Nuk besoj se e kanë bërë për lekë. Edhe pse Azerbajxhani është një vend që paguan me çantë në dorë kur vjen puna për të mbrojtur pushtetin familjar të Alievit, duket se këtë radhë më shumë se paraja, Alievin, Berishën, Putinin, Erdoganin dhe të tjerë i ka bashkuar halli që kanë me demokracinë. Thelbi i debatit për rezolutën e Këshillit të Evropës, është përcaktimi i një standardi se kush do të quhet “i burgosur politik”, pasi Azerbajxhani ka kundërshtuar rezolutat e Strasburgut për të liruar të burgosurit politikë. Palët janë ndarë nëse do pranohet një standard evropian për të burgosurit politik apo çdo vend ta caktojë vetë se kush quhet i burgosur politik. Strasburgu ishte dhe fitoi me rezolutën që përcakton kriteret se kush duhet të quhet i burgosur politik. Sali Berisha, Alievi, Putini, Sulltani i Kazakistanit, i Uzbekistanit, i Turkmenistanit, i Bjellorusisë etj, ishin kundër dhe në anën e standardit të vendosur nga Azerbajxhani, që i përcakton vetë kush janë të burgosurit politikë.
Votimi i delegacionit shqiptar kundër versionit perëndimor, nuk mund të jetë vendim personal deputetësh dhe as çështje paresh. Më shumë se kaq, ajo është çështje e një standardi real që ka shumica në Tiranë për liritë politike.
Nën peshën e ngjarjeve të 21 Janarit, nëse Sali Berisha do të votonte pro versionit perëndimor të rezolutës, do t’i duhej t’i shpallte Dëshmorë të Atdheut katër të vrarët para kryeministrisë nga plumbat e Gardës së tij personale. Ata janë qartësisht të pushkatuar politikë sipas standardeve të Këshillit të Evropës, që Berisha tentoi dje ta hidhte poshtë me tre votat e tij.
Kjo është një krye-arsye e brendshme, biologjike, natyrale, dhe shumë reale përse Shqipëria duhet të votonte kundër standardit perëndimore të përkufizimit të të burgosurit politik.
Por ky zhvillim, edhe pse është shumë shqetësues si votim, nuk e ka rrezikuar votën evropiane, por rrezikon seriozisht standardet dhe zhvillimet brenda Shqipërisë. Ky fakt tregon se Shqipëria ka hyrë në spiralen e vendeve me liri thellësisht të kufizuara politike, që tentuan ta quajnë opozitën terroriste kur del në protesta dhe që tentojnë të përligjin vrasjet politike. Kryeministri i vendit flet çdo ditë me një fjalor armiqësor kundër opozitës. Të akuzuarit dhe të provuarit nga FBI për vrasje politike, që nga komandanti i Gardës e deri tek gardisti i arrestuar, po trajtohen si heronj dhe luftëtarë të “Lirisë”, vetëm pse kanë vrarë katër protestues paqësorë. Gjykatat shqiptare përjetojnë orë tmerri dhe presioni të pashembullt, deri fizik, në seancat gjyqësore, kur banditë të veshur me uniforma garde parakalojnë para trupit gjykues në mënyrë kërcënuese. Presidenti i vendit, dhe aq fuqi sa i ka mbetur të flasë, e përdor vetëm për të poshtëruar të pushkatuarit politikë të Sali Berishës dhe frymën e protestës së opozitës.
Pra, më shumë se sa çështje paresh apo pazaresh me Alievin, Sali Berisha ka hallin e jetës së tij, që Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda të mos quhen të pushkatuar politikë, por terroristë, ashtu siç i donte kundërshtarët e tij Alievi, Putini, Erdogani apo sulltanët e tjerë të Lindjes së Kuqe.
Dhe nuk është vetëm çështje historie. Sali Berisha është i shqetësuar seriozisht se një standard i tillë e ndalon të ketë një frymë revanshi ndaj opozitës, e pengon atë të bëjë gjyqe ndaj çdo deputeti të opozitës, vetëm pse i kujtojnë bëmat e djalit, vajzës apo gruas, e frenon atë të shkallmojë themelet e çdo medie apo gazetari kritik me të, e frenon atë të ndihet sulltan i vërtetë në një vend ku demokracia përpiqet të mbijetojë nën thonjtë e autoritarizmit, korrupsionit dhe mungesës së lirive politike, ekonomike dhe njerëzore.
Sali Berisha mund të ketë marrë dhe pare nga Alievi për këtë çështje, mund ta ketë gënjyer dhe atë si shumë tjerë se është duke sakrifikuar për të, pasi nuk ka shumë cipë në faqe për gjëra të tilla. Por e vërteta është se pas 21 Janarit, edhe sikur të gjithë të kishin votuar pro rezolutës, një votë e sigurt kundër saj do të ishte e Sali Berishës. Ai nuk i pati njohur para vrasjes katër viktima, por pas vrasjes ai jeton përditë me ta dhe makthin se gjaku i tyre s’ka për ta lënë rehat në këtë botë dhe atë botë. Të jeni të sigurt se pas asaj që ka bërë më 21 Janar, Sali Berisha nuk mund ta votonte kurrë këtë rezolutë. Edhe pse për ironi të fatit ka presidencën e Këshillit të Evropës, me të cilin është në opozitë.
Na fute ne mendime te zymta o Mero!
Te gjithe diktatoret nje surrat e nje zanat kane!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html
Ata te 4 duhen shpallur “Dëshmorë të Atdheut”. Patjeter!
Z. Mero,
Dakort me pjesen me thelbesore te artikullit tuaj, por mendoj se jeni gabim qe listoni dhe Erdoganin ketu. Mund te listoja dhjetra fakta ne favor te opinionit tim, po me lejoni tju theksoj se Turqia eshte nje vend kandidat per ne EU. Mund te mos biem dakort per menyren e tij te qeverisjes, por ama nuk mund te cilesohet diktator apo te barazpeshohet me Aliev.
Me respekt
Toni ! Nuk e cilësoi diktator …
Lexoje edhe një herë
Bravo, si gjithmone me logjike te hekurt z. Baze. Te tjeret shkojne pas berihajit.
epo dikur ka shkuar dhe mero keshtu dhe i di mire ca gjera tani,si perserit dy here te njejtat gabime
Ose i perserit ne krahun e kundert…
Boll or ti, Turqia eshte ..Turqi hesapi
Megjithate votimi pro Azerbaixhanit eshte kunder standarteve demokratike
, por eshte pro interesit te Shqiperise , ndaj ne radhe te pare shikohet interesi i vendit tend pastaj demokraqia
E cuditshme Raimond,
Si une ashtu edhe ai qe me dha nje sqarim per menyren se si ishte shprehur Mero, u shprehem te dy ne nje menyre shume normale, pa u acaruar dhe pa qene kategorik ne mendim.
Por ja tani ky vjen ti dhe pa me njohur fare, me flet me nje arrogance “Boll or ti”. E pastaj vazhdon me nje kategorizim qe nuk pranon debat te tipit “Turqia eshte Turqi hesapi”
tani me lejo te te pergjigjem duke u munduar te mos bie ne nivelin tend, edhe pse e kam ne maje te gjuhes:
1) Boll or ti, me tregon qe je teper i stresuar dhe i frustruar nga cdo mendim i te tjereve i cili mund te bjere sadopak ne kundershtim me kategorite e tua te mendimit. Dhe prandaj reagon me nervozizem
2) Ca eshte Turqia zoteri? mund te ma shpjegosh pak? me jep dot shifra per ekonomine e saj, per jeten e stambollit qe le mrapa Romen e Athinen?
Urdhero zoteri jep argumente, ( dhe mos harro te jesh arrogant, ee te lutem)
Degjo ore mik! Aty kur thashe Turqia eshte Turqi hesapi e kisha me shaka ,
porse mendimi im ishte ky ne total:
__Qe nuk duhet te na ruhet shume as per EU dhe as per Turqine_-Qeveria jone
duhet te shikoje interesat e kombit shqi[ptar
__Dhe nga eksperienca shikojme se EU nuk e ruan fare per ne_-Si ne rastin kur u mbyt Shkodra , sado qe qeveria shqiptare ju beri thirje per ndihme ,
ata nuk na ndihmuan
Edhe ne rastin e zjarreve prape nuk na ndihmuan_-U treguan shume Mizore ata ne indiferentizmin e tyre, dhe a duke vepruar ne ket menyre ata treguan fytyren e tyre te …Rezikshme
Ndaj shteti shqiptar duhet te ket ekujdes kur mban shpresa tek ndihma e ketyre qe angullijne per te drejtat e njeriut , kur nuk japin nje dore ndihme tek fqinji i tyre qe eshte duke u djegur
Edhe ne rastin e projektit te Gazsjellesit TAP, Italia u reshtua kunder nesh ,
dhe ishte Azerbajxhani qe detyroi Greqine dh Italine te prnaonin edhe Shqiperine
Ndaj , ne kete rast mendoj se Qeveria shqiptare ka vepruar shume mire,
jo sipas normave morale por sipas interesave te ngushta te Shqiperise
Per Turqine NUK DUA TJA DIJ FARE SE Si eshte ekonomia e saj , as me intereson
Rastisi tani qe jemi nga i njejti krah, por turqit nuk behen miq
Ata jane miq ne aparence gjasme pro nesh, por nuk vepron ne menyre diplomatike pro nesh,
sepse kur erdhi puna per te votuar minsitrin e jashtem serb Jeremiq ne nje nga ato forumet e OKB-se,
Turqia votoi pro tij,_
_Por dihet se prania e tij ne krye te forumeve te OKB-se eshte nje thike kunde rinteresave te Kosoves
Ndaj edhe Turqia nuk eshte ndonje mik i joni, sac eshte Azerbaixhani
As na intereson fare se ca ben Presidenti i Azerbaixhanit ne shtepine e tij ,
Ajo qe na intereson eshte se Miqesia e tij ndaj Shqiperise eshte a palekundur
dhe e vertetuar me prova te te forta bindese ndaj i jemithellesisht mirenjohes
Po e pereseris edhe njehere qe Bravo Qeveria shqiptare qe ka pare interesat e Shqiperise ne plane te pare
Nuk duhet te veprojme ne politken e jashteme sikur jemi ne qendra e Botes,
Jo ,mor vella, ne duhet te votojme per ate shtet qe eshte pro Shqiperise, pro Kosoves dhe pro Elementit shqiptare ne rajonin tone
Te tjerat nuk na duhen, pavaresisht se shtypi do flasi e do kerkoj
e te respektohen vlerat morale te UE-se,
por shteti ato vlera i thyen nga njehere kur eshte ne mes Interesi i Kombit tone_
-Keshtu bejne edhe shtete elitare si USA, Britania etj
Je frustruar kot, se nuk e kisha me te keq me ty,ok?
Ti lepish bythen Putin-it,Alyev-it,Erdogan-it etj,s’do te thote te shohesh interesat e kombit tend.Politika e jashtme do BOLE po kecat qe e bejne kete politike jane te gjithe te tredhur nga doktori.Boll me komente idiote ku kerkon te na mbushesh mendjen se kush jane miqte dhe armiqte e ketij populli.Artikulli i shkruar nga Z.Baze ta shpjegon qartesisht arsyen pse “Shqiperia” u rreshtua me vendet e lindjes ne kete rezolute.
Nuk ka lidhje me Putinin , kjo pune –Rastisi qe Putini eshte ne te njejten ane me interesin e Aazreve,Por megjithate ka edhe nje shprehje qe thote
Mikun mbaje afer, armikun me afer _-Kjo nuk do te thote se qeveria jone eshte kunder USA, por qe Sala eshte Lojtar –hahahahaha
Nga ana tjeter nuk po e kundershtoj artikullin e Meros, aq me teper qe kam lexuar vetem titullin hahahaha
Hasan diplomat, e di ti mor kopano se byrazeri yt Erdogan,mban sot ne burg 57 gazetare kurd[mes tyre edhe turq]me pretexin e ”demtimit te interesave kombetare”pra anti turq!!!!!!!!
Ti gyzel i ”kulturuar” ke pare qendren e Instambul-it,se po te dalesh pak metra ne periferia,do te shikosh nje mizerje te vertete!
E di ti,mor gyzel sesa e ka diten e punes nje byrazer yti turk…?
Ti i fryn mire marmides,me nota turke,por bjeri ne mes te familjes tende,te kenaqesh te afermit e tu me ”mrekulline turke”,por jo te na kakarisesh si hoxha ne maje te xhamise ne te tjereve…………..!!!!
Ade te fala Erdoganit dhe enderro[per ne BE] se nje dite do te marresh ”te gjatin” e jo te futesh ne familjen evropiane……!
ouuussssssstttttttttt,koprroskylo………….
gojor,
Me pelqen se tani po na behesh edhe “profesor ekonomie.” Ti thua :
“E di ti,mor gyzel sesa e ka diten e punes nje byrazer yti turk…?”
A e ke degjuar ti more gojor se cmimet e mallrave dhe sherbimeve ne Turqi jane 60% me te lira se ne Greqi ?A e di ti se turistat ne Turqi per te njejtat kushte paguajne 60% me pak. A e di ti more gojor se fakti qe rrogat ne Greqi ishin shume me ta larta se ne Gjermani etj. beri qe ekonomia greke te mos ishte konkuruese dhe shkaktoi krizen qe shkaktoi.A e di ti se shume pensioniste ne greqi kerkojne ushqimin e perditshem ne kazanat e plehrave sic bente edhe farmacisti grek qe dogji vehten ne sheshin kryesor te Athines.
More gojor, Turqia ka nje zhvillim gjigant ekonomik dhe Turqia nuk ka asnje interes te futet ne BE. Turqia do behet superfuqi dhe ajo perfitoi shume nga pranvera arabe dhe kuptohet se me kohe do lidhi aleanca te fuqishme ekonomike-politike dhe ushtarake me vendet arabe e rajonit.
Gojor ne shqiptaret themi per njerezit si ty, kuptohet se ti nuk je nje shqiptar, ti je nje produkt midis kushurinjeve, “Edhe dhi e zgjebur edhe bishtin perpjete.” Ne themi se qeni leh atu ku ha dhe ti nuk je nje qen i zakonshem ti je nje qen bastard sepse jeton duke ju a marre ne goje dhe ne b….turqeve dhe prape i shan.
Lexo me shume shtypin ekonomik ne lidhje me Turqine dhe mos flit budallalleqe. Erdhe dhe po hiken nga kjo bote duke marre si shabllon ato qe te thote Janullatosi. A e ke pyetur nje here vehten se pse kisha orthodokse greke nuk paguan taksa edhe ne kete perjudhe krize per Greqine.
Te keshilloj qe te heqesh syzet qe i ke blere Janullatosit sepse keto syze te pengojne te shofesh realitetin dhe te mos fluturosh me pras ne bythe.
Gojor, me qe ra fjala, a eshte e vertete se ke fjetur me nenen dhe motren? Pse nuk jep pergjigje ? Nje pergjigje e keqe eshte me mire se asnje pergjigje.
Pershendetje, gojor dhe vafsh ne ferr.
Toni te pershendes. Tregoi atij shokut qe debaton qe Turqia e ka firmasur marreveshjen e associmit me BE qe ne vitin 1963 dhe akoma nuk eshte pjese e Europes. Europa ska per ta futur kurre Turqine ne BE ku differencat kulturore dhe religjioze mund te destabilizojne europen e krishtere. Perzierja me europen e 74 milion Turqve te kontinentit aziatik do te ishte nje shok demografik ekonomik por edhe politik per europen plake. Shtrirja e europes ne Azi eshte e pamundur. Cdo njeri ne shtepi te vet.
OOO TONIII PO TURQIA KA 20 VJET NE LISTEN E KANDIDATEVE
PO TURQINE EUROPA NUK E PRANON KURRE
O I PRAPAMBETUR NUK I DON EUROPA ISLAMISTET
DHE SHQIPERIME , BOSJEN NUK KANE PER TA PRANUAR
SE NE JI TROKE .TROKE NGA TE GJITHS ANET.
Zoti Mero shume me vend ky shkrim i sotshem sepse sot Berisha nuk jeton vetem ankthin e kundershtareve te vet qe jane me shumice ne Shqiperi qe nga grupimet politike e deri edhe ata qe ishin me te deri dje me prejashtim te disa kamikazeve qe sigurisht te mberthyer nga nje servilizem i pashembullt dhe nga nje ndjenje e brendshme qe u cfaqet kur e shohin kryekarin e tyre ne dite te veshtira ata behen aq te neveritshem por dhe njekohesisht edhe te rrezikshem perderisa kryekari i tyre te vazhdoje te qendroje akoma ne kembe se pas disa kohesh ata do te kthehen ne lepuj.
Berisha ka humbur komplet konceptin e nje kryeministri dhe po perdore cdo forme bajate per tu dukur si populist por qe e nxjerrin lakuriq ashtu sic eshte nje njeri qe po humb edhe vlerat qe mund ti takojne nje budallai.
Ate sot e kane braktisur edhe kancelarite dhe kjo eshte arsyeja qe ky ndjehet edhe me i drobitur dhe pret me ankth fundin e tij te palavdishem.
Shume kush e quan pedofoli politika takimet qe zhvillon me nxenesit e shkollave por ne mendjen e tij ai kerkon qe edhe nepermjet tyre te meshirohet neser kur ti numerohen te gjitha paudhesite e tija te bera keta 22vjet.
Keni vene re se nuk po le artiste dhe as kurve pa takuar thjeshte te duket sikur eshte i cilter dhe i dashur.
Kjo nuk me cudite aspak se edhe kurvat ruse qe benin dashuri me Gedafin treguan dhemshuri per vdekjen e tij dhe tregonin xhentilesat e tij.
Opozita ka ardhur ne ate dite qe nuk ka nevoje te mundohet shume sepse ai eshte ne nje panik te papare saqe eshte gati ti pergjerohet Edi Rames aman merre pushtetin vec aman te keshe meshire per mua.
Kush kujton se Berisha nuk ka mbaruar ai gabon rende sepse ajo shihet qarte ne cdo takim dhe bisede te tijen.
Ai nuk ka me as force fizike dhe as morale per te qene perseri kryeminister por thjeshte po shtyn ditet e tij te pleqerise.Opozita me keto forma te cerrjes se maskes duke e demaskuar cdo dite korrupsionin e tij e ka lodhur me shume se edhe demonstratat e dhunshme sepse dhuna atij i jep energji e ndersa kjo forme e ka rrjepur per se gjalli dhe po ia hap varrin para kohet.
Nuk besoj se do kete force ta prese 100 vjetorin e pavaresise por thjeshte si ata kriminelat qe ne ditet e fundit te jetes se tyre po perpiqet tu kerkoj falje njerzve sepse thone se edhe ai qe eshte super killer ne momentet e fundit te jetes se tij behet me njerezor ashtu edhe ky po perpiqet qe per mekatet qe ka bere te paraqitet perballe Perendise ne boten tjeter dhe te gjeje meshire.
Analize e mire. Qe neser ti japi doren Rama, ai e le postin..E ka zhytur veten shume thelle qe mbaron vetem me tragjedi..
A e di se c’bente dhelpra o Luis? Kur shikonte bolet qe i vareshin dashit, i shkonte nga mbrapa duke mendu se po i bine ne toke!! Si naiv qe je, po te jap nje ndihme te vogel; dhelpra je ti. Se kush eshte dashi, gjeje vete!!
Mos qofsha i gabuar reagimi i deritanishëm eshte vetem i mediave (gazetareve te atashuar), i M. Bazes, i Avokatit te Popullit etj dhe, opozita (wikend), PSSH, FRD, AKZ deri me tani nuk ka asnje reagim zyrtar per kete “risi”, rreshtim i Sali Berishes ne “boshtin e se keqes”. Sipas gjykimit tim, jane te vonuar. Dyfish. Para votimit, prevenimi (parandalimi) duke ngritur peshë opinionin per kete rreshtim absurd (gjithmone Salibegu eshte disa hapa para tyre??!) dhe tani, pas “deshtimit”, por qe kane ngritur kartonin treshja jone.
S’e kam parasysh axhenden e ardhshme te Keshillit te Europes, po, siç u pa me kete rreshtim, opozites progresiste, i lipset ta fragmentarizoje betejen kunder Berishes dhe ne keto organizma a institucione. Kjo eshte nje njolle turpi. Te cudit qendrimi i Kaçtriotit dhe i Sh. Idrizit, ne nje kohe, kur direktivon Ministrin e Jashtem per ngritjen e ceshtjes came me grekerit. Zot na ruaj nga keta pordhikanet tane!
Luis sa mire do te ishte sikur te ishte ashtu sic thua ti por nuk e njohke mire Berishen. Berishen atehere duhet ta kesh kujdes kur ben si gjynahqar dhe i penduar, atehere ai e ka nje as reserve nen dore dhe ky as eshte vjedhja e zgjedhjeve te radhes.Ai i ka dhene provat se nuk dorezohet lehte. Votimi i tij kunder Europes per te burgosurit politik eshte ashtu sic thote Mero Baze qe e ka bere per hallet e tija dhe sigurisht edhe per te mbeshtetur republikat Ruse se andej e ka preajrdhjen se eshte dhenderr Serbie. Ketu lidhen edhe interesat ekonomike me presidentin e Azebaxhanit por me shume ai ka hallin e vrasjeve te 21 janarit. Gjithe kete tmerr dhe ankth qe ai po merr dite pere dite nga opinioni dhe nga FBI-ja per ekspertizen, e kane bere me paranojak se eshte ne te vertete. Po ka shume kundershtar por keni harruar qe kundershtaret e djeshem ai sot i ka bere aleate te ngushte, si Ceken, Imamin, Meten, Lesin, Cupin dhe shume te tjere ai i ka blere po ashtu sic ka blere analiste, gazetare e televizione. I ka pushtuar te gjitha institucionet e panvarura dhe po pregatit skenarin e ri te vjedhjeve te zgjedhjeve nepermjet Ruzmalit,Jozefines dhe kryetarit te ri te KQZ-se. Kam nje shprese se PS-ja ka vene kusht qe nuk do te hyje ne zgjedhje ne rast se nuk eshte e sigurte qe ato nuk do te vidhen por do te shikojme se si do te vene gjerat. Ishalla ndodh dicka e papritur dhe do zoti ai iken para 100 vjetorit te panvaresise.
Ky eshte nje shkrim perfekt!I jashtzakonshem ne menyren e te konceptuarit,teper i rende per pozicionin qe ka marre Berisha dhe banda e tij antishqiptare!Natyrisht nje turp per demokracine shqiptare,por demokracia ka mekanizma teper decizive,teper reaktive qe nuk mund te mbetet ne rruge,te frenohet a kthehet pas perse eshte ne krye te shtetit nje funderine si Berisha!Ajo me rrymen e saj rrembimtare e merr perpara te keqen,si lumi kur vjen dhe rremben gjithe rrozgat.Saliu i shpelles se Vicidolit eshte nje rrozge staliniste qe ka pire uje dhe pi ne burimet sllave!Nuk eshte aspak rastesi qe del kunder Europes!Eshte nje kellire qe meriton jo mallkim dhe fyerje qe bejne me vrer shume shqiptare,por ndeshkimin me te eger dhe me tipik(nje dite duhet tja bejme shembullore)ne menyre qe monstra te tilla te peshtira te mos i ngjallen me ketij vendi te varfer dhe te mjere!Natyrisht ata qe e ricikluan dhe e mbajten me paterica duhet te paguajne gjakun e te reneve dhe plagosurve me 21 janar!Nano-Meta dhe te tjere pergjegjes te riciklimit te ketij krimineli me post kryeministri,duhen ndeshkuar!Dhe qytetaret shqiptar dallimin e kane bere!Ata jane rryma e fuqishme qe plehrat e tillë do ti marrë perpara!Une jam aty!28 Nentori do jete ngjarje e Madhe,sidomos ne Vlore!Aty do tregohen shqiptaret dhe sllavet shqipfoles dhe vrases!28 Nentor,te gjithe ne kembe kunder MONSTRES!Bllokim,shkaterrim,Clirim!”Vlora-Vlora,Vlora-Vlora,bieri më të lumtë dora!”
Mos harroni me tre gishtat,simbolin serb.
Ju rrofshin simbolet ju. Me dy gishta kemi pare dhe ata te Al-kaedes…
Sot ne ditet qe jetojme eshte e veshtire te gjesh nje njeri qe ka bere kaq shume poshtersi sa Sali Bac Vicidoli!nga nje sekretar partie me teseren ne xhep,u be komunist per 20 vite rresht,u desh nderrimi sistemit te konvertohej ne “demokrat” ketu filloi dhe historia e tij e felliqur,duke vrare e prere cfare i dilte perpara,per pushtet,ky njeri futi Shqiperine ne lufte,prandaj dhe nuk duhet t’ja falim te zezat qe i ka sjelle ketij vendi,varja ne litar do clironte shpirtrat tane…
Si shume po i meshoni asaj fjales ,se ishalla Saliu po iken para festimeve te 100vjetorit,ore po shikoni endrra ju?si ore thoni ashtu,JO JO nuk iken vet ai e ka thene shume mire i ndjeri Namik Hoti qe nuk iken Saliu vet nga pushteti po nuk e rrezuam nga kali,prandaj hajde mblidhuni ke sheshi ke sheshi ta rrezojme QELBESIREN TE GJALLE ne jemi te zotet,se ashtu prej allciu e treguam veten trima nen komanden e ketij te gjallit te sotshem.Prandaj mos te shpresojme se do iki vet.
Ndoshta gaboj, por besoj se votimi pro Azerbajxhanit ne kete rast eshte ndikuar nga interesi i Shqiperise per TAP qe origjinon prej Azerbajxhanit. Nuk jam ne gjendje te gjykoj nese kjo eshte menyra e duhur, por nese ky votim i ka sherbyer sadopak ketij qellimi, atehere them se nuk duhet gjykuar shume ashper. Mos te harrojme, per ceshtje interesash energjie vendet perendimore paten aleanca dhe marredhenie edhe me Gadafin, te cilin pastaj e hoqen qafe sapo u paraqit mundesia. Kjo mbase nuk eshte shume parimore, por cfare peshe kemi ne si shtet ne vendosjen e parimeve ne bote?! S`ia vlen te jemi me parimore se vete amerikanet, anglezet, francezet, italianet etc, te cilet te gjithe rregulluan marredheniet me Gadafin (per te marre vetem nje shembull). Per me teper, qe ato votat tona kane nje peshe te paperfillshme…, keshtu qe nese kane sherbyer sadopak per TAP, do mendoja qe nuk duhen gjykuar ashper. TAP eshte nje interes vital per Shqiperine.
Endrra e fantazi ne ere, qe rremojne te sajojne cfardo historirash, mjafto qe per interesa partiake dhe inate personale, te vjellin vrere kunder interesave te vendit te tyre…
zoti mero pershendetje.
Saliu siç është në opozitë me Këshillin e Europës, duke pasur presidencën, ashtu është në opozitë me popullin Shqiptar, edhe pse është kryeministër.
Por ka një paralel tjetër që më bën edhe më shumë përshtypje, që megjithë “lobimin” e fortë që paska bërë Alievi, rezoluta e Këshillit të Europës u votua sepse është në kahun e historisë.
Saliu është një mbetje e shekullit të kaluar që ka kaluar në këtë shekull falë tolerancës që është treguar ndaj tij në kohën kur duhej të shkonte në burg.
Mero, gardistë “të fortë” ka pasur dhe në 96-97. Shkuan mish për top edhe kur i hipën autoblindave! Sot gardistët e Berishës kërcënojnë gjykatësit por nuk do të zhdukin dot fytyrat e tyre nga kujtesa e Shqiptarëve.
Xhelati nuk bëhet kurrë hero sido që të jetë vendimi i gjykatës.
Në kohën kur është zbythur Ben Aliu, Mubaraku, Kadafi e Asadi megjithë armët e Rusisë nuk arrin të shtypë revoltat e disave të armatosur vetëm me kallashë, Sali dordoleci do të bjerë si fija e kashtës.
Vetëm se kësaj radhe nëse e falim përsëri do ti vrasim dy herë të vdekurit e Gërdecit e të 21 janarit! Të falësh Sali Berishën e Ilir Metën është krim!
“Pre Gishtin e dil ne fshat”,… i thone andej nga anet tona, LASHTESISHT,aq sa mend nuk mbahet,.Cuditerisht, te gjitha strukturat e nje shteti demokratik te mirefillte(pasi themelet, d.mth.baza ligjore eshte aq e plote sa te gjitha horrlleqet mund te ndeshkohen) ,jo vetem problemi qe shtroni ju, si pjese e medjas se shkruar,. e mire beni po pse bashke me kete nuk merrni veprime juridike per te inicuar qe institucjoni i ngarkuar nga ligji te VENDOSE qe kater viktimat e 21 Janarit te shpallen deshmore te atdheut,dhe tu lidhet nje pensjon qe ju takon. Do thoni ju, po ja ne e beme punen tone,….e thame fjalen,…mire po ju them une, bukur po ne qofte se ndjeheni te rrezikuar sic deklaroni nga Saliu dhe pushteti i mazhorances,…atehere ja edhe une po te jap nje mesim te vogel,(nderkohe qe biznesi juaj), ja u meson perdite shqiptarve qe rropaten per te mbajtur shtepine po edhe Demokracine,!Nise kete keshille e shikoje se cfar mund te besh. Per te qene korrekt me ju do ju them nje fabul.Kur disa zengjine, ishin per vizite ne Persi,…nder te tjera kerkuan te takojne edhe SADIUN,…Per cudine e tyre ai jetonte ne nje shtepi shume te rendomte,…Dhe kur e pyeten se si ka mundesi,ai nuk u ankua per pushtetaret,…por ju pergjigj.”Kjo tregon se, : per te renditur keshilla eshte me kollaj se per te renditur gure……!?” Pa vini nje gur ne mur mik i dashur,nuk besoj se te prishet shume pune,po do kuptohet se je atdhetar sic edhe duket nga oponeca juaj e qelluar prej disa kohesh,..Duke qene se keni kontribuar per PD,..jeni edhe me pak i keq kuptuar,.po mund tu jepni ndihme edhe atyre demokrateve te shumte qe militojne ne ate parti,.! Se kur nxit te tjeret shqiptaret te kuptojne si FIKNAXHI,.Me kodet morale te shqiptarve te sotem e te sterlashte,..juve ju takon,shqipetarisht, Ne i themi duaje nenen tende,po mos e shaj,nenen e tjetrit,..! Me dashamiresi e rrepekt, por edhe si nje prove te vogel qe te kuptojme qe e do Demokracine,PO AQ sa edhe SHQIPERINE,!..Ndryshe do te quaj,se do Shqiperine si mercenar nje lloj sic e quani JU kryetarin e mazhoranes,…!
ME DUKET DHE BESOJ SE SALIU NUK DO TE SRRIJE DOT KURRE TE VEJE NE VLORE PER 28 NENTORIN ,AI DUHET NDALUAR ME TE GJITHA FORMAT QOFTE DHE …..DUKE E VRARE ATE QEN ! NUK E MERITON KY KRIMINEL TE PERDHOSE VLOREN QE ASNJERI DERI ME SOT NUK E KA NENESHTRUAR DOT.
Eshte tubacioni i Gazit te Azerbajxhanit qe do te kaloj neper shqiperi dhe do te furnizoj shqiperine me gaz,dhe ajo e dyta eshte 850 milioni Eurave qe do jepen per shitjen e Albpetrolit dhe kjo ka bere nje lobim shum te fuqishem ne qevrine shqiptare qe te votoj kundra,nejse pak rendesi ka per ju qe te kuptoni dillomacine e dollarit ashtu sic ben Amerika per naften e Arabise Suedite duke mbyllur syte atje per antiemokracine e atj shteti per hir te Naftes.Simbas mendimi tim; shqiperia duhet ti fusi per shitjte votat e saja sa here qe do te votohet dhe sa me shum para aq me shum duhet te lakmojme ose te shkojme tek Deklaratat e Enver kriminelit qe shqiptaret hajne Bare por vetem idealet e marksizmit nuk i shkel.
Pirdh pirdh se cfryesh ti me malokrine tende.
Tubacionet e Gazit kalojne dhe ne Ukraine, po nuk shikoj ndonje perfitim te madh per njerzit e atij vendi. Perfitimet i ka Padroni (Rusia)
Edhe me Azerbaxhanin e Sales, gishtin e mesit do marrin Shqiptaret.
Perifitmet do i marre familja Aliev, shpresojme te pakten burgun ta marre familja Berisha
Akoma se ke kuptuar qe saliut nuk i ben me pershtypje se c’do ndodhdo pmare apo jo statusin? Saliu nuk do te dije fare per evropen, i ka blere ata me recka dhe pa recka se te tille jane ata blihen kollaj, shikojini si sillen dhe si flasin sikur kane dale nga partia e sales dhe mos me keq, nuk e kuptoj si nuk i sulmoni dhe i tallni kaq kohe po prisni nga ata te mbajne qendrim ndaj berishe kur ata jane me ordinere se saliu, ne vend te mereni me ta mereni ,e salene dhe i jepni rendesi saliut, kur vet ata jane me ordinere se sala; godisni burimin e sales dhe do shikoni si do bjere sala si keshtjelle rere, meruni me mbeshtetesit e tij jo me saliun; me gosruk , doris pak me gjithe plerat qe e mbeshtesin, kete duhet te benit me kohe jo tani; si nuk u ka shkuar mendja nuk e kuptoj?
Z. Mero dhe ju tjeret!
Ky mut burri, qe gojen e ka me te ndyre se vrima e bythes te atyre njerezve qe nuk e kane lare kurre bythen ne jeten e tyre, nuk pyet per 21 Janarin dhe as per Gerdecin. Kur ta shohe keq, do beje uljen e bute, do te thote se “keshilltaret” me kane keqinformuar dhe keqdrejtuar, ose tjetra, do te beje gjera te pabesueshme, si ajo e 1997, por me keq se ajo, Lufte te Vertete Civile ne Shqiperi, qe nderkombetaretr t’ luten qe te lere karrigen dhe te largohet nga Shiperia du i dhene garanci per jeten e tij dhe te familjes. Por jo vetem kaq, ka edhe te tjera, por do t’i diskutojme here tjeter. Mos i besoni Princit te Vdekjes, shpellarit, dhembekrimburit (A keni pare dhe degjuar ndonje here kryeminister me dhembet te krimbur, Ja ky joni eshte).
Rrjeshtimi i qeverise shqiptare ne krahun antieuropiano perendimor na con ne perfundimin se Sali Berisha me heqjen e imunitetit, po planifikon burgosjet politike, prandaj Saliu nuk mund te votonte nje rezolute, qe i heq te drejten e burgosjeve politike.
Pergatituni, se arrestimet do te rifillojne se shpejti, faza e pare ishin burgosjet politike nen rregjimin e Enver Hoxhes, faza e dyte eshte burgosjet politike ne rregjimin e satrapit pseudodemokrat Sali Berishes.
Horri bulevardit ke shume te drejte, ajo duhet te jete ne horozontin e
afert, prandaj kembengulte me te madhe per heqjen e imunitetit Saliu.
Bravo Mero,si gjithmon i sakt,ky eshte rrealiteti i hidhur shqiptar.
OPOZITA
pikerisht keto qe pershkruan i madhi Mero,kisha parasysh ne dhialogun qe te bera ne lidhje me mundesine e E.Rama per te bere opozite me islamiket e PD-se!!
Shqiperia eshte nje vend arab dhe si e tille nuk ka barazi dhe liri njerzore.
Ik ore gjej atdheun tend se nuk e di nga je ,coban i palare,lere politiken,idjot i degjeneruar,,,,grek i zi.
Tollumbace me shkume sapuni shperndan dikush ketu ne kete forum kur e quan Berishen “te plakur”, “te marre fund”, qe “po shtyn ditet e pleqerise keto muaj ne pushtet”. Vec optimizmit fallso, nxjerr ne pah dhe nje mosnjohje te tij e lidhur edhe me nje analize siperfaqsore qe ngjan as me shume dhe as me pak sikur keto ide te kene dale nga ish-studente te Insitutit te Larte te Arteve.
Me beri pershtypje nje pasazh i Rames tek Alfred Peza:
“Lerini te bejne c`te duan.” Dhe ketu e kishte fjalen tek nje grua qe do te marre ne dore KQZ.
Nuk e mora vesh kete “lere, te bejne c`te duan.” Ishte hedhje e peshqirit ne nje ring boksi, apo optimizem i shfrenuar per fitimin e zgjedhjeve?
Mendoj se eshte kjo e dyta. Prandaj dyshoj se ndonje blogman ketu lart na hedh ide te djemve te Insituteve te Arteve ku dikur ka qene dhe kryetari piktor-basketbollist.
Sali Berisha eshte bere me i rrezikshem se kurre. Nga pushteti nuk mund te hiqet aq kollaj me nje shumim te jashtezakonshmem votash sic thote Rama. Jane naivitete pa limit te mendosh keshtu.
Sali Berisha ka lidhje me fije te padukshme dhe te forta me njerez pertej Atlantikut. Klanin shqiptaro-amerikan e ka bere per vete me dhenie te forta te pushteteve ekonomiko-finaciare.
“Nxjerrja ne pension” e Withers, largimi pa buje i Countryman-it, “verdallosja” e Reaker-it pese dite neper Shqiperi (rast i rralle ky per zyrtare amerikane) nxjerrin hapur luften per kapjen e tregut shqiptar. Tregjet e medha i kane kapur oktapode me te medhenj, Shqiperia u ka mbetur zyrtareve te grades se trete dhe te katert. Na vjen Albright ne Prishtine per te marre pjese ne nje konference grash!!!! Qeshaarake apo jo!?
Berisha me shitjen 850 milion te naftes ka bere nje deal qe vetem bankat amerikane do te shumefishojne fitimet. 50 milion jepte Gazpromi, shume realiste duke patur parasysh ato puse nafte te ndryshkur dhe me nje nafte te pasur me squfur. Sigurisht ata kane patur ne dore edhe hartat e specialisteve sovjetike qe kane punuar ne ate sektor ne vitet `60. Pra ishte nje shume realiste. Vetro me Tacin na dalin me 850 milion!!!
Pra muhabeti eshte i thelle. Bankat amerikane luajne fijet ne ke to pune se bashku me Patton-Bogs e te tjere. Te gjitha keti cojne ne betonizimin e pushtetit te Berishes. Sa per Europen ai nuk do t`ia dije. Futja apo mos futja ne EU eshte per te nje pune e dores se dyte.
Pra Rama le te lere llomotitjet naive dh ti hyje punes per te krijuar nje “Pranvere Arabe”, ne rast te kundert te largohet nje ore dhe me pare. Nuk eshte per kete pune.
BRAVO CLAUS ! ICH BIN EINVERSTANDEN MIT ALLES
WAS DU GESCHRIEBEN HAST.
MACH ‘S GUT.
Harron Totila se Vloren e ka nenshtruar per 50 vjet Enver Hoxha.
Te lumte o komunist i ’41,vazhdoni me “historira spiunazhi’,dhe me konspiracira qe ben ‘imperalizmi amerikan” per te mbajtur ne fuqi Berishen.Fantazira nga mendje te semura bolshevike.
Claus,nafta do sundoje edhe nja 50 vjet te tjere,keshtuqe mendoj se 850 milione mund te mos jene realiste sot,por do duken shume pak neser.Mesa di une,norvegjezet vetem per mbylljen e nje pusi bashke me Shell harxhuan nja 2 miliarde$,pasi kostoja e dekontaminimit eshte shume e larte.Eshte e sigurt qe Vetro(xham ne italisht-mos jane gje italiane keta amerikanet nga Singapori?me Taçi Oil s’do kete kete harxh per te dekontaminuar,se keta jane,ha,merr dhe ik.BP apo Shell,nuk mbaj mend kush ishte pronare e atij pusit te shpertheu ne det afer brigjeve amerikane duhet te paguaje rreth 4 miliarde$ demshperblim;po ndodhi tek ne nje gje e tille eshte e pamendueshme te demshperblehet njeri,se jemi shtet i dobet dhe s’e pati as India ne incidentin e Union Carbide ne Bhopal,ku shuma ishte qesharake.Une te them se jam rritur afer puseve te naftes dhe e di gjendjen disi.Kur mendoj se kapoja i madh i naftes eshte nje ish kamarier me ze barku.Me keq fare shkojne punet me”kanadezet”,di qe po nxjerrin edhe reren dhe po bejne shperthime nentokesore,se dreqi e morri,i themi Mero Bazes te shkoqite kete pune me specialistet qe te sqarohet masakra qe po i behet nentokes shqiptare.Nafta gjendet ne xhepa-xhepa e keta s’duan te bejne puse te rinj se kushtojne e keshtu e kane kollaj te therrmojne ne thellesi shtresen qe te marrin sa te mundin.Kjo praktike behet edhe ne USA(fshahurazi),diku e lexova ne nje gazete,por fshehur ama,ketu behet hapur fare.Claus,mbeturinat e naftes i gjen ne qiell te hapur,flaken edhe ne lumenj.Te kontrollohet Devolli,Osumi,Semani,po kush do ta beje?Ne Itali po mbyllet nje qender gjigante siderurgjike(kane afat 5 dite)Ilva ne Taranto,pasi atje tumoret jane shtuar me 40-50%,ndersa kush ben gje tek ne?Ka fshatra te tere ne Fier qe e kane naften 24 ore nen hunde.Dje pashe ne nje reviste”L’Esspreso”me duket,disa shifra mbi dhunen ne vende te ndryshme.Ne rajon ne mbanin rekordin,4 vrasje/100 mije banore,ndersa serbet e kishin 1.2 vrasje/100 mije,maqedonet 1.4/100mije.Me lart se ne qendronte Rusia(10/100mije)dhe vendet baltike plus Bjellorusine.Pra,shifta flasin vete se çfare lloj vendi jemi.Te burgosurit politike qe flet z.Mero per ne jane luks,se saliu e ka me kollaj ti vrase,se ashtu ua mbyll gojen njehere e mire.Per kete shprehjen e çuditshme te Edi Rames ke shume te drejte,se ka gjithmone kur eshte momenti i kalon gjerat lehtas e pastaj kur del rezultati ne disfavor fillon t’ia vere fajin”veres qe shkoi”.Pershendetje!
Je ze i vecante, beso. Kam kenaqesi kur te lexoj.
Pershendetje
PSE THONE, QE LEKU NGRE UJIN PERPJETE?
Hulumtime nga nastradini.
Mero Gazetari thote qe Islami, Idrizi dhe Pernacka nuk e tradhetuan kauzen e Shqiperise per ne BE per LEKA ryshfeti, nuk u tunduan nga oferta “bujare” e ryshfetciut komunist Aliev nga Azerbaxhani per te blere votat e tyre ne KiE, sic ka bere shpesh here ne vende te tjera me te pasura se Shqiperia. Por ju binden urdherit te BOSIT te tyre Sali, qe gjithe energjine e trunit tropojan dhe komplet strategjine e drejtimit te Shtetit e ka perqendruar tek pasurimi galopant per familjen e tij dmth tek LEKAT. Pra dalim prape tek LEKAT. Dikush tjeter thote se MESAGJERET e Saliut mbrojten interesat e gazesjellesit TAP, qe shqiptaret kane vene si TIGANIN ne zjarr, kur PESHKU i Kaspikut nuk duket fare dhe nuk i ka rene grepit akoma. Nuk eshte neshkruar memorandimi i vendeve te trazitit, nuk ka filluar fare as projetk-ideja, nuk eshte kerkuar miratimi i Organizatave te mjedisit dhe nuk ka dale ne pah a mund te realizohet teknikisht tubacioni ne Adriatik, kur ne gjirin e Meksikes vetem nje platforme gazi, ne nje difekt teknik ordiner per pak sa nuk e ktheu kete perle te Pellgut Karaibeve ne VARREZE ujore. Dhe ne fund te fundit nuk dihet se kur do te startoje si ide. Sic edhe fantazite e Saliut me Korridorin Famoz 8, TEC-in Atomik ne Shkoder, me TEC-in me qymyr ne Durres, me TEC-in me nafte ne Vlore, me Mullinjte e eres ne Kraburun, me Zonat Famoze industriale ne te gjithe vendin, me Xhami Fantastike dhe Kuvende Kozmike, me Tramvaje Elektrike dhe Shqiperi elektronike, e me the te thashe brockulla plot, te gjitha mashtrime komuniste. Pse keshtu? sepse s’ka LEKA. Mentar Demokrati, ITHTAR i Saliut nga ana tjeter u ben apel shqiptareve, qe te lene MORALIN DEMOKRATIK dhe t’i turren vetem interesave te KURVES duke vertitur BYTHEN per kedo qe te ofron LEKA. Te perndjekurit politike, te ngujuar ne kohe Demokracie, per te cilet edhe behet ky debat deri ne KiE kerkojne LEKA duke akuzuar Sali Demokratin si mashtrues dhe duke u ulur gju me gju me Xhelatet e tyre te Partise se Punes, qe i rasen brenda vite me pare, i torturuan dhe i vrane si ARMIQ. Pse keshtu VIKTIMAT tani ne kohe Demokracie gjen perkrahje nga XHELATET? Per LEKA o milet, per LEKA. Prandaj edhe nastradini thote:
PSE THONE, QE LEKU NGRE UJIN PERPJETE?
toni, edhe kete nuk e kisha degjuar ndonjere, qe jeta e stambollit na qenka me e mire se jeta qe behet ne rome apo ne europe…. kam 12 vjet ne itali, dhe nje lajthitje te tille vetem nga goja jote po e degjoj..
1. Nje sentencë e vjeter thote se: “Me largimin e diktatorit largohet edhe tirania”. Dhe vertet ashtu ndodhi pas rënies se statujes se Enver Hoxhes, ne shkurt 1991. Gjithesesi. Per cudi, brenda vitit, ne shkurt 1992 lindi diktatura e PD me Sali Berishen ne krye. E cila sot eshte forcuar financiarisht nepermjet zhvillimit te korupsionit te gjere dhe te lavdishem popullor, dhe eshte konsoliduar me aftesi imponuese te dhunshme institucionale, dhe joinstitucionale ose me fjale te tjera: me falangat e krimit dhe terorrit politik kunder opozites.
2. Komunizmi lindi si nje kërkese urdhëruese per cektimin e hendekut te thelle material dhe shpirteror qe dallonte puntoret dhe fshataret nga te pasurit ne bote.
3. Kapitalizmi ekziston sepse duhet qe te mbroje interesat ekonomiko-finnaciare te te pasurve nëpermjet shperndarjes sa me te drejte te kockave per te varferit.
Lind pyetja: Cfare i dallon regjimet pol-ek-shoqerore te Amerikes, Kines, Rusise, Turqise, Shqiperise, Azerbaxhianit etj., nga njeri tjeteri? Asgje. Tere bota sot eshte kapitaliste, dhe shtetet jane ne gare se kush do ta udhëheqe kete bote. Përderisa Amerika-Kina-Rusia bashkepunojne gjeresisht mes tyre, perse Shqiperia e paska te ndaluar te bashkepunoje me superfuqite, perse e paska te ndaluar te vallëzoje dhe me shtetet e tjera te botes? E gjithe bota eshte si nje familje e madhe, e madhe fare. Apo jo? Cfare te keqe ka qe shtetet kapitaliste te bejne seks ekonomik-politik-social mes tyre? Ndalojmë. Ketu tek kjo e fundit ngatërrohet puna dhe pergjigjia duhet menduar mire. Cila eshte ngatërresa? Eshte se jemi nje familje, nje sistem, nje demokraci. Pra jemi te gjithe brenda nje familjeje dhe rreziku nga seksi i pambrojtur, martesat për interes, pasardhësit debila – eshte me pasoja shkatërruese per shoqerine njerëzore. Nga rënia e Murit te Berlinit, 1989, janë 23 vjet. Pra nje gjeneratë e re eshte krijuar – pothuajse. Cfare do te ngjasë deri ne vitin 2050 – kur fara politike-ekonomike-sociale te jete kalbur plotësisht – mes shteteve te kësaj bote? Prandaj nuk po bëjmë fjalë per vendin tonë, se e ardhmja e tij tashmë ka mbaruar.
Ne fakt mire ja bene europes se kur opozita i drejtohej asaj se nuk kane perfaqesuesin e tyre ne ate delegacion dhe deshin te zvendesonin majmunin KARCI, ajo su be e gjalle se pjestaret e saj rezik te kene lidhjet e tyre koruptive me qeverine e kriminel Berishes. Pasaj ai nuk i haron renjet e orgjines se nga kane erdhur para ardhsit e tij dhe lidhjet sekret me regjimet sllave.
Pllaha,apo pralla,si e keni emrin:
I paske problem dhe dekoratat per 21 janarin.Se ke menduar keq:I shfrytezuat ato 4 viktima fatkeqe sa s’ka ku vete me:I genjyet e i nxitet te dalin ne demostrate per interesat tuaja partije e personale,dhane jeten duke ndermare veprime te dhunshme e te paligjshme ne sherbim te interesave tuaja,i vajtuat e i late me”lot” ata viktima,perseri ne sherbim te propogandes tuaj,u perpoqet pa reshtur te shtremberoni te verteten e asaj ngjarjeje si brenda dhe jasht vendit,gjithnje ne interesin tuaj,dhe akoma,sipas propozimit tuaj, rrekeni ti shfrytezoni ne intresin tuaj politik dhe te karjerizmit personal duke prpozuar ti beni dhe deshmore…Po s’u ngopet,ore zoteri,se shfrytezuari te atyre viktimave fatkeqe? Se si u pregadit,cfar u deklarua nga organizatoret dy dite para demostrates(….)dhe si u zhvillua ajo,i kan degjuar dhe pare live gjithe shqiptaret dhe e gjithe bota e interesuar,prandaj mos shpresoni kot ti verboni edhe te tjeret sic ju ka verbuar juve urrejtja dhe etja per pushtet….Qe te mos e zgjasim:Spjegimin me te plote per shkakun e zhvillit te asaj demostrate,dhe te fatkeqesise se 4 shqipetareve e jep me se miri darka me ngjala ne gjirin e Lalzit.S’ka nevoje per asnje spjegim me te gjate…
Per Rajmondin e kame.Europa eshte EUROP o Rajmond.Ti thua kerkuam ndihme nga permbytjet dhe europa nuk na ndihmon.E ke gabim.Banka boterore ka dhene MILIARDA LEKE me nje program per REHABILITIM E MIRMBAJTJE te kanaleve ujites.Por çndodh.Leket i vjedhin deri ne çentezin e fundit qe nga k.ministri e deri te ai i fundit i ashtuquajtur kryeplak i bordit te ujitjes..Kerkuam ndihm per zjarret.Jemi vendi i fundit jo ne Europ por ne Bot.Nuk kemi asnji aeroplan zjarfikes-Kanader-.Pse.Sepse sali trapi bleu 5 helikopter gjasme per ushtrin.Me modernnin e ka mare per vete dhe shkon me familjen niper e mbesa çdo jav qe nga thethi deri ne dhermi.Helikopter te tjere i ka mare drejtoria e sherbimeve qeveritare ku nuk mungojn vizitat e bllokmeneve te sotem berishjan nga karabaruni e deri ne antalia.Pra Rajmond mos e kruaj me europen dhe mos ja hidh fajin europes.NE JEMI NE KERTHIZ TE EUROPES.KERKOJM TE HYJM NE EUROP SEPSE JEMI EUROPIAN.Njerez te tipit aliev,viçidol,lukashenko,erdogan.putin,nuk e kan vendin ne Europ sepse jan DIKTATOR.Ne Rajmond duam te jemi atje ku ne fakt jetojm FIZIKISHT. NE EUROP.
Qe ne fillim duhet te themi se vete titulli i ketij editoriali eshte jo i sakte sepse SRB eshte ne opozite me perendimin vetem ne deshirat dhe endrrat tona por jo ne realitet.
Nje votim per nje rezolute shume te vonuar te KE per nominimin e te burgosurve politike eshte nje problem pambarimisht i vogel (PMV quhet ne matematike) dhe ketu ne Shqiperi eshte vecse nje shashke e rradhes qe do zgjase 24 ore ne faqet e gazetave dhe do te mbulohet ne pluhrin e harreses.
Ne kete k/artikull behet nje lidhje nga M.B. midis aresyes se votimit kunder ,te deputeteve shqipfoles shqiptare ne KE dhe te ngjarjes makabre te 21 janarit dhe argumentat jane bindese te pranueshme por nuk
ndikojne fare ne gjykimin real te kesaj ngjarje pasi ajo praktikisht jo vetem qe quhet e mbyllur por eshte cilesuar si akt terrorist i protestuesve ndaj institucjoneve nga qeveria e berishes dhe i mbeshtetur fuqimisht nga USA & BE.
21 Janari 2011 eshte nje gur kilometrik ne historine 100 vjecare te kombit shqiptar dhe eshte nje date qe krahasohet me 7 prillin 1939
ku ne vend te fashizmit italian Shqiperia pushtohet “de fakto” nga
junta mafjoze-demo-fashiste e SRB qe eshte e miratuar dhe nga fuqite e medha.Krahas rolit negativ te tre ambasadoreve Arvizu-Volfarth-Sequi
u vu re nje tradheti kriminale e kesaj proteste nga opozita me ne krye
EKR i cili ka pranuar te behet “k/m” i ardhshem ne shkembim te perdhosjes se 4 protestuesve te vrare barbarisht.
Nje shprehje shume e gabuar ne kete editorial eshte
***Të akuzuarit dhe të provuarit nga FBI për vrasje politike*** sepse ekspertiza ka nxjerre vetem nga ana profesionale se cila arme ka egzekutuar protestuusit dhe cili person i ka perdorur ato.NE ASNJE MENYRE ABSOLUTISHT FBI NUK PERCAKTON VRASJE POLITIKE.Ato thjesht jane profesinistet me te miret ne planet per te argumentuar
shkencerisht qe SHTAZA LLUPO & THIU NRE PRENA ishin vrasesit reale te protestuesve qe eshte gjysma e procesit dhe me pak e rendesishme e procesit te 21 janarit.
Gjysma tjeter qe eshte kryesorja dhe qe injorohet eshte ajo politike qe ka tre elemente:
1-FRYKSI EDIRAMA
Dihet qe ne ate kohe ishte akute levizja ne boten myslymane qe njihet si “pranvera arabe” dhe dukej qe EKR mendoi ta shrytezonte inercine e kesaj levizje ne Shqiperi duke bere thirrje “te nxehta”
Videoja e IRM ku dukej hapur qe se bashku me inter-mafjozin DP beheshin afera miljona dollareshe.Kjo sherbeu si shkrepse qe opozita
te shfrytezonte per te ndezur nje revolte ne nje mjedis te akumuluar
me gerdece,me tradheti kombetare,me vjedhje votash me vrasje politike me vjedhje gjysem miliardi dollaresh ne rrugen milot kukes etj etj
Per gjithe krimet e tradhetite qe ka bere SRB e meriton nje fund tragjik si caushesku por opozita shqiptare nuk arriti ta realizoje kete ne 21 janar 2011 sepse zgjodhi rrugen e gabuar , kohen e gabuar duke patur dhe nje kryetar te gabuar qe i braktisi kater heronj qe i thirri vete ne shesh duke i lene qe ti urinojne vrasesit e tyre.
2 UJKU PLAK BERISHE
Ne 21 janar 2011 ky monster gjendet i rrethuar si Oso Kuka dikur ne kulle te barutit dhe kishte vetem dy mundesi qe :
—do te egzekutohej si Kadafi nqs do te vazhdonte rrethimi dhe naten
pasi policia dhe garda ishin te shthurtura dhe ne panik
—ose duhej hedhur ne kundersulm pa u erresuar per te shpartalluar dhe care rrethimin duke vrare demonstrues me detyrim percaktim duke i terrorizuar dhe friksuar protestuesit gje e cila ndodhi
Nqs do te shfaqet video qe eshte ne kasafortat e berishes dhe te arvizuse etj etj qe pretendohet “te jene zhdukur” duket qarte qe SRB eshte urdheruesi direkt per te egzekutuar protestues .Kjo video do jete nje “lluks” per brezat e ardhshem kur te deklasifikohen dokumentet teper sekrete ose kur arvizuja do shkruaje kujtimet ku do te thote ;Pranuam qe te vriteshin disa demonstrues per te shpetuar shqiperine nga anarkia dhe shperberja..
Konkluzioni eshte qe kjo vrasje politike eshte urdheruar direkt nga SRB dhe eshte mbrojtur nga dipllomacia amerikane dhe europjane.
3-ARVIZU
Eshte e vertete qe ne 21 janar 2011 nje egzekutim i mundshem i SRB do te sillte nje kaos,nje lufte civile shume here me te madhe se 1997 dhe per kete arsye A.Arvizu ka nje merite qe sakrifikoi dinjitetin e tij dhe te shtetit qe perfaqson per hir te stabilitetit ne ate muaj kolere.
Por nqs do ta shohim SRB ne optiken 20 vjecare del se ai eshte nje gjenerator kanceroz qe prodhon vetem epidemi dhe duhet te debohet nje ore e me pare nga skena politike.
Dhe ky eshte nje borxh qe Amerika i ka Shqiperise.Nuk ka dyshim qe SRB eshte katapultuar ne vitet 80-90 nga sherbimet sekrete te amerikes dhe te ish jugosllavise qe ne ate kohe ishin partnere te ngushta ne lufte kunder komunizmit ne europen lindore.Dhe deri ketu nuk ka asgje te keqe .Le ti japim nje medalje majorit berishe .Lereni te shkoje qofte dhe duke i garantuar ndonje azil familjar diku nga ishujt e malajzise,indoneziese apo te singaporit te rezart tacit… TH GAME IS OVER
Translation on stationery Mero Baze
I do not believe that they have done for money. Although Azerbaijan is a country that pays with briefcase in hand when it comes to protect family Alievit power, it seems that this time most than money, Alievin, Berisha Putin, Erdogan and others joined trouble with democracy . The crux of the debate on the resolution of the Council of Europe, is the definition of a standard, who will be called “political prisoner” after Azerbaijan has rejected the resolutions of Strasbourg to release political prisoners. Parties are divided whether to accept a European standard for political prisoners or any country to appoint people who called political prisoner. Strasbourg was won by resolution determines the criteria of who should be called a political prisoner. Sali Berisha, Alievi, Putin, Sultan of Kazakhstan, Uzbekistan, Turkmenistan, Belarus, etc., were against and on the standards set by Azerbaijan, which specifies the people who are political prisoners.
Albanian delegation voting against the Western version, can not be the personal decision of deputies and as a matter of money. More than that, it is a matter of a real standard that has the majority in Tirana for political freedoms.
Under the weight of the events of 21 January, if Sali Berisha would vote pro-western version of the resolution, would have to declare Homeland Martyrs killed four first prime minister from his own Guard bullets. They are clearly executed according to standard policy of the Council of Europe, which Berisha tried yesterday to reject with his three votes.
This is a top-internal reasons, biological, natural, and very real why Albania should vote against the western standard definition of political prisoners.
But this, though it is very disturbing as voting has not endangered European vote, but seriously undermine standards and developments in Albania. This fact shows that Albania has entered a spiral of countries with fundamentally limited political freedom, he tended to call when it comes to terrorist opposition protests and trying to justify political killings. Prime Minister of the country speaks every day with a dictionary hostile against the opposition. The accused and evidence from the FBI for political killings since Guard commander to gardisti arrested, are treated as heroes and warriors “Freedom”, just because they killed four peaceful protesters. Albanian courts experience hours of horror and unprecedented pressure, physical to the proceedings, when thugs garde uniforms paraded before the judge so threatening. President of the country, and the strength it has left to speak only uses to demean political pushkatuarit Sali Berisha and the spirit of opposition protest.
So more than a matter of money or shopping with Alievin, Sali Berisha has the plight of his life, Aleks Nika Ziver Veizi, Faik Myrtaj and Hekuran Deda not called political shot, but terrorists, as opponents like His Alievi, Putin, Erdogan and other sultans Red East.
And it is not just a matter of history. Sali Berisha is seriously concerned that such a standard stop to have a spirit of revenge against opposition prevents it make the courts against any opposition MP, just because they remember the deeds of the son, daughter or wife, inhibits it shkallmojë foundation of any media or critical journalist, restrains him feel real sultan in a country where democracy is struggling to survive under the nails of authoritarianism, corruption and lack of political freedoms, economic and human.
Sali Berisha may have been seen by Alievi for that matter, may have lied and like many others, that is sacrificed to, as there are not many membrane in to things. But the truth is that after 21 January, even if everyone had voted in favor of the resolution, a sure vote against it would be Sali Berisha. He had not known before killing the four victims, but after the murder he lives every day with them and the ordeal that their blood there to leave alone in this world and that world. Be sure that after what has made on January 21, Sali Berisha can not ever vote this resolution. Although ironically presidency of the Council of Europe, which is in opposition.
Nga Mero Baze
Nuk besoj se e kanë bërë për lekë. Edhe pse Azerbajxhani është një vend që paguan me çantë në dorë kur vjen puna për të mbrojtur pushtetin familjar të Alievit, duket se këtë radhë më shumë se paraja, Alievin, Berishën, Putinin, Erdoganin dhe të tjerë i ka bashkuar halli që kanë me demokracinë. Thelbi i debatit për rezolutën e Këshillit të Evropës, është përcaktimi i një standardi se kush do të quhet “i burgosur politik”, pasi Azerbajxhani ka kundërshtuar rezolutat e Strasburgut për të liruar të burgosurit politikë. Palët janë ndarë nëse do pranohet një standard evropian për të burgosurit politik apo çdo vend ta caktojë vetë se kush quhet i burgosur politik. Strasburgu ishte dhe fitoi me rezolutën që përcakton kriteret se kush duhet të quhet i burgosur politik. Sali Berisha, Alievi, Putini, Sulltani i Kazakistanit, i Uzbekistanit, i Turkmenistanit, i Bjellorusisë etj, ishin kundër dhe në anën e standardit të vendosur nga Azerbajxhani, që i përcakton vetë kush janë të burgosurit politikë.
Votimi i delegacionit shqiptar kundër versionit perëndimor, nuk mund të jetë vendim personal deputetësh dhe as çështje paresh. Më shumë se kaq, ajo është çështje e një standardi real që ka shumica në Tiranë për liritë politike.
Nën peshën e ngjarjeve të 21 Janarit, nëse Sali Berisha do të votonte pro versionit perëndimor të rezolutës, do t’i duhej t’i shpallte Dëshmorë të Atdheut katër të vrarët para kryeministrisë nga plumbat e Gardës së tij personale. Ata janë qartësisht të pushkatuar politikë sipas standardeve të Këshillit të Evropës, që Berisha tentoi dje ta hidhte poshtë me tre votat e tij.
Kjo është një krye-arsye e brendshme, biologjike, natyrale, dhe shumë reale përse Shqipëria duhet të votonte kundër standardit perëndimore të përkufizimit të të burgosurit politik.
Por ky zhvillim, edhe pse është shumë shqetësues si votim, nuk e ka rrezikuar votën evropiane, por rrezikon seriozisht standardet dhe zhvillimet brenda Shqipërisë. Ky fakt tregon se Shqipëria ka hyrë në spiralen e vendeve me liri thellësisht të kufizuara politike, që tentuan ta quajnë opozitën terroriste kur del në protesta dhe që tentojnë të përligjin vrasjet politike. Kryeministri i vendit flet çdo ditë me një fjalor armiqësor kundër opozitës. Të akuzuarit dhe të provuarit nga FBI për vrasje politike, që nga komandanti i Gardës e deri tek gardisti i arrestuar, po trajtohen si heronj dhe luftëtarë të “Lirisë”, vetëm pse kanë vrarë katër protestues paqësorë. Gjykatat shqiptare përjetojnë orë tmerri dhe presioni të pashembullt, deri fizik, në seancat gjyqësore, kur banditë të veshur me uniforma garde parakalojnë para trupit gjykues në mënyrë kërcënuese. Presidenti i vendit, dhe aq fuqi sa i ka mbetur të flasë, e përdor vetëm për të poshtëruar të pushkatuarit politikë të Sali Berishës dhe frymën e protestës së opozitës.
Pra, më shumë se sa çështje paresh apo pazaresh me Alievin, Sali Berisha ka hallin e jetës së tij, që Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda të mos quhen të pushkatuar politikë, por terroristë, ashtu siç i donte kundërshtarët e tij Alievi, Putini, Erdogani apo sulltanët e tjerë të Lindjes së Kuqe.
Dhe nuk është vetëm çështje historie. Sali Berisha është i shqetësuar seriozisht se një standard i tillë e ndalon të ketë një frymë revanshi ndaj opozitës, e pengon atë të bëjë gjyqe ndaj çdo deputeti të opozitës, vetëm pse i kujtojnë bëmat e djalit, vajzës apo gruas, e frenon atë të shkallmojë themelet e çdo medie apo gazetari kritik me të, e frenon atë të ndihet sulltan i vërtetë në një vend ku demokracia përpiqet të mbijetojë nën thonjtë e autoritarizmit, korrupsionit dhe mungesës së lirive politike, ekonomike dhe njerëzore.
Sali Berisha mund të ketë marrë dhe pare nga Alievi për këtë çështje, mund ta ketë gënjyer dhe atë si shumë tjerë se është duke sakrifikuar për të, pasi nuk ka shumë cipë në faqe për gjëra të tilla. Por e vërteta është se pas 21 Janarit, edhe sikur të gjithë të kishin votuar pro rezolutës, një votë e sigurt kundër saj do të ishte e Sali Berishës. Ai nuk i pati njohur para vrasjes katër viktima, por pas vrasjes ai jeton përditë me ta dhe makthin se gjaku i tyre s’ka për ta lënë rehat në këtë botë dhe atë botë. Të jeni të sigurt se pas asaj që ka bërë më 21 Janar, Sali Berisha nuk mund ta votonte kurrë këtë rezolutë. Edhe pse për ironi të fatit ka presidencën e Këshillit të Evropës, me të cilin është në opozitë.
Po kjo Spanja qe nuk po e permendeni si i bahet qe votoji kunder rezolutes.A moren leke spanjollet se jane ne krize e ju duhen leket.
Mos po na perjashtojne pre Ke.Por nejse se vitin tjeter vje kryministri i ri Rama dhe mbas dy muajsh jemi antare me te drejta te plota ne BE.
Se vetem Mero dhe Rama jane pro perendimit.
Spanja ka problem me BASKET terroriste, Turqia ka problem me KURDET terroriste, Shqiperia ka problem me LEKAT e ryshfeteve te komunistit Aliev nga Azerbaxhani, sepse terroristet i ka zhduke me kohe Sali Berisha. Qe kur ishte Sekretar i Partise se Punes dhe zbulonte me urdher te sigurimit te Shtetit ARMIQTE e popullit, per te cilet kerkonte me pas varrje ne litar. Si per Shoshorin pershembell, terroristin e kafkave antikomuniste, qe detyroi Enverin dhe Bllokun pas tij te bente shurren ne breke per vite me radhe, perderi sa e “zbuluan” dhe e rasen brenda. A e shiqon o keli-Mikeli ndryshimin e madh te mesagjereve te Saliut ne KiE, duke i krahasuar mesagjeret e Spanjes dhe Turqise, qe ne dallim nga albanezet bythashites dine te mbrojne mire Interesat Kombetare.
Ia the moj Nadia, ia the…po kujt ia the?! Luisit?! Luisi eshte ne fakt “liza ne boten e cudirave”!!
C’na cudite,more Nastradin,me fuqine e madhe qe paska pasur nje sekretar i partise se punes te nje pavjoni,(a mbase te nje spitali),te zbolonte e te varte ne litar armiqte e popullit.Po shpif paksa me me karar,o Nastradin,se keshtu e qelbe fare dhe po e shperdoron besimin qe kemi ne profesjonin tend si nje genjeshtar i lezetshem.Megjithese ke gjetur vetveten me kete gazete”invetosajuese”,pasi te te njejtit nivel duket se jeni ne kete prosjon…
Shqiperin e komandon amerika http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Mirush,nuk pata kohe te shikoj videon tende,por eshte fat nqse vertet na komandon Amerika.Ju e keni mendjen te Kuba dhe Koreja e Veriut,,,por!!!
Kur flet ne publik,Mero sikur belbezon e i mban syte pertoke,duke i rrotulluar si i zene ne faj,pasi e ka te veshtire te fantazoi e ti ujdise fjalet dhe pergjigjet sic ia don zanati dhe detyra…Ndersa kur shkruan mbi kompjuter nuk e ka aspak problem,sepse aty eshte i qete e s’ka frike se e ngaterron ndokush duke i bere qofte edhe nje pyetje te thjeshte:Sa nga keto “ivestigime”fantastike te kan rezultuar te verteta…?Nuk dyshoj se do ta shuani edhe kete koment,por e bej per t’iua vene ne dukje pikrisht juve kete vertete…
Sa shum po i meshoni vrasjeve te 21 janarit,ore zoteri.Po kush eshte ay qe nuk e ka te qarte se per c’shkak dhe si ndodhen ata.Mendoni ju se njerezit i kan harruar aq shpejt deklaratat e organizatoreve te saj dhe pamjet direkte se si u zhvillua ajo demostrate dhe si ndodhi te vriten ato fatkeqe?Ruci:do ta keni flaken ne deren tuaj,Rama:do te kaloni ne fusha me te vdekur,Gjinushi:te behet te pakten si ne Tunizi,Ngjela:asgje s’jan 3 edhe 13 mij te ishin.Nuk jane te verteta dhe nuk thone gje keto deklarata,o z.Mero? Tjetra,qe edhe kjo eshte plotsisht e qarte:po te donte garda apo qeverija,sic thoni ju,te vriste demostrues,do te qellonte ato qe paten hypur mbi kangjelat e rrethimit dhe ata qe hapen porten me force e jo ata qe u ndodhen larg e “me duar nder xhepa”,sic thini ju.E vetmja shkelje qe mund ti njihet gardes eshte nese kan shkelur ligjin e kan qelluar ne ajer jo me plumba mesimor,por luftarake,ndonje prej te cileve edhe ka goditur njerez ne rikoshete.Le qe jo te gjitha vrasjet jane qartesuar plotesisht se si kan ndodhur,se esht pare edhe nje skene e dyshimte vrasjeje…Trjetra:si mendoni ju se Amerika dhe Europa nuk do ta ngrinin zerin nese do te ishin te bindur se ajo demostrate ishte vertete paqsore dhe ato vrajsje ishin krim qeveritare? Meshojini sa te doni ketij problemi por e verteta eshte e qarte per cilindo qe i ka syte ne balle dhe mendjen ne vend…
lligjika — …..6 Tetor, 2012 në 11:43 pm
realiteti — ….7 Tetor, 2012 në 1:15 pm
Ben Chicago — ..7 Tetor, 2012 në 3:30 pm
keli — ………7 Tetor, 2012 në 6:16 pm
real — ………7 Tetor, 2012 në 8:50 pm
e verteta — ….7 Tetor, 2012 në 9:58 pm
Kaq budalla te jete ky komentues qe ka turp te dale me nje nick name dhe po ja ben si puna e atij trapit te filmi “Fan Fan Tulipan” qe kishte vene disa pushke neper dritare dhe per tu dukur se ishin shume veta qellonte neper dritare te ndryshme.
Po paskeni qene rrace e ndyre inferiore qe edhe pse e keni pushtuar shqiperine cep eme cep prape keni frike si puna e jevgut.
Kjo ndodh se e provuat nje here ne 1997 dhe iket si pula te zgjebosura
dhe t’ja dini per nder Bashkim Finos,Fatos Nanos dhe Gamor Rucit qe i falen jeten kryekriminelit ish komunistit fanatik udberisha ne 1997 dhe 1998.
po ti po mor specie me deformime mendore mos je nje nga pinjollet e ketyre egersirave si me poshte:
BEHEJ FJALE PER VITET E PARA TE CLIRIMIT…
Bandat e “Komitetit të Maleve” kërkonin rrëzimin e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo çmim që të ishte i mundur, duke mos kursyer gjakun e askujt, mjaftonte që të arrihej qëllimi. Ishim përballë një terrori dhe një kasaphane të pashembullt. Vrasjet e tyre kishin arritur dhe te gratë, pa pyetur për asnjë ndjenjë njerëzore. Nuk ishte pak rasti i kunatave, Marta e Prena Tarazhi, të cilat u rrëmbyen natën mizorisht nga bandat, vetëm për faktin se kishin shkuar në hekurudhë dhe nxisnin emancipimin në radhët e grave në zonë. Ato u lidhën me litar pas një peme kumbulle dhe aty, në mënyrën më barbare, iu prenë gjinjtë dhe u masakruan me thika derisa vdiqën. Ka raste të tjera si ai i Dilicës së Fregnit, të cilën e grabitën natën po ato banda për të cilat po flasim, duke e hequr me forcë nga duart e nënës së saj qorre, dhe e çuan diku afër shtëpisë, ku pas masakrimit e therën dhe e pushkatuan. Tipike në kësisoj rastesh është ai i vajzës nga Oroshi që quhej Prena Përkola, e cila njihej ndryshe me emrin “Cuca e Oroshit”, që e vranë me armë në prezencën e dy fëmijëve të mitur (Agimit dhe Albinës) në djep. Apo ai i Shkurte Carës apo Mrika Lokës. etj etj qe jane me mijra raste.
AQ RRACE E URRYER JENI SA CDO KOMENTUES QE JU DEMASKON DHE JU KUNDERSHTON E ETIKETONI SIGURIMS,ENVERIST,STALINIST DHE CDO LLOJ
GOPI SOME QE JU SHKON MENDJA
AI ENVER HOXHA KA BERE 99 TE KEQIA POR NJE GJE E KA BERE MIRE SE RRACEN TUAJ E TRAJTONTE SI MINJ QENEFI SE TE TILLE ISHIT ATEHERE TE TILLE JENI DHE SOT QE I LEPINI BYTHEN CDO LLOJ PADRONI…
e verteta eshte tamam keshtu.Komiteti i maleve ishte nje grup terrorist qe meritonte denimin maksimal dhe mire ua bene.Komiteti i maleve ngjan si dy pika uji me muxhajdinet arabe qe luftuan ne Afganistan kunder ruseve,te financuar me ose pa vetedije nga sherbimet e huaja ne emer te luftes kunder komunizmit.jozefina topallit duhet t’i vije turp nga vetja kur mbron keta bandite kriminele qe vrane dhe therren femrat e emancipuara te Mirdites e ne emer te kujt ideologjie?E verteta eshte qe rregjimi i e.hoxhes nuk beri mjaft,se duhej t’i kapte keta minj edhe ne vrimen e miut atje ku jetuan jashte dhe ti sillte ne Shqiperi,qe sot mos t’i degjojme ne intervista kur mburren se vrane e prene keto vajzat e reja me qellim rrezimin e komunizmit.Ardhja e kesaj fare te keqe ne fuqi eshte tradhetia me e madhe e demokracise,ndaj po e vuajme e do ta vuajme gjate.
Te jesh i sigurte ti Mero Baze se une jam burre shteti. Shko pyt Arvizune per ket.
Kuptohesh,more king i kelmendit,se je pikrisht nga ata sigurimsat,qe kushdo e din qe vete i kan bere keto masakra dhe po vete ia kan faturuar te tjereve. Te gjitha tashme i ka te gedhendura historija e keti populli dhe s’ka vend per genjeshtrat tuaja.Kuptoheni dhe dihet se kush jeni dhe sa trima keni qene me nje popull qe e mashtruat me lugen e floririt e me demokracene popullore,sa ta burgosnit e ta lidhnit kembe e duar.E ka memorjen te forte ky popull dhe nuk harron bemat e atyre”trimave”si puna juaj,ndaj nje populli duar lidhur,dhe qe dalin sot e ankohen per mungese demokracije,me emra Markesh apo Gjonajsh,apo kingesh e kelmendas e tj.Sipas jush,demokraci ishte ajo diktature cnjerzore,e cila po te kishte vazhduar te rronte edhe ca,edhe juve do t’ua hante kokat,sic ia hengri burrave ku e ku me”besnike”se ju…Rrini urte tani atje ku jeni strehuar,ne ate boten “e kalbur”kapitalisto-imperjaliste,qe s’late dite pa e share e mallkuar,se po te vashdoni te villni akoma vrere per demokracene,ne fyt do mbese buka qe po u japin…Akoma s’keni zene mend ju qe pikrisht ne vendet demokratike te cfaqni nostalgji dhe te beni propgande per komunizmin?Kujdes,ore shoke,se edhe demokracija dhe perdorimi i internetit per propogande komuniste ka kufit e veta.Ato pastruan komunistat e tyre e jo me per ju qe s’u kan gje fare…
Bravo te qiofte mor komentuesi e verteta
Keto komunistat na kane pushtue internetin po ne kena pushtetin.
Kam pas luftue kunder diktatures megjithse nuk isha student i dhjere i dhjetorit.
Edhe e kom pas luftue diktaturen dhe po kallzoj nje rast:
Kur shkuem me sofokli lazrin nje here ne Kine ai vuri te dietat nje dite ma teper se mue.Une e raportova te kopetenti dhe ai mori nje verejtje.
Qe ketu mori tatepjeten ai regjim me keto sakrifica te jashzakonshme.
Jan ca internetsa tash qe dun me fut gishtin me me heq nga zvicrra por edhe po ma futen nuk e kom problem se asht bo shqipnj si zvicerrlondi.
O hafije e felliqur, te gjithe e dine se vetem spiunet jane bythelepires pushtetesh, ske nga ja mban, ta tregon ftyra, se ska mundesi te jesh demokrat apo njeri dhe te rrjeshtohesh me diktatorin. Spiunet ska rendesi se kush eshte ne pushtet, ata gjithnje e gjejne vehten si puna jote, ish spiun dhe spiun edhe neser perseri spiun do te jesh, se je lloji i tille qe bythelepirjen e keni si ushqim.
Kjo eshte e verteta jote o I Vertete, sa ceshte Saliu antikomunist me 25-vjet tesere partije.
Z.Mero! Ky artikull eshte shkruar ne nje fryme te nje realiteti sa te vertete dhe aq te hidhur.Por une megjithse nuk jam as psikolog dhe as sociolog shoh me nje ligjike te ftohte nje realitet tjeter te Kryeministri yne.Ai nuk eshte ne opozite as me perenedimin as me opoziten shqipetare as me pjesen normale te shoqerise civile as me njerezit kurajoze ,por ai eshte ne opozite me veteveten.Nuk e njoh psikoanalizen por mendoj se brenda çdo njeriu normal apo jo normal ka nje nenvehte(jo poshte vehtes)e cila nga njerezit normale pranohet vetem kur jane para pasqyres apo kur meditojne ne heshtje.Pra pjesa e keqe e njerit ose djalli.Njerezit normale mundohen ne veprimtarine e perditshem ta mbajne sa me te fshehur kete pjese dhe mos ta evidentojne, ama e dine shume mire se nese ajo pjese fillon e komandon pjese te jetes se tyre atehere ata cfaqin njeriun qe shkel ligjin,dhunon pra nxjerr ne pah antivlerat.Kete njerzit e thjeshte e bejne shume shpesh me perdorimin e nje sasie te tepert alkoli,kurse njerezit me pushtet qofte politik apo financiar nuk kane nevoje per alkol sepse pija me e forte qe te ralle jane ato qe nuk dehen eshte pushteti.Pra edhe kryeministri yne po vuan nga kundershtia e pjeses se djallit me ate te engjellit.Pjesa e djallit e dehur nga pushteti i gjithanshem e ka mundur pjesen tjeter dhe e komandon ne jeten e perditshem.Ai nuk po ja arrin dot te fshehe kete djall por perkundrazi po e rigjalleron edhe duke ja shperndare ate edhe njerezve qe ka perreth qe komandon dhe ata nen kete fryme e rigjallerojne edhe tek te tjeret duke bere te mundur arritjen e fitimit te disa betejave te se keqes ndaj te mires dhe ngritje e flamurit te urrejtjes,percarjes,vjedhjes,dhunimit,shkaterrimit te vlerave kulturore vetem e vetem per te kenaqur epshin e pandalshem te djallit.Mos kujtoni se kryeministri eshte ftimtar per ato qe shpall perdite por tregon se humb perdite nga nje beteje e mira ndaj se keqes.Beji thirrje vetvetes o Kryminister dhe lufto qe kjo pjese qe te komandon te largohet nga ju duke te bere te mundur pastrimin e vetvehtes dhe kthimin e nje njeriu me pushtetin e shkences dhe profesionit aq te nderuar te doktorit.Ju bej thirrje nese me degjojne edhe njerezve qe e duan me te vertete per ate qe ka qene dhe jo qe eshte ta ndihmojne qe te largohet sa me shpejt nge epshi per pushtet per te miren e tij ne rradhe te pare pastaj te Shqiperise.Se fundmi uroj qe edhe nese me degjojne, ata qe do te marrin persiper drejtimin e fateve te atdheut dhe shqipetareve ta mbajne sa me fshehur pjesen e djallit duke mos e ushqyer me epshin per pushtet por duke pare pushtetin si nje pergjegjesi per te krijuar shtet dhe te mira materiale per njerezit e ketij vendi te bukur por gjthmone te keqqeverisur.
Bishti i qenit mbetet bisht qeni.
NË KËRKIM TË SË VËRTETËS
Ka libra që lexohen me ëndje, në të cilët jeta rrjedh e qetë në larminë e saj të përditëshme, në të cilët lexuesi njëjtësohet me personazhet, ka përshtypjen se ato ngjarje i ka jetuar apo dëgjuar dhe kur arrin në fund ka përtypur në vetvete gjithshka. Ai e mbyll librin, e arkivon atë në kujtesë i bindur se nuk do t’i kthehet më leximit të tij. Ka të tjerë që të mbërthejnë, që nuk i lëshon dot nga dora, mbasi ritmet e leximit janë shumë të larta e ankthi apo kureshtja për vijimin e ngjarjeve, apo përfundimin e tyre marrin një ngarkesë të tillë që, në mbarim të librit, duket se ajo është bërë pjesë përbërëse e vetes. Këta lloj librash nuk mbyllen për të mos u hapur më, tek ata rikthehet sërish lexuesi, mbasi përsiatjet rreth ideve apo ngjarjeve të librit mbeten gjithmonë nxitëse.
Një libër i tillë është romani “Odiseja e një dedektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”. Ky i jep një karakter të veçantë veprës, që anon më shumë nga dokumentari se sa nga filmi artistik, nëse do të përdornim gjuhën e kinematografisë.
Romani fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtaree diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjestarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjëshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….
Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, t’ashtuquajturit armiq të klasës. Ata rriteshin pa baballarë, sepse këta ishin nën tokë, në burg ose në mërgim. Rriteshin me njëqind sakrifica nga nënat apo gjyshet në kampet e pafund të internimit, në vënde të ndryshme të Shqipërisë. Në më të shumtën e rasteve këta fëmijë ishin të parët e klasës, nxënës t’etur për dije e që mundoheshin të mësonin ndonjë gjuhë të huaj, për t’a zgjeruar atë. Ata i priste kazma që në moshën 16 vjeçare, sepse dyert e universitetit e, ndonjë herë edhe të shkollave të mesme, ishin të mbyllura për to. Kur arrinin moshën i përlante shërbimi ushtarak, pa kapur armë me dorë, në repartet e punës. Ishte preludi i viteve të punës së papaguar që më vonë do të kryenin në burgjet politike. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “ëngjëjve projtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.
Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një t’ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, përsa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpak u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit.Hamiti është bir i një partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohëshme n’operacionin për t’i nxjerrë. Simbas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos bëntë shkolla ushtarake e shpesh thonte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mënxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.
Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në rradhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karierës së personazhit të tij :
“ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithshka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fruteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servici britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”
Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e mbrendëshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një përceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Kështu veçoritë e jetëve të tyre nga lindja, stilet e ndryshme, prejardhjet jo të njëjta, shkrihen e sheshohen në vetëdijen e përbashkët të të qënit viktima të një diktature, që ka çuar në kasaphanë dhjetra mijra qytetarë e në mjerim një popull të tërë n’emër të idealeve të paqëna. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjelltë. Ky shfaqet më parë tek Hamiti që, në një çast të vështirë për të, i ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset çdo ditë, ka nevojë për një shok që t’i hapë zemrën, të ndajë me të shqetësimet, ankthin, pasigurinë. Të gjithë ata që, fatkeqësisht, kanë kaluar përvoja të tilla e dijnë mirë se sa vlen një shok i vërtetë n’ata kushte.
Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste. Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofemi, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligenc Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në rradhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.
Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të llahtarëshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumfishtë që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shqelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukëshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimarrje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithshka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vënd qëndror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjenc Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vëndit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.
“ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qënë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.” Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marredhëniet Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund t’a konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjenc Servisit për të patur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhëtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.
Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga mbas lufta e kanë të bëjnë me veprimtarinë kundër komuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhëtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të romanit shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”
Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata t’arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku n’Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Oeracionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”
Rrjeshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të romanit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës s’asaj diktature në marredhëniet me armiqtë – miq anglo-amerikanë në më shumë se një gjysëm shekulli.
Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vënd të nderuar në letërsinë e mbas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyresës së përgjithëshme, po aq është pranë fateve t’atyre që pësojnë historinë. Libri na jep një tabllo që i ngjan një tërmeti të fuqishëm që rrafshon gjithshka : bindje, opinione, besime, ideale, botkuptime, ideologji, parime, të vërteta të kthyera në tabu. Mbi gërmadhat e tyre, mes shumë luhatjesh, mosbesimesh, dyshimesh ngre krye një kult i ri, që është ai i mashtrimit, i hipokrizisë, që mbulojnë interesa marramendëse, leva të fuqishme që lëvizin jetë kombesh si t’ishin lodra fëmijësh e që në të folurit diplomatik merr termin “real-politikë”.
Në rastin tonë, ajo që del në dritë, simbas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cik absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marredhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë romanin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.
Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjëshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajon e burrerinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë robe të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht në t’ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaqë të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.
Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysëm shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyresën tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, nga SHBA së pari. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mëndje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që lavdi Zotit u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjëmba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do t’ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.
Tani ky roman merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentat, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitëshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentat t’a përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qënien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qënë Enver Hoxha spiun i Inteligjenc Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sado pak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë, të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vënde të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admninistratës amerikane për të favorizuar ish komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i oficerëve shqiptarë që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për t’a vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?
Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i romanit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vënd heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenj i mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më t’errta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve t’ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me trasparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjeteve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet t’a përvehtësojmë nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendërat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thonte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar. Këtë mision i ka vënë vetes edhe ky libër.
Eugjen Merlika
Legjenda si enver halil hoxha ne historine e njerzimit lindin nje here ne 2 mije vjet.Ne te dy rastet qofte te kete qene armik me perendimin qofte te kete qene fallco ai do te nderohet si i vetmi njeri ne bote qe per here te pare ne historine e shqiperise i vuri ne rregull dhe disipline kete popull 90% analfabet dhe ne gjendje gjysem te eger.
Nje merite te vecante ka qe pinjollet e bashkpuntoreve te fashizmit tip merlika i kalbi ne burg se e meritonin ateher e meritojne dhe sot qe ne vend te shohin kete vend qe po shkon ne humnere merren gjera te ngordhura si hijenat.
Sa here qe ka probleme te nxehta si puna e djegjes se HEROIT GJERGJ NDRECA
del ky madherfakeri hamiti apo fadherfakeri i mustafa merlikes.
“Nuk besoj se e kanë bërë për lekë … duket se këtë radhë më shumë se paraja, Alievin, Berishën, Putinin, Erdoganin dhe të tjerë i ka bashkuar halli që kanë me demokracinë.”
Je i madh Mero, sot i paraprive me kete fjali brockullave qe leshoi i paudhi ne Strasburg, kur tekstualisht thote qe demokracia ne ekonomi eshte e demshe, ndaj dhe u rekomandon vendeve ne krize te ndjekin shembullin e Shqiperise qe ka perballuar me sukses kete krize dhe te kufizojne kete demokraci!!! E pra nje hap e ndan mesa duket nga shpallja e sistemit njepartiak (modeli kinez) dhe kufizimi i lirise se shprehjes, si demtues te prosperitetit te vendit. Te na rroje sa malet Partija me largepamesin tone mendjendritur, qe nate e dite vec per ne mendon, ju befte dita njemije dhe marrte nga ditet tuaja!
një gjë nuk kuptoj mero,
këta të opozitës së vjetër,ed mafishja gjinush etj,çfar po presin për të thënë të paktën një fjalë??
mos kanë shkuar gjë në berat me ja fut gjumit?
përveç reagimit të braçes nuk kemi asnjë reagim tjetër!
çfar bëhet mero?mos ke filluar ti bojkotosh??
është ota 17 pothuajse dhe ata nuk kanë reaguar fare!mos kanë frikë se i thotë gjë arvizu!?
apo nuk duan ta shfrytëzojnë për politikë??
budallenjtë ne për kë mbajmë në krye të shtetit!
të mjerët ne kë duam të vëmë në krye të shtetit!!
këta as brekët e tyre sdinë të ngrënë!!!
0,horr bulevardi,
Ke gjetur emrin me te perrshtatshem qe mund ti veje vetvetes,o horr.
C’pate,more “demokrat horr”qe u revoltove aq teper pse thashe ca te verteta te regjimi barbar te Enver Hoxhes?Pak thashe,se ato jan me mijra.Po ti sikur rrekesh te na tregohesh i djegur per demokraci,o zoteri,dhe e tejngop cdo dite kete faqe me qaravitjet tuaja kunder”diktatures”se sotme.Si e tradhetove veten kaq menjehere?Pas kesaj maske qe i hoqe vetes s’te ka me hije dhe asnje vlere prpoganda hipokrite qe ben gjoja per demokraci te persosur.Megjithese nuk ke faj,nuk durohet kollaj te te shai tjetri regjimin dhe idhullin tend te adhuruar.Sigurisht atje ku je strehuar duket qe te japin edhe ndonje pensjon ata borgjezet e felliqur, perderisa te del koha te shperdajshe cdo dite mencurite tuaja ne kete faqe.Po,dhe atje fjalet e para qe te paskan terhequr qenkan ato llojit lepires.Nejse,s’ka shum rendesi,edhe ata pak mbeturina qe kan mbetur nga ajo “demokraci e diktatures se proletarjatit”do te hane buke diku,gjersa vete mosha e koha te beje te veten.
Nje gje mbaje vath ne vesh,o zoteri:Njersit nuk duan te dine dhe nuk genjehen me nga fjalet,sado te shqerosura apo te helmatisura te jene,njerezit sot terhiqen nga veprat qe shohin me sy dhe prekin me dore.Ka ikur nje here e pergjithmone ajo kohe kur me dhune sundonte genjeshtra dhe vetmburrja…