Edi Rama: Sistemi arsimor që ka ndërtuar Berisha, sipas parimit të Sudes e Xhaferrit

5 Tetor 2012, 19:30Politika TEMA

“Premtimi i duarve të pastra është kthyer në një realitet duarsh të zhytura në batakun e një korrupsioni që e bën këtë qeveri, qeverinë më të korruptuar të 100 vjetëve shtet shqiptar”. Kështu është shprehur kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar me Forumin e Gruas Socialiste në qytetin e Elbasanit.

“Sot jemi në situatën kur jo vetëm biznesit të vogël nuk i është përgjysmuar barra e taksave, por biznesi i vogël sot paguan 2 deri në 3 herë më shumë taksa seç paguante kur iu premtua se do t’u përgjysmoheshin taksat sipas xhiros. Sot jemi në situatën kur njerëzit blejnë më pak se ç’blinin 7 vite më parë”, tha Rama.

Denoncimi i ashpër i kreut të opozitës ka shkuar ndaj sistemit arsimor që kryeministri e ka shndërruar në një piramidë të rrezikshme për të ardhmen europiane të brezit të ri: “Ky është një sistem, i cili ka në themelin e vet të njëjtin parim që kishte sistemi Sudes, i Xhaferrit dhe i gjithë, të tjerëve, binjakeve dhe binjakëve të Saliut në atë kohë. Ky është një sistem në të cilin prindërit shqiptarë janë të ftuar të investojnë para, por nuk kanë asnjë garanci tek vlera e diplomës që marrin fëmijët e tyre në fund. Nëqoftëse ne kemi një vend që është ndër të parët në vendet në zhvillim, ku familja investon një peshë kaq të madhe të të ardhurave të veta për arsimimin e tyre, nuk ka turp më të madh që ne jemi në fund fare për nga cilësia e arsimit që ofrojmë. Nuk ka turp më të madh që e vetmja gjë që kryeministri i vendit tregon kur flet për arsimin janë ndërtesa shkollash që janë punë komunale. Nuk ndërton qeveria shkolla, shkollat i ndërtojnë bashkitë dhe komunat. Nuk janë lekët që nxjerr nga xhepi kryeministri, janë lekët e buxhetit të shtetit të cilat u takojnë komuniteteve për të ndërtuar shkolla. Qeveria ndërton sistemin arsimor, qeveria garanton cilësinë e gjithë teksteve, qeveria garanton kujdesjen për gjithë mësuesit. Qeveria garanton cilësinë e mësimdhënies, aftësinë e mësuesve, lirinë dhe të drejtat e tyre në mënyrë që të krijojë një mjedis ku të edukohen ata që nesër do jenë qytetarë të Europës, fëmijët e Shqipërisë së sotme. Që kështu siç po shkon puna rrezikojnë të mbeten nesër çirakë të Bashkimit Europian, pavarësisht se Shqipëria mund të jetë e integruar në BE. Ne nuk duam të prodhojmë çirakë për Bashkimin Europian, ne duam të prodhojmë qytetarë të Bashkimit Europian.”

3 komente në “Edi Rama: Sistemi arsimor që ka ndërtuar Berisha, sipas parimit të Sudes e Xhaferrit”

  1. devolli says:

    Vazhdo Rama ketu po digjet Shqiperia ti del e u ben muhabet grave. Iku albetroli doli prape Tacka sot ne televizor kurse ti sthua asnji fjale. Qenke more Rama i teri sherbetor i Saliut se nuk ka munci. Mos kujto se kur te vijne zgjedhjet do i harrojme keto qe po ben per Saliun.

  2. flogert says:

    masakra mbi te ardhmen ka emrin Sali..Duhet parandaluar me cdo mjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje