Hillary Clinton verifikon planin serb për Kosovën

26 Tetor 2012, 10:35Rajoni TEMA

Orientimet përfundimtare si dhe strategjia e bisedimeve Beograd – Prishtinë do të saktësohen pas vizitës më 31 tetor në Beograd të Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, dhe të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Gazeta “Blic” e Beogradit thotë se ato kanë kërkuar takim të përbashkët me presidentin dhe me kryeministrin serb Tomislav Nikoliç dhe Ivica Daçiç.

Tani për tani askush me siguri nuk mund të pohojë ose mohojë që njëra nga kërkesat që në bisedime, pos Thaçit e Daçiçit të përfshihen edhe presidentët Nikoliç e Jahjaga.

Platforma për negociata me Prishtinën, në të cilën ka punuar ekipi i presidentit serb, i është shpërndarë kreut shtetëror serb. Teksti ende nuk është finalizuar dhe ai duhet të analizohet edhe më nga të tjerë. Kreu shtetëror serb njëzëri ka thënë se negociatat me Kosovën me ndërmjetësim të BE nuk mund të vihen në pikëpyetje.

2 komente në “Hillary Clinton verifikon planin serb për Kosovën”

  1. kalorsi i zi says:

    Po ku jeni o znj Clinton,
    Ne populli me pro amerikan ne evrope po bejme realitet “endren” shikojeni mire. Shqiperia e madhe u be realitet, shqiperia shtet i fuqishem industrial po ashtu, komunizmi eshte zhdukur nga rrenjet, natyra shqiptare po lulzon, femijet jane te lumtur si asnjehere ne historine tone, prinderit kane harruar te qajne per femijet e tyre, etj etj. Mbasi na i realizuat te gjitha keto deshira ju lutemi perzemersisht te ne mos na largoni Sali berishen nga qeveria se do na dukej sikur u zgjuam nga gjumi ne tmerrin e sketerres. Na lejoni te jetojme ne endren qe na dhuruat ku harruam cdo te thote vrasje, vuajtje, vjedhje, varferi, vdekje dhe VLERE. Ju uroj te njejten ender per popullin vella amerikan por edhe femijeve te femijeve tuaj.
    Me shume respekt nga nje prind shqiptar.

  2. Lulja says:

    Zonja Klinton (Clinton) duhet ta kuptoj se ajo tani sillet njësoj sikur Millosheviqi dhe Mlladiqi, dhe vetë Hitleri po të ishte gjallë. Vetëm për qejfin e saj personal ajo thotë se një komb duhet të jetë i nënshtuar patjetër nga një komb tjetër më i madh.

    Ju mori zonjë milionere, na tregoni neve: cilën fe e zbatoni ju, të dreqit apo të njerëzimit. Na tregoni neve qartë se si mund të ju përshëndesim kur e vizitoni shtetin tonë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje