioze, duke krijuar ligje në favor të tyre ndërkohë që nuk zbatohen as 5%. Kjo është e keqja! Edhe dje Berisha u mundua të distancojë dhe shkaktojë përçarje te kjo kategori njerëzish, vuajtjet e të cilëve nuk mund t’i përshkruajë një historian dhe shkruajë një shkrimtar. Mu duk si ajo deklarata ku u përcollën shqiptarët nga Ramiz Alia ku tha se: Këto janë jashtëqitja e shqiptarëve! Por realiteti tregoi të kundërtën. Ata shqiptarë kontribuojnë edhe sot për vendin e tyre dhe po spikasin edhe brezat e tyre pasardhës në shkollat e Europës. Unë solidarizohem me to sepse Shkodra, e cila më ka deleguar mua në Kuvend, ka numrin më të madh të ish- burgosurve politikë”, shprehet ai.

Të gjithë këta ish- të burgosur u dënuan pse donin të “cicëronin” lirshëm, ndërsa sot në kushtet e kësaj lirie të  të shprehurit “kafshohen” sërish.

Anisa Xhani

8 komente në “REPORTAZH/ “Afati përfundon vetëm nëse ne do vdesim këtu””

  1. Durim Gjata says:

    Mos u dorezoni se sala esht mashtrus ordiner. ben presion po ka me kthy pllaken.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/f-r-i-k-e.html

  2. Ivani i madh says:

    Me vjen keq per problemet madhore qe keni po ju duhet te pastroni radhet tuaja nga spiunet dhe servilet qe ju demtojne me shume si puna e atyre dy dje ne studio qe flisnin si ne kohen e PPSH dhe rihnin gjoksin duke mashtruar ju se njeri prej tyre edhe pse 15 vjec na kishte krijuar e drejtuar nje organizate antikomuniste e pordhe me rigon.Se i ka keta servile e provokatore qeveria e kriminelit pa smirni asgje dhe skeni per te mare po si moret ne dore fatet tuaja deri ne mos bindje qytetare se skeni cfare te humbisni se me greve ai se ve ujet ne zjar ai vrau e se prishi terezine se eshte njeri pa shpirt e gjakatar kylyshii R. Alias.

    1. shpetimtari says:

      Te dashur komentues ! per faktin qe nuk jetoj ne shqiperi , por shqiperine nuk mund ta tradhetoj
      mund te me ndihmoj dikush SA DEMSHPERBLIM KERKOJNE KETA FAKIRA?

      1. Uarda says:

        Keta ne te vertete nuk kane dhene ndonje shifer sepse ne fakt nuk kane hyre per demshperblim. Ata i kane futur aty persona te tjere dhe qellimi eshte i paster politikisht…

        1. VERONKA says:

          Hard-a ,lexo pak ktu,lexo ,qe dhe nqs nuk di gje ,te pakten mos te komentosh,sepse jemi vend i lire po na *integron*,Saliu jot,keshtu qe mund te besh ndonje gje tjeter,çfare te duash,po jo komentim,jo se ne nuk i duam mendimet,por ti nuk ke fare mend.Kta –qe jane njerez,jo kta sikur po flet per babuinet e tu,po kerkojne buk-shtepi-jo vile,strehe per kalamajte .Ata i ka futur nevoja,dhe sedra,kte te fundit e di une qe s’do ta perkthesh dot,po gjej ndonje te ndihmoje.Kta-qe jane shtresa me e zgjuar dhe me e vuajtur—perseris jo si babuinet qe kane rriturr ty,*xhaxhi* jot i futi ne burg,pikerisht sepse nuk u beri dot lavazhon e trurit,nuk i perdorte dot.Dhe tani prandaj jane aty,per ti treguar atij te *squtit *tend,qe nuk eshte nje burre shteti po nje lavire politike,,,,mire Hard-a???po sme kupton komento prape,se do shohesh qe do jem me e qarte me ty dhe me ata persona te qellimeve te pastra qe vetem ti i di!

  3. Ed says:

    Kjo drame e ketyre fatkeqeve este vetem nje akt e tragjedise kombetare ku futen dhe ish pronaret dhe te gjithe ne.
    Me kujtohet cfare ndodhte ne vitet ’90, kur deget d te denuarve politike leshonin vertetime pa fund per njerez qe kurre nuk ish in persekutuar, por qe arriten te fitonin bursa neper shkolla dhe te merrnin poste drejtuese duke u pasuruar. Besoj se ka qene politike e caktuar sepse askush nga te persekutuarit e vertete nuk arriten kurre te marrin qofte dhe nje shtepi dhe te fitonin te drejten e te qenit I barabarte me te tjeret. Buken nuk ta fal kush, duhet ta nxjerresh me djerse. Keta njerez kane punuar nje jete ne minierat e kromit duke mos marre, asgje. Minimumi qe kerkojne eshte paga per ato vite qe kane punuar dhe respekti per sacrificen qe kane bere.
    As nje qeveri, perfshire, edhe AK nuk mund ti paguaje ne vlere monetare. E vetmja menyre pagese e ketyre fatkeqeve eshte perulja dhe respekti dhe nderimi per ate qe kane bere. Sigurimi I kushteve te jeteses per te gjthe perfshire shtepi dhe pension te perjetshem atyre dhe femijeve dedicated ne moshe madhore.
    Por, qe te negociosh me ta duhet te moralisht te jesh I paster dhe vazhdues I Endres Se Tyre per nje Shqiperi normale ku respektohen vlerat njerezore.
    Druaj Se askush nuk eshte moralisht aq lart nga politike te kete re drejten tua kerkoje.
    Kam edhe nje pyetje, do ti leme re vdesinu?

  4. tonini says:

    Nje gje nuk kuptoj dhe mund te m’a sqaroje ndonje qe di me shume ose keta te Temes. Te perndjekurit dhe AK jane te vetmit grupime qe po ndermarrin njefare veprimi kunder regjimit kriminal te berishes ndersa gjithe te tjeret me ne krye PS flene gjume dhe bejne nga nje Tweet ose deklarate. Kryekrimineli berisha ka bere te keqija pa fund: futi njerez ne burg ne kohen e PPSH, vrau ne 1997 mijera, vrau ne 1998 perfshi edhe Azemin, vrau ne 21 Janar, vodhi gjithe pronat dhe pasurite e vendit, i fali detin grekut dhe ben politike antikombetare pa pushim, vodhi zgjedhjet e dhunoi popullin ne 1996, vodhi ne 2011, e lista nuk ndalon.

    Pra duke bere gjithe keto ky ka prekur shume njerez. Si ka mundesi qe nuk perpiqet njeri te vere drejtesi dhe t’i beje rezistence ketij qelbesire? Rastet kane qene pa fund por nje rast shume i mire eshte tani: te perndjekurit jane futur ne greve, dite e dyte duhet t’u bashkoheshin minatoret qe po vdesin perdite ne Bulqize, diten e trete duhet t’u bashkoheshin familjaret e te prekurve te 21 janarit, te 4-n gjithe Gerdeci dhe familjaret e prekur, te 5-n gjithe njerezit e hequr nga puna padrejtesisht, pastaj PS-AK-FRD-etj., pastaj gjithe ish-pronaret qe iu jane vjedhur pronat dhe shoqatat e mborjes se pronareve, e lista vazhdon. Shume shpejt do shkallezohej rezistenca dhe zhurma do behej shume e madhe njesoj sic ndodhi ne 1990 kur berisha dhe komunistet e tjere ne pushtetin kriminal te PD u permbysen per heren e pare, keshtu ndodhi dhe ne 1997 (fatkeqesisht dhunshem por mund te behet tani ne menyre paqesore) kur cdo dite ngrihej nga nje qytet.

    S’e kuptoj mire qe PS i ka syte me lesh k*ri bashke me Edin, po ku jane gjithe muterit e tjere?

  5. HORRI bulevardit says:

    Te perdjekur,ju respektojm, pr behuni serioze,bejuni njesh dhe jo te ndare ashtu sic ju ka ndare Saliu, se neser, qe sdo te jete e larget, ju ish te perndjeku puthadore te rregjimit te sotem dhe bashkepuntore te nje kimunisti qe sot ka marre pushtetin, do te merrni mallkimin njesoj si ish bllokmenet e fiktatures se pare hoxhiane.
    Foli nje plehre si ish i denuar duke mbrojtur qeverine berishiane, kishte bere gjithsej 2-Vjet burg, por dhe ato sic deklaroi Gjergj Ndreca i perndjekur i ndergjegje se diktatures se djeshme ashtu dhe te sotme, tha se ky ka qebe nje spiun i ndyre.
    Po ju jap lajmin e bukeur te madheshtise berishiane.
    U tha se jane amerikanet qe blejne Albpetrolin, por si per cudi, na doli Rezart Taci me 51% te aksioneve, si ka mundesi!, a jeni akoma ne dileme se mbas Rezart Tacit nuk eshte familja Berisha?, po se familja Berisha eshte atje ku sulmon Rezart Taci.
    Prandaj o te degraduar nga ky rregjim, ngrihuni dhe jepini perkrahje dhe dinjitet atyre burrave qe jane ne greve urije, jo vetem per vehte, por per te gjithe, se ata me kete greve, do ti kthejne dinjitetin shqiptareve se ata do te jene fundi i Sali Berishes, mos te dali dikush neser kur ti ii Saliu se une kam qene kunder Sali Berishes, sot tregohet burreria, o je me plehren o je me popullin, zgjidhni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje