Topi: Mandati i Ina Ramës mbaron vitin tjetër. Nishani s’na thirri në tryezë sepse ata kanë frikë nga ne

26 Tetor 2012, 20:36Politika TEMA

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ka deklaruar nga Pogradeci, se mosthirrja e FRD nga presidenti Bujar Nishani në tryezën e partive parlamentare tregon frikën që kanë ata nga kjo parti. Nishani ka thirrur partitë parlamentare për të vendosur datën e zgjedhjeve parlamentare.

“Fakti që ne nuk jemi thirrur nga presidenti në tryezën e partive nuk na çudit. Mosthirrja në tryezë dëshmon frikën që ata kanë nga partia që ne përfaqësojmë”, ka theksuar Topi.

Topi ishte në Pogradec për inaugurimin e degës së kësaj partie në këtë qytet.

Sërish Topi deklaroi se ata nuk do të bëjnë aleancë me dy partitë e vjetra të tranzicionit.

Më tej ish-presidenti i Republikës është shprehur i bindur se Fryma e Re Demokratike do t’i arrijë rezultatet e kërkuara në procesin e ardhshëm elektoral.

“Kemi eksperiencë të mjaftueshme në politikë dhe do bëjmë të mundur arritjen e rezultateve”, ka shtuar Topi.

Ndër të tjera, kreu i FRD-së ka folur edhe për çështjen e mandatit të prokurorit të përgjithshëm.

“Mandati i kryeprokurorit të ri hyn në fuqi me ndryshimet kushtetuese. Veprimet e tjera që bëhen lidhur me këtë çështje janë antikushtetuese”, ka thënë ai.

10 komente në “Topi: Mandati i Ina Ramës mbaron vitin tjetër. Nishani s’na thirri në tryezë sepse ata kanë frikë nga ne”

  1. Z. Topi, kembeshtetjen e gjithe Shqiperise per kontributin historik qe po jep, me largimin e Sali Berishes nga skena politike. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/dash-pergenjeshtron-berishen-sekretarja.html

  2. Gezim says:

    Shko ha noj pace komesh ti Bamke.

    1. Bujar Nishani Mehmeti says:

      Ky eshte prokurori qe i duhet Shqiperise!
      http://fashionguests.blogspot.com/

  3. xhimi says:

    FRD-ja nuk e ka te nevojshme te marre pjese ne mbledhjet e politikes ne largim. Frd-ne e shoqeron fryma e fitores se madhe.

  4. naimi says:

    Zoti Topi, ju nuk mund te ishit atje, sepse ju i tmerroni ata. Berisha e di se ju jeni luani i politikes shqiptare. Ata nuk kane kurjo te perballen me ju zoti Topi.

  5. patrioti says:

    Duke mos ftuar Bamir Topin ne mbledhjen e partive parlamentare, keta deshmojne se jane bije te devotshem te komunizmit. Menyra te tilla dine te perdorin vetem ata qe jane idhtare te Enver Hoxhes. Edhe ai kishte frike nga ato qe perfaqeson Bamir Topi. Ne kete menyre ata te bejne nderin me te madh zoti Bamir. Le ta mesojne te gjithe se ata qe drejtojne shtetin tone jane njelloj si baballaret e tyre, te cilet shpallnin armiq pa gjyq.

  6. malesori says:

    Shqiptare patriote, tete apo nente muaj jane pak per te duruar dhe shume per te punuar me qellim largimin e kesaj politike te vjeter, e cila per njezet vjet rresht eshte tallur me ndjenjat e nje populli te tere, duke e percare, duke mos e lene te perparoje si duhet, apo duke e lene peng te interesave hegjemonike sllave apo greke.
    Fryma e Re Demokratike, e cila drejtohet nga nje individ, i cili vjen dhe perfaqeson ate pjese me te shendoshe te shoqerise shqiptare meriton mbeshtetjen e mbare popullit patriot ne menyre qe te vere ne vend te gjithe ate padrejtesi qe i’u eshte bere shqiptareve keta njezet vjet.
    Fakti qe i perzgjedhuri i Ramiz Alise, Sali Berisha, me zellin me te madh eshte perpjekur te denigroje figuren e zotit Bamir Topi, tregon qarte se zoti Topi nuk ka pranuar kurre te beje kompromis me te keqen.
    Duke e perceptuar ne menyre te gabuar, se Bamir Topi si “tironc toke e bute”, mund ti nenshtrohej, Sali Berisha edhe pse pa deshire votoi qe ai te zgjidhej president. Por, Berisha kur pa se Bamir Topi nuk ishte si ata qe ishte mesuar t’i shkelte me kembe nuk la gje pa shpifur dhe stisur rreth tij.
    Shqiptaret kane nevoje per figura si ajo Bamir Topit, por nga ana tjeter te tilla figura qe per fat te mire jane me shumice kane nevoje per perkrahjen popullore.

  7. Shipetar says:

    Zoti Topi, te gjithe te bashkuar prer te zhdukur nga faqja e Shqiperise diktatorin e fundit komunist. Njeriun qe ka bere krime te panumert kundrejt shqiptareve dhe Shqiperise. Nuk la gje pa shkaterruar

  8. alma says:

    Personi i vetem qe nuk ka te drejte te diskutoje per kete gje eshte vete zoti Topi. Kur hyne ne fuqi ndryshimit kushtetuese ne 2008, ai kishte per detyre te sqwaronte kete gje qofte edhe duke riemeruar Ina Ramen dhe duke i dhene asaj ne ate moment mandatin 5 vjecar.

  9. tironci says:

    Çar flet mer lal. Kur ishe President kom ardhe disa here me te tako per nji hall timin e nuik me ke prit. Kom marre ene tironce te tjere qe i ke pase shoke ene prape nuk na ke prite. Çar kerkon mer lal prej nesh. Ishallah te meshtesin ata qe ju ke bo ner se nuk jone mo shume se familja jote!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje