Kronikë në baltë!

1 Tetor 2012, 20:23Editorial TEMA
Kronikë në baltë!

Nga Mero Baze 

Ismail Kadareja mund të jetë pas disa ditësh fituesi i çmimit Nobel në Letërsi! Të paktën teorikisht ekziston mundësia që juria e Nobelit të ndalet tek ky emër, që ka dy dekada që i shfaqet dhe zhduket në tavolinën e saj. Nëse kjo mrekulli ndodh, Shqipëria realisht merr një nga dhuratat më të mëdha nga një qytetar i saj. Deri më sot dy nobelistët shqiptarë, Nënë Tereza dhe Ferid Muradi, janë me gjak shqiptar, por jo qytetarë të këtij vendi.

Por meqë kam të drejtë të them se kjo ngjarje ka shanse edhe të ndodhë, kam të drejtë të parashoh se sa të turpëruar do të jemi ne si shoqëri dhe si intelektualë, kur ndonjë gazetar perëndimor, nga ata që na marrin seriozisht si shoqëri normale, do vijë e të shkruajë si e kemi pritur ne marrjen e këtij çmimi. Muaji para Nobelit të mundshëm, është një kronikë e shëmtuar e shkruar në baltë për njeriun që më shumë se veten, mund të nderojë Shqipërinë nëse merr këtë çmim. Ditët para Nobelit të mundshëm, ia kemi bërë këtij shkrimtari si ditët më të neveritshme të jetës, duke e futur në një dialog të dhunshëm me një plakë, që kërkon të hakmerret ndaj historisë që e ka harruar edhe për ta ndëshkuar, edhe për ta nderuar.

Kjo kronikë e shkruar në baltë ndaj figurës më të madhe të gjallë që kemi, duke e lidhur dhunshëm me figurën më të errët të gjallë që kemi nga historia jonë, është në të vërtetë dimensioni më i dhimbshëm i shoqërisë shqiptare dhe mungesës së vlerave të saj. Debati nuk lindi aq spontanisht sa duket, por u kërkua me ngulm. Kërkesa e Kadaresë për dorëshkrimin e tij është një çështje shumë private e tij, që në fund të fundit tregon se nuk ka raporte personale me vejushën Hoxha, por ka pasur raportet e diktuara nga pushteti i asaj kohe. Sikur Ismail Kadareja të jetonte në një shoqëri të lirë, bashkëkohës me Nexhmije Hoxhën, kurrë nuk do t’i kishte shkuar në mendje t’i çonte asaj një libër me dedikime apo një dorëshkrim paraprakisht. Pra, vejusha Hoxha nuk i ka marrë ato libra apo ato dedikime si një vlerë intelektuale, apo si pjesë e një miqësie normale me shkrimtarin, por si pjesë e një pushteti që tentonte të parakontrollonte dhe krijimtarinë e tij. Në shtëpinë e zonjës Hoxha mund të jenë dhe dokumente të tjera me vlerë për Shqipërinë, mund të jenë amanete politikanësh naivë, që dënoheshin, por mendonin se Enver Hoxha nuk dinte gjë, të keqkuptuar, që tentonin t’i shpëtonin dënimeve duke kërkuar ndihmë tek gruaja e Diktatorit, mund të ketë ditarë apo sende personale të shumë figurave që komunizmi i gjeti gjallë dhe i groposi pa nam e nishan. Ç’të drejtë ka kjo grua të jetë ende jo vetëm pronare fizike e një koleksioni të dhunshëm të kujtesës kombëtare, por dhe një shantazhuese e padenjë si grua, ndaj njerëzve që i ka detyruar të deformojnë jetën e tyre dhe të bëjnë kompromise për mbijetesë? Ç’të drejtë ka kjo grua ende sot, që viktimat të përbalten pse fati u ka rënë të kenë pasur punë me të, jo në një shoqëri të lirë, por në një shoqëri me një zgjedhje: ose me ata, ose në varr? Por kryepyetja është përse shoqëria jonë sot, intelektualët dhe elita e këtij vendi, i lë hapësirë një përbaltje të tillë të një prej njerëzve që ka ende në dorë t’i bëjë mirë këtij vendi siç është Ismail Kadareja, përballë një gruaje, që e vetmja gjë e mirë që mund të bëjë është të mos jetë më?

Kronika e një muaji para shpalljes së Nobelit, në median shqiptare është një kronikë turpi, e diktuar nga mediokriteti dhe antivlerat, që mendojnë se shqiptarët ngazëllehen nga sepetet Hoxhës më shumë se sa nga librat e Kadaresë, që mbajnë në bibliotekat e shtëpisë. Shikoj një reagim të turpshëm në blogjet online, përfshi dhe gazetën Tema, ku njerëz mediokër, nga ata që duket qartazi që i zë libri po të lexojnë, që fyejnë e shajnë Kadarenë, sikur ai është përgjegjës për gjithë hallet dhe dështimet e jetës së tyre, për papunësinë, borxhet, dramat familjare dhe pabarazinë. Duke përfituar nga vlerat e lirisë, mungesës së censurës, por dhe anonimitetit të tyre, ata tentojnë të përdorin lirinë tonë për ta na ofruar si vlerë diktaturën dhe personazhet e saj. E bëjnë këtë injorantë brenda vendit, meskinë dhe mendjendryshkur, të shkolluar smirëzinj dhe emigrantë të frustruar, pa menduar se nëse Shqipëria do të marr Nobelin një ditë prej tij, njerëzit më të fituar do të jenë ata që shikohen me përbuzje rrugëve të Evropës si shqiptarë të Sali Berishës e Fatos Nanos, që shquhen vetëm për krim dhe korrupsion, apo si shqiptarë të Enver Hoxhës që shquhen për njerëz kokulur dhe pa dinjitet. Shqiptarët e Kadaresë, do të jenë doemos më krenarë dhe më perëndimorë se shqiptarët e Hoxhës, Nanos, Berishës apo qoftë dhe Edi Ramës nesër.

Kjo fushatë përbaltëse ndaj tij, ky standard i ulët i saldimit të tij me një pjesë të ndyrë të historisë sonë dhe personazhe që i ka harruar dhe vdekja, në fakt dëshmon se ne nuk meritojmë të nderohemi me një vlerë kulturore botërore siç është Nobeli. Në shoqëri po fitojnë forcë sërish instinktet e frikës ndaj vlerave politike, nënshtrimi ndaj së shkuarës dhe së tashmes politike, duke stimuluar intelektualë puthadorë jo më ndaj Enver Hoxhës, por dhe ndaj sozisë së tij të hershme, Lulëzim Bashës. Janë ata që fotografia e Sali Berishës në varkë dhe oxhak me fëmijët e Enver Hoxhës u duket vlerë dhe beteja e shkrimtarit për t’i mbijetuar diktaturës u duket mëkat. Dhe kur mendon që kjo kategori tashmë të bën dhe gjyqin për një vlerë unike kulturore që kemi, atëherë e kupton se në çfarë kënete jetojmë.

Do të ishte e mrekullueshme që pas disa ditësh emri i tij të shqiptohej si nobelist dhe e turpshme për shoqërinë tonë se kush e ka përfaqësuar në muajin e fundit para Nobelit dhe kush do ta përfaqësojë pas tij, nëse ndodh mrekullia. Por dhe nëse mos ndodhtë, e rëndësishme është që Shqipëria është në garë me botën me Ismail Kadarenë dhe jo me Nexhmije Hoxhën. Me atë për fat të mirë e kemi humbur garën, edhe pse mund të konkurronim ende me Korenë e Veriut.

Shqipërisë do t’i mbetet si vlerë “Kronikë në gur” dhe si turp kjo “Kronikë në baltë” kundër Kadaresë!

94 komente në “Kronikë në baltë!”

  1. tourkofagos says:

    bravo Mero,si gjithmone i SAKT!

    1. miri says:

      Mirë e ke ti more fagot për Meron, por para se të shkruash mëso të shkruash sepse ke një jetë që shkruan ashtu sic flet ne hanin e fshatit. Shkruhet saktë dhe jo “sakt”, o sakat i gjorë…

    2. shpati says:

      Te lumte Fred Dibrani!
      Kjo eshte e verteta e jo servilosjet,qe bejne kelyshet e sotem per nje kocke!!!
      Pas 90-tes,SHQIPTARET KISHIN MUNDESINE E NDERTIMIT TE NJE SHTETI ME TE MIRE ,PA LUFTE KLASASH E PA PERCARJE!!!
      PASURIA KOMBETARE TE MOS SHKATERROHEJ E GRABITEJ ME GJOJA PARULLEN KRIMINALE TE LUFTES KUNDER KOMUNIZMIT!!!
      Sali Berisha eshte ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE se gjithcka e ndertuar ne kohen e ENVER HOXHES ai e DOGJI,E GRABITI DHE PO U FAL TOKEN DHE DETIN TE HUAJVE!!!
      Ai mbolli FAREN E PERCARJES midis shqiptarjes,gjoja ne emer te LUFTES KUNDER KOMUNIZMIT!!!
      Te gjitha kane qene dhe jane ne sherbim te agjenturave serbe e greke,agjent i te cilave eshte Berisha HAPUR E FSHEHUR!!!
      Perfytyroni per nje CAST sikur te mos ishin HIDROCENTRALET E ENVERIT,se sa dite do JETONTE SHQIPERIA GJALLE!!!
      ASNJE DITE!!!
      BOLL KAQ PER TE VLERESUAR ATE QE BERI ENVER HOXHA DHE MJERIMIN DHE PERCARJEN KRIMINALE,QE PO BEN SALI BERISHA!!!
      Per me teper kerkon te na beje TRADHETARIN Ahmet Zogu HERO!!!
      TURP I MADH!!!

      1. Agim Tare says:

        Te lumte o bir o Fredi…o djal o Fredi me lote ne sy lexoj shkrimin tend, C’ube keshtu?! DJEMTE E PENES MUARRE RRUGET E BOTES MAGJINARE )lajne pjata dhe kazane ne per bot) kurse jevgu ne rrugen Elbasan, Sali Sllobodanka qe o qef….O SE HAROVA e kishem fjalen ne baca Kadare i penes ish Edhe eshte temir i solli keti popull dhe Kombit!? “Kadare shkruante mbi ate leter te piste “zerpopullit” kunder emigranteve, patriotve,amerikes” shkruante mbi letrat e kuqe thurte lufdata Stalinit,Leninit,Mahos,AAAAAA une jame nje cope (plak)nuk mbahem dote ne kembe gishti mutha do ti jepnje Kadares ate qe (meriton) EJANI O DJEMTE E SHQIPERIS, O ZOTI I MADHE KU ESHT (AVNI RUSTEMI)

      2. Tani says:

        Perfytyroni per nje CAST sikur te mos ishin 6000 TE PUSHKATUARIT pa gjyq dHe mijera te rrenuarit burgjve dhe internimeve, se sa ndryshe do ishte SHQIPERIA!! Perfytyroni nje cast sikur elita INTELEKTUALE e nje kombi te mos ishte Shuar nga dora nje monstre!
        Sot nuk do te kishte as pjella komuniste te tipit Sali Berisha..

        Por si gjithmone, nje popull primitiv nuk e di vleren e lirise dhe admiron sundimin. O sundimtare o te sunduar!

        Skllever e bij sklleverish!

        1. njeri prej nesh says:

          “Tani” je i fustruar e kuptoj por kur bene krahasimin E. Hoxhes me Sali Serbin ateher vella ik te ndonje psikiater se…te ben dem per shendetin ,jo per gje!

        2. anticensurë says:

          tano,
          halla e ka të rrafshtë mor shpirt,ti po ashtu!trurin!

        3. zefi says:

          Ore Tani,kam ca ilace te mira per ty!!
          Ata te pushkatuarit pa gjyq nuk i kemi,por kemi 23 vjet,qe kemi tre GJALLET e persekutuar,qe sot jane ne GREVE URIJE!!!
          HAAAAAA!!!
          Ky eshte KAPITALI DEMOKRATIK I Sali Berishes!!
          Boll na cate TRAPIN me FANTAZMEN KOMUNIZEM,QE NUK EKZISTON PREJ 23 VJETESH,POR MERRUNI ME FASHIZMIN BERISHIAN,QE PO E SHKATERRON SHQIPERINE!!!
          Ku jeni ju trimat e djershem,qe thoni se keni kundershtuar DIKTATUREN KOMUNISTE???
          LECKA JENI SE PO JU SHIKOJME PREJ 90-tes e deri me sot,QE KENI MBESHTETUR PER TE ZEZEN TUAJ NJE ISH KOMUN IST FASHIST SI BERISHEN DHE SOT KERKONI PRAP DEMOKRACI!!!
          JU PRANUAT LUFTEN E KLASAVE,QE E NDATE POPULLIN NE ISH KOMUNISTET DHE DEMOKRATET!!!
          Keni patur rastin,qe t’i FSHINIM NJE HERE E MIRE KETO NDARJE,POR E HUMBET SHANSIN DHE TANI I KENI FRYRE ZJARRIT TE PERCARJES PERFUNDIMTARE:SHQIPTARET SOT E URREJNE NJERI TJETRIN ME SHUME E ME EGER SE PARA 90-tes!!!
          DHE KJO ESHTE “MERITA” E VETME E JUAJ NE KETO 23 VJET SKETERRE!
          KAQ MUNDET TE BENI JU,O MESJETARE,SE GJITHCKA U NDERTUA NE 45 VJERT SOCIALIZEM,JU VETEM E KENI DJEGUR E GRABITUR!!
          PER TJETER PUNE NUK KENI QENE,NDAJ ENVER HOXHA UA DINTE VLERAT ANTI SHQIPTARE,PRANDAJ JU KALBI NEPER BURGJE E INTERNIME!!!
          HALLAL I PACI!!!
          EDHE BERISHA TE NJEJTEN GJE PO BEN ME JU!!!

          1. xhoni says:

            Ku jane te perndjekurit politike,qe pretendojne tash 22 vjet se kane KUNDERSHTUAR DIKTATUREN KOMUNISTE???
            Para ca ditesh vetem 2 vete hodhen qeskat me miell ne rrugen ku kaloi Berisha,ndersa te tjeret i mbushen breket!!
            Po tani ku jeni o LANGARAQE,QE NUK MBESHTESNI SHOKET TUAJ ,GREVISTET E URISE,POR RRINI NEPER SHTEPI E KLUBE???
            DEMOKRACIA E JUAJ E DIKURSHME KA QENE SI AJO E FILMAVE VIZATIMORE,SE PO TE ISHTE NDRYSHE,DO TA TREGONIT EDHE SOT!!!
            VETEM ZJARRIT TE PERCARJES,QE NDEZI BERISHA,I KENI FRYRE!!
            Shqiptaret u ndane ne DEMOKRATE E SOCOALISTE,NE VERIORE E JUGORE,NE GREKE E SERBE etj!!!
            ULURIMAT E BERISHES NE PARLAMENT E MITINGJE,NE PERURIME HALESH E COPA RRUGESH NUK JANE GJE TJETER VECSE NJE VEPER KRIMINALE,QE JU VEWTE E KENI MBESHTETUR DHE PO E VUANI SOT!!!
            SISTEMI QE KEMI PREJ 90-tes ESHTE FASHIZEM,ndaj BOLL NA DERDELLISET PER LUFTE KUNDER MULLINJVE KOMUNISTE ME ERE,QE BERISHA DHE JU I FRYNI TERE KOHES,PER TE FSHEHUR KRIMET E VETA KUNDER POPULLIT!!!

    3. Bravo fred dibrani says:

      Bravo fred dibrani.
      Intelektual dhe patriot I vertete.
      Urime
      Uroj kadarwne e madh per nje fitore te madhe

    4. preng sherri says:

      respekt Fredi!

    5. Shqiperia do te behet nje dite says:

      Po normale qe keshtu ndodh ne nje vend ku antivlerat shiten si vlera,ku njerezit e ulet mbizoterojne dhe ngrihen ne piedestal cdo dite,kurse njerezit e medhenj dhe figura te kombit shqiptar ulen dhe perbalten cdo dite.Natyrisht qe dhe ne qe komentojme keshtu kemi pjesen tone te fajit,perderisa lejojme te ndodhe diçka te tille.

    6. Tirona says:

      Kete shkrim te Fred Dibranit ju te Temes duhet ta botoni ne faqe te pare. Te lumte o Fred Dibrani.

    7. genti says:

      Mero gjithmone sakte shkruan po ti grek i felliqur shqiptar gjakprishur zhduku nga ky forum se sa here te shohim na vjen per te vjelle.

    8. Tefik Caushi says:

      E quaj diktator Enver Hoxhen. POR, ai ishte me i mire se keta qe i zune vendin me pas:
      http://www.youtube.com/watch?v=wiMchQ-YJRo

    9. feniks says:

      Vis cerri!
      Ne se pretendon se je kelysh i bashkepuntoreve te pushtuesve,dakort,por Fredin mos e akuzo se eshte enverist!!
      Jemi shoqeri pluraliste dhe akuza te tilla mund te behen vetem ne REGJIME FASHISTE!!
      Ne fakt ne FASHIZEM jetojme,ndaj edhe ti ,PINJOLL FASHIST merr guximin t’i etiketosh njerezit sipoas midese tende kriminale!!!

    10. Reformer says:

      I dashur Fredi, me duhet te them se ne jete njeriu merr ate qe i bie per fat. Por kryesorja megjithate eshte qe te mos e shqelmosh fatin tend ose te mirat qe ai sjell.

      Shqiperia nuk eshte e pasur, dhe ka shume te meta, por nje nga gjerat e mira qe ka prodhuar eshte ky shkrimtar, qe nderon racen tone, disa thone kombin, por me ze frika nganjehere nga kjo rrace te ciles i perkas edhe vete… dhe qe me zor mund te quhet komb… tashme.

    11. Reformer says:

      Mero! Je thjesht i paarritshme!

    12. kovi says:

      Nuk mendoni, o njerez, o intelektuale, se kjo tema-online, po behet nje vend ku po i behet osana Enverit? Ketu ke mberritur o, Mero, qe shkrimet tuaja te behen shkak per te ngritur ne piedestal diktatorin me te eger, njeriun qe izoloi e persekutoi nje popull te tere per 50 vjet rrjesht, pasojat e te cilit po vazhdojne ti ndjejme edhe pas 22 vjetesh! Po ky popull qe kerkon perseri Enverin, me sa duket e ka marre malli per 1 kg mish me krimba ne jave per te ushqyer kalamajte.

    13. linda hoxha says:

      konstatim i drejt dhe korekt ky i juaji Fred…Mero mund te ishte edhe me i drejt nese do linte ngjyren e partise se tij diku jasht diskutimit dhe mendimit mediatik…

  2. file says:

    mire se te vije çmimi Nobel,te mos ta teperojme shume te mendojme qe Shqiperia eshte qendra e botes

    1. Loku says:

      O Ben Çikago, qenke malok i zgjut ti, nuk ngaterrohesh me Ç dhe me Q, i fut nje CH dhe je ne rregull….. Beni ?in mamin e vet (Beje kete ushtrim )

  3. Donjet Liridoni says:

    Te lumte Mero!

    1. homeri says:

      —–MERO —paske lajthitur– cili shqiptare nuk do te ndihej krenar qe nje shqiptar tjeter si gjeniu yne i letrave shiptare KADARE te merrte cmimin Nobel — Pastaj eshte pune dreqi , pse ofendon shqiptaret dhe ne se ka patur kritika per te madhin KADARE ato i jane bere per qendrimet e tija politike . Dhe sa per ate qe shqiptaret e ENVER HOXHES kane qene —koke ulur–Mbaje per vete sepse ajo ka te beje me karakterin dhe me shume i shkon qendrimit te KADARES me vejushen diktatorit

  4. Artur says:

    Nobeli i dashur Mero s’jepet per meriten se ke 20 vjet qe ju rri mbi tavoline si emer,por edhe ne saje te nivelit te shkrimtarit(Qe per fat Ismaili e shpalos ne krijimtarine e tij).Por e keqja e tij eshte e kaluara e tij si shkrimtar i regjimit qe me romanet e tij na e mbushi mendjen se Partia dhe Enveri ishin perendia e shqiptareve(sepse per Ismailin ishin sepse e lejonin te botohej edhe ne 10 gjuhe te huaja,bile t’ju merrte edhe jeten te tjereve kur behej fjala per cupen e tij).Ndersa sa per krenarine qe do na jape ne Shqiptareve po e fitoi (mua s’me ben absolutisht krenar ky njeri,me mjafton Nene Tereza,dhe Ferid Murad)ajo do jete krenaria e nje pjese te madias qe i thur lavde shkrimtarit te madh,por jo njeriut te madh.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      I nderuar miku im N.Vjosa.
      Demokracia eshte bashjetesa e ideve.
      Shum bukur e keni thene.
      Ne te gjith shkruajm ne ket forum dhe ajo qe na bashkon eshte gjuha dhe atdheu i perbashket.
      Un e mbroj te kaluaren time,e rruaj brenda shpirtit,shpesh her dyshoj dhe kerkoj ne genet e mia ne mos valle aty jan te skalituar thelle tradita e beses shqiptaro-malsore,e cila ndoshta me pengon te shikoj realitetin dhe te kaluaren me sy me kritik.
      Un dua nje Shqiperi tjeter me te mire se para 1990,por ajo qe po ndodh realisht eshte nje Shqiperi si ne 1937.

  5. Altini says:

    Mero ja edhe nje tjeter gje te perbashket me Berishen, te dy doni dhe lavdroni Kadaren ? Urime per shkrimin

  6. jabanxhiu says:

    O Bobi, na knoqe me kete shkrim.

  7. shvejk says:

    Ta urojme Ismailin o Mero, mbase e merr Nobelin. Sidomos per romanin “Dasma” ,eshte kulmi i disidences.Apo ta marri cmimin per djemte e ambasadave qe i quajti llumi i shoqerise? Do tja uroja Nobelin me gjithe shpirt me kusht qe te kerkonte te pakten nje here falje ,sepse ka qene pjese e pa ndare e atij pushteti qe na nxiu te gjitheve jeten ndersa Ismailit i vrau barkun duke e lene te jetonte ne Paris. Te mos harrojme qe koleget e tij me gjithe mend disidente u kalben burgjeve,mbase sepse nuk dinin “Ku ti gjenin rrenjet e Shqiperise”.

  8. orli says:

    Mero!tani bej kujdes i ke prekur sales aty ku nuk duron,ke nexhmija.Po vdiq nexhmija,sales i ngelet vetem nje instruktor udb-ja,tjetra aty ku flet per lul bashen(lul ne nederlands)si sozi e enverit!te me falesh por gabon rende,ai eshte as me pak e as me shume por DJALI i enverit.

  9. assault says:

    Komplimente! Je si ata kengetaret qe kendojne korrekt, por nuk bejne poza.

    1. brutal says:

      Amon Amarth and Co…..

  10. nuri says:

    Eshte nje shkrim brilant, i denje per tu lexuar ne ceremonine e marrjes nga shkrimtari te cmimit nobel.

  11. FERDEROVA says:

    KUSH KUNDERSHTON NOBELIN KETE RRADHE,NUK JA VLEN TA QUASH SHQIPTARE!
    bravooo baze…

  12. makony says:

    Ne fushen e letrave dy BURRA ka Shqiperia
    ISMAIL KADARE
    MERO BAZE

  13. tani says:

    mire, ja ke fut kot plako!!
    Ne se Kadare do dilte hapur kunder diktatorit Enver Hoxha,atehere nuk do kishim Kadare!
    Ismail Kadare eshte dhe do mbetet njeriu me i madh i letrave shqip.Edhe pse bashkejetoj me diktature,Kadare kurre nuk beri kompromis me te.Ishte kjo arsyeja qe regjimi komunist e urrente per vdekje,por nuk kish cti bente,kjo dhe per merite te vet Kadares!
    Faleminderit Mero Baze,sigurisht qe si gazetar je i vetmi,ose nje lloj Kadareje ne zhanrin e gazetarise.

  14. antikonformisti says:

    Nuk besoj se europianet jane aq budallej sa tia japin ate cmim nje sharlatani.

  15. antikonformisti says:

    Uroj qe gjith komisioni i Nobelit te prbehet prej shqiptaresh komunista

  16. kaltronji says:

    dava shqiptarsh!
    si gjithnje edhe tash shqiptart duan qe ta morin provimin me mik,me t’futme mo!
    vite me rradh u pallun tu rrejt shqiptart zyrave te perndimit duke fitu azile politike te padenja dhe te pamerituara.
    po ashtu:,me mik,me te hedhur,dhe ne menyre te pasinqerte dhe me jomerite kerkojne te futen ne europe,kur te tjeret kane lene edhe lesht per te plotsu kushtet. kurse shqiptari,pa pik turpi lyp ke europjani:”he mo a bohet a s’bohet”,a thu se osht tu shit patate ke pazari i ri dhe po debato per cmimin…
    tash dun me mor cmimin nobel,”pse osht i mir”,por prap alla shqiptarce.me t’hudhne mo:nje ishkomunist grindavec me moral te dyshimt pervers(ismaili ishte ai qe mastruboi para shokve kur ishte ne eskursion rinor ne Dajt dikur,sipas thenijes se Kudret Velces,pedagog te artet),
    pra shqiptart dun me mor me zorr nji titull qe meritohet dhe nuk rrembehet.
    eshte si puna e dashnis ky Nobeli o shqiptar,femna ta jep vete dashnin kur ti e meriton,dhe po s’e meritove sado forc e potenc e pare te kesh,mund ta shtish ne dor femnen por dashnin e saj kurr.
    po shqiptart si plehra qe jan do te knaqeshin qe Isa i tyre te merrte nobelin(ta shtinte ne dore) packa se nuk e meriton.
    mjafton qe pasketaj ata do te pordhnonin rrugve te globit!!!!!!!!!
    turp per ata qe Ises duan ti veshin kostumin e nderit(qe si karakter kurr se ka pas dhe se ka),
    po a do fusi europa dhenderr ne shtpi kurvarin e pandershem a?
    se besoj…

  17. qeni i stanit says:

    Rrofte Kadare!

  18. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Jeni i qete,gjakftoht dhe kompetent ne komentin tuaj.
    Respekt.

  19. ANTI KRISHTI says:

    KOMENTE ‘KONESH’PAS GARDHIT
    Ne kemi 22 vjet qe po na drejtojne ish shurranjozet e bllokut nga e majta ne te djathte e po na rjepin te gjalle e ne meremi me NEXHMIJE XHUGLININ. DO ME VINTE TURP EDHE PSE JAM I MENDIMIT QE BERISHA DUHET TE SHKOJE NE GJYQIN E HAGES QE MBAS 20 VJETESH TE MERESHIM ME LIRI BERISHEN.POPULL IDJOT.SKLLEVER QE SKEMI Çi bejme gomarit e i biem samarit.meruni me te ardhmen e femijeve se po behemi meketare duke u marre me idjotesi .

  20. Vandami says:

    Nuk jam dakord me cilesimin “figura me e erret e gjalle ne hisorine tone” per Nexhmie Hoxhen, megjithese nje figure e erret. Ky vend eshte zene nga dikush tjeter qe eshte pa dyshim figura me erret e gjalle, madje edhe e vdekur ne te gjithe historine tone.

  21. qivaci demokratik says:

    cmimi Nobel eshte nje femen e bukur tip princeshe dashnija e se ciles meritohet dhe nuk dhunohet.
    shqiptart duan ta maritojn apo ta perdhunojne ate.
    ta marri Ismaili cmimin eshte njilloj sikur te perdhunoje nje femen te virgjen e te pafajshme..

  22. BUJAR U.S.A says:

    Te gjithe komentuesit i lexova me kujdes,bile disa syresh edhe dy here.Te gjithe kane te drejten e zotit te shprehen ashtu sic e mendojne.Me ben pershtypje qe nga komentueset me te drejperdrejta dhe qe shkruan gjithmone bukur eshte NADIA SHABANI.E pershendes sinqerisht dhe i uroj gjithe te mirat e kesaj bote.Edhe ne kete koment qe ajo ben ndaj te njejten mendim per te madhin KADARE.Ai e merr apo jo NOBELIN per shumicen e shqiptareve eshte NDER I KOMBIT.MERO NUK GABON.Pershendetje i madhi MERO.Te lutem vazhdo shkruaj se je OKSIGJEN per te gjithe SHQIPTARET kudo ku jetojne.TUNG.

  23. darsiani says:

    Bravo MERO! Nje shkrim i shkelqyer!Le te lusim Zotin se Shkrimtari me klas i Ballkanit te fitoje Nobelin, ndersa kronikat e baltosura dhe sharjet e mediokreve, kane per te mbetur pas.
    Dario, Nju Jork

  24. Alergji nga baxhellat e mafies pushtetare says:

    Mjeranet se kane kuptuar akoma qe duhen gjykuar veprat e nje shkrimtari apo te cdo artisti dhe jo jeta private e tij, por jane mesuar shume prej ketyre deliranteve qe ne vend te merren me jetet e tyre, merren me jeten e te tjereve, duke u bere gjykates dhe duke dhene sentenca pa pasur asnje baze llogjike!
    Ismail Kadarea , ska nevoje per gjykimin moral te njerezve meskin e mendjengushte , ate e ka vleresuar mbare bota, keta qe llomotisin kundra komunizmit, duhet te ngriheshin para viteve 90-te, nese jua mbante atehere t’a permbysnin ate regjim!
    Mero Baze, edhe njehere te pergezoj per cdo artikull qe ti na ofron , sinqerisht edhe ti je nje vlere per kombin tone!
    Rrespekte i nderuar!

  25. elton says:

    nje komentator pak me larte me emrin “mirel” qenka miku i nexhmijes, (fatkeqesia e kombit tone)! na qenka si ata policat qe kerkojne dymijeleksha!! urime M. baze per shkrimin, te vleresojme shume si gazetar, dhe shqiperia ka nevoje per gazetare si ju! ju faleminderit!

  26. Edor says:

    koment shum i qarte, bravo

  27. Dordon says:

    Nuk jam dakort me ty ! Për sa i përket ndjenjës ajo është pjesë e cdo krijimi !
    Por ajo që mua më duket keqkuptimi më i madh nga një pjesë e njerëzve, është vendosja e tij në Paris …
    Ku është e keqja këtu ?!
    Artistat janë shpirtra të lirë dhe ngulen aty ku mendojnë se ndihen më mirë pasi kanë mbartur me vete botë nga bota e tyre dhe pa e harruar ate kurrë !
    Unë jam 36 vjeç dhe jam larguar nga provinca që 14 vjeç por në 99% të ëndrave të mia gjendem aty …
    Edhe Kadare ëndërron për një Shqipëri më të mirë edhe si gjenial që është krijon pavarësisht se ku ndodhet ai përveç se Shqiptar është dhe botëror !
    Mero-ja e ka thënë shumë qartë në çdo rresht !

    Kadare është ngritur në sferat e larta dhe marja e çmimit Nobel , do na bejë krenarë por nuk duhet të lejojmë “llumin” e kënetes të na spërkati me baltën e saj…

  28. BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET TE BASHKOHEN KUNDER LLUMIT BERISHIAN. says:

    Faleminderit dhe bravo per shkrimin Z. Mero Baze!!!

