REPORTAZH/ Si u shpëtuan dy të vetëflijuarit nga opozita, detajet e një operacioni humanitar që duhet ta bënte shteti

12 Tetor 2012, 20:12Politika TEMA
REPORTAZH/ Si u shpëtuan dy të vetëflijuarit nga opozita, detajet

Nga Anisa Xhani

Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko janë tani më të sigurtë. Njëri në Greqi dhe tjetri në Itali, falë gatishmërisë së autoriteteve të vendeve fqinje për të financuar shërimin e tyre, pas interesimit të liderit të opozitës. Përballë interesit të tij për t’i mjekuar jashtë Shqipërisë qëndronin dy probleme. E para ishte sigurimi i financave dhe spitalit dhe e dyta kundërshtimi i qeverisë për të ndihmuar këtë operacion. Kjo e dyta u kthye në një makth të vërtetë, aq sa Ministri i Shëndetësisë kërcënoi nëpër dhëmbë se nuk do t’i lejonin të iknin jashtë pa lejen e tyre. Dhe në një farë mënyre u përpoqën të pengojnë deri në fund.

Gjergj Ndreca

Gjergj Ndreca, i vetëm si në ambulancën e burgut

Ndërsa gjithçka u zgjidh nga ana logjistike, u gjet klinika dhe mjetet financiare nga ana e palës greke, u kthye në një problem pala shqiptare. Pavijoni nuk mori përsipër transportin e tij. Më tej as Spitali Nënë Tereza. Gjithçka vinte nga lart. Një telefonatë kishte bllokuar gjithçka. Sali Berisha, edhe duke ikur me antiplumb drejt Kosovës, e kishte mendjen të mbante të bllokuar Gjergj Ndrecën në Tiranë.

Dhe këtu u gjet një zgjidhje. Një shkodrane me histori të ngjashme me Gjergj Ndrecën iu bë atij engjëll shpëtues për këtë moment. Keti Bazhdari, biznesmenja shkodrane vjen nga një familje e persekutuar. Babai i saj është dënuar me 17 vite burg, i akuzuar si përkrahës i revolucionit hungarez në Shqipëri në tetor të vitit 1956, kur ai ishte ende fëmijë. U akuzua se shpërndau trakte pro Imre Nages dhe u dergj në burgje. Falë Zotit është ende gjallë dhe në liri dhe vajza e tij ia ka dalë të bëhet biznesmene konfeksionesh në Shkodër dhe nuk ka nevojë për lekët e Sali Berishës. Njësoj si i ati i saj, ajo po paguan faktin që është e persekutuar nga regjimi komunist, por mbështetëse e opozitës socialiste dhe në vend të dëmshpërblimeve pret çdo muaj tatimorë dhe gjoba nga Berisha.

Është kjo biografi e saj që e lidh fort me Gjergj Ndrecën, të vetëflijuarin e parë, i cili tronditi opinionin publik në Shqipëri. Ndërsa Edi Rama kishte folur me autoritet greke për një vend në një klinikë të kirurgjisë për djegiet, Ministria e Shëndetësisë refuzoi transportin tij. Keti e mori atë përsipër me një ambulancë private. Personeli shëndetësor u ndalua të asistonte Ndrecën pasi hipi në ambulancë. Skenat brenda ambulancës ishin të dhimbshme. Vetëm Ndreca me njeriun e afërt të tij dhe asnjë mjek. As në qeli nuk e kishin trajtuar aq mizorisht. Por sidoqoftë operacioni humanitar funksionoi. Autoambulanca private e transportoi atë në një klinikë të djegieve në Greqi, pasi u sigurua ndihma dhe mbulimi i shpenzimeve nga ana e palës greke me ndërhyrje të opozitës.

Lirak Bejko në flakë

Italianët, avion ambulancë për Lirak Bejkon

Me Lirak Bejkon historia ishte edhe më e vështirë. Përveç faktit që qeveria nuk donte ta shpëtonte, realisht as nuk kish as dëshirë të kërkonte ndihmë. Gjendja e tij e rënduar shëndetësore kërkonte një shërbim special: Një avion ambulancë. Shoqëritë e sigurimit në Shqipëri nuk guxuan të afrojnë ndihmë. Hija e frikshme e atij që mallkonte grevistët e vetëflijuar në Kuvend kish bërë punën e saj.

Edi Rama pati një bisede telefonike me ambasadorin italian, i cili shprehu menjëherë gatishmërinë për te ndihmuar. Është një rast i rrallë me këtë grevë, ku më të prekurit dhe të interesuarit janë ambasadorët se sa qeveritarët shqiptarë. Transporti u sigurua kështu nga qeveria italiane. Por në të njëjtën kohë Edi Rama u lidh dhe me administratën e guvernatorit Vendola ne rajonin e Puglia-s. Vendola, guvernatori i Puglia-s, por veçanërisht drejtuesit për shëndetësinë të këtij rajoni, siguruan urgjent mbulimin e të gjitha shpenzimeve për Lirakun pranë një prej qendrave më të specializuara për djegiet në Puglia, Centro Grandi Ustoniati Puglia. Në të njëjtën kohë u gjet edhe një avion ambulancë, që në orën 14:45 u ul në aeroportin e Rinasit dhe nisi transportin e tij drejt vendit fqinj. Falë bashkëpunimit trepalësh mes ambasadës italiane në Tiranë, rajonit të Puglia-s dhe opozitës, u arrit që edhe pacienti Bejko të marrë nga pasditja e së premtes kurimin e nevojshëm dhe të specializuar në Itali.

Rikthim në pavijonin bosh

U riktheva në pavijonin ku qëndruan dy të vetëflijuarit dhe dukej se trishtimi kish mbetur korridoreve. Infermieret nuk guxonin të flisnin, por ndjeheshin të lehtësuara që ata kishin ikur në Itali. Shpëtuan ata, shpëtuam dhe ne, se na ngelën spiunët pas, thotë një prej tyre e nervozuar. Është një rast i rrallë distanca e qeverisë ndaj tyre. Bile dhe formaliteti i vizitës së Ministrit të Shëndetësisë, ishte më shumë në funksion të përçarjes, duke vizituar vetëm njërin, atë që Berisha shau më pak në parlament. Tani ata të dy janë në spitale më të mirë, mes mjekëve më profesionistë, por mbi të gjitha në vende të lira, ku askush nuk mban qëndrim politik ndaj plagëve të tyre. Kanë shkuar të gjymtuar aty ku kanë ëndërruar të ishin të rinj. Atëherë kur i mbyllën në burg, nga i cili nuk kanë dalë akoma.

20 komente në “REPORTAZH/ Si u shpëtuan dy të vetëflijuarit nga opozita, detajet e një operacioni humanitar që duhet ta bënte shteti”

  1. tourkofagos says:

    ……ministro i shendetesise kercenoi!!!!!
    hahahahaha,edhe u djegin edhe nuk u ndihmojne……..!!!!

    1. Cita e Tarzanit says:

      Dhe te mendosh qe kjo monstra e sales ka operuar njollen e zeze ne fytyre me valuten qe nxirrnin te burgosurit politike minierave shqiptare!
      PTHUUUUU, familje e degjeneruar!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-nr-1.html

      1. raimondi says:

        Sala ka mentalitet shume primitiv –Kjo eshte arsyeja kryesore pse duhet larguar nga pushteti

  2. iliri uk says:

    per ata qe venin ne dyshim financat e Rames ne lajmin e meparshem: perpara se te komentoni kunder mundohuni te njiheni me faktet se dilni idiote pastaj vetem nga deshira per te share Ramen. zgjohuni dhe shihni se ka vetem nje kriminel dhe ai nuk eshte Rama por saliu

    1. Avokati says:

      Iliri uk, nuk e shajne Ramen padashje jo, cfare do qe te beje Rama do e shajne sepse ne shqiperi eshte “lufta e ftohte”. Edi Rama eshte i krishter, per ta nuk eshte Shqiptar ! Kjo eshte politika serbe dhe keta jane spiuna serb, sepse po te kishte Shqiperia nje patrijot shqiptar Serbia humb historine “autoktone” ne ballkan, duke te sjelle shembullin e Fan Nolit te uroj naten e mire.

  3. Claus says:

    Edhe ne lufte jane ndihmuar dhe mjekuar te plagosurit e ushtrive kundershtare. Eshte saksionuar me ligje nderkombetare.
    Ky kryeminister c`njerezor nuk ndalet para asgjeje. Profesion mjek!
    Ai nuk ka asnje qelize humane, ai eshte kthyer ne satan mbi kete toke.

    1. geo says:

      e keni gabim miku im,eshte e vertet qe shqiptaret presin nga te huajt por kjo ka historine e vet,sa here qe shqiptaret ngihen te huajt na konsiderojne barbar,te eger,kafshe dhe na e shtypin koken.Digjet athina,londra apo roma dhe askush nuk ben komentet qe behen kur shume me pak ndodh ne tirane.SHqiptaret kane edhe bole edhe gjak por jane bere shume te kujdesshem pasi gjithmone jane tadhetuar ne kauzat e tyre.Jepu besim dhe siguri per kauzen e tyre dhe do te shikosh se kush jane shqiptaret,por mos u kerko te derdhin gjak dhe mund si kan bere deri sot.(te ike sala dhe te vi iliri)jo o mik ketu nuk me ke as me bole dhe as me gjak,pasi ne kete rast me duhen per familjen time qe te dyja.pershendetje

  4. luis says:

    Ku jane shkerdhatat e saliut qe qirreshin ketu ne komente se ku i mori parate EDI RAMA.Ja cfare do thote humanizem nga te huajt qe marrin persiper edhe shpenzimet edhe mjekimet dhe cfare do thote kafshllek shqiptar qe nuk kane ndjenja vetem se u shahet kryekari i tyre.
    Nje lutje te lutem leri salistet te komentojne tek koha e tyre dhe mos na i paraqit ne kete forum.Please.

  5. Viktor says:

    Ju lumte zonjes nga Shkodra dhe ju shtofshin parate,bravo ambasadorit Italian dhe popullit Italian qe sakrifikojne nga taksat e tyre per idiotesite e Sali Berishes.Pershendetje edhe Edi Rames e stafit te tij per qytetarine e treguar.

    1. gjirokastriti says:

      Thuaj nje faleminderit edhe komshinjve grek qe me gjithe krizen jan akoma human

      1. eleYΘeriskepsi says:

        gjirokastriti , sa qesha !!!
        Por,,, ndoshta alfabetin e ka mesuar deri tek shkronja F.
        Psh fodull!

        1. mirel says:

          Po boll moj idiote.
          Kur u be te tregoje alfabetin dhe eliqiiri qe e ka mesuar me hieroglife.

  6. elinor says:

    Sidoqe te jete puna, kjo foto eshte rrenqethese! Te pakten nga pikepamja humane shteti duhej te merrte ndonje mase. Po prape, cili shtet? Ne nuk kemi shtet! Kemi nje grusht mafiozesh dhe nje tufe politikanesh te tjere qe u fshijne kepucet ketyre te pareve.
    Por do te vije edhe dita jone; prisni edhe nja 10 muaj dhe, me ne krye te madherishmin Rama, do t’i ndeshkojme rende me voten tone plebishitare!!! Mund te ndodhe qe edhe te humbim, edhe te na i grabisin votat, por ne nuk demoralizohemi dhe, ne zgjedhjet tjera, do t’i ndeshkojme me bindjen me te madhe…mbasi te jete gllaberuar cdo prone publike, mbasi te mos kete ngele pyell ne kembe, mbasi te mos kete me nafte nentoka, mbasi te jene shterru rezervat minerare te nentokes, mbasi te mos kete me zogj neper peme qe t’ia bejne ciu ciu (apo mos eshte q), mbasi. 1/2 e shqiptareve te jene sa te emigruar, sa te vetedjegur, sa te vetevarur, sa te vetehedhur nga ballkonet, sa te vrare per vijen e ujit, sa te prere kokash per ceshtje nderi…dite te mira do te vijne!!!

    1. doriani says:

      Komenti jot ishte i forte fare, edhe pse zakonisht i kam neveri ato qe bejn humor ne raste te tilla. Megjithate qe ky njeri eshte katil patollogjik ajo eshte dukur shum hapur qe ne 95-96 kur dhunonte hapur opoziten dhe u vulos ne 97 kur e coj vendin gati ne lufte civile. Mjere ne qe nuk lirohemi dot nga diktatoret.
      Brravo Rames qe u aktivizua per te sheruar keta dy fatekeq.
      Megjithate si nuk doli njeri nga kta tanet qe te thot qe keto akte extreme nuk jan zgjidhja e duhur dhe ti ftojne grevistet qe te mos vrasin vehten e tyre. Ata ndodhen ne nje situate shum te veshtire por kjo qe bejne eshte nje akt dorezimi, plus dhimbjes fizike e shton dhe me teper tragjedine familjare. Eshte me mire te jesh i gjall e te luftosh se sa te vritesh e te harrohesh.
      Shpresoj qe ndonjeri nga keta qe e ka ndare mendjen qe nuk e do me jeten, te bej ndonje akt si ai i Avni Rustemit, se vetem Avni Rustemet do ta clirojne Shqiperine nga diktatoret.

  7. CITE says:

    Jam nje shqiptaro- amerikan qe jetoj prej shume vitesh ne kete vend te mrekullueshem.Lexova ne internet qe ministri shqiptar i shendetesise deklaron qe spitalet ne Shqiperi i kemi me te mira se ne Itali dhe GREQI(ne Greqi kam jetuar si emigrant mbi 10 vjet) bile dhe me te mira se neGjermani.Une punoj ne nje spital te Amerikes vendi me i perparuar ne bote ne kete drejtim,megjithate kur nuk merr persiper per nje dicka qe behet me mire ne nje shtet tjeter nuk e ka per turp dhe ofendim ti dergoje diku gjetke. p.sh.ne kete spital shume te perparuar sollen disa te plagosur rende ne Irak dhe meqenese spitali nuk e morri persiper i derguan ne Gjermani.Ne Shqiperi eshte djegur humanizmi dhe i mjekeve sepse keta mjeke kercenohen nga mjeku KRYEMINISTER.

  8. Ne qofte se Berisha do largohet nga pushteti ne 2013 ai do te largohet vete, Berishen shqipetaret do ta votojne gjithmone. Viti 2005 me vitin 2013 nuk eshte i pa ditur nga njerezimi, te gjithe e dine se ku ishin ne vitin 2005 shqipetaret. Kjo qeveri ka bere me te miren e mundeshme ne zhvillimin e vendit, vleresimin qeverise Berisha ja kane dhene Europianet, Amerika dhe shqipetaret vete. Nuk mund te zbehet zhvillimi me greven e te (perndjekurve). Te njejten gje beri Edi Rama para kryeministrise ku kamerat e Top Cenellit fiksuan rrogat qe shperndante (grevisteve) dhe perkrahesve i deguari i Edi Rames. Ma merr mendja se dhe sikure te digjen dhe te vdesin te gjithe Europa nuk do te degjoje me daullet e Rames me diegie apo me poshtersira te tjera. Pershendesim dhe gazeten Tema qe publikon qarte çdo mesazh pa dallim ngjyre.

  9. demokrati says:

    Nuk besoja se degradimi moral mund te kishte arritur ne kete nivel. Z.Bejko ne ate skene makabre duket si perendi, ja perse e kane frike Berisha dhe larot e tij. Nje popull i mefshte, nje opozite ne nivel fino, nje qeveri gangsteresh me ne krye nje delirant, nese kjo skene nuk eshte kob i zi per klasen politike dhe per ndergjegjen civile te kombit, c’fare tjeter prisni te ndodhe.

  10. fshatari says:

    Te djegesh veten do te thote qe urrejtja qe ka njeriu eshte e madhe sidomos kunder regjimit ne fuqi qe nuk ben asgje por e perdor si nje lufte politike djegjen e tyre.Por te lavderosh PS si shpetimtare te popullit qe digjet eshte akoma me poshtersi kur dihet se ne gjirin e kesaj partie jane ata njerez qe qeverisen kur keta qe digjen sot kryenin denimin e tyre.Pra fanatizmi ju ka erresuar syte tifozeve te njeanshem dhe kjo eshte ajo qe kerkon politika.Percarje te popullit!Mjafton te degjosh pergjigjen qe dha deputetja europjane Doris Pack kur u pyet mbi 21 janarin se kush eshte fajtor,pergjigja:a e beri veza pulen apo pula vezen!

  11. Ai says:

    O Kotropuzi Mullarek-Koki USA, O fare trapi!

    Ne shume artikuj sot kam pare komentet e tua me nje natyre te tille krejtesisht jo-koherente (e kupton kete fjale? ), pa respektuar as ate she ka shkruar, as ate per te cilet eshte shkruar e as ata qe komentojne.

    Tani une e kuptoj qe as shkollimi e as kultura jote nuk mund te jete ndonje gje e madhe madje edhe kuptoj qe ai afshi qe ndjen kur te shajne Saliun nuk te le dot pa shkruar me shkronja te medha, si ato horrat qe bertasin e xhirojne gomat para Bashkise se Tiranes.

    Tani te te sqaroj pse je fare trapi.

    – Kur njerezia thote “pse nuk levizin” do te thote “pse nuk reagojne” jo “pse nuk shkojne gjekund”. Me siguri ashtu sic reagove ti ose ata si ti ne 98 kur Saliu ju vrau Azemin, jua mbushin mendjen qe e kishte bere Fatosi e ju kapet tanket. Nqs ishte vrasje politike, ka 7 vjet qe ka pushtetin, pse nuk e zbardh?

    – Sa per Sllavo-bolshevike, ne 93-94 Saliu yt i shiste arme Arkanit dhe theu embargon e i shiste karburant Milloshevicit. Nuk eshte muhabet kafenesh ky. Kam njohur dhe njoh njerez qe jane marre me ate pune. Te shoqen Sllobodanka (perkthyer ne Liri ne 73 ) Rexhep Ramen e ka serbe.
    Te mos ishte per Majkon, gjate luftes se kosoves, emigrantet nga kosova kishin vdekur ne kufi ose rrugeve, Nqs nuk i mban mend operacionet humanitare te qeverise shqiptare ne 99 se ke qene i vogel, shko e lexoji e mos flit pallavra.

    – Si i falen shqiptaret socialistet? Se me duket se ne 98 socialistet , dhe kete nuk do jua fal kurre, falen dy here Doktor Rrumpallen. Nje here se dogji e shfarosi vendin ne 97 pas asnje motiv, bashke me Arben Besa Imamin qe e mban sot si despot, dhe nje here tjeter ne 98 kur beri grusht shteti per nje vrasje qe e beri vete. Pastaj me duket se ne 2005 shqiptaret e falen serish Saliun se e harruan se si ia kishte bere nenen metodikisht 8 vjet me pare.

    – Baballaret e kujt? Yt ate me c’merrej para 90s? per kuriozitet ma thuaj. Pastaj c’ke me baballaret e dynjase ti, shiko idhullin tend, Berishen, as ai vete nuk e ka mohuar qe ka qene 24 vjet sekretar partie. Ti ndoshta je i vogel e nuk e di, por nuk beheshe mik dhe mjek i familjeve te Byrose dhe Enverit po mos te ishe kumunisti i mire Ibrahim. Pa pike çudie shoh qe hipokrizia e skllavo-pronarit-çifligar Berisha te paska ndyre edhe ty.

    Mik, eshte kollaj te ulesh atje te kompjuterio yt e te flasesh broçkulla si flet ti, se te mbron ekrani.
    Po i dole kujt perpara e ta flasesh keshtu, te premtoj qe ta tregon vendin.

    Tani rri urte e mos te te degjohet me zeri me kesisoj budalleqesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje