Albright ju bërtet “miqve të serbëve”

25 Tetor 2012, 17:33Rajoni TEMA
Albright ju bërtet “miqve të serbëve”

Anëtarët e Shoqatës “Miqtë e Serbëve nga Kosova”, janë shfaqur në Pragë në promovimin e librit të ish-Sekretares amerikane, Madeleine Albright. Në vend të librit për nënshkrim, ata e provokuan duke vendosur fotot që për ta ishin të urryera, ndër të cilat edhe ato nga takimet e saj me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin. Organizatorët nuk ia dalin të largojnë aktivistët antishqiptar, ndërsa në fund Albright detyrohet të bërtas: “Dilni jashtë”!

E ashtuquajtura shoqatë “Miqtë e Serbëve nga Kosova”, organizon çdo vit para ambasadës së Serbisë në Pragë një takim që për ta paraqet “dënimin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave policore dhe ushtarake serbe më 1999”.

Vizitën e ish-Sekretares Albright në Pragë ata e shfrytëzuan për ta akuzuar atë për “sulmet e NATO-së më 1999 dhe për atë që ka ndodhur më vonë”! Sipas tyre, ata kërkuan me “qetësi dhe edukatë” që ajo të nënshkruaj “edhe një vepër të saj”, që natyrisht se për ta ato ishin “të dhëna dhe fotografi për krimet e kryera ndaj serbëve”.

Ky provokim nxiti reagimin e pjesëtarëve të sigurisë. Në fund edhe Albright kërkon largimin e tyre.

Një nga pjesëmarrësit, çeku Daniel Huba, në pyetjen se pse ishte në promovimin e librit, tha: “Madeleine Albright nga pozicioni i Sekretares së Shtetit ka shtyrë bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999, kur aeroplanët  e NATO-s bombarduan pa asnjë mandat të OKB-së. Ajo ka mbështetur xhihadin në Bosnje më 1992-1995, dhe manipulimin e fakteve rreth Srebrenicës. Ndërsa, personalisht ka përfituar nga privatizimi i Telekomunikacionit të Kosovës (insinuata të tyre, kur dihet se ky privatizim nuk ka ndodhur akoma). Prandaj, duhet të marrë përgjegjësi për vendimet e saj dhe të pranojë përgjegjësinë për gjakderdhjen në të cilën kanë rënë mijëra viktima civile”.

Në mesin e provokatorëve ishte edhe regjisori çek Vaclav Dvorzak, autor i filmit kontrovers dhe anti-shqiptar, “Kosova e rrëmbyer”, si dhe deputeti me prejardhje serbe në Parlamentin çek, Jaroslav Foldin.

Të përkujtojmë se Madeleine Albright ka lindur më 1937 në Pragë të Çekosllovakisë së dikurshme, në një familje hebrenje. Në vitet 1997-2001 ishte Sekretare amerikane e Shtetit, dhe një ndër mbështetëset më të mëdha të zgjidhjes së çështjes së Kosovës më 1998-1999 dhe të mbrojtjes së popullit shqiptar nga gjenocidi serb. /Telegrafi/

10 komente në “Albright ju bërtet “miqve të serbëve””

  1. Ben Chicago says:

    ne rambuje zonja ollbrajt ju kerkonte kosovareve te firmosnin kerkesat e nderkombetareve per kosoven.
    firmosja nga delegacioni kosovar dhe refuzimi i serbeve beri qe te fillojne bombardimet e nato s
    saliu doli kunder firmosjes,duke e quajtur deri tradheti kush firmos
    kuptohet kush beri lojen e serbit burri i shkines si i thone ne kosove

  2. raimondi says:

    Albright, Nobel Lady .

  3. Shqipja says:

    Një gjë të përbashkët e kanë serbët dhe shqiptarët: qeverinë me ministra nga Prishtina, me pagesë disa milionë në muaj nga Beogradi.

  4. era says:

    “Madeleine Albrighti paste jete te gjate dhe plot shendet. Ajo e kupton me shume se kushdo cdo me thene genocid ndaj nje populli.
    Serbet jane fatkeq si popull. Ata kane ne ndergjejge me mijra te vrare dhe te masakruar.
    Krimet e kryera ne Bosnje dhe ne Kosove do te lahen nje dite, ne kete dynja.

  5. Lumi says:

    Ai i cili shpreson se shqiptarët e ndershëm do të pajtohen me qeverinë serbe për mirëqenjen e tyre, është njësoj sikur kur njeriu shpreson se hebrenjtë do të merren vesh me adhuruesit e Hitlerit.

  6. pjeter gjini says:

    mirnjohje par ollbrait ,per menimin tim edhe populli hebre eshte si ne shqiptaret ,, se edhe ne i shpetuem prej nazisteve.

  7. Abaz Morina says:

    A mund të na tregoj neve Ollbrajt se kush e paguan luksin e ministrave tanë udhëheqës sikur Thaçi, Jahjaga, Haradinaj dhe Kurti. Ku i marrin këta kaq miliona euro për aktivitetet e tyre, dhe të avokatëve të tyre?

    Nëse nuk ka kjo zonjë përgjigje, nuk ka nevojë të na shtoj zullimin. Ne nuk i kemi asnjë borxh serbëve nacionalistë dhe askujt tjetër.

    1. Dean says:

      Zoti Abaz Morina?!,per pyetjen tate duhet t’i drejtohesh Thaçit, Jahjages, Haradinajt dhe Kurtit dhe JO Zonjes Ollbrajt.
      A mos duhet te te vije ne shtepi,ajo Zonje,edhe te te GATUAJ me honger???
      Breket e tua laji vet,mos prit ”ndihme” nga te tjeret.

    2. Latif Dreqi says:

      Baze, lere mor burre ci ke keto budalliqe, mos fol marrezira..Zonja Ollbrajt, eshte nje mbrojtese e madhe e ceshtjes se Kosoves dhe popullit shqiptar atje. Mos e quani pak miku im. Mire e thote Deani, mos valle doni tju laje dhe breket. Jeni te rrethuar nga popuj sllave, qe skane asnje ndjenje miqesie ndaj kombit tone, historise sone, per shume arsye, me kryesorja etnie. Ndaj jete te gjate asaj zonje, Zoti (jo Allahu) e bekofte, e i dhente shendet. Ajo me te ndjerin Havel, kane qene zera te forte ne mbrojtje te ceshtjes kosovare.Havel u shua, e per te ska asnje rruge, asnje pllake gjekundi ne Shqiperi apo Kosove ku te nderohet emri i tij..nje humanitar i klasit te pare. Kjo shoqata “miqte e serbeve’ ne Prage eshte shume aktive..megjithate e parrezikshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje