Kukan: Po e ndjek grevën e urisë, situata është tragjike, shpresoj që qeveria të japë zgjidhje

12 Tetor 2012, 20:33Politika TEMA

Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian, Eduard Kukan deklaroi për Top Channel se greva e ish-të përndjekurve politikë është një situatë shumë tragjike.

“Kur njerëzit janë kaq shumë të zhgënjyer sa ndërmarrin aktin e vetëflijimit, kjo është shumë e dhimbshme”, tha Kukan, i cili deklaroi se beson që qeveria do ta zgjidhë situatën e kompensimit financiar të tyre.

Po ashtu, duke folur për 3 çështjet që Shqipëria duhet të përmbyllë deri në dhjetor, Kukan tha se pret ende më shumë rezultate. Me zotin Kukan bisedoi Arta Tozaj.

 

Zoti Kukan, ju i keni kërkuar në mënyrë të përsëritur Shqipërisë më shumë rezultate. Po tani? A do të vijoni, pas këtij propozimi të kushtëzuar nga Komisioni?

“Do të jem shumë i mërzitshëm por shumë konsistent. Unë kërkoj ende më shumë rezultate. Pas këtij raport-progresi mendoj se është mjaft e qartë për politikanët shqiptarë se ç‘lloj rezultatesh priten në tre fusha: Gjykata e Lartë, ligji për administratën dhe rregullorja e Parlamentit. Për këto duhen rezultate konkrete dhe përmbushje të këtyre çështjeve. Jo më masë kritike, por përmbushje. Dhe unë i marr shumë seriozisht fjalët e komisionerit Fyle kur tha se, sapo këto rezultate të mbërrijnë mbi tavolinë, ai do të jetë i gatshëm të informojë vendet anëtare dhe Këshillin për këtë. Pra, po, na duhen më shumë rezultate”.

 

Ndërkohë, prej tre javësh tashmë, të burgosurit politikë gjatë regjimit komunist janë në një grevë urie për të drejtat e tyre ligjore dhe dy prej tyre u dogjën në tentativë për vetëflijim. A po e ndiqni këtë situatë?

“Po, po e ndjek këtë situatë pasi është një situatë shumë tragjike dhe kur njerëzit janë kaq shumë të zhgënjyer sa të ndërmarrin këtë formë proteste, është me të vërtetë shumë serioze dhe shumë e dhimbshme. Siç e kuptoj unë, ata po kërkojnë kompensimin për vuajtjet në burgjet e regjimit komunist. Pra, shpresoj se qeveria do ta realizojë dhe se do të përpiqet të zgjidhë situatën. Sepse kur qëniet njerëzore vuajnë dukshëm është me të vërtetë e nevojshme që situata të përballohet me gjithë seriozitetin”.

 

A do të reflektohet kjo situatë në rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, për të cilën do të diskutohet gjatë javëve të ardhshme në Komitetin jashtëm?

“Diskutimi i parë mbi projekt-rezolutën do të zhvillohet javën e ardhshme, ditën e enjte, në Komitetin e jashtëm. Sigurisht, dhe jam i sigurt, se të gjitha zhvillimet apo të gjitha ngjarjet që do të ndodhin në Shqipëri, që sot deri në muajin dhjetor, kur raporti do të miratohet në seancë plenare, do të reflektohen në raport. Sigurisht, në varësi të çfarë lloj zgjidhjeje të këtyre problemeve do të ketë”.

9 komente në “Kukan: Po e ndjek grevën e urisë, situata është tragjike, shpresoj që qeveria të japë zgjidhje”

  1. VERONIKA says:

    mbase dhe te drejte ka ky,po nuk e di sa here qe i shoh me perzihet,,nejse ,,do pyesja ju te TEMES—-PO AI TOTOZANI..IGLI KU ESHTE??NUK JANE QYTETARE KETA??NUK I DUKET SE NDONJE GJE DUHET TA THOTE DHE AI???APO KA FRIKE SE MOS E AKUZOJNE DHE ATE SE PO E KTHEN DETYREN DHE AI NE POLITIKE???TEMAAAAAAA IK E GJENI KU ESHTE FUTUR—IK SE DO I KUJTOJ QE ATE MBIEMER QE KA DUHET TA NDEROJE CA ME SHUME,,,DHE JO VETEM KJO–E KA PER DETYRE–DUHET TA BEJE!!!!

    1. Se mjaft në robëri / O e mjera Shqipëri/ O djem rrëmbeni pushkëtë/ Ja Vdekje Ja Liri! says:

      Eshte edhe pergjegjesia juaj se e mbani me injeksione/oksigjen qeverine berisha, qe eshte ne koma prej kaq vitesh!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/dear-gjergj-ndreca.html

  2. Din Kruja says:

    Veronika ke te drejte per Totozanin, do te kete shkuar ose tek romet ose tek LGBT.
    Totozani dridhet nga frika dhe prandaj i eshte nenshtruar regjimit totalitar ashtu si dhe komandanti i tij Edvini. Igli ka zgjedhur te beje shijuesin e jetes, pra te perfitoje ne maksimum nga beneficet qe i jep posti i larte qe ka kapur. Kur Saliu ja dhuroi Edit Avokatin e Popullit i tha qe ver ndonje si vehten, te rrije urte. Natyrisht qe gjatovina ja mbajti llafin kur dergoi Totozanin, i cili nuk del asnje here jashte rrethit qe i ka bere me shkumes Sala.

  3. Treviso says:

    Zoti Kukan, jeni shume te vonuar per sa i perket njohjes se kesaj qeverie. Ka vite qe kambanat bien por disa nga ju nuk kan dashur me i ndigju se i vinte mire kur merrnin bakshish prej sali Vrasesit.Pse duhet ta paguaj kaq shtrejte populli?Grevistet nuk kerkojne me shume se premtimin qe i ka dhene vrasesi i popullit. Une e di qe keto leke tani do dalin nga taksa-paguasit shqiptar se fondet ndime te europes per te perndjekurit jane pervetesuar nga qeveria mafjoze.Ky kryeminister eka marre pushtetin me mashtrime dhe e ka mbajtur po me mashtrime dhe vjen nje dite qe do dorzohet para mashtimit.

  4. LORA says:

    Ky Kukani eshte njeri nga ata qe gatuan “Krokodilin” e 20 majit 2010,menjehere sa mbyllen greven e urise se Opozites.E mo Kukan, a ke nen menge ndonje tjeter krokodil????????
    Keshtu eshte kur mbulohet muti;merr dynjane.Uroj te kete marre edhe raportimet tuaja mashtruese,qe jane darovitur me parane publike shqiptare
    nga i preferuari juaj,dhjeramani i historise sone.

  5. KASAPI says:

    cfare zgjidhje thua ti o kokelesh me te vertete je i bindur qe ne shqiperi demokracia funksionon ????????????????????????????????????? pale dhe i pergezoni per punen e mire….. eshte e vertete 21 janari ishte goxha pune 7% i metes sukses i vertete

  6. SKENDER BEU I VJETER says:

    PO CPRISNI O TE GJORE PO JA U THOTE HAPUR NGREHUNI SE TE GJITHA DO PASQYROHEN NE PROGRES RAPORT.

  7. protestanti says:

    Thirje parziteve te atdheut.
    Mos u beni idiote, e gjithe BE dhe SHBA e di qe demokracia ne allbani ka vdekur me kohe.
    BE dhe SHBA nuk ringjall demokracine dhe ne shqipot te shelleremi kafeneve,mos u beni koqe me keq se c’ini.
    Losni bythet,kembet,hapeni gryken dhe ajdeni te solidarizoheni me ne, vecan e gjithe Tirana atje bashke me grevistet e vdekjes, c’prisni mos i dini Greke ata burra, jane puro SHQIPTARE or parazite te atdheut.

  8. Drenica e Kuqe says:

    Qevereite antishqiptare si kjo duhet te shkojne nga pushteti shqiptar. Kjo qe po ndodhe me grevistet eshte hipokrizi e kulluar, eshte krim i paramenduar, eshte poshterim, mohim e perdhosje e qytetarit shqiptar, siç po ndodhe kudo trojeve te copetuara shqiptare. Zoti Kukan, mos bini pre e politikave antishqiptare qe ndjekin “shqiptaret” e deri sotshem ne çdo pushtet. Qeveria djege, syrgjynose, vret dhe as dreq me goje s’i thoni!
    Kjo Qeveri tradhtare duhet te shkoje sahat e me pare.

    Drenica e Kuqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje