Dështon plani i Kunatit të Lulit për tu takuar me Hillarin

1 Nëntor 2012, 21:15Antena TEMA

Kunati i Lulit vendosi të bënte një plan se si të përfshihej në protokollin e takimeve të zonjës Klinton. Meqë takimi me Lulin nuk ishte parashikuar askund, Kunati u kujtua se mund të ngrinin një bust të Uillsonit dhe kështu Sekretarja do të vinte ta përuronte dhe do dilnin në fotografi. Por ideja i lindi vonë dhe kishte vetëm katër ditë kohë.

Ia nisi punës të shtunën. Me urgjencë të madhe u bë forma e bustit me allçi dhe filluan punimet tek lulishtja. Kështu dita- ditës ai u qëndronte tek koka punimeve.
Gjatë ditës së fundit, më 31 tetor, bllokoi krejt sheshin dhe rrinte vetë në krye të punimeve.
Lymi, punëtori i komunales që merrej me bustin, nuk po e kuptonte gjithë këtë ngutje.
-Po ça është ky me jahu, i thoshte Kunatit, dëshmor a?
-Jo, jo, nuk merremi me dëshmorët ne, është amerikan, i tha Kunati.
-Ça amerikani është ky me jahu në Tiranë të re, amerikanët kanë qenë nga Stacioni i Trenit në kohë të Zogut.
-Mos kërko sqarime po mbaro bustin, i thoshte Kunati. Ça ka ngelur akoma?
-Duhen ca plisa me bar me mbulu lulishten dhe ca shkurre…
-Shko shkuli ke sheshi Skënderbej dhe vendosi urgjent, i tha Kunati.
Ashtu u bë. Lymi shkoi, shkuli ca plisa baltë në shesh Skënderbej dhe i vuri aty.
-Ça duhet tjetër, e pyeti Kunati.
-Duhet mermer për këtë vendin ku do vihet koka e këtij amerikanit, tha Lymi.
-Shko shkuli tek Piramida se ka ngelur akoma ca brenda, i tha Kunati.
E mbaroi dhe këtë punë Lymi.
-Ça duhet tjetër tani, i tha.
-Tani duhet me u tha betoni tre ditë, i tha Lymi, se vallai nuk mba peshë sipër.
-Thajeni me ventilatorë gjithë natën dhe në mëngjes të vendoset busti, tha Kunati dhe iku i lodhur.
Iku dhe shkoi në zyrë tek Luli.
-Gjithçka po mbaron, i tha. Barin e mbolla, shkula ca plisa tek sheshi Skënderbej dhe i mbolla. Mermerin e shkulëm tek Piramida dhe e vumë. Ai punëtori thotë duhet me u tha betoni, do tre ditë dhe i kam vënë ta thajnë me ventilator.
-Lëre fare, i tha Luli, nuk na duhet.
-Si nuk na duhet, i tha Kunati. Duhet ta mbarojmë patjetër se nesër vjen ajo.
-Vjen, por nuk do të vijë tek busti. U thashë këtyre të protokollit, pyetën amerikanët dhe na thanë nuk kemi ndërmend të përurojmë buste. Kështu që nuk na duhet.
Kunati u pre fare. Plani i dështoi. Nga gjithë planet që kishte bërë për 100 vjetorin, ky i ishte dukur më i bukur. Tani i ngeli vetëm projekti i 1000 qengjave dhe 1000 deshve, që i kishte gati pasi kishte bërë pazar me barinjtë vjehrri i Lulit në Tepelenë.
Luli rrinte i mërzitur me kokë ulur.
-T’i lajmëroj ata t’i ndërpresin punimet, i tha Kunati, apo ta vëmë atë bustin meqë e nisëm?
-Lëre bosh një herë deri më 28 nëntor, i tha Luli, se nuk i dihet për kë na duhet.

7 komente në “Dështon plani i Kunatit të Lulit për tu takuar me Hillarin”

  1. Hasan Cipuri says:

    Kjo eshte shume e forte dhe ky eshte nje bllof/nje gafe shume e forte e Lule Boshes ?
    I fut nje te qeshme dhe e kalon si genjeshtar patologjik qe eshte.
    A di kush te me thote sa eshte fatura e keti investimi te pa mbaruar?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html

  2. VERONIKA says:

    Antenaaaa ,ju mori e mira ju mori,ma telendiset fare LULIN..Po lereni ,se ai me ate buzeqeshje *naive*,arrin dhe behet pak *simpatik*
    ju po ja fikni dhe ate…
    Thaheni betonin me ventilator–hahahahahahahahahaha,e kam burrin ndertus,i thashe e shikon ,e shikon,ça ben kunati i Lulit,ti ke nje vit spo me ngre nje brez aty per lulishten—po se bere i thashe do therras kunatin e Lulit…hahahahhahahah
    Me ate koken mos e zgjasni shume,se deri ne 28 Nentor,do veje koka e BERRIshes-dhe busti i atij na duhet–se keshtu beret dhe me Mulin-dhe e çuat atje ku eshte…..thaheni me ventilator–hahahahaahahhaha

    1. Uarda says:

      Ti je ajo qe i thone Verra nika?
      Ti duhet te jesh se dukesh verre e madhe…

      1. Ben Chicago says:

        o uarda
        po ti si me qene gruaja e lulit
        veronika nuk te permendi fare ti e shan

  3. ina says:

    haha, sa e bukur. O zot lymi i shkrete. Haha, kush e di per kë do e perurojne bustin. e madhe fare, ne c’gjendje jemi katandisur.

  4. Enver Hoxha says:

    Tani do shofin cfare axhendash kane krietaret e shteteve me saliun, po si do ja bejm ne qofte se na vjen Dacic, mos duhet te vejme bustin e Karagjeorgjevicit, jemi ne hall, me mire te na vi Erdogani e te vejme bustin e Hajredin pashes dhe aty si epitaf, ti shkruajme kengen e tij.

    Hajredin pasha more hutaq, srrejfet Dejbra or me kerbac e tjere e tjera.

  5. Vlora says:

    ha ha ha plisat me bare i mori te skenderbeut,,,,,mermerin e mori te enverit,,,,,koka do te vihet e zogut,,,dhe berishes ka per ti mbete kunati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje