-T’i flasësh hapur Gregor Ramës-
Ti iu shfaqe sërish publikut pardje me një opinion të shkruar te e përditshmja TemA. Pa komplimenta po të them se ironia ishte brilante, stili i të shkruarit si dardha nën dardhë, por ndër rreshta ndjehej dora e një “new entry” të parafinuar mirë. Si i shk(a)olluar për media&komunikim që jam, të vlerësoj me notën 8 pa hatër e të sugjeroj ta ushtrosh këtë zanat të ri, por mua si taksapagues nuk po më intereson shumë talenti dhe nuhatja jote publicistike .
Unë porsi shumë shqiptarë të tjerë kam një merak tjetër i dashur mik.
Yt atë i shërbeu kryeqytetit 11 vjet rresht dhe mosha jote e njomë nuk të bëri kurrë pjesë të influencave, klaneve apo zullumeve të Tiranës. Historikisht të kam parë rrugëve dhe ambienteve publike të Tiranës pa eskorta garde dhe lacat e babit. Madje gjatë verës që shkoi, ti ishe sërish vizitor në Përmetin tim dhe komuniteti këtu tashmë i mësuar e di që sa here vjen ti nuk ndizen sirena policie dhe askush nga administrata lokale nuk qëndron në gatishmëri të të përkëdhelë apo të të bëjë temenara. Ti deri tani je në rregull me veten, me ne votuesit dhe qytetarët, por sërish unë të druhem.
Fronëzimi i babait tënd në poltronin e kryeministrit, proces ky i pashmangshëm qershorin që vjen ,do të të hapë ty mjaft siklete. Babai do gjejë një vend të rrënuar shpirtërisht dhe financiarisht dhe rikuperimi i atdheut do të kërkojë kohë. Natyrisht që askush nuk po të lutet që t’i të kthehesh që ditën e parë të pushtetit në eminent këshilltar, por jam i sigurt që duke jetuar këtu mes nesh, ti asnjëherë nuk duhet të harrosh. Porsi i vogël dhe i madh në këtë vend ti e di dhe e përjeton ashtu si ne se çfarë modeli kemi para syve tanë këta 87 muajt e fundit.
Shkëlzen Berisha, djali i këtij kryeministri në ikje, ka kapluar çdo damar dhe venë të shtetit dhe profiteve publike. Kudo ku hedh vështrimin, dëgjon dhe ndjen praninë e Xenit.
Kur plas Gërdeci dhe njerëzit vriten porsi si sirianët e 2012-s, kur bregdeti çvirgjërohet nga uji e nga rëra, ku pylli pritet dhe një rrugë e re ndërtohet, aty shfaqet Shkëlzeni. Herë si predhë e paplasur me barut e herë si ekskavator, herë si pallat pa leje e herë si zift që asfalton krimet, herë si pisqollë që vret e herë si kartë krediti që paguan padrejtësitë. Shkëlzen e Argitë sheh kudo si në 3D anembanë këtij vendi dhe tamam porsi 3 vaktet e detyruara ditore ushqehemi më shumë me allishverishet e tyre sesa me gjellën pa mish.
Nga një çun mami që zihej me motrën për getat e kuqe, Shkëlzen Berisha tani është kthyer në model standard të rrezikshëm për mijëra të rinj urbanë e ruralë dhe admirimi për të patjetër që është stanjacion social e mental.
Me fakte e prova, media, opozita dhe raportet konfidenciale shërbimesh inteligjente na kanë treguar se pushteti i babit të Xenit i krijoi e i krijon hapësira legale e ilegale atij dhe miqve të tij, duke kanalizuar frikshëm edhe rotacionin me votë që do i bëhet mot ujit të ndenjur.
Pra, thjesht e shkoqur, kërkojmë që i njëjti model të mos përsëritet vitet e ardhshme. Askush nuk po kërkon që ti të rrish pa ngrënë nga meraku i atdheut, pa gjumë nga brengat e qytetarëve apo pa pirë ujë për hallet e fshatarëve. Ti të vazhdosh të shkruash, të punosh, të përfitosh legalisht prej të qenit djalë kryeministri, të shkollohesh, të argëtohesh, të pushosh apo pikturosh dhe kur ta ndjesh ta kritikosh ëmbël babain dhe qeverisjen e tij. Të mos llahtarisësh ministrat me SMS dhe telefonata kërcënuese, të mos mbledhësh pas vetes gangot servilë të pushteteve, të ecësh rrugëve i qetë porsi tani dhe mos marrësh mbi supe “missions impossible”. Kur e sheh që babai e tepron me kërcënime ndaj opozitës dhe gazetarëve, ta këshillosh porsi shok dhe nëse vret protestues paqësorë, ta kundërshtosh publikisht.
Ke shansin të thyesh mitin e fëmijëve plangprishës të parisë spurdhjake të politikës së këtushme duke vendosur kështu një standard të ri edhe për pasardhësit.
Greg, po ta rikujtoj edhe një here proverbin popullor “dardha bie nën dardhë”.
Porsi ironia e publicistikës tënde që i ngjan kryekëput asaj të babait, besoj se edhe shumë dardhë të tjera nga të tuat nën dardhë do të bien. Pema e familjes tënde ndryshon shumë nga pema e thyer e Xenit. Kur yt atë i rrebelosur luftonte bolshevizmin, shoku Sali i lëpihej si vemje sistemit, nëna jote nëpërmjet ekraneve sfumonte hallet dhe fukarallëkun e miliona qytetarëve ndërsa teta Lili vazhdon të sfumojë krimet dhe përgjegjësitë historike të të shoqit. Se si është rritur, përkëdhelur, mësuar e çfarë edukate ka marrë Shkëlzen Berisha, tashmë e dimë, iu zbulua…
Po vjen radha jote Greg!
*facebook.com/bledi.mane
Bravo Bled Manja, e ke kapur shume bukur temen! Duhej vertete nje shkrim i tille.
O kur..e gjej nje pseudonim tjeter!
Ashtu si ti Bledi(nip i Verçishtit) dhe Gregu i jeni futur rruges se mbare dhe te qete qe ti flisni tere shqiptareve me zemer te lenduar nga realiteti zullumqar i getos shqiptare e dinastise bir e bije te berishllaroviçeve.Secili nga ju ka menyren e vet te te shprehurit dhe te menduarit dhe ju lexojme me vemendje dhe per aresyen tjeter se ju keni shtegetuar shume neper vendet europiane dhe u vret realiteti shqiptar.Ju pershendesim dhe mirepresim shkrime te tjera.
Pershendetje zt.Frasherlliu!Flm per komentin te letra e Gregut,ishte nje pergjigje qe me detyroi te reflektoja.Kishit te drejte.U censuruam nga moderatori,nuk e di arsyen,nejse une u pergjigja,por nuk e pashe te botuar.Sa per Blendin ,aha nuk ndryshon ai,po ska gje,ky na duhet keshtu,i keq,shuuuuume i keq!Respekte!
O Bledo. Nuk je per ate pune mer lal. Dukesh kokrra e servilit. hajde mer lal t’pijme noj gote raki se dukesh dora jone pijanec e linun!!!!!!
Hej Tironci…po ta falim kete radhe se e ke nga alkoli. Mendohu kur te jesh esell e pastaj shkeuaj…
Tiranco je shume i sakte –Ky artikull eshte nje artikull nen moton kaure_
_______Kiss each other’s ass……
Keta kauret jane si komuniteti hispanik ne USA , se ata kane zakon qe mburin vetem njeri tjetrin pavaresisht se jane komplet trapa
Ky bujku kaur me kete emer qesharak Bledi Fartaqis eshte komplet tip rembythje fshati se ky i fshin ato komente qe s’i vijne pas avazit ,
_Ashtu si cdo shtepi ka nje hale , gazeta Tema ka hale-Bledin
Pse e keni fshire komentin time te meparshem ?
eshte i trashe ai qe ngaterron servilin me njeriun dashamires. Thjeshte nje fatkeqesi
Ku te vete ajo mendje e holle o BLED TRIMI.KOMPLIMENTE.
Shpresoj te jete ashtu si thua ti, por kam frike se do zhgenjehemi prape.Edi Rama eshte nje Sali i Ri por pak me i moderuar sepse ka lindur ne Tirane. Koha do ta tregoje
Te jeni i sigurt qe as qe nuk krahasohen dy familjet, e rrjedhimisht djemte e tyre. Xeni eshte rritur duke degjuar te jemen Lirine te shante e turfullonte kur shihte vjeherrin e saj Rame Berishen qe te flakte poshte divanit berthamat e ullinjve! Kurse Gregu?! Gregu eshte tjeter gje. Ai eshte ne djale gjithe edukate e qytetari te cilen e ka te trasheguar dhe brumosur si nga prinderit, ashtu edhe nga gjysherit. Jam i sigurt qe Gregu do i zhgenjeje pozitivisht shqiptaret, dhe vetem atehere shqiptaret do kuptojne nivelin kuturor dhe qytetar te gjithkujt qe ka udhehequr kete vend qe nga krijimi i tij!
Kur krahasohet geni i Rames vs Berisha eshte per te ik me vrap.Nuk ka si te ndodhe ndryshe edhe tek femijet e tyre.Sala eshte rritur si pabuks,i pa pare,imagjinoni,17 vjec ka veshur kepuce dhe ka shkelur per here te pare ne asfalt.
Bledar djali, eshte hera e fundit qe shkruaj posht editor-jargeve te tua per Edvin psikopatin. Po mundohesh me menyren tende ti hysh ne zemer lakuriqit po me sa shoh experienca gazetareske e nje zone rurale si ajo ku jeton o Bledar, nuk po te lejon te parashikosh gjerat ashtu si duhet. Edvini nuk behet kryeminister se nuk eshte me shume shqipetar se Saliu, perkunder me i rrezikshem se ai pasi jane manovrat dhe kompromiset e tije qe Saliu po bene kerdine mbi popull tere keto vite dhe byth-lakuriqi ferkon duart dhe shkruan libra(ne qofte se i shkruan vet). O shoku vorio epirot! Ai eshte thjesht nje piktor i deshtuar, qe nuk ka asnje lidhje me politiken dhe asnje nerv nuk i rreh me nervin e popullit prandaj boll me thurje hymnesh e lepirje si Alfons Gurashi qe i bente Enverit. Eshte turp Bled, mundohuni ti permbaheni etikes bashkohore gazetareske per te qene ne popzite me cdo qeveri qe ti sherbesh sadopak popullit tend jo vetem Edvineve dhe Bledarit. Se po vazhdove keshtu ferko njerin dhe denigro tjetrin do riaktivizohen komisaret e policise e do ti kesh punet edhe me keq neser…
TonyUSA,
Jane dy modele qeverisjeje: Tribali i Saliut ku femija, Zeni, eshte I detyruar tu bindet thirrjeve klanore …. dhe modeli qytetar ku femija mundohet te evitoje vemendjen e publikut per postin qe ka i jati!
Veshtire per tu pranuar por Kjo dallon shtetet qe mbijetojne!
REspect!
Kot se ve emrin “Bujari nuk degjon”. Spo bej krahasim genesh, por karakteresh dhe sjelljesh, sepse si Saliu ashtu dhe Edi e kane mbytur zerin kunder brenda Parive respektive. Qeke bo me te thene ” te paskan pjerdh ne vesh o Bujar”
Bledo ty te bente te vecante fakti qe shkruaje pa u menduar shume ato qe ndjeje. Nuk e di pse po ke marre ca poza prej servili tipik me keto shkrimet e fundit.
Xeni fle gjume nen hijen e endrrave te te atit se edhe35 vite te tjera do te shaloje kalin e kryeministrit dhe sipas Tij i bie qe aty nga mosha 65 vjeç,ky do te jete i qetesuar se shpirterat e 26 te vrareve ne Gerdec, nuk do ta ndjekin pas si hije per mekatet e tij.Ndersa Gregu,do te jete me krenar ,pasi nuk e ndien friken, se nuk ka perse te kete frike, ai nuk do te kete ekskorte sigurie,do ta beje gjumin te qete, do te gezoje me teper respekt nga moshataret dhe gjithe shqiptaret,ndersa Xeni dhe Argita do te bredhin neper bote per te gjetur vrimen e miut .
edhe ky shkrimi yt ,brilan dhe shume domethenes…nje porosi qe vertet ja vlen per ate djale.
o bledi cme kujtove radhat e dikurshme,nuk e di ka ndonje para teje aty qe ka vendos shishen ose trasten qe ta pyesesh – a hapet vitin tjeter kjo shitore!? po je i pari qe e ke xan radhen me kete shkrim shume te dobet dhe servil (qe kam pas nje opinion krjet ndryshe per ju)te keshilloj te kqyresh tabelen aty siper ku thuhet “ketij objekti i ka dal pronari ky biznes eshte i mbyllur”
Nuk i ngjan Shkelzen Berishes se Shkelzeni eshte sekser dhe hajdut pronash nuk eshte publicist se nuk ka tru eshte injorant. Mire e ben krahasimin Blendi Mane, shume e forte analiza. Tamam kuptohet edukata e Shkelzen Berishes eshte edukuar nga prindet e tij si xhvates dhe grykes per para duke sulmuar dhe vjedhur pronat e shqiptareve nepermjet pushtetit te babait.
Qellove si kalama o Mane. Shkrimi yt eshte shume i dobet dhe patetik. Ti je nje kopjac i keq i Tos kumarxhiut nga Viena qe flet shume dhe nuk thote asgje. Mane ngele gjithmone medioker. Shkruaj nje here si duhet. Qe te jesh permetar nuk do te thote qe mund te shkruash bukur si Naimi.
Xha batoja eshte me ty o Bledi!ashtu eshte dardha bie nen dardhe,e mire i thua atij djalit te ri te kete kujdes e te mo na i ngjaje Xenit te Berishajve,e qofte ashtu sic thua zotrote.Po nje gje te sakte po te thote batoja tya,degjo mua!a ka ndonje plan keta te PSse e FRD me qe jane se bashku aty ne Parlament te bashkohen e te qerojne Qeverine sa me pare e pa i zene Nentori? kjo po,pa po pritem deri mot me 2013 te benen zgjedhjet ja u ben gjemen Saliu ketyre o djale e ste ben per burre ai,se ke pare si ja u mer mu perpara syeve e ne mes te dites as pjerdh per njeri ai,opo degjo mua ti e Bledo,urime o djale nga Batoja.
“Fronëzimi i babait tënd në poltronin e kryeministrit” ?! What the fuck ?! Plako uli pak xhirot e motorrit, kryeministrat zgjidhen nuk fronezohen, kurse froni trashegohet. Apo mos e ke fjalen gjetiu dhe po profetizon qe pas Edit do behet Gregu kryeminister?
nje vit qe permeti ka ndryshuar. u rizgjua kultura dhe rinia. cdo muaj kemi aktivitete, njerzit e paragjykuan por tani e mbeshtesin bledar ahmet manen. ne ndjemi mire me bledi manen drejtor kulture. faleminderit gilberto jaces qe e solli ne permet patriotin tone.aventurier i lindur, i zgjuar, me familje te respektuar, djal qe flet hapur dhe trim qe mitat havarin e beri te flas me vete qe tani ri si mut se na cau carin kur erdhi, djal qe shkruan me emer e mbiemer jo anonim pa frik.bledar mane e ka pranuar te kaluaren dhe po punon sic duhet. jepi o bled djali dhe mos e rruaj. ky miti muti siper me kete koment po ka bythe dhe zemer le te flase hapur. respekte tema dhe gjithe lexuesve te saj, fitore opozita .urimet e mia edhe per mero bazen nga oltion bezati permetar 100%
Mos mor burre, u shfaqen prape keto te administrates, keto komentusat lapera te sales. e prishet radhen mor njerez. administrata e pedese komenton pas ores 11 cdo paradite ca keni qe futeni on line qysh ne darke mor, si nuk u mesuat me radhen dhe me edukaten. oj jozefine, o flamur, sokol, ridvan foluni more ketyre laperave qe keni ne pune. mesoini mor te reagojne me kujdes se bien ne sy, na felliqet xenin mor me keto nderhyrje. merruni me fshehjen e provave dhe te krimeve dhe te vjedhjeve. ska me kohe erdhi qershori o trangulla
Blendiiiiii,te rente e mira e te sjellte ne vete!Sa hapa gazeten,lexoj Xeni dhe Gregu….Ore çfare jane kto krahasime…lere djalin rehat,mos i trego tmerret e ktij vendi,,mos i trego qe injoranca e gershetuar me pushtet lind perbindesha,,,mos i trego e çfare te them me une,,çfare mos ti tregosh me pare,,,,jo,jo,mire ben qe i tregon,sepse keshtu me naivitetin dhe edukaten qe te jep qyteterimi i botes,nuk do gaboje si beme ne!Tregoja,te gjitha,ate zenien per çorapet e kuqe nuk duhet ta kishe thene,do me skuqet çuni,,,po çfare te bejme ne ty,,je nje e keqe qe duhesh,si vaksina,duhet te krijojme imunitet,sidomos kta te rinjte si Gregu.Nuk ka note qe te vleresoj thenien :babai do gjeje nje vend te rrenuarr shpirterisht,,,frika ngelet:po babai-kryetari si eshte???! ZOTI NA NDIHMOFTE!!!!
Ka nje ndryshim rrenjesor midis prejardhjes nga shpellat e Vicidolit adh Qytetarise, qe sigurisht shfaqet edhe ne sjellje.
Historia ka treguar qe kur fshatari ngrihet ne pushtet si ne rastin tone, vetem fatkeqsi ndodhin dhe pa dhune zor se e leshon karriken.
Flm Bledi.Mos rresht se shkruari o njesh,se na kenaqet shpirti kur te lexojme,dhe po keshtu mund tu hapen syte sadopak dhe druvareve dhe lopçareve te Sali talebanit.
O Rajmond, je nje rrote K*.., domethene Rrote karroce.
Te jap titullin e nderuar MALOK!!! Merre dhe gezoje!!
Po qe se ben pashaportizimin ne Vicidol, do ishte nje sukses i madh per ty, uroj ta besh shpejt, se do te zihen vendet!!!
Ha, haaaa, haaaaaaaaaaaa..!!
E ke bere ca here kete komentin e djalit te pashem te berishes po duket qe je kokrra e boles se ai ka qene kalama kur ka ardhur barbara bush ne tirane. edhe gomari kur eshte i ri duket i lezetshem. Nga fjalet anglisht qe ve aty ketu duhet te jesh ne usa. Edhe ne mars po te vesh prape bytho do ngelesh. Hajde tung e ta hipte xeni…per te te bere qejfin
..I Nderuar Bledi, ju “Njohe” vetem nga Shkrimet qe Beni..por edhe une si nga “Pshati” qe jame, do ti theme nja dy “Llafe”..dhe po qe se nuk te Pelqejne mos ma Merr per keq se i pashkolle jame une.
1-Cen(Shkelzen) Sllobodanka Berishes, i Merre te keqen ti, sepse si Babi-Saliu qe e mori Grune Sllobodanken qe e beri emrin Liri, nga Malesia
edhe ai ne Gjyrmet e Babit e Mori nga Kosova..dhe c´fare nuseje se:Te rruar dhe te c´puar themi ne Labo-Mallakastriotet…Tani nese e thoni edhe ju..s´ka problem.
2-Kosovare prej Suedie…dhe me Letra Suedeze or Babam..si thone Shaka..pra Ceni e ka nje Dore ne Floririn e Shqiperise..dhe nje Dore te “Ulluku” i Kosovares Suedeze….
3-Tani ti do te me kthehesh dhe do te me thuash “Kollovare” Suedie..po si ti ja beje Ceni…Me mire se sa “Kollovare” Shqiperie….
Hajte ze u zgjata shume…i ka Punet e Kryera ky Ceni i Sali Sllobodanka Berisha..lol
Urime per shkrimin profesional.
Je mjeshter ne shkrim..te lumte.
A mundet te lexohet on-line ky shkrim i djalit te Ed Rames ?
Zakoni1ht e filloj diten me TemA-on-line dhe e mbyll ne darke prap me TemA-online…po habitem qe me paska shpetuar.
Nejse , do te falenderoj cilindo qe me jep nje link per ta lexuar.
Urime te gjitheve.
Je nje spekullator idiot si te gjith social-komunistat qelbesira.Shkelzeni dhe Argita jane qytetar te denje te kesaj shoeqrie dhe neve shqiptaret e Gegerise kerkojme qe te gjith shqiptaret e tjere te jen e te behen si ata per nga cdo drejtim.Persa i perket atij Grigorit qe ka si baba ate ish anetarin e presidiumit te PPSH dhe faktikisht dhe fatkeqesisht jo Edvin Ramen ai per 11 vjet merrte rroga nga bashkija pa u paraqitur asnjehere ne pune dhe kete e dijne qe te gjith shqiptaret dhe ajo me kryesorja eshte se ti o Kallanxhi ke shum enderrime sikur gjoja Edvini ka per tu bere kryeminister? po akoma nuk po e kupton se qe te vij Nje ortodoks ne krye te shtetit shqiptar ai duhet patjeter te perfaqesoj shumicen dermuese te ketij populli dhe kur dihet qe Edvini perfaqeson veten 10% te popullsise dhe fut ketu edhe 10% rrufjanet komuniste te zones kriminale te jugut atehere behen gjithsej vetem 20% .Po a eshte 20% i votave per te fituar karriken e Kryeministrit ? me vdiqen keto njorante Jugistash qe e kane mesuar shkollen duke kullotur dhite.hem……
me sa lexova komentin tend ti mor shpellar vetem oxhe ose dervish mund ta besh se per tjeter gje sje me keto ment qe ke ose bari me cifteli ti kendosh nenes parti.
Ti miti miti mu,
nga fjalori elokuent dhe te kendshem qe perdorke,kuptohesh se e paske thithur mrekullisht kulturen qe te eshte dhene nga drejtorija e kultures Permet.He,te lumt,vazhdo edhe ca keshtu,qe te arrijshe persosmerine qe gezon edhe drejtuesi i asaj drejtorije…
Vunoi,fshati i njerezve te mrekullueshem.Fshati i gjysherve te Gregut.Kur e pyeten dike nga je ai u pergjigj:”Jam nga femijeria ime”.Pse njesoj eshte?- te kesh gurin per jastek e te kullosesh dhite me te rriturit i rrethuar nga ngrohtesia e neneve te jugut dhe era e myshkut qe leshojne shfletimi i librave te vjeter…
keto heret e fundit ke fillu me ja fut kot plako,,leri marrinat se sa kohe te jete pikerisht gregu i madh pra rama, sala ne pushtet e ka vendin.
evropa dhe amerika e dine mire se cmund te ndodhe me nje psikopat pabreks si rama,edhe ti e di mire se si do shkojme por thua hajt ta provojme nje here dhe kete,,,,,,,,,apo mos do behesh deputet????????????????nuk ke shanse kundrapetal do ngelesh gjitmone o mavri.
Shttt po flet Blend trafikanti. Qetesi.
Bledi,thoshe me pare qe je bere drejtor kulture ne Permet.Besoj kryetari i bashkise eshte socialist.Besoj je bere socialist edhe ti.S’ka gje,njeriu ben perpara per me mire.Shkrimi i Gregorit ishte i mire,pjesa per I-Phone me pelqeu.Te tjerat ishin dialog me veten,me ca megallomani karakteristike per moshen.Ke shkruar me doren e Fahri Balliut.Femijet behen pjese inevitabile e pushtetit,sidomos kendej Ballkanit eshte tradite.Shiko greket,kane 40 vjet qe dy-tre familje furnizojne me politiksa.Dhenia jote e notes 8 eshte nje surprize,pse jo me”mik”nje dhjete.Do kishe shanse me shume…Sinqerisht nuk te lexova deri ne fund,se po pretendon te besh piktorin(furçat i ke zgjedhur gjigante)per here te pare.Lexoje edhe njehere kete qe ke shkruar qe t’i vesh noten vetes.
Të lumt o BLEDI vëllau’ shkrim tejet i goditur’ të lumtë q’ e ke sjellur laukuriq SALI TALEBANIN dhe familjen e tijë TALIBANEZE. BRAVO…
Shrimet tuaja kene vlera te cilat,nje i vuajtur,nje njeri me nivel,e me shkolle,te mare me djerse i kupton dhe te jep te drejte.Por Z.Blendi ketu ka diçka qe nuk shkon: Ne qoftese do marim thenien e Mustafa Nanos,qe duhet te bashkohet i miri e i keqi i ndershmi e poshtri,maskaraj dhe hajduti,per te permbysur kete regjim,jam me Ju se do behet Edi kryeminister.por….mos haroni se keni perpare Saliun…ate qe vret,ate qe larot e tij dje e gjakosen shoferin pa faj ne mes te rruges,Saliu ka ngritur SHIK-un e viteve 1997 dhe per çudi nuk foli as Amerika,as Europa,dhe nuk po flasin dhe sot,dhe nuk do flanin as neser,kur votat do vidhen,kur njerezit do rihen,kercenohen,burgosen.A ka me ndonje institucion qe do e ndaloje? Kush ? OSSC.qe eshte bere turpi i botes ne Shqiperi,Europa qe po na poshteron perdite me dhenien e nje statusi,pa plotesuar asnje kusht,kush do e ndaloje??
Pastaj mos haroni dhe qendrimet e PS dhe Edi Rames,te pa moralshme,peshty sot e lepi ate qe peshtyre,jo ne nje çeshtje,por ne shume,dhe keto qendrime,jo parimore,qendrime te frikes,ndaj pasurive te fituara jo ne rruge te ndershme,te tij dhe te drejtuse e deputeteve te tjere te PS,kane humbur besimin ne kete force,dhe kane shume te drejte.Sot ne gazeten Shekulli eshte nje pyetje,qe PS a do te prishe konçesionet e dhena nga PD? Dhe pergjigja eshte 50% me 50%.Pra gjysma e popullsise nuk ka me besim,se gjaku,mundi i 70 viteve,e puna e 3 brezave do ti kethehet te zotit,qe pronat e vjedhura do kethehen,a me kupton zoti Bledi? Shume rjedhje votash so kete PS dhe ne nje te ardhme qe nuk eshte larg,me keto qendrime,edhe me shume rjedhje do kete dhe do arijme qe nuk do jete force e pare percaktuse.Une flas nga njohja qe kam,nga kontaktet me shume njerez dhe besimi eshte shume i ulet,prandaj mos e beni kryeminister ne keto shkrime.Ketu gaboheni.
C’do parti meriton Shkurte Pal Vaten qe ka. Bledi e loz mire Shkurten, ne mos qofte Shkurtja vete qe s’ka vdeke akoma…
FALEMINDFRIT BLEDI, SKA KOMENT
me pelqen sh artikulli sepse ndonjehere njeriu eshte mire te beje krahasime edhe te tregoje te verteten.e them kete se grekun e kam pas ne gjimnaz 2vjet dhe kurre nuk e kam pare te ngrefosur ose si djalin e dikujt por perkundrazi si njeri sh te perulur edhe te sjellshem