  29. Andrea says:

    Komente dinjitoze ,per nje editoria me se te goditur.Urime z.Mero,jam nje exues i regut i gazetes TemA dhe ju pergezoj per menyren se si mbijetoni e te konkuroni denjesisht me gazeten tuaj.Editoriai ne fjae eshte nje thee e majme per gazeten dhe biznesin tuaj pasi arini te thithni nje pjesmarje te madhe te dashamiresve per te dhene mendimet e tyre.Pershendes Fred Dibranin per kthjetesine e mendimeve si dhe qetesine me te cien paraqit argumentet e tija.Ju jo pa qeim ne kete shkrim kini vene Nexhmien pasi vetem ne kete menyre ju beheni i exueshem por jo i besushem.Ismaiiit i duhej dikush qe te dukej se ja sesi ky ka vojtur nga diktatura dhe si njeri i etrave qe eshte gjeti menyren per tu paraqitur si viktime ne prag te dhenies se cmimit.Zgjidhje e zgjuar apo jo z.Mero?Ju beni mire qe i vini ne ndihme pasi eshte detyre per te ndihmuar shokun por ama mos haro se ky shkrimtar me penen e tij i beri shqiptaret qe ta shikonin Enverin si perendi.Ndoshta Nexhmia ka fajet dhe gabimet esaj por nuk eshte mire te meresh me ate qe eshte ne prag te vdekjes kur keyshe te djeshem sot kerkojne theen e te perndjekurit.Ngusheime per kete editoria qe de qarte qe ju nuk jini nje person qe anaizoni gjendien reae por shikoni biznesin tuaj qofte ky dhe ne menyre te peshtire.

  30. pelivan says:

    ” Gur i rende ne vend te vet!…”

  31. demokrati says:

    Histeria kolektive anti-Kadare kete vjeshte e ka humbur tempin e saj, qofte per arsye objektive te ndarjes nga jeta, qofte per arsye te terheqjes taktike, qofte edhe se ne perballjen me Kadaren derime tani ka vetem nje fitues. Ka nje trini te shenjte raca shqiptare, Gjergjin, Gonxhen dhe Kadaren, Nderi, Humanizmi dhe Kultura. Kushdo nuk gjen veten ne kete Trini, sikter.
    Kadare nuk ka nevoje per Nobel, Shqiperia, gjuha shqipe dhe une si shqiptar PO. Po kemi nevoje qe ne kete 100 vjetor te lirise nga murtaja otomane dhe 20 vjetor nga murtaja sllave Europa zemerkallkan te nderoj jo Kadaren por Shqiperine martire te kenduar ne vepren e Kadares.

  32. korca says:

    Urime per artikullin e sotem Z. Mero Baze. Shkrimtari yne i madh Ismail Kadare eshte nder per vendin tone dhe per cdo shqiptar kudo qe ndodhet. Edhe Nadia Shabani (per ata qe se kane lexuar komentin e saj)e ka permbledhur shume qarte pozicionin e shkrimtarit ne ate kohe. Une mbaj mend qe Z. Avni Mula gjithmone krijonte dhe kendonte kenge per partine. Sapo filluan levizjet demokratike kendoi O happy day:)Morri fund lufta e klasave.

  33. historia says:

    enverin populli e hoqi zvare, ka denim me te math se ky mos kuitojme qe e permoren.

  34. Ana says:

    Film per shrimin . Respekt per qendrimin Tuaj si njeri,si qytetar, si,gazetar

  35. hyske borobojka says:

    z.Mero ,te ndjek ne shkrimet dhe editorialet e tua,dua te them se ne rastin kur ti ben rolin e gazetarit qe si busull te tij ka te verteten je i sukseseshem dhe ndiqesh me vemendje edhe nga nje pjese e mire komentuesve ketu.Kur mer rolin e opinion beresit calon jo vetem ne kete rast por edhe ne shume raste te tjera ,ku ti perfaqeson menyren tende si e shpegon realitetin ti, por kjo nuk do te thote se verteta eshte ne anen tuaj…
    Cfare ka ndodhur se fundemi;IK thote se doreshkrimin e romanit ja ka mare ,kerkuar NH, kjo nuk del e vertete sepse deshimtari ne viziten e saj (per ta uruar si komunist i ri) ne shtepin e IK ,A.Mero thote te kunderten e asaj qe thote IK.Ketu mbyllet kjo histori.Ketu fillon spekullimi i Meros i cili na kujton ato artikujt qe botoheshin e Z.Popullit kur vizitonte E.Hoxha ndonje krahine te thelle DILNI SE tERDHI ENVERI pra edhe ti Mero paraqet se ilaci per hallet e shumta qe ka ky popull eshte se ne cfare atmosfere REVOLUCIONARE e pret populli shqiptar marjen e Nobelit nga IK.
    Personalisht mendoj se jo IK ,qe ka dhene pa dyshim shume ne fushen e letrave shqipe por edhe te tjere autore shqiptare ta marin nuk kam asnje cmire perkundrazi.Por keto opinionet e mija dhe te tuat Mero nuk vlejne para komisjonit qe ben vleresimin ata kane kriteret e tyre dhe ato do te zbatojne.
    Nuk jam nga ata qe besojne se marja e Nobelit nga IK do te ndryshoje imazhin e shqiperise,europianet jane perdite ne kontakt me lideret tane dhe dine mire se kush jane dhe cfare perfaqesojne ,pavaresisht brilantines qe ata hedhin apo kostumeve firmato,ata e dine mire se jane feudale ne mendime dhe kriptokomuniste te pandreqeshem ne praktiken politike.
    Mos mendo , se fundi se me disa shkrime ne rastin me te mire ti quajme pikante , mund te manipulosh mendjet e shqiptareve (flas per pjesen e shkolluar te saj) ,meru me ata qe ne komente te quajne “bravo Mero djali” sepse per fat te keq shqiperia ka shume akoma nga kjo kategori qe manipulohet ,dhe se ka per turp te quhen “skllever” ose medioker sipas teje.Jetojme ne demokraci dhe ka vend per te gjitha mendimet shkollat dhe opinionet ,ju po perpiqeni t beni te pamunduren te ktheni kohen prapa …….

  36. Hithri says:

    Z. bashkim dibra,

    Si heq asnje presje komentit tuaj. Bukur, sakte e shkurt.

    Mbase do t’ju interesonte te lexonit nje poeme ku shprehet ekzaktesisht cfare thoni ju ne komentin tuaj:

    http://fjalaelire.co.uk/2012/09/24/shpirt-ne-pranga/

  37. kacac w z h says:

    Mol Kadari e fitonte cmimin Nobel me plot merite po te shkruante novela a romane per 21 Janarin dhe te vraret e tij martire te liris dhe demokracis. Po te shkruante per Gerdecin e Zi. Po te shkruante per vjedhjet e votave dhe grabitjen e pushtetit nga Sala dhe pasuesit e tij “epike veriore”.Po te shkruante per ’97-en dhe cfar ka ndodh ne shqipni ne periudhen postdiktatoriale. Per korrupsionin dhe krimin e organizuar politik e shtetnor te “demokracis shqiptare”. Per kurvnimin kombtar mbarshqiptar.
    Per,drogen,prostitucionin … e “kombit elit” shqiptar,tash ne demokraci.
    Per gjakmarrjen e sotme te percudnuar nga “bijt e kanunit”…
    Te shkruaj realitetin ashtu sic esht.
    Por ai nuk e ben kte. pse?????????

  38. doktorri says:

    he shqiptart!
    duan te marrin me zorr nje cmim qe meritohet!
    por nuk e meritojn!
    eshte si puna e futjes ne europ qe s’e meritojn por duan ta sigurojn ashtu me hater.
    zgjebaruket……..

  39. Kamunisti thek says:

    E mor Mero. E sheh si tu hodhen ne grike shoket e plloretariatit? Te ishte Enveri gjalle keto hienat komuniste do te te kishin ekzekutuar per nje llaf goje. Bere mire qe i re kokes ketyre skorjeve te Enverit o Mero. Pastroje pak llumin se na u neveriten keta Enveristet keta plehra qe kane akoma nostalgji per kryeplehren Hoxha. I qiu Enveri 50 vjet dhe ju ka hap bytha tani ketyre nuk jetojne dot pa e shqyer sumen.

  40. Tara says:

    Aaaaaaaaaaaa ketu me ket shkrim e ke ndyre mero?-Sepse Jane dy gjera 1 Kush je ti qe gjykon njerezit Kush eshte I mire dhe Kush vrases 2 cperfitime te sjell zotrote qe na e Ben Kadare perendi si shqiptaret Enverin ne kohe?
    Ti ca fiton qe Kadare te mare Nobelin personalisht ta mare dhe ti bej bustin e Enverit mu ne dhome gjumi se nga gjumi met e Tija u bo ky qe eshte sot.se kete kini ju gazetaret ne shqiperi su meret vesh gjuha,,,,po mire mo shoku mero ti enverin se do ste pelqen DIKTATURA po Salen qe te shqep e dru Cepave te bllokut e do ti? Ndaj them qe ne shqiperi nuk ka drejtesi dhe po e them me plot bindje eshte toke qe se do kush se Jane njerezit te till. A je gazetar dil e thuaja gjith shqiptareve kete qe ke shkruajt ketu mos lini nom si si ai sdapi Rama qe I zgjidhni gjerat ne twitter. Dhe per ta mbyll jam shuuuuuuuuuuuummmm dakort me parafolesin dibranin ai ta ka permbledhur mire lere kafet nga blloku lexo ca xhevapi te Kane dhene njerezit per ato qe shkruan dhe jo ato qe sju pelqen ti fshini dakort.flm

  41. Baca says:

    NENA e djalit QE dashuronte vazen e kadares tregon:”lidhjet e Kadares me augury in e shtetit ishin evidente.djali QE Dashuronte vajzen e tij u arestua NBA sigurimi ishtetit ikohes SE diktatures DHE u rah barbarishte derisa pesoi tronditje te rend psiqike dhe u shtrua NE psiqiari ne ate kohe.Ai vazhdon akoma TE jet I semur.Vetem SE dashuronte vajen e shkrimtarit”.Keshtu QE ky cmim ESHTE NE pikpyetje TE madhe.

  42. denis says:

    mos u merrni me kalorsin pse i varen kembet

  43. E.Vlora says:

    Mero kur pash qe edhe Mentari te thote bravo nuk me pelqeu kujdes here tjeter.

  44. anticensurë says:

    Din Kruja
    të njëjtin shkrim e kishte shkruar para ca kohësh balli fariu tek 55 e tij për sali berishën!mos vallë e ke kopjuar dhe ke ndryshuar emrin e saliut me atë të gjeniut frikacak???

  45. Prizrenasi says:

    Mirel ,te faleminderit,bukur e ke thene.
    Shkrimtari i madh duhet ta doje me shume atedheun e vogel.!

  46. denis says:

    mos qani kalorsin pse i tunden kembet

  47. Vari Wool says:

    E drejte H.I.Mariotti, kush ka lexuar sado pak histori e di qe gjenialiteti eshte i lidhur ngushte me figurat me komplekse.
    Militantizmi, ekstemizmi politik varesia ndaj kultit shprehur ne shumicen e komenteve tregon realisht ate qe Kadareje e tha pa doreza “Jemi popull skllav” Ndryshe nuk ka mundesi qe votojme, adhurojme te njejtat plehra prej me shume se 20 vitesh.
    Mero preku temen e duhur, e solli ne menyren e duhur, dhe tani po na studion si rast.

  48. anticensurë says:

    mendim i drejtë!
    njëlloj më mirë 300€ se më vonë kush do ta dijë për veset!lindim shqiptar e shitemi grek!ke të drejtë rroftë pensioni se jeta shkon përpara!

  49. anticensurë says:

    (Jo se ata qe e kane marre e kane merituar , te kuptohemi)…….por kanë qënë më të pastër se ai!

  50. denis says:

    nese bejme nje shkarje ne retrospektive, besoj qe shume (aq me teper komentuesit nostalgjike te ketij forumi) se nje nga tezat me te te dashura te enver hoxhes dhe makines se tij propagandistike ishte krijimi i njeriut te ri. Ndersa lexoj shume nga komentet e ketij forumi dhimbshem konstatoj se njeriu i ri i enver hoxhes eshte krijuar dhe jeton. keta komentues ketu jane lakmuesi me i mire per te vertetuar se njeriu i ri,

  51. saliheqenefi says:

    vleresimi me i madh qe ismaili i ben vetvetes dhe shqiptareve,dhe une e admiroje maksimalisht eshte vendosja e tije jashte vendit te vete,d.m.th. jashte mocalit ,ka qene e vetmja menyre qe ai te mbroje vlerat e larta te tije si shkrimtare e si njeri,mendoni per nje caste sikur ta kishte ngrene sapunin per djathe e te kishte qendruar dhe jetuar ne shqiperi,do e hanin te gjalle me gjithe lecka ,ky popull ushqehet me antivleren ,vleren e ka armik

  52. Hithri says:

    Pershendetje Anticensure!

    E ke qare! Sot kam lexuar komentet me te mira dhe me me nivel qe jane bere tek Tema.

    Pershendetje te gjithe atyre qe kane dhene nje mendim te hapur, te lire, dhe kane “sulmuar” idhullin e tyre, Meron, per te shprehur mendimin e tyre te lire pa mbajtur etikete. E faleminderit Meros, qe me menyren qe ka shprehur veten kete rradhe, duke mbrojtur nje figure, te lekundeshme si I.K., shkaktoi gjithe keto komente kumptimplote. Edhe Merua eshte njeri si ne zoterinj, ai ka kufizimet e tij ne spektrin e tij te gjykimit ashtu si te gjithe ne kemi te tonin per dicka, dhe ne kete rast eshte prekur qe “dikushet” preken idhullin e tij, te “shumevuajturin”, “desidentin” Kadare. Por dikushet Mero, ashtu si te ngrejne, ashtu edhe te ulin. E kane provuar ne historine mijra vjecare te botes.

  53. anticensurë says:

    mero përmënd dy shqiptarë të tjerë që kanë çmimin nobel o lame!që të dy e kanë marrë me shpatullat e tyre!njëra me përunjësinë e saj tjetri me punën e tij shkencore!që të dy i kanë sjellë të mira njerzimit me veprat e tyre!
    mund të më thuash çtë mirë i ka sjellë njerzimit mol kadarja???
    nqs nuk hapesh dot deri tek njerzimi më thuaj të paktën çtë mira u ka sjellë shqiptarëve???
    mëndjemadhësinë e tij apo mashtrimiin e tij?
    apo atë që e shkruajta ashtu ju duhet ta lexonit kështu,kuse atë që ju kujtuat se ishte atje në fakt nuk egzistont,apo ajo që unë thashë se është e mbrekullueshme në fakt ishte blozë,apo se jashtëqitja e kombit në të vërtetë isha unë????
    sa për të lexuar o lame po të them se e kemi marrë mundimin,sidomos pas diktaturës!më parë me shum qef!nuk na ka “zënë libri”,si thotë merua,por na kanë zënë të vjellat,ka pas rraste diarreje!thjesht kundërindikacione të librave të tij të parë!sa her lexon pot diktaturëne ismailit të vjen të plasësh e thua”sa budalla kam qënë që e besova”!
    lame ça mendon si do të veproje ti?do të pranoje të mashtroiheshe për herë të dytë????
    unë….,nuk po lë meron të më mashtrojë në këtë rast e jo më molin,që ja kam pirë lëngun????

  54. AHA says:

    eduard me pelqeu poxicioni yt hahahaha …
    I SHOH ASHTU NGJESHUR ME NJERI TJETRIN NE RRADHEN E PARE NE C’DO MBLEDHJE !(Kadare per mediokrit)

  55. AHA says:

    po me uren c’pate o ment(*)ar?
    me nje vrime di ti biesh fyellit bre bamke ?

  56. shefi says:

    e cd’merreni me ismailin mer jahu!
    dava azilanti!!

  57. kostigini says:

    meqe ismail ishkomunisti duhet ta marri noblin si shkrimtar i madh(e qan fjalen mo)
    atehere edhe Nezhmija duhet te marri cmimin Nobel si luftetare e shquar e koalicjonit antifashist te Luftes se Dyte Botnore!!!!!!!!!!!
    le ta propozojn veteranet…………

  58. davidi says:

    une nuk jam i deshtuar, nuk jam i papune dhe nuk kam drama familjare, por kadare nuk me pelqen njesoj, si njeri e kam fjalen, si letrar le ta gjykoje dikush nga kjo fushe.

  59. kazazi says:

    pse vetem Moli ka merita a?
    ta mori ene sala cmimin nobel si “demokrat i shquar properndimor”
    merit asht edhe kjo………..

  60. saliheqenefi says:

    mero je i madh megjithese si njeri nuk te lavderojne ne fushen e letrave je si te thuash me nivel europian nga me te miret ,shkurt je fat per shoqerine shqiptare qe ja qeron geshtenjat dhe ja ve perpara ti haje,mision fisnik i yti ,qe se ben kushdo,si nga intelekti po ashtu dhe nga primitiviteti,faleminderit

  61. mirel says:

    Zoti L Itali.
    Ju pergezoj per shkrimin.

  62. feniks says:

    JE GJENIAL,L.Itali!!!
    GJYKIM PERFEKT,I SAKTE,REAL DHE U JEP PERRGJIGJE TE GJITHE KUKUVAJKAVE TE SOTME,QE JANE MESUAR T’I SHIKOJNE NGJARJET DHE NJEREZIT ME NJE NGJYRE!!!

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      L.Itali.
      jeni brilant ne gjykim.

  63. shvejk says:

    Neqoftese ka nje shkrimtar Shqiptar qe do ta meritonte Nobelin ai eshte MIGJENI.

  64. Pjerin Kodra says:

    Ismail Kadare:
    ( Marrë nga “Zeri i Popullit”, 13 janar 1974, f. 3 )
    “Gjithë ky arsenal errësire dhe myku është trashëguar nga arti i sotëm borgjez e revisionist. Duke e trashëguar atë, ky art i degraduar, megjithse pretendon të jetë i kohës e modern, në të vërtetë tregon se është i vjetër e dogmatik sa s’ka ku të vejë më. Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator ” thotë shoku Enver, ”kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi ” ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.”

  65. anticensurë says:

    krahasim fantastik!
    më idiot nuk mund të gjesh më!megjithëse në vënd të maradonës mund të kishe vënë emrin e ndonjë porno stari hard!
    o edo a ja ke idenë se përse jepet ai dreq “çmimi nobel”?????

  66. nuk pikellohem.. says:

    Anticensuer..eshte pikerisht kjo qe kam shprehur ne fund te komentit.
    Ai mund te shitet si europian me i “mire”, po jo si shqiptar i mire.
    Percmimin e tij nuk e blej.

  67. bashkim dibra says:

    I nderuar!nuk kam aspak ndermend qe te replikoj me ju,seose mendimet jane te lira,vetem se do te sqaroja dicka:
    Eshte e vertete qe feija bezdiset kur nje me i madh i ferkon koken,por kur ky femije shkon me vrap te ky”i madhi”dhe pret ledhatimin e tij,nuk ka me bezdi,por perkundrazi lumturohet deri ne ekstaze,dhe per kete do u flas papushim shokeve te kopshtit,nese eshte ne kopesht;shokeve te shkolles,nese eshte ne shkolle;dhe kolegeve,nqs eshte i rritur.

    Ju theksoni se”Ne vitet 80-te, te jesh i sigurte, se Ismail Kadare, do te ishte burgosur, po mos te kishte nje emer qe e nxorri ate ne letersine boterore”.Pyetja eshte shume e thjeshte:Ne kushtet e regjimit diktaturial te “xhaxhit”,a do ishte e mundur te botoheshe jashte pa deshiren e tij?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje