Nga Mero Baze
Vizita e Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton, në rajonin e Ballkanit dhe qëndrimi i saj disaorësh në Shqipëri, plotëson një boshllëk serioz të diplomacisë amerikane për Shqipërinë, e cila për vite të tëra, për shkak të marrëdhënieve shumë të mira, ka qenë vepër e diplomatëve dhe nëpunësve të rangjeve të ulëta mes dy vendeve. Kjo është hera e katërt që SHBA dërgojnë Sekretarin e Shtetit në Shqipëri.
E para ka qenë vizita e Sekretarit Bejker, i cili u prit si hero në qershor të vitit 1991 dhe si simbol i shpresës për ndryshim të vendit që sapo kish dalë nga diktatura.
Vizita e dytë ka qenë ajo e Sekretares së Shtetit Ollbrajt, e cila vizitoi Shqipërinë në janar të vitit 2000, kur Shqipëria sapo kishte kaluar me sukses provën për menaxhim të krizës së Kosovës dhe po përpiqej të stabilizonte politikën dhe ekonominë e saj. Në atë vizitë Sekretarja Ollbrajt i dha një mesazh të fortë politikës shqiptare duke bërë thirrje për ndarje të saj nga krimi dhe shëndoshje të institucioneve, dhe bëri një gjest të fortë politik duke injoruar ish- liderin e opozitës, Sali Berisha, i cili e kish pritur në Tiranë dikur zonjën Ollbrajt në cilësinë e ambasadores së SHBA në OKB.
Vizita e tretë ishte ajo e zotit Kolin Pauell, i cili hodhi bazat e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, përmes Kartës së Adriatikut, kur ishte kryeministër Fatos Nano.
Vizita e zonjës Klinton është e katërta e një Sekretari Shteti në Shqipëri, pas rënies së komunizmit. Edhe pse zonja Klinton do të qëndrojë pak, ajo ka ndarë kohën mes qeverisë dhe opozitës dhe pritet që, sipas zëdhënëses së saj, të flasë për kulturën e zbatimit të ligjit dhe forcimin e institucioneve në Shqipëri.
Paralajmërimi i zëdhënëses së saj na lë të kujtojmë se zonja Klinton ka marrë letrën dëshpëruese të ish- të përndjekurve politikë, të cilët i shpjeguan asaj një javë më parë se kanë hyrë në grevë jo për disa lekë më shumë, por për të ndëshkuar kulturën e moszbatimit të ligjit në Shqipëri dhe ndaljen e persekutimit dhe racizmit ndaj kësaj kategorie në shoqërinë shqiptare. Po ashtu, ndryshe nga Ollbrajt, Klinton do të takojë dhe liderin e opozitës, çka përbën një diferencë të madhe mes përpjekjeve që zoti Berisha bën për ta paraqitur zonjën Klinton, si një politikane biznesmene, për të cilën ai paguan lobistët e vet në Uashington.
Përveç deklaratës zyrtare të zëdhënëses së saj, ne nuk mund të hamendësojmë se çfarë do të bisedojë zonja Klinton në Tiranë, por ajo gjendet përballë disa kurtheve të vogla, të cilat mund ta deformojnë thelbin e vizitës së saj.
Së pari, ajo vjen në Shqipëri në një kohë kur kryeministri i këtij vendi ka uzurpuar gjithë institucionet dhe këto ditë pritet të shkarkojë dhe prokuroren e përgjithshme. Zonja Klinton ndoshta do ta ketë të vështirë të ndërhyjë personalisht në këtë çështje, por e sigurt është se Berisha ka hapur fjalë qysh tani se Ina Rama do të ikë menjëherë pas vizitës se Klintonit, dhe kjo do të paraqitet si një leje e dhënë prej SHBA për shkarkimin e saj.
Së dyti, zonja Klinton vjen në Shqipëri disa ditë pas një
greve vetëmohuese të ish- të burgosurve politikë, të cilët shkuan drejt akteve vetëflijuese. Sali Berisha nuk pranoi t’i priste për të biseduar me ta, edhe pse ambasadori i SHBA bëri përpjekje personale dhe zyrtare për këtë. Natyrisht zonja Klinton nuk mund të ketë kohë dhe as ka shumë kuptim që të shkojë në spital tek Gjergj Ndreca apo Lirak Bejko, por e sigurt është që Berisha do ta keqpërdorë këtë rast si një izolim nga SHBA të kundërshtarëve të tij.
Së treti, zonja Klinton vjen në Tiranë në një klimë demokratike të përkeqësuar, në një vend që po shkon drejt zgjedhjeve me paranojën e manipulimit dhe po humbet shanset drejt BE, për shkak të korrupsionit të thellë dhe kapjes së shtetit nga Familja në pushtet. Ajo nuk ka shumë mundësi që të ndalë këtë spirale negative me një deklaratë, por natyrisht që do të bëjë presionin e duhur për këtë.
I frikësuar nga kjo axhendë konkrete e Sekretares amerikane të Shtetit në Tiranë, Berisha po përpiqet t’i heqë kësaj vizite thelbin e saj si një vizitë shumë e rëndësishme politike që tregon vëmendjen e SHBA ndaj Shqipërisë dhe po e paraqet si një vizitë gati- gati private, që ka të bëjë me festimet për 100 vjetorin e Shqipërisë. I frikësuar nga axhenda e saj reale, ai po paraqet para shqiptarëve një axhendë fallco të SHBA në Shqipëri, a thua se Hillari Klinton është thjesht një grua që i bën qoka një burri, që paguan disa lobistë që herë- herë i paguan dhe ajo për t’i bërë fushatë elektorale. Ai po përpiqet ta paraqesë ardhjen e saj si një vizitë për 100 vjetorin e pavarësisë, natyrisht jo më 28 nëntor, me shpresë se kështu njerëzit do kenë mundësi të marrin sa më pak mesazhe politike nga vizita e saj. Ai realisht nuk ka çfarë t’i raportojë zonjës Klinton kur ajo ta pyesë se çfarë u bë me gardistët dhe komandantin e Gardës, që ka vrarë njerëz me 21 janar sipas FBI. Ky nuk mund t’i thotë dot që FBI ishte pjesë e puçit. Ky nuk mund t’i japë dot përgjigje se çfarë u bë me ministrin e Gërdecit dhe djalin e tij, që loboi kontratën vdekjeprurëse. Ky nuk mund t’i japë dot përgjigje pse refuzon dialogun me qytetarët e vet dhe flet për dialog rajonal. Ky nuk mund t’i shpjegojë dot zonjës Klinton se çfarë ka ndryshe sot ky njeri nga Berisha i vitit 1996, kur i mbylli të dërguarit të burrit të saj derën në fytyrë dhe futi vendin në luftë civile për shkak të zgjedhjeve të vjedhura të 26 majit. Duke mos pasur fuqi t’i shpjegojë zonjës Klinton dhe shoqërisë gjithë këto fakte që flasin kundër tij, ka shpikur një vizitë festive të saj, a thua se zonja Klinton është si Bujar Nishani që mund të përdoret për qoka kur ka ndonjë përvjetor Fevziu, Irfani apo Sandri.
Axhenda anti-Berishë e zonjës Klinton, që është paralajmëruar me kërkesën për kulturën e zbatimit të ligjit dhe forcimin e institucioneve, ndarja e kohës mes tij dhe liderit të opozitës si dhe porosi të tjera jo-publike në adresë të Berishës, e kanë nxitur atë të fshehë realisht thelbin e ndryshëm që ka kjo vizitë nga dy vizitat e mëparshme të Sekretarëve të Shtetit të SHBA në Shqipëri. Ajo po vjen për punë dhe në të mirë të shqiptarëve, Berisha po e paraqet si një vizitë pa detyrime, thjesht si qokë. Formalisht, siç dhe i duhet SHBA!
Te lumte Mero, po na zgjeron kulturen e te kuptuarit te politikes. Je unik! Ruaje veten se i duhesh ketij vendi njesoj si komisaret e drites qe shperndane dituri mes nje populli analfabet e ne erresire.
Je shume i sakte Bubi1 Sidoqe nofken e ke gjetur pak jo te pershtatshme.
Mbeshtes idene tende. Edhe sot, ne jetojme ne erresiren qe perhap propaganda e shfrenuar saliste. Por laku po i shtrengohet!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/kllounet-e-oborrit-berisha.html
“Vizita e tretë ishte ajo e zotit Kolin Pauell, i cili hodhi bazat e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, përmes Kartës së Adriatikut, kur ishte kryeministër Fatos Nano”
E shifni o kamunista se bazat pe ne Nato i ka hedh vete shoku Fatos qi sot e kena edhe aleat me Doktorin? Ho thoni po deshet qi nuk kena formue kualicionin e integrimit. Naaaaa
Defekti me i madh i Berishes eshte se ai nuk dialogon me bashke-kombasit e tij,
duke treguar perbuzje per shqiptaret dhe eshte gati te beje djalog
edhe me Djallin mjafton qe Djalli te jete i huaj
__Kjo eshte gjeja me e piste dhe pengesa kryesore qe sjell Berisha
ne jeten politke shqiptare, pengese e cila prodhon tension ne shoqerine shqiptare dhe na mban ne gjendje lufte te vazhdueshme me njeri tjetrin
Sepse armiqesia qe Berisha tregon ndaj kundershtareve te tij politke rezatohet poshte tek njerezit e thjeshte dhe kjo shkateron
Harmonine ne jeten e shoqerise shqiptare
Kjo eshte aryseja kryesore pse ai duhet hequr nga pushteti urgjentisht
te lumte z.Mero per analizen.
vizita e zj. klinton me shume e deshperon berishen se sa e kenaq.
a deshperon per te vetmen arsye qe ajo do te takohet edhe me Edi Ramen.
pra tregon se vjen per shqiperine dhe jo per berishen.
Edhe une dakord me ty, Flor.
“Bubi” nuk je bub po qen me ere, qen kufiri siç thoshim dikur
te lumte Bubi ( por nderro emrin ama)
Nuk ka axhende,sado te ndryshme nga para-ardheset qe t’i vije ne ndihme
hallit te rende te shqiptareve e Shqiperise.Pas 22 vjetesh eshte nje sherbim i gabuar per fatet e vendit, krijimi i iluzioneve te tilla.
Ne zoti Baze, duhet te bejme (jo me mire se e bejne popujt e tjere te Europes ne shtepine e tyre)zotin e fatit tone.Shteti shqiptar do te filloje te ece ne binare normaliteti vetem me sikterisjen e dr.dhjeramanit dhe qeverise se tij kusaro-kriminale.Kjo nuk eshte detyre per zonjen fort te respektuar Klinton.Kjo eshte detyra qe po na pret ne,shqipaterev,ta zgjidhim.Vetem keshtu do te kemi te drejte t’i themi vetes Popull Sovran dhe ta nderojme si i ka hije 28 Nentorin.
LORA,
ju keni te drejte kur thoni se ne duhet te bejme zotin e fatit tone!
Duhet pershendetur vizita e Zonjes se nderuar Klinton.
Por Doktor Krimi yne, Kusari dhe Genjeshtari Paranojak, eshte bere aq i urryer per shqiptaret sa nuk ka ku te shkoje me shume.
E dine kete Zonja Klinton dhe Departamenti Shtetit?
Sigurisht qe e dine, ndaj mesazhet e tyre duhet te jene te qarta, shume te qarta, qe ti lexoje dhe kuptoje Populli shqiptar!
Me Doktor Dhjeramanin nuk pi uje me diplomacia dhe gjuha e saj!…
Duhet Shkopi Kokes!
Krimineli dhe Kusari, primitivi Euforik,
G Ë N J E S H T A R I
YNË
P A T O L O G J I K,
Ështe nje Kufome qe çdo dite e me shume po qelb anembane!
Problemi eshte per ta ndare kete Kufome nga turma laramane mediokre qe i shkon akoma pas!….
E lexove deklaraten e ketij te aluçinanti se si mesonte Europen per te dale nga Kriza!!!?….
Me siguri, ky Servil dhe Kameleon i paskrupullt, do te beje çmos ta deformojë per hesapet e veta Viziten e Zonjes Klinton!
Po te shohim si do rrjedhin ngjarjet…
Ne se Zonja Klinton e mbeshtet dr. Dhjeramanin, siç e quan me te drejte Ti, atehere gjerat jane me thelle dhe Shqiptaret e shkret i pret nje zhgenjim deshperues!
Te shpresojme se Kllounit tone po i kendon Kukumjaçka….
Se Klintonia ka takuar edhe diktatore te tjere para se te rrezoheshin nga Kali…
—-Cilado te jete axhenda e z. KLINTON ajo perben nje mbeshtetje per shqiperin ne rrugen e demokratizimit dhe integrimit —Eshte fat per kombin ton qe jemi nen kujdesin amerikan . Perandoria amerikane do te vaxhdoi te ruaj supremacin boterore edhe kete 100 vjecar te ri . Roli i saj do te bjer kur evropa te kopjoje modelin amerikan si nje e tere unike me shtete te bashkuara ku kufijte te kene vetem funksion administrativ, politika e jashtme dhe e sigurise te jete vetem nje, ku qytetari nga tradita kulturore te ndihet i nje shteti por atdhetar evropian
Bravo zoti Mere. Vetem gazeta juaj po ja xhvesh rrobat sali kriminelit.
Vetem gazeta Tema po e len lakuriq vrasesin e popullit dhe poliagjendin
sali Rom Berisha. Vetem ju po luftoni dhemb me dhemb me vrasesin e shqiptareve. Vetem redaksia e juaj po loz me nervat e kryeministrit qe drejton nje qeveri komplet mafjoze.Vetem redaksia e juaj po ven ne levizje te gjithe emigrandet, kudo ne bote per te demaskuar kriminelin shqiptar, sali Rom Berisha.
Zoti Mere, te uroj shendet dhe para per te mos e ndalur luften kundra mafjes shqiptare.
PO kesaj i bije qe Berisha e paska ftue per hesap te Rames e co
Sa per letren e Gjergjit mos u bani merak se as cfare asht ajo leter se din.Kur Klinton tju deklarojne se Berisha asht mik i math i amerikanve cdo beni?
klintonja i di punet e veta dhe nuk na degjon neve,por ne vazhdojme te lehim
Z.Mero Baze je madheshtor,i lindur per te zbardhur te vertetat, je nxenes i Sokratit: E dua Platonin por me shume se te dua te VERTETEN.
po kur te ngordhe saliu me se do meremi?
Pershendetje Mero,
Sipas kronologjise qe ke rreshtuar Ti,
Ne se Zoti Bejker u prit si hero sepse pershendeti fillimin e Demokracise,
Në se Zonja Ollbrajt pershendeti , pas ngjarjeve historike te Kosoves,
Në se Zoti Kolin Pauell hodhi bazat e antaresimit ne Nato,
A t e h e r e,
Zonjes Klinton i takon te fundos perfundimisht Varrmihsin e Shqiperise,
Primitivin Euforik,
Kriminelin dhe Kusarin ordiner,
G ë n j e s h t a r i n
P a t o l o g j i k !…..
Dhe Demokracia shqiptare do marrë fryme lirisht, normalisht,
Te marin zhvillimet rrugen normale te Historise!
Në ardht per kete Veper Fisnike, Zonjes Klinton i duhet ngritur nje monument ne Tirane edhe me i madh se ai
I Presidentit Klinton ne Prishtine!
Te shpresojme se dhe per Shqiptaret do te vijë një dite me Diell !…
do kesh goxha me ca te merresh… Kujton se kaq shpejt e morem kulutren kapitaliste..??
Enveri ka vdek qe ne 1985 dhe prape sikur eshte ketu me ne.. gjithe zakonet, menyrat, stilin, kulisat, armiqte e klases, etj.. i kemi sot reale..
Enveri merrte Lenka Cuko nga Balta, dhe Sala beniamini i varkes, merr Deden nga mali.. a s’eshte njesoj..?
do kesh goxha me ca te merresh…
Kur te ike Sali Pyka o ben çikago (po ç’mbiemer te madh qe ke vene o qerrata! Me soguri e meriton!) atehere dhe ben çikago nuk ka me ç’te thote! Iken Sali Pyka me vete mer dhe benin.
Tung,
Nik
Ti do kesh ngordhur me heret. Mos u merakos se cdo besh…
O Ben chicago ne qofte se sala vdes nje poull çlirohet nga nje e keqe shum e madhe.Por ky zagar ka lene klyshe qe edhe mund te te trebin por nuk te kafshojne si ky .
njeriu vdes
kafsha ngordh
Do te marrim fryme lirisht, qe kombi shpetoi nga nje e keqe e madhe dhe do fokusohemi te jetet tona, projektet dhe deshirat, qe kemi dhe paralelisht duke mbajtur nen presion, nepermjet zerit qytetar qeverite dhe drejtuesit e rradhes. Nje ndjekje e thjeshte e nje modeli qytet (ar)-shtet e sistemeve demokratike europiane.
Mendoj, se i duhet shmangur ciklit vetshkaterrues, me idene ‘sa e temerrshme qenkerka paqja, eh, ku je o lufte’.
Alarm Alarm O Sali Berisha ke rene kaq poshte sa edhe Doganieret thone ,une se rruj k…. per sali berishen ,dhe te detyrojne te paguash edhe per nje shishe Uji qe fut ne Dogane ,po deshe pyeti dhe ruaji , Doganieri Rami Shabani dhe nje doganier i shkurter nga korca , qe mesa mora vesh ishte Kunati i kryetarit te bashkise Shkoder , Malltretojne Shqiptaret qe hyne e qe dalin ne Piken kufitare te Muriqanit.Mallkuar qofshi O RRace e Poshter.
te te ofendoj Nje njeri ordiner si ky monster injorant Rami shabani dhe ai xhuxhi kunati “shokut xhemal”dhe te te thone qe une i Qi Robt Sali berishes dhe jo me Ty,Ky kafshe me fytyre njerezore duhet te laje gojen kur te zere Familjet tona ne Gojen e ndyre qe se ka lare qe kur ka lindur. Kjo nuk mund te Durohet te ndodhe ne Vendin tend qe ti mezi e pret te hysh dhe te takosh Familjen.Ja kjo eshte Shqiperia qe njeriu ska asnje Vlere.
Jo Mero, nuk ndaj te njejtin opinion me ty. Po te donin amerikanet ia futnin te dy kembet ne nje kepuce Berishes pa qene nevoja te dergojne Hillarin ne Tirane. Mos harro se ajo do shkoje ne Beograd me Ashtonin pas tri ditesh dhe do e udhezoje Berishen qe ta nxit Thaçin te tregohet sa me elastik ne leshimet qe do t’i behen Beogradit per Veriun e Kosovës. Si kompensim do i jape “ok” Berishes “t’i fitoje” edhe zgjedhjet e ardhshme me metodat e tij te njohura. Ndersa ne parlament Hillari do flase krejt ndryshe nga ç’do flase koke me koke me Berishen. Ndersa Rames do i rekomandoje nje fryme bashkepunimi me qeverine dhe kontribut ne zhvillimin e qete te zgjedhjeve, gje qe nenkupton jo grindje pa cak kur berisha “t’i fitoje” zgjedhjet, si kompensim per heshtjen amerikane ndaj korrupsionit dypalesh pozite-opozite dhe gjynaheve te tjera te perbashketa.
Ky eshte komenti me i sakte per viziten e zj.Klinton. Rilexojeni shkrimin e Meros pasi te keni lexuar kete koment dhe do ta kuptoni se sa kot ja ka ngjeshur Mero ketij editoriali.
nga nick-u dukesh si femer
nga trute si gomarice
Ti edhe nga nick-u edhe nga trute, dukesh qe je refugjat…
Uroj te jesh i dypunesuar dhe jo i trepunesuar…
komplet i një mëndje me ty!
POR shresoj që të mos jetë kaq e hidhur si e ke paraqitur ti!
keshtu e mendoj edhe une,(qellimi justifikon mjetet).realisti se thote por te ben te kuptosh qe saliu per deri sa te jete i nevojshem per amerikanet do te komandoje.biles asnje seshte me i vyer se i leni doktor per ta.me vjen keq por jemi te detyruar te vuajme akoma per deri sa politika te jete e lidhur me bisnesin.
realist
këtu ke realisht të derjtë të njëjtën gjë mendoj dhe unë,por shpresoj që të mos jetë kaq e hidhur sa e thua ti!
qe Amerika ka / dhe ka pasur ne dore ta heqe Berishen nga pushteti brenda 24 oreve se luan as TOPI . Komenti yt eshte shume interesant por nuk dihet e verteta e ardhjes se znj Klinton . Shpresoj qe Mero te ket te drejt !
Zoti Mero,
Berisha do te mundohet sic Po Ben cdo dite me gjithe bythecat e tij te shtrydhe gjithe lengun e limonit te kesaj vizite per kapital politik! Ndersa per Shqiptaret ka vetem Nje Amerike, per Departamentin e Shtetit Shqiperia nuk eshte kaq e rendesishme.
Zonja Klinton ka shtete akoma me problematike se Shqiperia ne agjenden e saj ku Jo 4 protestues por dhjetera vete humbasin jeten per jave! Kjo vizite qe do perdoret si Nje dekolte Migjeniane per te shitur brenda vendit imazhin e perdale te Nje Shteti vrases eshte deshmi e te kundertes: SHBA po humbet interesin tek Shqiperia meme e Po injoron faktorin Jo-demokratik te Parise se vendit. Sikur te mos ishte Kosova zonja Clinton edhe kete vizite nuk do na e dhuronte.
Zonja Clinton sic do vi ashtu do iki kesaj rradhe per me shume kur ka zgjedhjet Presidenciale amerikane ne prag e kur vendi i saj i punes eshte Jo me i sigurte!
Paturpesia ne politike eshte e pakapercyeshme:
vite me pare President i asaj kohe Berisha dhe keshilltari i tij personal Genc Pollo e quanin bashkeshortin e kesaj zonje Derr Te Kuq Komunist…. Sot gjithe bythecat Shqiptar do bejne gare mbreselenese per te shitur viziten e gruas se derrit te kuq komunist si sukses te qeverisjes Berishiste???? Ne Shqiptaret jemi te paturpshem, ndersa Amerikanet Hipokrit. Spo i futem fare dialogut Berisha-Emisari i Bill Clinton se ku kalon uji tek guri…..
Mero te pakten ju mos bini ne qorrsokakun Henri Cilist e te ngrini apo te ulni rendesine e Vizites se Kote se Zonjes Clinton ne Tiranen e pushtuar nga Berishizmi!
Lexoni gazetat e sotme….Shqiperia Po shkon poshte me apo pa Clintonet. Nderkohe imazhet e kesaj vizite sherbejne per fushaten elektorale naziste te Berishes! Ceshtja eshte se sa i verber do te jete populli Shqiptar ne 2013.
REspect!
Z. Mero! Kam pershtypjen se Z. Yn, i Vetem dhe i Madh Sali Berisha, nuk do ta marre seriozisht viziten e Hillarise. E para, as Hillari dhe as Saliu nuk e dine se kush do te jete sekretar shteti mbas zgjedhjeve presidenciale ne Amerike dhe e dyta, Zonja Hillari nuk e ka mendjen fare te nje kryeminister malok nga Vicidoli. Asaj i digjet mjekra, se edhe atje ne Amerike, nuk dihet se si do te shkojne punet. Eshte nje vizite rutine, qe Berisha e di kete. Ai do te vazhdoje te genjeje, te mashtroje shqiptaret dhe te masturbohet vete, si gjithnje, dhe kaq.
Lora te pergezoj per aresyetimin e pjekur dhe shume konstruktiv. Merua me kete artikull ve ne dukje per te disa mijten here bemat e Saliut duke dashur ta tkurr ate sadopak prej kesaj vizite duke na e paraqitur kete ardhje si te zbres vet Krishti e te na shpetoj! Njekohesisht i bene Shqipetaret edhe me behoter se c’jane duke ju thene te vazhdojne ti mbajne syt nga qielli ne pritje te ..! America as e ka patur as do ta ket kurre deshiren e mire per te ndihmuar Shqiperine. Prandaj ju them te lexoni prap cfar LORA thot, dhe zhdukni prej atyre trojeve vete me duart tuaja fatkeqesine qe une e rekomandoj ate fizikisht e jo me vote…
Ik o bubi Vogel se legen ngele,te gjithe te duken si komisare drite.Ptu kominist legen
Nuk e kuptoj politiken e Amerikes ne lidhje me Ballkanin.Uroj mos t’na i shtrengojne zgjedhen,por politika ka edhe pakte te padukshme.Eardhmja eshte perpara .Te rrojme dhe te shohim.
Ndaj te njejtin mendim me Loren.Asgje te re nga fronti i perendimit, i amerikes, nuk na sjell zonja Klinton.Perendimoret nuk kane respekt per ne si popull,na perflasin dhe tallen prapa shpines tone.Buzeqeshin per aq kohe sa u shkon uji ne mullirin e tyre.Shqiptaret duhet te mesojne se asgje nuk jepet e falet gratis.Vizita e zonjes Klinton i shton me shume pike Berishes se opozites.
UROJ te bjere shi ate dite qe makinat e delegacionit te lundrojne ne tiranen e kryebashkiakut qe e zgjodhen vete amerikanet.E pate ne kronikat tv si ishte veshur Lulka me cizme firmato dhe jelek qesharak.Si s doli nje burre t i cjerre masken ketij maskarai me emrin Lulzime Basha
BERISHA NUK MUND TE MENDOJ PER QOKE , PER SHYQYR QE SHPETUAN GREVISTE E RAMES
BERISHA E QUAN KETE VIZITE KREJT SPONTANE MEQENESE I BIA RRUGA KETEJ.
KETE HERE KJO VIZITE NUK DO TE JETE SI VIZITAT E TE TJEREVE, QE SOLLEN DICKA
TE RE NE SHQIPERI . ESHTE NJE VIZITE QE DO TE BJERI NE VESH TE SHURDHER.
AMERIKA PO E LEN SHQIPERINE NE DUAR TE TRADHETARI TE NDYRE.
KESHTU ESHTE KUR NE SI POPULL NUK JEMI N GJENDJE TE ZDUKIM KETE MONSTER
JEMI SHUME TE PAZOT , SE DHE OPOZITA ESHTE KOMPLET E PAFUQISHME.
ESHTE E GJUNJEZUAR PERPARA TIJ .NJE OPOZITE E NDYRE E DHJERE SI ASNJEHERE.
MJERE SHQIPERIA MJERE KY POPULL CFAR DURON
NE NJE SHTET TJETER I KISHTE DALE TYMI KESAJ QEVERIE BASHKE ME OPOZITEN FRIKACAKE
POSHT BERISHA META RAMA ARMIQT E SHQIPERISE
KETO JANE BASHKEPUNETOR PER TRADHETITE E SHQIPERISE
KU ESHTE RAMA NE KELCYRE ?
KU JANE TE TJERAT PARTI ? KU ESHTE KY POPULL?
KETO JANE VEPRIME TE PAFALESHME
KY ESHTE QENDRIM I PAFALSHEM
TURP TURPPPPPPP
Zoti Mero problemet e kurrupsinit ,problemet e drejtesise,problemin se kryeministri shqiptar se nuk dialogon me qytetaret e vet nuk zgjith as SHBA-ja ,as EUROPA ato i zgjidh vetem populli shqiptar.Por si,zgjedhjet po afrojne dhe te mos lejojne tu vidhet vota nga kyebanditi Berisha ,alternativa te reja ka, populli duhet te mos mashtrohet dten e zgjedhjeve duke shitur voten njerezve te korruptuar per 20-30mijeleksh se ata qe blejne voten jane te predispozuar vetemm pe te vjedhur nga cdo krah qofshin.
Lexoj me vemendje editorialin e z.Baze dhe njekohesisht kujtesa me detyron ti rikthehem viteve ndoshta me te erreta te ketij vendi e perkatesisht 1990 kur nen emrin e nje kodosh “demokracie ” u be e mundur instalimi i nje grupi gangsteresh ne krye te shtetit qe pasi hengren njeri tjetrin per mese 22 vjete tani i jane kthyer popullit shqipetar per ta ngrene edhe ate siç po veprohet deri me tani.Vizita e z.Bejker qe legalizimi i kesaj tufe gangsteresh qe shpesh Ju gazetaret edhe ne si popull poshte i ngateronin me njerez qe mund te sillnin demokracine e nje vendi qe jo pak ka vuajtur ne te shkuaren!Gangsteret e paguar nga padronet e tyre bene te mundur lloj-lloj piselliqesh ne te gjithe boten e trazuar(merite e hajduteve,killerave e mafjozeve)duke shitur arme,duke bere trafik i”legal”,nen hunden e perandorise qe ka per mese 20 vjete qe i mban ne pushtet e i perdor ku e si ti doje menderja.Ardhja e znj.Ollbrajt perben nje reflektim e nje ndryshim te madh ne politiken e jateme Amerikane pasi per here te pare nje gangsteri i tregohet vendi(kujto ketu presidentin e madh e mik te vertete te Shqipetareve z.Bill Klinton)qe meriton, pavaresisht se oranizmat nga drejtojne kete njeri e nga i merr edhe udhezimet e rifuten fenomanin Berisha ne politike, e ne fatkeqesisht e kemi akoma ne krye te ekzekutivit qe edhe perse vjedh,vret,djeg ne mes te dites tulat edhe diplompatet me te zote te ardhur ne shqiperi .Z.K.Pauer erdhi ne shqiperi e per te mos e zgjatur shume na e futi, e jo na futi ne “NATO”!Vizita e fundit tashme qe mezi pritet nga sherbetori i tyre z.Berisha e uqerit e tjere eshte vizita e fundit e karieres se deshtuar te nje zoje qe iken ndoshta me turp nga ai vend qe drejton e ndoshta indirekt per ti dhene mesazhin e fundit Sali Berishes, qe paskesaj kohe dite te veshtira vijne edhe per Salin pasi ajo nuk do te jete me ne ate funksion.Ajo vjen me dijenin e “gerdecit”,me vrasjen e deputeteve opozitare,me vjedhjen e votave ne zgjedhjet e bashkise,me vrasjet e 21 Janarit per te cilat z.Berisha i eshte zotuar qe do ti shtroje qylym atje ku akoma eshte i fresket gjaku per te mos e trazuar sadopak,me djegjet e trupave te perndjekurve politike(nuk me pelqen termi ish,pasi ata jane edhe sot te perndjekur).Apo vjen me koken larte si “nena dhija” tek perralla me kecat por veçese kesaj radhe me pluhurin e rene,ku fatmiresisht ky popull e ka kuptuar se eshte deshtimi i ketij posti ne politiken e jashteme Amerikane pa ne shqiperi qeverisin e drejtojne vendin paralelisht edhe Saliu edhe Arvizu.Turp per nje zonje qe perfaqeson nje mbiemer te madh e qe ndoshta s’ka asnje lidhje me moralin e vizionin politik te bashkeshortit te saj te madhit Bill Klinton.Koha do e tregoje se perse vjen ne Tirane “nena dhija” e ftuar nga Arvzija e Salia.Ndoshta takohen per here te fundit dy te deshtuar,e qe ne historine politike te Amerikes mbara nje buri te madh (B.Klinton),fshihet nje grua e vogel si Hilari.Le te shpresojme qe karta Berisha te jete djegur perfundimisht nga ata pertej Atlantikut e qe perfundimisht ta lene te qete kete vend per tu futur perfundimisht ne fampiljen ku edhe bene pjese e tek vendet ku duan me shume lirine se sa “nena dhine”.
SHBA nuk ka qene kurre e preokupuar per shqiperine ne vetvehte por vetem per synimin ne te mos i prishet pune.Misonin e dejtperdrjet banerikan ne shqiperi e perfundoi zoti Rajerson. T
Vitet e fundit problem ka qene parandalimi i nje “pranvere” alla Tunizi e Egjypt per te mos thene dimri sirian. Kjo vertetohet me faktin qe ne kulmin e asaj pranvere e kur ne shqiperi vriteshin demostrues , zoti Arvizu ngutet te deklaroje “burre shteti” ate qe tani se fundi i thote “sikter”. Tjeter gje mos prisni nga zonja Klinton. Viktor Hoti
Ndoshta jam gabim por mendimet qe shtron MB ne kete artikull te fundit jane te bindese per momentin dhe siperfaqsore.Nqs do shikojme trajektoren 20 vjecare te maredhenieve midis SERBerishes dhe Washingtonit kuptohet qe ai u krijua nga Amerika dhe pamvaresisht oshilacjoneve nder vite, ai ne peridhen ne vazhdim do te mbrohet me cdo kusht te pakten deri ne 2017 kur te kete mbaruar farsa “e dekomunistifikimit” qe e perkthyer ndryshe deri kur tu shiten dhe kolloset e hidrocentarve te Drinit serbo-amerikaneve qe perkon si kohe me plakjen natyrore dhe daljen nga politika te SERBerishes.
Nuk dua te zgjatem me krimet e panumerta te SERBerishes por dua te theksoj se kryeqelbsira e Vicidolit ne vitet 1990-1991 ishte nje
“as nen menge” i Sig.Shtetit Shqiptar per te manipuluar levizjen demokratike.Fatkeqesia dhe menxyra qendron ne “synetllekun” qe i bene
sherbimet sekrete te ish Jugosllavise dhe USA(qe kishin marredhenie vellazerore gjysem shekullore) duke e federurar per interesat e tyre te castit.Mendoj qe kjo eshte aresyeja e pare qe SRB ka patur,ka dhe do te kete super-imunitet pamvaresisht se ka kryer akte te renda tradhetie vrasje deri dhe zhdukje njerzish.Nese RRAHMET ZOGJI erdhi ne fuqi nga bajonetat ruso-jugosllave ne 1924,kurse FUCKBERISHA erdhi ne pushtet nga sherbimet sekrete serbo-amerikano ne 1991-1992.
Kam bindjen qe 2 prilli 1991 ishte nje skenar ogurzi i parapregatitur
per te prure ne pushtet hibridin e UDB-CIA kryeqelbesiren SRB.
Prishja forcerisht e qeverise stabilitetit nga SRB ne palcen e dimrit 1991 sipas recetave te dyshes Rajerson-Biberaj eshte akti me poshter
antikombetar i kryer per 100 vjet te shtetit shqiptar.Me cinikja eshte
justifikimi se po behej “per shembjen e komunizmit” qe me shume dukej si clirim imagjinar qesharak.
Sot SERBerishen e kane bere aq “powerfull” sa qe edhe sikur te organizohen ne nje front te perbashket PS+FRD+AK+SHOQERIA CIVILE+POPULLI nuk mund ta rrezojne kryeqelbesiren SRB as me votime,as me revolta biles as me atentate.Pikerisht nje “hundelesh” i tille qe zbaton me perpikmeri keshillat e Arvizuse per te ruajtuar instuticjonet
duke vrare si qen rrugesh 4 protestues 100% te pafajshem JASHTE GARDHIT TE K/M i duhet perendimit per te ruajtur statukuone.
Eshte kriminale qe komuniteti nderkombetar te tallen me 4 viktimat e 21 janarit duke thene qe ka fajin opozita..
Edi Rama ka bere nje performance te denueshme para ,gjate dhe pas 21 janarit dhe ka tradhetuar ne menyren me te neveriteshme protestuesit e tij.Por kjo nuk do te thote qe ne rradhe te pare admintrata amerikane te mos kerkoje me minimalen e minimaleve:LARGIMIN PA KUSHTE TE SRB SI VRASESI DIREKT I TYRE QOFTE DUKE I DHENE DHE AZIL NE NDONJE VEND GJETIU..
Poshtruese eshte dhe menyra e ardhjes ekspertizave te FBI 1 dite para nje vjetorit te 21 janarit..Talles eshte argumenti qe nuk gjendeshin filmimet e bera deri sa u amortizua dhe u dekurajua dhe opinioni shqiptar qe ka filluar te merret me mbrojtjen e kufinjeve jugore te shqiperise qe fillojne te ura e dragotit ne tepelene.Apo ne Boboshticen
e “Korces GREKE” ku u shkelen dhe u perdhosen varrezat shqiptare nga vorioepirotet qe erdhen ne shtepine e tyre dhe asnje njeri ne shqiperi nuk reagon..
Zoti Mero me gjithe respektin e plote qe keni ne shumicen absolute te Shqiptareve mos ushqeni iluzione se KRYEQENBERISHA ESHTE NE SIKLET !!
Me ne siklet eshte zonja HRK sepse pamvaresisht nga pamja e jashtme qe nga koha e Bejkerit deri tani ka rene shume besimi i shqiptareve ndaj dipllomacise amerikane.Sidomos pas gerdecit dhe 21 janarit ato jane tronditur dhe eshte mire te thuhet e verteta.
Nqs ne Bengazi te Libise u vra ne menyre mizore nje ambassador i respektuar Amerikan nga turmat ,e kunderta ndodhi ne 21 janar 2011 ku ambassadori arvizu u be pale me vrasesit e turmave ne menyre akoma me mizore.
Ne rastin e Libise z.Klinton gjeti kurajon dhe mori pergjegjsine dhe i kerkoi te falur popullit amerikan .Te njejten gje duhet te beje per 21 janarin qe me shume ishte faji ne veprimet e gabuara te Arvizuse qe u be aleat me vrasesin SRB.
Si ka mundesi qe vrasesi SRB edhe pasi kreu vrasjen ne 21 janar sulmoi si nje ujk i plagosur dhe i zgjebosur :
1-presidentin e vendit
2-kryetarin e opozites
3-kryeprokuroren
4-kryetarin e Shikut.
Jo vetem kaq por shau dhe fjalorin me banal qe vetem ne bordellot e botes se trete perdoren ???
Kush duhet te denoje shprehjen makabre te ambasadorit arvizu BURRE SHTETI pa u thare akoma gjaku ne bulevard pervecse znj KLINTON qe e ka arvizune bash nenpunesin e saj direkt ????
Ju lutem i nderuar Mero mos ushqeni Iluzione.
Eshte nje histori jo e kendeshme ne revoltat e pranveres arabe midis z.Klinton, perfaqsuesit amerikan Frank Wisner dhe ish diktatorit Mubarak qe eshte kritikuar ashper nga shtypi amerikan.
I njejti skenar paraqitet dhe me Shqiperine ku SRB ka deleguar si “kryeminsterin e tij” ne Washington famekeqin Wisner.Nqs do te analizoni
-vjedhjen gjysem miliardi te rruges kombit
-faljen e miliasda dollareve te armetimeve
-blejren mafjoze te albetrolit
Nuk eshte veshtire te konkludohet qe SRB eshte njelloj si Mubaraku dhe
fatkeqesisht do te mbijetoje sepse ja ka bere yzmetin..
Kushdo ne Shqiperi apo diaspore eshte i lire te festoje 100 vjetorin e pamvaresise.Por keto nuk do jene festime por karnavale perderisa shqiptaret dhe shqipfolesit do kene ne krye njeriun me te urryer te kombit, tradhetarin dhe vrasesin Serberisha pa harruar dhe opoziten me kontraversale dhe me impotente ne bote.
Ne kete zallamahi ala albanesi te kesaje periudhe “demokracie rrumpalle” 90 % e atyre qe ne i quajme politikane s’jane gje tjeter vecse me te kqijte dhe llumi i ketij kombi – nje duzine hajdutesh qe vjedhin mu ne mes te dites si Ilir Monika Kryemadhi-qe del dhe thote ne TV se kam blere fustanin 7000 Euro – o milet, a do vij nje qeveri qe te vendos rregull ne kete vend apo mori fund ky vend dh eky popull njehere e pergjithmone, dhe ato qe do futemi ne BE jane brockulla te shpifura nga keta hajdute e kriminele qe duhen futur ne burg dhe jo te na dalin ne TV dhe te na bejne “politike” ende do i durojme >>>>>???????!!!!!!!!!
Sikleti i saliut eshte se nuk mund ta presi Hillari Klinton, sic priti ish sekretarin e jashtem Xhejms Bejker.
Saliu smundet tani ne 2012 te mbledhi ate popull entuziast, qe u mblodh ne fillim viteve 90.
E ndjen qe do te turperohet, por ai di te dale nga situata, ai ka mesuar nga une qe situatat e veshtira ti ktheje ne force dhe forca per kete si mungon, jane plot ata merhumet qe une i vura ne udheheqje, ata merhumet e Enverit tani jane sot po merhumet e saliut, su ngriten asnjehere ne nivel e ne karriere, mbeten gjithmone Merhume.
Z. Mero
Ndoshta komenti im nuk ka lidhje me artikullin. Por une desha shkruaj se edhe gjate vizites se Z. Klinton, Berisha dhe te tijet, do ti thote ruhu, mos dil neper Tirane, por rri me mu se do te haje gogoli. Z. Mero nje miku im gjerman qe viziton shpesh Tiranen, kuptohet se vjen tek une, sivjet me pyeti: Cfare efekti kane perrallat me gogol ne Tirane? Me thene te drejten nuk e prita kete pyetje,por e mblodha veten shpejt e shpejt. I thashe po: Dikur thoshin nenat fili se te po vjen gogoli. Ne kohen e enverit thoshin nuk duhet dale jasht se te ha gogoli, ne kohen e demokracise luhet perseri me gogolin: Atij nuk ju durua dhe me thot por sot cfar efekti ka. I them ka se me gogolin fitojne te gjithe Biri i gogolit thote Saliu per Ramen, Gogoli thote Jozefina per Rucin, gogoli thone te tijet ne konferenca shtypi. Me gogolin ai do fitoje perseri vitin 13. Miku im (shpesh, pasi nuk dinte fjalen gogol ne anglisht) perdorte fjalen Ujk. Pra gogoli gogoli por ujku po ben e do beje kerdine z. Mero.
Eh, cere thu mer taj nuk ci,Hillari per berish ,
o pajdh i rond ajo .
S’do obama nga ato gjona .Hillari do vij ti
kujtoj kryminelit albanistanit se o mrregull
“zhduki kamunistat” sa me shum me mujt heeeeeeeeee
i shlo noj pordh kur t’hik dhe ja kjo ishte vizita.
Analiza eshte logjike por une nuk besoj ne kete visite. Gjeja me interesante eshte se Z. Klinton do te takohet me kreun e opozites. Une mendoj se Z. Klinton ben nje vizite rutine pa asnje ide per arsye se ndoshta pas nje jave do ta nxjerre ne pension populli amerikan. Shqiptaret presin zgjidhje e mrekullira nga jashte prej 100 vjetesh. Dikur prisnim nga Tito, pastaj nga Sovietiket, me pas nga Kinezet ne fund “mbeshtetja ne forcat e veta”. Tani presim zgjidhjet nga Amerika e Europa, po nuk jemi shtet indipendent! Une mendoj se visita e Klinton-it do te jete si vizita e Hrushovit ne 1960 ku Enveri pergadiste demaskimin e deviacioneve revizioniste sovietike dhe lidhjet me Kinen. Sala po ben te njejten gje, nen mutaf ai po krijon lidhje te forta me islamiket, ruset e kinezet. Eshte e drejta e Shqiperise dhe e shqiptareve te shkojne ku te dojne por se del keq nuk eshte faj i Amerikes dhe Europes.
Metodat e SALISE nuk e çojne shqiperine ne Europe e kjo eshte prej 22 vitesh dhe jo sot, por populli shqiptar eshte keshtu meriton Salen e Enverin.
Zoti Mero!
Zonja Clinton vjen ne Ballkan per te forcuar pozitat e SHBA dhe jo per gjera dytesore!
Qellimi kryesor eshte te inkurajoje opoziten dhe ti thote se do te vish ne pushtet por jo me ndihnem e Rusise, siç u mundua “te dredh” baba Saliu me rastin e tenderit te naftes!…
Baba Saliu heren e pare ” e hengri” nga islamiket ndersa tani nga “dashuria per Rusine dhe per euro…”. Pazari i tij me “Gazprom” nuk ishte thjeshte per interesa ekonomike, por nje gje me shume, dhe natyrisht kjo eshte e patolerueshme!…
bye
Per Brunon, paske nje shok GJERMAN sh mir, duje shoku shokun futi kollodokun.
JU ZOYI MERO BENI SHUME MIRE QE KOMENTONI VIZITEN E ZONJES KLINTON,GJASAT JANE TE NDODHE ASHTU SIC THONI JU.POR TASHMA NE JEMI MESUAR ME SALIUN QE TE BARDHEN E BEN TE ZEZE E TE ZEZEN TE BARDHE,ME THA E I THASHE, VIZITE E SUKSESESHME……….. FAJIN E KA OPOZITA ……. LIDERI I SAJE RAMA.
Mbasi lexova pothuaj te gjitha komentet mu kujtua se pas ikjes se presidentit Bush dhe ardhjes se Obames dikush nga shtepia e bardhe u shpreh se per sali bersishen nuk do te ishte e lehte te gjente mbeshtetjen qe kishte pasur ne amerike.Dhe me te vertete pasi disa kohe heshtje, edhe pse gerdeci ishte nje shupleke e forte, por largimi i ambasadorit Uidhers dhe ardhje e te riut ja rriten shpresat saliut per mbeshtetje ne SHBA-te.Dhe vijne me rradhe mandati i dyte i fituar, zgjedhjet e vjedhura te Tiranes,uzurpimi i te gjitha institucioneve te pavaruar,Vrasja e nje deputeti dhe 4 demostruesve, presidenti sherbetor, shiku, greva e urise ,prokuroria se shpejti dhe te gjitha keto me bekimin amerikan dhe te ambasadorit Arvizu.Atehere per cfare do ta shqetesoje saliun vizita e Klintonit, nese do te vije, pasi Nju Jorku ka bllokuar fluturimet per shkak te uraganit qe pritet te perfshije disa shtete ne ditet e ardheshme.Ben mire te mos vije ne Tirane se nuk ka perse vjen, nuk na behet vone per te ne ditet e fundit te detyres se saj.
Z.MERO! SHUME SAKTE I KE ANALIZUAR PROBLEMET DHE SIKLETET E BERISHES . VETEM NJE GJE NA HABIT TE GJITHAVE , SI KA MUNDESI QE KY I CMENDUR ARRIN TI MANIPULOJ TE GJITHE ,NUK E KUPOJNE GJITH KETA PERSONALITETE(TE PAKTEN NE KESHTU I QUAJME ) SE ME KE KANE TE BEJNE . PER MENDIMIN TIM FATKEQESI PER POPULLIN SHQIPTAR NUK KA QENE ENVER HOXHA SEPSE NGA AI MBAJME MEND QE BERI DISA GJERA TE MIRA PER SHQIPERINE , POR FATKEQSIA ME E MADHE ESHTE KY I RRJEDHURI QE KEMI POTHUAJ 20 VJET QE I DUROUROJME BRROCKULLAT. PO MIRE TE NA BEHET KUR EDUROJME DHE NUK NGRIHEMI , JA TE SHIKOJME CFAR DO BEJE VLORA PER 100 VJETORIN . ME SHUME RESPEKT.
Vazhdoni te genjeni veten me iluzione, se ne realitet vizita e Hillarit do i siguroje fitoren e zgjedhjeve manipulatorit plak
Z. Mero është i saktë në opinion-analizën e tij për vizitën e pritëshme të zj. Klinton. Dhe në se vërtetë vizita e saj do të ketë këtë zhvillim, d.m.th. një kritikë prej pambuku, Saliut as që do ti lëvizë ndonjë qime… Në zhvillimet më të fundit në politikën shqiptare, Sali Berishën nuk e ka në dorë,(d.m.th. mundësinë për ta zbritur nga kali)as ilir M.e as E.Rama. Saliun, tashmë e ka në dorë vetëm Bamir Topi, i cili me 5-6 deputetë të djathtë-përkrahës të tij, mund (dhe duhet ta bëjë para zgjedhjeve),e rrëzon Saliun si gjthe fiku në vjeshtë. A do ta bëjë këtë veprim z. Topi? Nuk mund të jemë i saktë në përgjigje. Por, z. Topi domosdoshmërisht, duhet ta bëjë. Në të kundërt, ai(z.Topi), nuk do të bëjë as një hap përpara në karierën e tij politike, në shërbim të Shqipërisë, siç dhe po deklaron shpesh herë. Presim….
Albright ka qene ne Tirane dhe ne 1993, per Partneritetin per paqe…..
“Vizita e Dames Plake”.A do vije ajo per tu hakmarre,tamam si Dama plake?Meqe u beme per te kujtuar(por jo nostalgjike)dime se rrumpallijen e 14 shtatorit’98 slbrsh e mbylli si kapak libri vetem pas nje telefonate nga Amerika,ca thone ishte nje Hasan shqiptaro malazez.Pra,per ti thene lamtumiren slbrsh-se,Amerika nuk ka nevoje te harxhoje karburant avioni,se nje thirrje me cell.nga ndonje Hasan apo Dioguard eshte shume me ekonomike.Thjesht HllrClntn do puthet e shterngohet me slbrsh,do flasin ne konference lesh me qime,hopa”dhiz iz e miraklle”ne gojen e slbrsh,e rrezik ky e sposton diten e 100 vjetorit ne oren e takimit me H.C.,vari lsht.se ky eshte film qe e kemi pare kushedi sa here.Te presim se slbrsh hiqet nga sekretarja e Dash eshte iluzion,qe na pelqen se kushton shume lire,por e pamundur,se ai(Dash)qe na fali gomarin(slbrsh)nuk duron qe kete ta shikojme nga dhembet.