DOSJA Imami/ Si po tjetërsohen 17 milion metra katrorë objekte e prona të ushtrisë

23 Tetor 2012, 17:55Politika TEMA

Është hartuar një dosje e plotë e batërdisë dhe e korrupsionit me pronat e ushtrisë. Dosje në të cilën është faktuar se procesi për heqjen nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes i 984 reparteve ushtarake pa asnjë transparencë dhe në kundërshtim të plotë me interesat e komuniteteve.

Në deklaratën e tij për media, deputeti socialist, Taulant Balla, tha se janë  plot 17 milionë metra katrorë objekte dhe troje, prona të ushtrisë, të cilat Arben Imami po i tjetërson nga pronësia e shtetit, dhe qytetarëve të këtij vendi, në drejtim të disa privatëve të lidhur me Arben Imamin dhe Sali Berishën. Madje deputeti socialist vuri theksin edhe në faktin se ky proces i shitjes së pronave të ushtrisë përveçse jo transparent dhe i paligjshëm, nuk merr fare në konsideratë nevojat sociale të forcave të armatosura. Po ashtu Balla tha se nga i gjithë ky proces i shitjes së pronave të ushtrisë “Kuptuam nga kjo dosje sesi mund të fitohen 200 mijë euro në vit nga djali i Kryeministrit, i cili në deklaratën e tij të pasurisë ka deklaruar se ka fituar 200 mijë euro nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme.”

Në emër të Partisë Socialiste deputeti Balla tha se duke filluar nga viti i ardhshëm, 2013-ta, viti i fitores dhe Rilindjes, do të bëhet transparenca e plotë e të gjitha këtyre pronave të çmuara, pasuri e shqiptarëve, që ky pushtet po i vjedh dhe zhvat.

 

DEKLARATA

“Përmes një procesi tërësisht jotransparent, janë hequr nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 984 objekte të ushtrisë.

Çdo ditë treguam reparte ushtarake me qindra mijëra metra katrorë, të shitura shumë herë nën çmimin e tyre real.

Treguam një repart ushtarak në bregdetin e bukur të Shëngjinit, një gji i plotë detar, ku metri i truallit ishte shitur për 4 mijë lekë.

Apo një batalion tankesh në Ardenicën e bukur të Lushnjës ku metri katror, 13 mijë metër katror sipërfaqe, ishte shitur për 300 lekë.

Pa asnjë ligj, duke anashkaluar tërësisht Kuvendin e Shqipërisë, në errësirë të plotë, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka kryer këtë proces zhvatjeje të pronave të ushtrisë shqiptare.

Treguam plot 17. 114. 493 metra katrorë objekte dhe troje, prona të ushtrisë, të cilat Arben Imami po i tjetërson nga pronësia e shteti dhe qytetarëve të këtij vendi në drejtim të disa privatëve të lidhur me Arben Imamin dhe Sali Berishën.

Treguam reparte ushtarake brenda vijës së verdhë të qyteteve:

Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë sonë;

Treguam reparte ushtarake, baza të rëndësishme të ushtrisë, në të gjithë shtrirjen e bregdetit Shqiptar si Bisht Palla (baza e dytë më e madhe ushtarake në vend), kalaja e Ali Pashës, tunelet e nëndetëseve, Shkolla e Marinës, që do t’i jepen privatëve. Reparte ushtarake tek Rëra e Hedhur në Shëngjin, 4 mijë lekë metri katror shitur, në bregdetin e Patokut, në Durrës, në Kavajë, në Fier, në Vlorë: Novosela, Narta, Zvërneci, Pusi i Mezinit, Kanina, Uji i Ftohtë, Radhima, Orikumi, Karaburuni; më poshtë Palasa, Jala, Porto Palermo, Himara, Lukova, Lëkursi, Ksamili.

Në këtë proces tërësisht jo transparent dhe të paligjshëm, për asnjë moment nuk janë marrë fare në konsideratë nevojat sociale të forcave të armatosura.

Treguam dokumentacionin, kërkesa dhe projekte të njësive vendore, në Vlorë apo në Dajt, të cilat kërkonin që në këto troje të ngriheshin shkollash, qendrash shëndetësore, parqe në shërbim të komuniteve.

Por nevojat sociale të komuniteteve pranë këtyre pronave asnjëherë dhe në asnjë rast nuk ishin më të rëndësishme sesa uria e Imamit të Saliut për t’i shitur dhe për të fituar nga këto prona.

Treguam objekte të ushtrisë që mund të ishin përdorur për statusin e ish ushtarakëve apo për ushtarakët e pastrehë.

Treguam objekte të ushtrisë që mund të ishin përdorur për nevojat e përmbushjes së detyrimeve ligjore ndaj ish – pronarëve.

Treguam se miradministrimi i pronave dhe shitja në vlera reale mund të kishte krijuar dhe mund të krijojë të ardhura për dëmshpërblimin e ish të burgosurve.

Ajo që nuk na habiti apo të na surprizonte në gjithë këtë batërdi dhe vjedhje të pronave të ushtrisë shqiptare, ishte fakti që edhe këtu doli familja e Sali Berishës.

Një pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, m’u në qendër të Tiranës, i ishte kthyer përfaqësuesit të pronarëve Jamarbër Malltezit, dhëndurit të Kryeministrit.”

16 komente në “DOSJA Imami/ Si po tjetërsohen 17 milion metra katrorë objekte e prona të ushtrisë”

  1. Arben Struga says:

    Ben Struga ben vete zullume pafund dhe pergjon te tjeret ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/big-bother-imami.html

    1. Nordi says:

      Ben Struga ja vuri kazmen ushtrise.
      Repartet po i shet nje nga nje.
      Gradat po i jep sipas qefit duke graduar gjeneral ca gjunksha dhe abazra.
      Emeron si shef shtabi njeriun me te korruptuar dhe me batakci si Gjunkshi.
      Ka nxjerr ne rezerve njezit me profesional. Nje pjese te mire (rreth 100 oficer) i ka nxjer dije.
      Heq ushtarak profesionist nga ushtria dhe i zevendeson me militant partiak civil. Rreth 30% e ushtrise eshte mbushur me militant civil qe skane asnje lidhje me ushtrine. Ushtria jone po kthehet ne ushtri civilesh militant, si asnje ushtri ne bote.
      Shkaktari eshte Gjeneral-detar Struga.

      1. Albana-Tirane says:

        Na mbushe mendjen ore NORDI….
        Ti perse i bie nga kina. Perse e ke kaq merak qe ushtria po pastrohet nga keto vjeturina te partise komuniste dhe shokeve qe komentojne me poshte….
        Te vjen inat qe po pastrohet nga ato vjeturina qe kishte zene kohen e punes te 70% te ushtrise vetem duke ruajtur tokat pafund qe mbaheshin per zbor dhe objektet qe mjafton te futeshe brenda dhe te kolliteshe te binte tavani kokes.
        Apo te vjen inat qe ne gjithe ushtrine eshte pastruar kjo vjeturine komuniste qe i ka nxire jeten per vite me radhe… cti besh, ska me korpuse e batanije me shumice!!!!

        Te kerkoj ndjese qe ti permenda te gjtihe keto…. Ndoshta me mire duhet te thoja ju vjen inat dhe pregatiteni qe te merrniju me shoket ne fjale pushtetin dhe skeni se c’shisni per vete…. e pame dhe ne kohen e Pandit dhe Tosit se cbete me ushtrine ndaj mos ja fusni p…..

        Persa i perket Gjunkshit, dhe une e fajesoj njelloj si ty por vetem me nje ndryshim… GAFA e tij eshte qe kur u be shef shtabi nuk i shafrosi te gjithe komunistat qe kane zene rrenje ne ministri te mbrojtjes e nuk ka MURTAJE ti heqe… per kete Zoti Gjunkshi bashke me Z Imami qe shan zotrote kane faj….
        Per gje tjeter populli perdor nje fjale te urte: QENTE LE TE LEHIN…. KARVANI LE TE ECE…

        Ndaj Nordi i dashur… bjeri se i bie bukur… na mbushe mendjen me keto idiotsirat e famshme te tuat….

  2. Treviso says:

    Atije i lumte, kur ska njeri ta kapi prej zverku dhe ti tregoje vendin,

  3. liri a vdekje says:

    Ti mor imamballajdia tka ik situata nga dora mor kelysh qeni ;kan per ta leru me matrapik at vryme mor qen apo do me lujt pjesen e dyte te ilegaleve

  4. Enver Hoxha says:

    I shite more gomar te tera, po cdo te lesh per Shqiperine ore xhambaz, apo do ti lesh leshin, mjafton qe shoku uturak te mbushe xhepat.
    Po me duket se po vjen koha te ngrihem nga varri dhe tju fus ne hell more qafire te politikes, qe jeni kethyer ne tregetare rrugesh.
    Por une kujtova se megjithmend kisha shtypur popullin dhe mbeta deri tani me ndjenjen e fajit, por mire paskam bere, vetem qe me vjen inat se ju me paskeni shpetuar, po si duket do te jeni nga ata qe me hanit mutin perdite dhe me sillnit te pafajshem per ti prere koken.
    Por shekoni ketu juve te saliut qe po beni pazar me Shqiperine, mos me detyroni se kurre te me hypin nervat do ta hedh popullin ne revolucion dhe pastaj deri tek brezi i shtate do ju coj ne thertore si berrat more muter.
    Edhe kurvickat kane pak dinjitet dhe nganjehere kur i teket sta japin per qamet, paguaj sa te duash, kur sduan, sduan dhe pike, por ju shiteni me pazarin e pare more maluketer.
    Po shisni grate tuaja dhe vajzat tuaja, se nuk ju thote gje njeri, po shisni dhe plakat tuaja qe ju kane pjelle, prape nuku themi gje, por me Shqiperine qe e kane ndertuar shqiptaret, edhe ata te shkrete qe une i denova, mos beni gabim te beni pazar, se sidoqofte mua te pakten ma kane lene nje varr, por juve do tju djegin ne acid, qe edhe kockat tja u zhdukin.
    Per sjellje te mire ketu poshte me kane ulur denimin, shume shpejt do me keni aty, oh moj nene, cfare masakre do te bej me ju zengjinet qe deri dje hanit buk e sheqer me uje.

  5. Besmiri nga Luari says:

    Kemi ndjekur me shume vemendje ngjarjet e ketyre 22 vjeteve te fundit te neokomunizmit dhe gjithshka ka qene vetem llafe, demagogji. Llap njeri dhe pritja tjetri. Vjedhja vazhdon, ne mjerohemi. Kemi frik te dalim ne rruge se çdo gje qe nxjerr nga xhepi nuk te kthehet me. Kudo ka plas hajduteria. Vjedhin baballaret e kombit, vjedhim njeri tjetri. E them me plote gojen se edhe kete here o zoti Taulant Balla ka per te kaluar si per here. Ju (qofte PD dhe PS) vidh dhe pellit, ne degjojme me kureshtje dhe besim se ato qe ju thoni do e mbani fjalen dhe ju votojme dhe kur vini ne pushtet harroni gjithshka dhe me paturpesine me te madhe shpreheni (zoti Berisha) Pse gjithshka qe premtojme ne fushate do e bejme ne?. Turp. Mos dalte edhe kete radhe me Ju zoti Taulant Balla qe kur te vini ne pushtet te harroni se çkeni thene ne opozite por te vidhni per vete. Dhente zoti t’mos ndodh keshtu.

  6. Mehmet Shehu says:

    Po, Enveri ka te drejte .Edhe une nje dite do te kthehem prape dhe do te bej nje kasaphane ,qe as gjate luftes se dyte boterore nuk e kemi bere .Besoj , tani me Enverin jemi bere miq dhe me te forte dhe do te crrenjosim nga rrenjet kete fare te keqe qe e mbollem para se vdisnim.Enveri e di shume mire qe une jam koke shkrete dhe shume here me ka terhequr nga nje verejtje , por kete radhe nuk e besoj te me thote gje ,kur eshte fjala per te fshire nga defteret nje Sali , nje Juzefine,nje Imam e te tjere, planet jane gadi dhe po rrime ne pritje.

    1. Enver Hoxha says:

      Kete rradhe sdo te godas, sdo te etiketoj poliagjent vec hajde behemi edhe njehere bashke, dhe tja rrasim njehere e mire qenit serb, por jo te rrime ne pushtet se ne te vrasim dhe digjet edhe i njomi me te thatin, te rrime roje, kush do me u krujt me Shqiperine si saliu, tja presim koken deri ne brezin e shtate.

      1. Shtegtari says:

        Shoke te dashur,
        Harruat Beqir Ballukun e Petrit Dumen, si te ushtrise qe kane qene ata i dine me mire vrimat e ushtrise qe po perpiqet te mbylle me rere Detar Struga, kerkoni edhe ndihmen e tyre ne daçi qe puna te behet si duhet

  7. Gimi-Durres says:

    hahahahahaha… na bete per te qeshur…. qenkeni mbledh gjithe komunistat bashke dhe na mbushetmendjen me brockullat tuaja….
    RROFTE SHOKU ENVER!!!!! hahahahah

  8. Nila Shkodra says:

    Aman more se na shkrite fare….. te pakten mos perdorni emra komunistes se pak dukeni qe ja fusni kot,,,, pak perdorni emra komunistesh dhe dilni tamam ne identitet….

    Shko ore mbushuni se na mbushet mendjen… Ti Nodri, me keto qe po thua per GJUNKSHIN… na shkrive fare…kot nuk fillon te botosh libra ti se ka plot budallenj qe te ndjekin!!!

  9. Albina-durres says:

    Kam ndjekur me vemendje te gjithe sulmet qe i behen ministrise se mbrojtjes, Imamit dhe Gjunkshit….
    ne gjithe analizen time qe i kam bere ketyre komenteve dhe me ato cka kam lexuar ne faqen e departamentit te shtetit amerikan per ushtrine shqiptare…. cuditerisht nuk perputhet asgje!!!!

    Mos valle ky sulm eshte per te mbuluar lojrat e prapaskenat qe ben PS dhe militante e saj …\

    Mos valle ky sulm eshte per arsye xhelozie apo mos valle ky institucion dhe keta dy fugura kane qene objektivi i radhes i pabaze i PS…..???/

    Me mjaftoi vetem nje kerkim i thjeshte ne faqen zyrtare te NATO per historikin e vendeve anetare dhe ne nje burim krejt te hapur del progresi i ushtrise shqiptare… I nje transformimi gjigand i kryer ne ushtri prej vitesh por qe po arrin kulmin e saj vitin e fundit nen drejtimin e Imamit dhe Gjunkshit….

    Nen drejtimin e dy njerezve qe mesa shoh kane lene familjet dhe cdo preokupim tjeter duke ju perkushtuar 24/24 punes … ndoshta valle ky eshte gabimi i tyre….
    Duhet te vidhnin dhe ti ndanin me shokun Rama e Meta dhe atehere do te ishin njerez te mire…..

    Ne keto vite ushtria shqiptare eshte pastruar nga lloj lloj pislleqesh te partise se shokut enver…
    Ne keto vite ushtria eshte pastruar nga rrnjet e vjetra komuniste te oficereve qe kishin ngulur rrenjet e tyre qe ne kohen e beqir ballukut dhe duhesh vetem nje epidemi qe te shkuleshin… valle ky eshte gabimi i tyre….

    Mos valle gabimi i tyre eshte qe nuk po shohin ke kane mik e shok dhe vetem ne listen e 100 oficereve qe kane dale diten e fundit sic thote shoku NORDI 30 % e tyre qe kane dale ne lirim jane ato oficera qe deri dje etiketoheshin nga gazeta juaj e famshme si te korruptuar dhe miq e vegla te gjunkshit…
    Nese ishte e tille, perse dolen atehere!!!!

    Ndaj ne mbyllje, mondoj qe po ju zini kohen kot nejrezve dhe po ja fusni kot… nxirrni ndonje fakt te na terheqni vemendjen dhe jo lojra femijesh……

    1. Petriti says:

      Per ty Albina-Durres, mos ndoshta e ke mbiemrin imami-gjunkshi-kulluri?
      Duket qe je militant i flakte Pe-De-je…
      Sa per ato qe po ndodhin ne MM (Ministrine e Mutit do te ishte mire ta thoshim ketej e tutje) jane te gjitha te verteta. Ti nuk e ke idene fare se si zhvillohen gjerat aty brenda, si psh urdhrat e emerimit dhe te lirimit nga puna te cilat kane filluar te behen vetem pasditeve dhe naten, me keq se arrestimet e kohes se monizmit. Mos lexo raportet dhe statistikat qe japin institucionet tona te kalbezuara nga korrupsioni…
      Nqs deshiron aspiro edhe ti ne FA te RSH dhe pas disa muajsh do te kuptosh shume shpejt keto qe te thashe..

      1. Albina-Durres says:

        Per ty Petrit!
        Mesa shoh militant i flakte qenke ti… Dukesh qe nga menyra se si reagon me emocion…dale more djale dale… ule vrullin.

        Si e kam mbiemrin une ska rendesi por te pakten mos u merrni me idiotesira dhe flisni pa lidhje… Ato raporte qe lexoj une nuk jane aspak nga institucione shteterore tonat se shteti jone i famshem dihet sa i forte eshte e si behen raportet por nga raporte nderkombetare.

        Ju nese jeni aq te zote sa thoni… perse beni lojra fjalesh neper media. Nese keni kaq shume fakte sic thoni perse i drejtoheni “Mero Bazes” e jo “Prokurorise”!!!!!

        1. Petrit says:

          Per ty Albina-Durres,
          Nuk jam fare militant, se nuk ja vlen asnje nga ata plehrat tane politikan qe te harxhosh frymen per ta…
          Raportet qe mund te lexosh nga institucionet nderkombetare qe thua nuk e di sesa te verteta dhe reale, apo se kush burime ua servirin, gjithsesi nuk dua te merrem me keto probleme “te medha”, sepse nuk i zgjidh dot as une e as ju Albina…
          Ajo qe doja te te tregoja, fatkeqesisht, eshte tallja e nje pjese shume te madhe ushtarakesh ne Ushtrine Shqiptare qe po merren neper kembe nga nje numer i vogel drejtuesish ne ushtri, te cilet jane shume , shume te paafte per ato grada qe mbajne. Edhe per kete problem sado te flas une apo ata si puna ime qe i vuajne keto qe te permenda me lart, nuk ka per te ndryshuar gje!
          Te shpresojme qe do te shporren sa me shpejt dhe uroj qe te permiresohet ndopak dora ne vitet ne vazhdim, megjithese personalisht per nja 20 vjet i kam humbur shpresat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje