Ndoshta nuk kanë vdekur

30 Shtator 2012, 22:41Editorial TEMA


Nga Andi Kananaj

Sikur Haxhi Qamilin ta kisha komshi dhe të më bezdiste vetëm në ashensor si shumë të tjerë rregullisht, do bëja si do bëja duke numëruar katet pa folur. Nuk do të prekesha nga rimishërimi i tij në një pronar toke në Shijak, Farkë apo dhe në periferi të Tiranës (që tani është pagëzuar si Komuna e Parisit) e aq më keq, të hidhja ndonjë rresht për të. Edhe nëse Esat Pashë Toptani do të merrte tokat dhe do t’i ankohej çdo ditë të zotit (të tij) tek emisioni i Robert Papës për komunizmin, tërr s’do të ma bënte telekomanda, që për sa më përket, ekziston vetëm që të bëjë “butafourin” virtual të çdo idioti televiziv.

Nëse Xhafer Deva do të ishte prapë mes nesh, e këtë herë jo me misionin e masakrës në emër të Hitlerit, por duke fituar bukën si roje institucionesh, do mjaftohesha me një coprifuoco për të. Por nëse do të ngjallej si botues që sillte librin e Fyhrerit, do të fillonte të më bezdiste. Edhe e kuqja e këtij libri do të më linte shije të keqe. Gjë që po ndodh në një përmasë qesharake në fakt, gjithsesi të mjaftueshme për të besuar se shpirti i kriminelit është rikthyer me një trup të ri.

Deri këtu, Zot i madh (i tyre), përsëri më mbetet veç të qahem pa ia shprehur frikën time një njeriu me dy pare mend, meqënëse s’ke si ta ftillosh një mendim kur të duhet të argumentosh se dikush është ringjallur. Po Darvini? Po serioziteti i të qenit sy hapur edhe kur të tjerët dëgjojnë horoskopin? Për fat të keq, askush nuk të beson edhe kur e di me siguri, e jo më kur ngre hipoteza. Arsye pse po i shtoj ca doza letrare dyshimit tim legjitim.

Haxhi Qamili, si Kryeministri, më ka ardhur në majë të hundës

Saliu, ky njohës i mirë i frikës njerëzore, ndërsa hedh në veprim teorinë se bijtë e baballarëve janë përsëri në pushtet e se Blloku i dikurshëm po bën kërdinë me tregti dhe pushime në Antalia, lë si padashur në hije të kaluarën e vet kur shërbente si matës pulsi dhe koordinues aortash i atyre etërve. Edhe sot, kur disiplinon nga nevoja dhe urgjenca zhurmat e Tiranës, e bën me besnikëri, bazuar në të njëjtën shpërndarje gjeografike të vlerave. Gjumë të ëmbël bllokmenë. Mund të jetë rastësi? Ç’rëndësi ka?

Fakti që Sala president theu embargon dhe çoi naftë për Millosheviçin është rastësi po aq e rrezikshme. Por për këtë nuk flet njeri, si të ishte histori fantazmash. Rastësi e rrezikshme është që Berisha ishte kundër takimit në Rambuje, por edhe kjo histori është mbuluar me sipar prestigjatorësh. Ndërkohë që për Bregoviçin dhe çelsin e Tiranës memoria kolektive kishte tjetër trajektore. Tam-tamët për ta dëgjohen ende. E pabesueshme se si muzika u bë me vrasëse se benzina që lëviz me kilometra grykat e topave; se si sol bemoli i daulleve ishte më kriminal se ndihma që iu dha kamionit me ushtarë që përparonte për të përdhunuar e vrarë në fshatrat e Bosnjës. Mungonte veç të çonte Gazideden t’i jepte një dorë nga pas.

Fazlliçi humbi mes faqeve të tatimeve. Nuk u fol më për këtë sekser ballkanik. Shteti ligjor? Je në terezi? Jo po si në Paris! 50 milionë euro të deklaruara në një vit. Sa banane do të ketë shitur vallë? Sa banane hamë ne si popull? Sa të tilla duhet të hash që të kthehesh me meritokraci në kohën e majmunëve?

Firmat pa fund të Fazlliçit, plus një lidhje tregtie perverse me kunatin e Lulit. Një kunat i kunatit që vjen në dasëm për t’u vjedhur atyre që mund ta mbrojnë veten vetëm me memorie, se shteti ua ka varur me kohë. Pastaj shitja e Albpetrolit bashkë me sovranitetin e nëntokës, matja kopile e metrave në kufirin me Greqinë, moskoordinimi me Kosovën për energjinë… I njëjti njeri si koincidencë ciklike, monoton si vampir i së premtes 13.

Haxhi Qamili si metaforë dhe Berisha që zbërthen metaforën në kohë dhe në hapësirë

Po të ishte ende gjallë sot Haxhi Qamili, me siguri do të kishte ndërruar gjuhë. Do të fliste për integrim evropian. Si të gjithë. Sa më shumë ta bënte aq më pak do ta besonte. Njëlloj si Kryeministri i sotëm, ai do të poziciononte ushtarët e tij në pika strategjike. Këtë do ta bënte që të sigurohej se të gjithë do ta donin babën e ngadalshëm. Mundet që edhe t’i pagëzonte Gert-Bogdanë nëse do ta shihte të arsyeshme. Kjo për të mos prishur ritmin rraskapitës dy kafe – një cinare të PD-së.

Si hileqar i motit, do të niste dhurata nëpër Evropë. Aty do të qahej sa të mundej se Princ Vidi nuk e donte integrimin e Shqipërisë. Në Shijak nuk do ta besonte njeri, por do ta shihnin si njeriun e tyre duke performuar kësisoj besim. Kjo do ta çonte Haxhiun në drejtimin që ka vajtur çdo Kryeministër i këtij vendi, në ngasjen sadiste për ta keqësuar situatën. Nëse do të varej prej tij, do të bënte krejt të kundërtën e të nevojshmes. E për këtë do të ndihej krenar. Të vetët do t’ia vlerësonin forcën në atë pikë sa gjithçka tjetër do të dukej e pakuptimtë.

Në fakt Haxhi Qamili nuk e pati të gjatë, gjë që nuk i dha asnjëherë mundësinë të çohej në nivelet e Kryeministrit të sotëm. Ndoshta kjo e bëri të rilindte, këtë herë diku tjetër anagrafikisht, e prapë nga prindër të panjohur për publikun. Të pamëshirshëm dhe të qartë, siç mund të jenë vetëm ata që kanë patur dy jetë për të jetuar. Aq sa të vjen natyrshëm të mendosh se ndoshta nuk kanë vdekur vërtetë. Ndoshta nuk vdesin kurrë.

Herën e fundit që mendova për punët e të përtejmes, kam qenë 10 vjeç. Tre javë më vonë vdiq Enver Hoxha. Pas këtij episodi të them të drejtën, e kam patur të vështirë të besoj në të përjetshmen. Herkulin po e po, por edhe Jezusin e kam parë me dyshimin e arsyeshëm se ndoshta ringjallja e tij ishte një mënyrë për të krijuar shpresën. Fakti nëse u ngrit apo jo në këmbë ishte i parëndësishëm.

Kjo mënyrë të menduari rizgjohet sa herë më del përpara Sala. Nëse ai ka vdekur njëherë dhe di si të ringjallet, e ardhmja e këtij kombi është automatikisht në pikëpyetje. Ndoshta nuk duhet të presim të vdesë Kryeministri. Duhet ta çmemorizojmë politikisht me votë dhe më pas ta harrojmë, siç kemi harruar gjithmonë. Këtë herë duhet ta bëjmë përfundimisht, e të zgjohemi më në fund pas 100 vjetësh vetmi mu në zemër të kontinentit.

57 komente në “Ndoshta nuk kanë vdekur”

  1. Demir Shabani says:

    I futi ne thes te tere ky Fazllici; E nisi me Giten, Salen, Zenin, Imamin, Meten, Bashen ne nje thes i futi te tere.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/zogu-berisha.html

  2. lom deliu says:

    Kam frike se do kete dhe athere njerez si ti qe nuk e kane harruar ende Enverin e pare dhe bemat e monstruozitetin e tij.
    Njerezit i refuzojme e denojme sepse refuzojme e denojme te keqen

    1. Fuckface Berisha says:

      Shkrim i persosur.Nje e vertete shume e hidhur,qe shpresojme qe te kete fund se shpejti.Kjo toke ka nxjerre dhe krimba po aq sa dhe burra te medhenj.Flm Andi

  3. mico says:

    Nuk e ben dot ti djale as opinionistin dhe as analistin . Na trego pak per leket qe dha sorosi per gjyqin e gerdecit ku mundoheshe me sforco te beje avokatin , e flori . Megjithate ne nje bote plot legena nje me shume nuk eshte se prish gje .

    1. per ta ditur ti mico says:

      ti mico bytha e zgjuar ,ku e di ti sa leke moren avokatet per gerdecin, apo ta thane ty andej nga Mediu e Zeni…, ketyre avokateve bravo i qofte, qe pa fonde e leke njerzish ( e kam fjalen per leket e viktimave te gerdecit)arriten te bejne shume per sistemin gjyqesor ne shqiperi, e nxoren Mediun per heqje imuniteti ate qe se beri as prokurorja e shitur bjonde…

      1. mico says:

        Micoja e di mire ca plera jane keta . Keta moren leket si avokat dhe I lane ata te gerdecir rrugeve. Keta bij etrish jane mesuar te vegjetojne neper OJF te nxjerrin leke jo duke ju djersire ulluku I bythes por duke lepire bythe.

        1. Fjale nga brenda says:

          Harrove te thoshe se kur pijne kafe me dashnoret paguajne vetem kafen e tyre.

    2. Ay qy says:

      Rrnofte Sqali katunari

  4. Diaspora says:

    Shkrimi eshte i mrekullueshem!! Lexojeni me syte e mendjes dhe perseritni fjalet qe t’i hyni thelbit -mesazhi i qarte; per ate gjellen e cuditshme qe po gatuhet nga Ali Babaj me 40 hajdutet!!

  5. Dean says:

    Shkrim i bukur,Andi,por Shqiperia sot ka nevoje per 1 DEBAT te gjere publik per rreth 1 problemi qe perseritet ne menyre ciklike:Si ka mundesi qe NE,Shqiptaret,gjithmone zgjedhim per Udheheqes njerezit me te Keqij,me te Pacip,me Inferior,me Frikacak,me Hajdut dhe me Gjakatar?????
    Sali berisha nuk eshte as i pari dhe as i fundit,ne listen e DESHTAKEVE qe e kan udheheq kete Komb.Ai eshte thjesht,njeri prej tyre,dhe ne te vertet eshte thjesht 1 ”Tiger prej letre”,sikur e pershkroji njeni prej ish-te persekutuarve.
    Por ata qe e bejne te ”plotfuqishem”,kete SHTAZE jane Shqiptaret,POPULLI SHQIPTAR.
    Dicka nuk shkon me NE,dhe ky eshte problemi yn i vertet.
    Sidoqofte,pergezime per shkrimin.

    1. AHA says:

      shkrim vertet i mrekullueshem e megjithate do te me lejosh te te kontradiktoj :
      Nuk ka faj populli jo ,dicka tjeter luhet e te gjithe e ndjejme kete ,jemi sulur te gjithe e shajme nje njeri,i mire i keq ai eshte nje ,nuk arrijme te bejme nje analize te thjeshte kush po fiton ne kete katraure xhungle qe eshte krijuar ketu ,te njejtet e te njejtet ,te cilet neser jam i sigurt qe ne se ndodh rrotacioni i shumefolur ,perseri do ta gjejne nje cep ne pushtet e do ti ruajne te mirat materiale qe kane fituar e per kete duhet te analizojme vete sistemin :
      DEMOKRACI ,a eshte vertet ajo qe historikisht njihet pra si demokraci e VLERAVE MORALE si ciltersia e sinqeriteti drejtesia e vleresimi i mendimit ndryshe votimi i hapur e pranimi nga pakica e mendimit ndryshe apo DEMOKRACIA E VLERAVE MATERIALE qe ne gjuhen e sotme quhet treg i lire …
      Pra kemi pranuar si sistem DEMOKRACINE apo kemi pranuar TREGUN E LIRE per drejtimin e vendit ,se me 90ten me sa me kujtohet populli priste shume nga ky ndryshim ,cilat forca te huaja investuan per ardhjen ne fuqi te ketyre personave e pse treshja e ambasadoreve i duartroket?Pyetjet jane te shumta por pergjigjet duhen kerkuar nga vetja ne rradhe te pare,UNE po bej gje per ndryshimin e kesaj situate apo kur te vije puna deri tek une te ngreme supet e te bejme sikur nuk na intereson e nuk na behet vone…

      1. Dean says:

        Faleminderit per komentin/debatin tat te civilizum.Une personalisht mendoj se problemi i zhvillimit te 1 kombi varet nga 2 dinamika kryesore te cilat une do t’i pershkruaj me 2 fjale te urta popullore.E para,”Peshku qelbet nga koka” dhe e dyta ”Dardha bie nen dardhe”. Duket se ne si popull,keta lloj ”liderash” prodhojme.Gjith te mirat.

        1. AHA says:

          Nuk dua te bej avokatin e popullit tim por dua vetem te them qe ai popull qe eshte mashtruar kaq e kaq here rrjedhimisht eshte i lodhur ,mpire ,kaq , e i takon inteligjences te flase e me ze te larte biles,ate dua te them me “c’do gje duhet ta nisim nga vetja ose te pyesim veteveten,gjithmone ARISTO-kratia pra njerezit e ndritur e te ditur kane prire ndryshimet e pushteteve e ketu qe te arrihet ajo duhet ne rradhe te pare te sqarohet qe kjo qeveri me vota te vjedhura nuk duhet te konsiderohet e ligjeshnme ,qe te flasesh per dhenie te pushtetit nje grupi njerezish qe praktikisht e kane pranuar qe kane vjedhur eshte absurditet!Ja pse :duhet te bindemi te gjithe ne qe komentojme te pakten qe nje grup njerezish qe vjen ne pushtet me vota te vjedhura e e mban pushtetin me plumb eshte nje grup pucist qe krijon diktature !PIKE !
          Nuk mund te besh popullin fajtor qe ai grup njerezish vendosi ta marre me mashtrim e me dhune pushtetin,mund ta ndergjegjesosh qe cdo para qe merr per te fshehur kete vjedhje do ti bjere ne koke e do te prishe jeten e tij e te femijeve te tyre
          Ankesa e madhe e njekohesisht edhe pikepyetja e madhe eshte ;pse nderkombetaret mbajne kete qendrim,per cinizmin e kam fjalen jo per indiferencen…

      2. ar says:

        Diktatura e proletariatit eshte Demokraci e vertete!

    2. homeri says:

      —–DEAN—Plotesisht dakord me ju , shkrimi eshte i mrekullushem –Jemi popull me kujtese te shkurter , gjenetikisht riciklojme Haxhi Qamila. Ka vetem nje rruge te largojme kete moster qe drejton vendin , ajo eshte vota masive , vetem keshtu nuk e riciklojme me ne politik

  6. loni says:

    nuk jam as i majte dhe as i djathte,,po kete rradhe kete kryeminister do ta rrezojme se sben,,ku na eshte bere si dulla e nje kohe tjeter,,uji i ndenjur qelbet,,edhe ky kryeministri jone ka kaq shume vite sa eshte qelbur i tere,,nuk ka me vlere asgje qe thote ai apo qe ben ai,,uji duhet ndruar,,dhe po pati mundesi sa me shpesh,,edhe ne duhet ta nderrojme kete legen se na e ka shpifur,,boll me me brollcka te kota qe thote ky kryeminister,,ka bere shume keq ne kete popull,,disa fanatikeve te saliut po i permend disa te keqia qe ky kryeminster i ka bere ketij popullit,,deshmoret e demokracise ne shkoder ne vitin 1991,,piramidat,,zgjedhje e vitit 1996,,luften 1997,,grushti i shtetit shtator 1998,,thyerja e embargut ne kohen e luftes ne ish jugosllavine,,vrasjet politike pa autor,,gerdeci qe eshte dora vete e saliut,,vrasjet e 21 janarit,,keqperdorimi i parlamentit me sharje dhe mallkime nga ky koqe kryeminister,,tredti armesh dhe abuzime me pronat shteterore,,vrasjen e azem hajdarit,,shitjen e detit per greket,,tradhetin e vendit te vete,,keto jane disa gjera qe kane ndodhur ne qeverisjen e ketij kryeministri sali berisha,,ky jane fanatiket e tij te me thone qe nuk jane te verteta keto gjera,,me pak fjale ka bere vetem keq,,per mua ky njeri duhet te vdesi sa me shpejte………eshte nje serb me pashaporte shqiptare…

  7. acari says:

    ka shqiptare qe mbajne ende fotografine e atij bicim mbreti qe fali nje cope TOKE shqiptare (Shen Naunin) sikur tja kishte dhuruar mama kurve – Sadije, pra le ta quajme Dulla I, ka ca te tjere qe mbajne foton e Dulles se II (dihet se kush eshte cuni i Anese) e duan shume se u mbylli u udhet per ne qytete dhe ne Europe dhe vetem cunat pederaste te tij sic ishte vete shijonin Europen, ka ca te tjere qe kane qene partizane te D I te te D II dhe per infeksion jetesor mbajne foton e Dulles III (cuni i sheqeres fali nje cope DET pse vetem DI ka te drejte te fale!!!) sikur nuk jane ngopur me Dullat e Pare. Keta jane te infektuar me semundjen shekullore te shqiptareve – bythlepirjen qe ende nuk ka vaksine ta parandaloje.
    Shqiptare jeni te lire dhe te inkurajuar ne emer te Zotit te lepine cilen Bythe te doni vetem mos llapni kot mbas lepirjes.

    1. Aishja prej Sauku says:

      bukun e ke thane..mos llapni mas lepirjes.
      menojuni mir ma perpara….se mbrapa osht von….
      masandaj dihet qi…
      ka nga ata qe lepinj se i detyron halli si Ed-BOJAXHIU,.. dhe ka nga ato qi lepinj per hoby(lezeti)sepse kan qene si Zhole-fina Dizenjatorja e PALLES se Pashukut,ka nga ata qe lepinj UDB serbe,kuptohet prej frike si Sal BITHLEPISHA,

  8. endrri tr says:

    super shkrim ky i leartit…

  9. BUJAR U.S.A says:

    Po ku je mor KANAN i madh.Shkrimin e ke qare fare.Jam plotesisht dakort me te gjitha cfar shkruan.Analiza qe ti ben eshte e shkelqyer.Sot te tilla pena i duhen vendit.I madhi MERO nuk duhet te jete vetem,m.gj.s edhe BLEDI MANE here pas here shkruan shume bukur.Ty KANAN nuk te kisha pare e degjuar ndonjehere por sot ke bere nje analize brilante sigurisht per ata qe kane sy e veshe.Te lutem keshtu vazhdo te shkruash perseri tek TEMA sepse nuk mund te lexoj ato gazeta qe i bejne fresk qeverise sic jane 55,klan,abc e ndonje tjeter.Kur te vij ne SHQIPERI ndoshta do ta pijme ndonje caj po qe se do kesh kohe. TUNG.

    1. Agron Basha says:

      O JARO po ne miniera te amerikes punon mo vella ske mare vesh nga dynja fare? Po me doktorin u futem ne NATO dhe qarkullojme neper EUROPE si qytetaret me korekt te vendeve te treta.SE shpejti marim dhe ftesen per ne BE,po pa standarte te afron njeri mo shoku?APO meqe nga gjithe shoket e tu, ti ngele duke lare pjata ne emigracion dhe behesh ziliqare per shoket qe kane care ne jete, dhe qarkullojne miliona euro me pune te ndershme, ne nje vend me hapesira te pa fund?Mire gazetari se ja do linja redaksionale ta nxije cdo realitet, po ti nuk shikon cbehet?Shiko rruget me standarte bashkohore pastaj mjetet BMWx-6 2012 del ME PARE NE RRUGET E TIRANES PASTAJ PROMOVOHET.Pa te te merzitur, shume dua te te them qe jetoj qindra kilometra larg tiranes, dhe ne klasen e djalit tim ne vit te trete gjimnaz, ne 23 vete 4 vete kane tel e fundit te ketyre diteve marken e di ti se te ju prodhohet 1000 dollare i dashur.E te krahasosh shqiperine e 2012 me haxhi qamilin eshte ose verberi ose idiotesi zgjidh…

      1. Agim Pasha says:

        “KELMENDASI”
        AGRON BASHA
        FORT ASHT NGUSHTUE
        KALLASH ME VETE
        S’I KA QELLUE
        SAL BISHEN
        ME E LAVDRUE
        MERR KET TIMIN
        SLLOBODANKES
        ME JA CUE

        O AGRON O KOKRRA BUDALLES PO TE MOS ISHIN ATO BUJARET QE PUNOJNE NE USA DHE EUROPE SHQIPNIA DO KISHTE SHKUE ME KOHE NE GOP TE SOMES.
        NE EDITORIALIN E MEPARSHEM NJE KOMENTUES TA SPJEGON SE CFARE DEBILI I UDHEHEQ SHQIPTARET..JA LEXOJE O SPECIE PSIQIKISHT I SEMURE.

        N.H — 30 Shtator, 2012 në 5:23 pm
        Replike me kelmendasin e viqidolit.
        Edhe nqs jane bere ndertime dhe rruge ato nuk jane bere per merite te nje kafshe te urryer si fuckberisha por jane bere nga ;
        —Nga puna 20 vjecare e mbi 1 miljon emigranteve shqiptare qe kane derguar “kesh” mbi 20 biljon dollare ne atdheun e tyre pa permendur investimet e tyre ne shqiperi.
        —Nga shitjet e pasurise kombetare per 20 vjet rrjesht qe nga municjonet biljona dollaresh,hidrocentaret,bregdeti,nafta,bankat telekomunikacjonet qe vlera e tyre kap biloniona dollareve me dy shifra.
        —Nga borxhet ne shifra astronomike qe dhe kjo i kalon bilionat me dy shifra
        PRA NUK JANE PARATE E ZEHER & SHEQERE BERISHES ATO PO INVESTOHEN NE ATE VEND
        TI KELMENDAS MASTERBOHESH ME FUTJEN NATON..A E DI TI QE I VETMI VEND NE NATO QE NUK KA USHTRI ESHTE SHQIPERIA ????A E DI TI QE MBROJTJEN DETARE AJRORE TA BEJNE GREKET,TURQIT DHE ITALIANET..A E DI QE SHTETI I SHPIFUR I FUCKBERISHES NGELI PER NJE BORE PASTRUESE,NGELI PER NJE AVJON ZJARRFIKES,NGELI PER NJE AMFIB NE PERMBYTJEN SHKODRES TE ZHELEFINES.
        –Ti kelmendes arrin ne orgazem qe te hoqen vizat sikur te jemi bageti dhe europa te hoqi gardhin..Nqs e konsideron veten bageti eshte puna juaj..
        —Duke e permendur EdiRamen ne kete koment dukesh qe ke deformime psiqike sepse qofte rama,meta,nano,basha ,ruci dhe madherfuckers te tjere pas 21 janarit 2011 ata jane te gjithe njelloj qofte berisha si vrases direkt qofte dhe socialistet e leshit qe po bejne nje opozite kriminale duke bashkpunuar me nje vrases.
        Eshte fatkeqesi kombetare qe ne shqiperi ka specie te tilla si “kelmendasi” i trapojes
        Eshte i vetmi vend ne bote qe akoma nuk ka mundur te beje zgjedhje te lira demokratike per 20 vjet.Eshte i vetmi vend ne bote qe nuk eshte zbardhur asnje vrasje politike ose mafjoze si:
        -remzi hoxha
        -kosta trebicka
        -fatmir xhindi
        -komunari ne kukes
        -oficeri shikut
        -gjyqtari konomi
        -26 viktimat e gerdecit
        -4 protestuesit e 21 janarit

        Eshte i vetmi vend ne bote qe ka nje K/M qe eshte fajtor direkt per shume krime te tij si:
        1- prishjen e qeverise stabilitetit 91′
        2- fronezimi i janullatusit
        3- aderimi ne konferencen islamike pa referedum
        4- sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
        5- furnizimi me nafte i milloshevicit
        6- vjedhjen e votimeve te 96′
        7- rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
        8- rrezimin e shtetit dhe vellavraja ne 97′
        8- grushti i shtetit shtator 98′
        10- impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
        11- miratimi i varrezave te ushtareve greke
        12- injorimi total i ceshtjes came
        13- shitja e detit jon
        14- implikimi me ligjin e plehrave
        15- vjedhje e votimeve ne 2009
        16- masakra e 21 janarit
        17- vjedhja e votimeve 2011
        18- perdhosja e luftes N.CL
        19- glorifikimi i satrapit zog
        20- deklarata qe kemi gjak turku.
        21- Shitja e resurseve strategjike
        22- Debilizimi i kelmendasve
        QE DO SHKOJE PER LESH MONSTRA BERISHE KJO NUK DIKUTOHET.. LE TE UROJME TE KETE FATIN E AZEM HAJDARIT QE E VRANE SI QEN RRUGESH TROPOJANET E VET OSE FATIN E GAMOR PASHKOS QE NUK KA VARR DHE ESHTE BERE USHQIM I SHIJSHEM PER PESHKAQENET E ADRIATIKUT….E MERITONIN ATA VRASES TE SHTETIT DHE TE DINJITETIT TE SHQIPTAREVE.E MERITON DHE DRAKULA E TROPOJES..NUK NGELET HAK PA U MARRE E PA U LARE..HAK-LAJ

        Përgjigjjuni
        Dhori — 30 Shtator, 2012 në 6:47 pm
        Sakte dhe paster. Kushdo qofsh t’a dish qe intelegjenca e Shpiperise eshte me njerez si ju.
        Mos u shqeteso per Kelmendasin. Ka shume mundesi te jete Berisha vete.
        E verteta vonon por nuk fshihet.
        Faleminderit per komentin.
        Përgjigjjuni
        As gjynah nqs i beson keto brockulla qe ke shkrojtur o Kelmendas

  10. kitara e thyer says:

    je shume i lezetum, shijaku qeka ala torta e droges , me trashegimni te haxhiut me emen qamil, po ai nuk e dite qe leket e trasheguara , do prishnin parkun e liqenit ne tirone, pa gjirin e kurvave, duke shkarku tensionet seksuale te ngrira, pra si beton , ne te gjithe pasurite me te bukura shqipetare.

  11. Sabrina Mata says:

    Po. Edhe shoqja ime Ciljeta e FRPD-se e lexoi artikulin dhe tha qe autori patjeter eshte komunist i kuq flake. Edhe masteri per politike qe ajo po studion kushtu thote. Mos jeni gje me nje klase?

    1. Aishja prej Sauku says:

      uhhh…..uarda…. veç ke topet e ka menen.osht anjorante,pidi-iste e zhveshun ..flak.
      oj Uturanda…ti duhet me te çue me lexu libra per fmijt e kopshtit bashk me Pedofilin Baca Salush…..,se tjeter gjo nuk kapton kaptina jote.
      anjorante

      1. Uarda says:

        Me maloke qe kulmin e karrieres e kane te qenit katunare nga Sauku, nuk merrem…

        1. Aishja prej Sauku says:

          osht nder me qene katnare n’Sauk sesa ….uturak si puna jote.
          Ne sauk kemi monumentin nan Shqipni qe mban ne prehnin e saj bijt e kombit….por kemi dhe rapartin e tankeve,,ec po ke qef se kemi Lymin..bariun me nom t’Saukut

          1. HORRI bulevardit says:

            Ajshe, du me tnjoftu se ajo Uarda e uturakut, kta sha, maje vehten mos na boj ndonji tpabome, se del ke lajmet dhe duhet me shkrujt ene per ty masnej.

            1. endri says:

              More te gjithe permendin Uarda-n.
              Une nuk po e shoh komentin e saj.

              Çfare ka thene more se na dogjet nga kurioziteti!

      2. O Aishe mi dreq. Pse ban ironi me denmokratat e zjarrt? A duhet me fillue Doktori me ju sha e me ja u ba surratin ma t’zi se kupuca prap a?

        Lymitheus

  12. artur says:

    Meqense analizen po e kundershtojne te gjithe larot e Saliut,do te thote se u ka djegur shume.

  13. galile says:

    Ka shume mundesi qe ke ngaterruar siting uarda, ato qe kerkon ti jane me xxx. kerko dhe argetohu

  14. Devolliu says:

    O shpellari Uaaarda; mirë që i paske mësuar shkronjat sa për tu engledisur se sa për të kuptuar ato që shkruan i mirënjohuri ANDI KANANI, ajo dihet që nuk i kupton dot një gjysëm analfabeti si puna jote.
    Edhe pesë pare mend po të kishe, do ta kuptoje zotrote se Kanani po të ishte komunist nuk mund ta shante komunist Saliun tënd.

  15. ilir cami says:

    artikull qe i ben vend vehtes.dua te citoj nje postulat te Konices Shqiperia ke lindur nga idealistes, e shpetuar nga rasti dhe e vrara nga politikanet. Eshte sali berisha si politikan qe ka vrare jo vetem shqiperine si shtet por gjithe kombin shqiptare.Akuzat e tij jane te gjalla dhe nje nga grevistet e urise nga te ish perndjekurit e regjimit komunist dhe e regjimit berishian nuk kane nevoje per koment. Politikanet si Berisha qe po vrasin Shqiperine duhet kaluar ne gjyqin e popullit.

  16. raimondi says:

    hahahahahahaahahahaha _-Kur kam lexuar kete qe ke shkruajtur ti ne celular
    isha jashte tek shkallet e shtpeise dhe doja te bisedoja me nje komshije
    Tani ajo doli me nje shoqe e po rinin tek shkallet , edhe une isha ulur aty
    Pasi u pershendetem dhe une po beja gjasme sikur po pija nje cigare , ne moment
    une lexova kete qe ke shkruajtur ti , por sa vajta tek fjala ..Tope me zuri e qeshura
    Ajo mendoi se une po shkembeja text mesg me ndonjeren dhe ndaj qeshja
    Keshtu qe iku fare ……

    Une ndejta edhe njecike e po shkruaj kete ketu …

    Dicka do thosha per shkrimin, per ate reshtin ne fund fare ku thuhet “…100 vjet vetmi..?

    Kjo vetmia jone nuk eshte aspak pasoje e drejtuesve tane politke, kjo eshte pasoje e fese sone myslymane

    Feja myslymane na ka bere qe Europa gjithmone te na shikoje si femije te njerkes

    Pavaresisht se ne kemi qene tolerante, dhe ne te dy lufterat boterore jemi sjelle me dinjitet , prape fuqite e medha perendimore kane dashru ta prishin Shqieprine ,
    se kete Fe qe kemi ne e kane perdorur si pretekst fqinjet tane armiqeosre per te na gllaberuar tokat

    Ja ne kemi shembullin tani _-Ne kulmin e demokracise ne Europe 50 vjet pas luftes se dyte boterore
    U vrane ne Kosove 12 mije shqiptare, dhe Europa nuk do e cante koken fare,,
    sic beri me myslymanet e Bosnjes qe i la ti therte serbi,

    Por ne rastin tone rastisi zonja Olbright qe ishte me zemer fisnike dhe na shpetoi,
    pa do ishim katandisur keq fare –Do na shkateronin fare vendet e EU-se , nqs nuk do ishte aktive USA

    Ndaj per mendimin tim ne kete 100 vjetor , ti justifikojme te gjithe drejtuesit tane te politkes
    Ti gjykojme me zemergjeresi …..-Ata kkane qene ne pozita te veshtira ,
    perballe presionit teper te madh qe ju benin fuqite e huaja

    Perjashtim ben vetem Enveri qe nuk u thye perballe presionit te askujt

  17. i pashpresi says:

    shkrim i bukur.bravo,te ishin ca me shume si ti.per ata qe se kuptojne ose sduan aq me keq.

  18. gjirokastriti says:

    Me kete fjalor do I bashkohemi evropes ne???
    Meso te respektosh te tjeret pavarsisht se te pelqen apo jo.
    Jam shume kurioz kete fjalor perdor Ne familje dhe ne shoqeri?

  19. tom says:

    Te lumte pena! …

  20. Dean says:

    Ajo e fundit asht,moj uarda,kush tjeter.Mos bej sikur nuk i njef.Ti i ke dhe racion te perditshem.Diten nga shoket dhe naten nga ”burri”.Mos na u hiq sikur nuk u’a njef aromen,mi goc.

    1. Arsen says:

      Uarda mbaje veten se po te del krahu vendit.

  21. HORRI bulevardit says:

    Ka specie qe smund ti zhdukesh, cdo lloj pesticidi eshte perdor nga ata qe jane me te perparuar se ne dhe sja kane dale. Ja te jap nje shembull.
    Familja Berisha meqe jeton ne Tirane, jashteqitjet i dalin ne lane ku bashkohen me te gjitha jashteqitjet, socialiste, demokratike, komuniste, balliste e zogiste, jashteqitje me fe e pa fe, me tradhetare e patriote, por vetem disa mikrobe, kane aftesine te perhapen dhe te infektojne.
    Une them se asaj ose atij Uarda, do ti jete perzjere uji i pijshem dhe fatkeqsisht mikrobi i jashteqitjes se Saliut, do ti kete rene per his.
    Sa per ate mustafen, e tha njoni shume mire, Nuk e di por kam pershtypjen se keta me emer Mustafe, jane k.. kanari.

  22. saliheqenefi says:

    ne nje vend ku hajdutit ,kriminelit,mashtruesit,injorances,primitivitetit perkthehen dhe lexohen si virtyte ,ndershmeri dhe patriotizem kjo shoqeri eshte e vdekur me kohe e pa shprese ,te themi nje vdekje klinike prandaj edhe ky shkrim per mendimin tim eshte nje luks per kte lloj shoqerie tonen

  23. roni says:

    Bravo o Kananaj nipi i Kanan Tafilit futja kot se ka njerez ne kete forum me intelekt te nivelit zero qe kalojne kohen ne opozite me ty.

  24. roni says:

    Bravo o Kananaj nipi i Kanan Tafilit futja kot se ka njerez ne kete forum me intelekt te nivelit zero qe kalojne kohen ne opozite me tyyyyy.

  25. eleYΘeriskepsi says:

    Haxhi Qamili ,Xhafer Deva ,etj kane lene rrenjet dhe jan ne ADN e shqiptareve!
    Veshtir te luftosh me vetveten!

  26. bert says:

    Nje pyetje per Kananin ku punon aktualisht o i pa pune vazhdon te
    paguhesh nga Filipi apo nga dega e Ps Mjaft. Per ty e gjthe fiksin ,
    majft f(p)reshin Saliu se rruan fare opozita behet te sheshi.

  27. bert says:

    Nje pyetje per Kananin ku punon aktualisht o i pa pune vazhdon te
    paguhesh nga Filipi apo nga dega e Ps Mjaft. Per ty e gjthe fiksin ,
    majft f(p)reshin Saliu se rruan fare opozita behet te sheshi…….i

  28. getozoari says:

    Forca Uarda, europa njerez si ty do.
    Pas ketij komenti spektakolar jam i bindur se te pakten nje dyzine njerezish kane hequr dore nga komentet online. Brilante!!!
    Ne fakt ishte koment kaq i vertete sa edhe une po mendoj te lej cigaren, te cilen sapo e fillova pasi lexova tre rreshtat e tu. Perseri brilante, fillim e mbarim te gjitha bashke. Tani duhet te gjejme menyren te te cojme te Cim Peka dhe ja, lindi nje tjeter yll.

  29. Nadia Shabani says:

    Se kisha degjuar ndonjehere Andi Kananaj si publicist por me kete shkrim me jane kthyer shpresat se ne Shqiperi ka gazetare mjaft te mire qe te mos mbetet vetem Mero Baze me Andrea Stefanin, Mustafa Nanon, Lorenc vangjelin, Fatos Lubonja megjithese Fatosi ka pak frike se mos e akuzon Berisha qe bashkepunon me PS-ne. Nejse qe te mos largohemi nga tema them qe ky editorial me pelqeu shume, shkruan drejt pa frike dhe i ve pikat mbi i. Metaforat i ka perdorur me vend dhe ky shkrim i jep zemer gazetareve te tjere qe jane strukur nga frika e Sali Berishes qe te mos mbeten pa pune. Nuk e keni idene se cfar po ndodh me median ne Shqiperi. Shume gazetare jane pa pune dhe shume te tjere nuk i kane marre parate prej 5-6 muajve qe te mos ndihen dhe ti mbajne nen presion qe te mos ngrene zerin kunder Berishes. Ja kjo eshte demokracia e shtypit ne Shqiperi, ne nje shtet kur vendoset diktatura puna e pare qe ben shteti eshte uzurpimi i propogandes dhe kete Saliu e ka bere mjaft mire duke bere personal komplet TVSH, Klanin, e shume televizione te tjera duke i paguar me miliona leke te taksapaguesve shqiptar, duke i dhene para RD-se dhe duke u bere presion gazetave te tjera deri edhe ne djegjen e tyre sic ishte rasti i gazetes koha jone deri sa i detyroj ta shisnin dhe kjo gazete sot eshte bere vetem per te shkuar ne VC.Po ashtu dogji edhe gazeten tema te Mero Bazes panvaresisht se Mero Baze eshte kocke e forte dhe nuk perkulet perpara ketyre presioneve. Tani qe lexova kete shkrim te Kananajt them se kemi akoma shpresa qe te shpetojme nga kthetrat e Berishes. Ne nje shtet demokratik ka shume rendesi fjala e lire se vetem media e ve para pergjegjesis dhe opinionit publik kete sharlatan qe ka vendosur diktaturen ne Shqiperi.Denoncimi qe autori i ben Berishes ka shume rendesi ne keto momente vendimtare per vendin tone qe dhe ne vigjilje te 100 vjetorit te panvaresise se vendit ne akoma ndodhemi ne nje diktature te re Berishiane qe e ka vendosur vendin nen kontrollin e qeverise Serbe.Le te shpresojme qe te marrin zemer edhe gazetare te tjere dhe te ngrene zerin dhe te denoncojne krimet e Berishes.

  30. valbona says:

    Urime per shkrimin,i goditur,por krahasimi me Haxhi Qamilin, me vjen keq ,nuk qendron fare.
    1.Haxhi Qamili u mori pronat te kamurve,kryeministri i sotem ka marre cdo gje si te kamureve dhe ate pak qe kane te varferit.
    2.Haxhi Qamilin e zune serbet dhe e varen,kryeministrin tone e mbajne serbet dhe mos dashesit e tjere te shqiptareve.

    1. x says:

      Faleminderit serbeve po te kishin varur me shume.

  31. tomori i beratit says:

    Bravo o Andi.Je i madh.Por po te them nje te vertet qe eshte edhe shume e rende per tu thene.Por une po e them o And se e meritojm.Jemi nje popull m…. qe zor se e ndesh ne bote.Me keq se Somalia Xhibuti e Burundi Dhe kete REGRES te pa shembullt e kemi peshqesh VETEM NGA Qamil Haxhiu i sotem.Por jam i sigurt se :Do te pergjigjet se shpejti deri ne nji.

  32. luis says:

    Kemi dy periudha qe reflektojne dimensione dhe vlera krejtesisht te kunderta.
    Ne kohen e komunizmit ngaqe grupi i bllokut qe ishte nje grup i vogel ishte ai grup qe jetonte si ne perralle,flas per ate kohe se sot jane plehanet dhe felliqesirat qe jetojne ne nivelin e atyre qe u eshte dashur te punojne me dekada ose shekuj te arrijne atje ku jane sot,pra ne nje nivel shume me borgjez se ai grup dhe ne anen tjeter nje popullsi qe deri edhe ata te nivelit te dyte u kishte ardhur ne maje te hundes ai sistem dhe kesisoj ai sistem ra si pasoje e asaj se perballe atij grupi ishte pothuajse nje popull i tere plus qe ai sistem u ngrit dhe e mbajti gjate sundimin duke krijuar klasen e vet qe vepronte ne baze te ligjeve dhe ishin te njohura nga te gjithe domethene vec kush kishte koke teper perplasej dhe dihet pasojat qe rendoni ndaj tyre pjesa tjeter kush nga frika e kush nga iluzionet i sherbyen pothuajse te gjithe deri ne momentin qe vete zullumi i tyre i beri qe te dorezohen,e ndersa ne periudhen e sotme kemi nje klan do e quaja shume me te rrezikshem se ne ate kohe sepse ne njeren ane ne leter ke te drejta ne anen tjeter jane strukturat kriminale qe jane ngritur me bekimin e ketij maskaraj dhe qe vertet jena shume me te rrezikshem se me perpara ku me vrasje te tipit mafioz ku me ane te aksidenteve te miremenduara ku me forma te tjera te terrorit te krijojne ate friken se nuk duhet folur as nuk duhet vepruar kunder ketyre pushtave qe i kemi gjithnje dhe gjithkah ne rrethet gjoja shoqerore por qe jane te gatshem te behen kamikaz edhe sikur vellain e vet ta eleminojne sepse ashtu do kupola e mafies me ne krye kryemafiozin maskara Sali.
    Shqiperia eshte vertet ne udhekryq dhe per te dale nga kjo situate ku te pamposhturit e sotem te struken dhe mos te shihen me duhet medoemos qe jo vetem te votojme opoziten dhe liderin e saj zotin RAMA por te behemi bllok qe te rujma voten tone perndryshe ai vend do jete i pabanueshem neqoftese qofte larg kemi nje mandat te trete te ketij maskaraj.

  33. e verteta says:

    Agim Pasha,
    paske mbledhur e permbledhur gjithe thashethemet,shpifjet,genjeshtrat e muhabetet e kafeneve qe jane bere gjate gjthe ketyre 2o viteve ne Shqiperi.Vetem te njeres ane ama,te anes tjeter,sic duket,s’ke pasur kohe ti mbledhesh.Apo s’i spjegokeke me nje gjuhe te paster e stil terheqes per te lene pa mend.He te lumte se per mendje e kuadro te tille ka nevoje partija yte.
    Raimond,
    po s’ke ci ben,o zoteri,ky eshte realiteti shqiptare:Muslimane,orthodokse,katolike.Ky realitet eshte i perbotshem.Ndryshohet dot ky realitet me urrejtjen dhe perbuzjen ndaj njeres a po tjetres fe?Bota e qytetruar e vlerson dhe e trajton ndryshe kete problem.Sepse ajo ka mesime nga historija,kur ikuizicini diqte e i nguroste njerzit gjalle,kur kristianizmi,jo larg por para disa dekadash,shkaktoi dy luftra botrore barbare ku u masakruan miljona e miljona njerez.Pa permendur mesjeten e eger me kryqsatat e cmendura,me luftrat 3o vjecare e 100 vjecare edhe ndermjet vete popujve kristjane.Shkurt,zoteri,jo se dua me dale krah muslimanizmit,por te te ve ne dukje se sektarizmi fetare nuk e ndryshon dhe permirson aspak realitetin,pekundrazi.Qytetrimi i popujve nuk arrihet me urrejtje te njeres pale ndaj tjetres.Vetem demokracija,arsimimi dhe ligjet e qytetrojne njerzimin,pamvarsisht nga llojet e besimeve.Por keto nuk arrihen shpejt…

    1. Ay qy says:

      Sa klase shkolle ke ti Llazi!?

  34. realiteti says:

    endri,
    komenti i uardes e pesoi si komentet e nje komentuesi me pseudonimin Ligji dhe si e shum te tjereve.Fshihen edhe pasi botohen.Sic duket stafi gazetes e ka te dubluar censurimin,pas te parit i fut nje kontroll dhe i dyti, per te qene te sigurte se mos ka hyre ndonje leterature e huaj e na i prish mendjen komentuesve te abonuar e te disiplinuar,qe flasin cdo dite te gjith me nje gjuhe…Nuk don opozite kjo gazete.E keni vene re se ketu kakarisin te gjith me nje ze.Keshtu ndjehen rehate.Edhe renditjen e komenteve e bejne me strategji dhe taktike,sic i ka mesuar partija:nden cdo koment opozitar ndaj pikpamjes se tyre,vene komentete qe i sulen te sipermit me te shara e te malkuara,pamvarsisht radhes kur jane shkruajtur.Lumsi ne po te vin ne pushtet perseri keta.Do te biem rehate nga opozitarizmi i besdishem, dhe te gjithe se bashku do te shkruajme e kendojme ne nje ze.Nje gje nuk koptohet:Ku ja shohin te miren ketij censurimi.Pasi ne kete menyre qe veprojne,gazeta do te kete vetem monotoni e do te pergjumet,ndersa me diversitet mendimesh do ajo do te gjallerohej …

  35. Toni says:

    Urime per shkrimin.

    Metafora e Haxhiut shkon shume me ate te Saliut.

    E ke thene shume bukur se ku gjendemi.

    Vec nga fundi nuk jam shume dakord (kur permend punen e rringjalljes). Une mendoj se ngaqe nuk besojme tek rringjallja, i kemi keto probleme (qofte llojin e udheqesve qe kemi, qofte fabriken qe i prodhon keta).

    Po te besonim tek rringjallja, atehere do ta mbanim mend se c’lloj udheheqesish po na qeverisim e do t’i kishim hequr me kohe. Nga ana tjeter po me kete memorje do te kishim kerkuar per ata pka te mire qe kemi patur neper histori.

    Me respekt
    Toni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje