Fakte të tjera kthejnë sërish në vëmendje ngjarjen që tronditi mbarë opinionin publik. Historia e 18–vjeçares Nazime Visha vazhdon të plotësohet me detaje të reja, të cilat kanë dalë në dritë nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Sipas GSH-së, gjatë vizitës së kryer nga Visha më datën 3 shtator në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në trupin e Nazimes janë konstatuar shenja plagësh.
Nga ekzaminimi janë gjetur pesë plagë në pjesën e hymenit (në vaginë), ndërsa mësohet se ato janë në ngjyrë të bardhë. Gjithashtu janë konstatuar plagë edhe në kyçin e dorës së djathtë të vajzës. Sipas ekzaminimit janë gjetur dy mbetje plagësh, një në nivel të lëkurës normale dhe një tjetër nën nivelin e lëkurës.
Ndërkohë në dëshminë mjeko- ligjore të dorëzuar prokurorit të çështjes, Blerim Tominaj, përveç dëmtimeve në trupin e Nazimes është arritur në përfundimin se Nazimja nuk ka qenë asnjëherë shtatzënë dhe se nuk ka kryer ndonjëherë ndërprerje të vullnetshme apo të pavullnetshme shtatzanie.
Gjithashtu rezulton se ajo është defloruar (zhvirgjëruar) para shumë vitesh.
18- vjeçarja qëlloi me armë Fiqiri Muçën, dhe është lënë në burg pa afat deri në shqyrtimin e plotë të ngjarjes.
Kesaj vajzes i lumte dore per aktin qe kreu,mjekesia duhet te beje te pa munduren ta nxjeri te pa fajshme gjithashtu dhe gjykata duhet te kete parasysh se cfar vuajtjesh ka pasur kjo femije,e cila eshte rritur ne kushte cnjerezore te ketyre 22viteve te pseudo demokracise Shqiptare.Viktima e saj,nje perbindesh me fytyre njeriu e meritonte ate fund.
Hiqini keto “lajme” nga gazeta se na vjen per te vjelle!!!
Nuk ka kuptim me keto qe po ndodhin…
Eshte tmerr I gjalle cfar ka hequr kjo vajze nga ky monster. Duhet ta nxjerrin menjehere nga burgu dhe ta cojne tek psikologu per trajtim. Shoqeria civile e mbrojtjes se te drejtave te njeriut duhet te ngrihet ne kembe ne mbrojtje te vajzes. Vajza kishte bere padi por policia I beri presion shume vite me pare ta terhiqte ate kur ajo ishte minorene. Shteti duhet ti mbroje minorenet dhe jo te abuzoe me ta per te mbushur xhepat policet e korruptuar.
Akoma ne burg qenka kjo Shote trime?!
Pse mbahet ne burg nji viktime si NAZIMJA?Ajo u perdhunue ne nji moshe qe nuk ishte e vetedishme per kete AKT.AI kriminel shfrytezoi miqesine dhe shkeli buken e beri kete akt AJO MIRE JA BERI MBASI ,ME VONESE POR MBROJTI NDERIN E NEPERKEMBUR NGA AI MONSTER KAFSHE.
E si mund te mbahet ne burg kjo vajze qe e vrau zagarin qe e ndoqi deri ne KRRABE.
KETE SHKRIMIN E LEXOVA DJE TEK PANORAMA, VLEN.
BRIZIDA GJIKONDI
Nazime, u harrove. Dhe “çudia” jote veç tri ditë zgjati, si shumë çudi të tjera këtej nga anët tona, ku llahtaria tashmë është normalitet. Intrigoi historia jote shumë, i kish gjithë elementet për ta bërë: përdhunim, rrëmbim, pedofili, SMS pasionante adoleshentësh, sindromën e Stokholmit (dashuria e viktimës ndaj përdhunuesit dhe abuzuesit kur ndjehet pa shpëtim), varfëri ekstreme, barqe pa fund kalamajsh dhe prindër që rastësisht bëhen të tillë dhe jetën e kanë veç një hall të madh që duhet hequr qafe. S’ke mbushur 18, pavarësisht se ngado shkruhet ashtu. Je konfuze, e pambrojtur, e përdorur, si përherë. Jeta jote është një film me metrazh të shkurtër, bardhezi, që unë kurrë nuk do të doja ta shihja, film që jam e bindur se konsumohet në çdo qoshe të errët të tokës shqiptare, pasi mjerimi dhe injoranca ecin me të njëjtin hap ushtarak me abuzimin dhe heshtjen e protagonistëve të tij. Dashuria e parë nuk është përdhunim nga burri faqezi që babai merhum dhe dështak mban mik të ngushtë në kasollen e neveritshme, dashuria e parë nuk vjen kur je veç 13 vjeç dhe mendjen e ke të luash e ëndërrosh të zhdukesh nga baraka e qelbur dhe të vësh karfica me lulka te flokët. Lulkat i gjete, t’i bleu ujku…! Dhe ujk nuk ish veç ai, por dhe babai yt zvarranik, dhe nëna jote qaramane, dhe xhaxhai dhe gjyshja që dështimit dhe paaftësisë që iu plasi në derë, me djallëzillëk inferiorësh i rrasën në dorë një kallashnikov një krijese të përdhunuar që në fëmijëri, falë dhe mosekzistencës së tyre. Ata, tufa e madhe e mjeranëve që pjellin, por nuk lindin fëmijë si ty, ata dhe ata si ata që vijnë para dhe rreth tyre janë realisht vrasësit e vërtetë të asaj nate, kjo s’do mend e kalem. Prokuroria të mos hallakatet kot, si përherë. Një 17-vjeçare dihet që dënohet me gjysmë dënimi, ndërkohë ideatorët madhorë veç në moshë, por mjeranë, fërkojnë barkun se turpin e bërë nga ty (?!) e lanë me gjak dhe nderi i tyre u vendos në vend, sidomos përpara katundit. Tashmë ti rri mbrapa hekurave, thonë që mendja jote e brishtë ka kapitulluar. Normal, tashmë ti ke tejkaluar veten, moshën, dhe atë agresivitet që nuk e kishe as për të vrarë një mizë, ty ta urdhëruan ta ushtrosh me kallashnikov ndaj përdhunuesit të dikurshëm dhe, për më tepër, pa dëshirën tënde. Babai dështak mburret se ndjehet krenar për ty vrasësen e vogël; gjyshja ushtarake mburret që të stërviti ajo. Po ku ishin këta ndërkohë që ujku të përdhunonte? Ku ish kjo dynja ditën kur trupit tënd të njomë dhe ende të paformuar ujku i nguli dhëmbët e qelbur? Të gjithë janë njësoj si ai, dhe jo për faj të tyre. Ata janë pjellë e mjerimit dhe injorancës.
Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
të shkyme dhe të coptueme me të dalun bese.
Fati yt tashmë është shkruar, u shkrua atë ditë të trishtë kur ishe fëmijë… pasi mjerimi asht një njollë e pashlyeme në ballë të njerëzimit që kalon nëpër shekuj. Ai mund të ketë emrin tënd ose emër tjetër, veç emrat ndryshojnë, filmi me metrazh të shkurtër, bardhezi, mbetet
Eshte shtazarake te analizohet e te diskutohet reth vagines te c’do femre ne bote,cilado qofte ajo.Me mire ta kishit vrare me gure si ne vendet islamike kete vajze te mjere se sa ta pergojoni ne menyre te tille.
Po ju te Temes, keni pak etike profesionale apo jo.
Dhe ngjyren e plages ne v..do e tregoni.
Cfare eshte ky, perversitet gazetaresk.
Dhe ti miru qe na trefon shkrimin e Brizida Gjikondit, kush te doje ta lexoje aty ku e ka botuar, nuk me vlen opinioni i asaj.
Cfare jane keto komente shume denigruese:
” Dhe ujk nuk ish veç ai, por dhe babai yt zvarranik, dhe nëna jote qaramane, dhe xhaxhai dhe gjyshja që dështimit dhe paaftësisë që iu plasi në derë, me djallëzillëk inferiorësh i rrasën në dorë një kallashnikov një krijese të përdhunuar që në fëmijëri, falë dhe mosekzistencës së tyre. Ata, tufa e madhe e mjeranëve që pjellin, por nuk lindin fëmijë si ty, ata dhe ata si ata që vijnë para dhe rreth tyre janë realisht vrasësit e vërtetë të asaj nate, kjo s’do mend e kalem. ”
Ky eshte kulmi i cinizmit.
Akoma e mbani kete vogelushe trime ne burg. Haram buka qe hani dhe shkollen qe keni mbaruar.
Jane bere krime shume me te renda ne shqiperi dhe jane liruar. Ky far burraveci eshte tallur me nje femij, qe i bije te jete femija e tij. Lereni te shkoje e shkreta ne shtepi se me shume po e kaloni ju nga faza se e ka kaluar Fiqiriu. Nuk ka ku te shkoje e shkreta vogelushe, mos u bene kaq trima menje vogelushe.