Ndalohet i dyshuari se do sulmonte kryeministrin e Finlandës

22 Tetor 2012, 20:12Lifestyle TEMA

Rojet e sigurisë kanë ndaluar një person me thikë, që mesa duket tentoi të sulmojë kryeministrin finlandez.

Sipas BBC, rojet e sigurisë e ndaluan atë që të afrohej pranë kryeministrit Jyrki Katainen, ndërkohë që ai po bënte fushatë për zgjedhjet lokale në qytetin Turku.

Katainen, 41 vjeç, nuk u lëndua dhe më vonë doli që të përshëndesë votuesit përpara zgjedhjeve të së dielës.

Zëdhënësi i kryeministrit nuk dha detaje të mëtejshme për personin që tentoi të sulmonte kryeministrin.

Një fotograf i një gazete tha se burri ra në gjunjë me thikën në dorë përpara kryeministrit, por nuk e sulmoi atë.

Fotografi tha se ai po përpiqej që të fitonte vëmendjen e kryeministrit.

3 komente në “Ndalohet i dyshuari se do sulmonte kryeministrin e Finlandës”

  1. fule says:

    Epo ta mendosh… cfare krimi, korrupsioni apo padrejtesie mund te kete bere nje kreminister i Finlandes?

    Kerse ky nga anet tona e kalon vetem me miell

    1. Shefqet Cela says:

      Rojet e ketij tonit e moren osh (per zhelesh) nje ne Diber qe donte ti jepte doren. E dinte si perendi i shkreti demokrat (apo demokrate?).
      Atje i vete me thike ne dore
      Ketu do hante plumbin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje