Një qytetar rrëfen një krim tronditës dhe qetësinë e policisë

10 Nëntor 2012, 20:46Politika TEMA

Një qytetar nga Tirana ka nisur një e-mail në adresë të gazetës pak orë më parë, për të dëshmuar një krim tronditës në mes të Tiranës dhe heshtjen kriminale të policisë e cila u njoftua për ngjarjen dhe nuk denjoi të shkonte në vendngjarje. Ja teksti i plotë:

Në orën 3.50 poshtë pallatit tim (bulevardi ‘Bajram Curri’) ndaloi një motor i madh dhe modern ngjyrë gri. E drejtonte një djalë rreth 20 vjeç, veshur me tuta të zeza. Bashkë me të në motor ishte një vajzë e vogël, ndoshta 16 vjeç, e cila përpiqej te bënte ethshëm diçka me telefonin e saj.

Djali u nis në një drejtim dhe i bërtiste vajzës që ta ndiqte. Ajo hezitonte. Ai u kthye me rrëmbim, iu afrua, e kapi nga kyçi i dorës dhe e tërhoqi thua se do t’i shkulte krahun. Ajo rezistoi për një çast, djali e lëshoi, ngriti krahun e djathte dhe e goditi me grusht në nofull dhe në qafë duke i ulëritur, “Mos të të shkoje ndër mend!”. Vajza vrapoi në drejtim të kundërt dhe djali e ndoqi. U zhdukën pas pallatit.

Hyra brenda, mora telefonin dhe formova numrin 129.

– Policia.

– Mirëdita. Jam një banor në Njësinë 5 dhe dua të dërgoni një patrullë policie sepse është një djalë që godet një vajzë egërsisht.

– Po provon ta godasë?

– Zotëri, i ka nxirë fytyrën, por dërgoni dikë shpejt.

– Ku tek Njësia 5?

– Në veri të stadiumit Selman Stermasi.

– Njësia 5 nuk është tek stadiumi.

– More zotëri, kam 37 vjet qe jetoj në këtë banesë dhe e njoh shumë mirë lagjen. Ju lutem dërgoni dikë shpejt.

– Atëherë mos thuaj Njësia 5.

– Më falni, ju ngatërroni zyrat e Njësisë 5 me vete njësinë. Vendi është në vije ajrore midis Gjykatës së Tiranës dhe stadiumit, ne mes. Nxitoni.

– Ke ndonjë semafor afër?

– Ditën e mirë, i thashë. Bëni si të doni. Adresën e keni.

Për shkak të një urgjence mjekësore mu desh të largohesha. Kur u ktheva në shtëpi në orën 5, pyes time shoqe: “A dëgjove ndonjë makinë policie?”. “Jo,” mu përgjigj, “por pas 15 minutash, pashë atë vajzën me dorën të gjakosur në fytyrë që ecte pas dhunuesit”.

Ndoshta edhe sikur patrulla e policisë të kishte ardhur menjëherë, nuk do kishte zgjidhur dot gjë. Ndoshta po. Nuk kam nga ta di. Di vetëm që policia nuk u përgjigj për një qytetar në nevojë.

34 komente në “Një qytetar rrëfen një krim tronditës dhe qetësinë e policisë”

  1. Albogentivlora says:

    Nje gje krejt normale qe ndodh ne Albanistanin tone tashme te shperfytyruar. Prandaj une u jap plotesisht dakord atyre njerezve qe bejne vetegjyqesi sepse ligjet dhe rendi tek ne jane NUL!

      1. Zalo K. says:

        Ama jo. Kur te perdhunohet vajza e ndonje qeveritari do kujtohen keta.PTHUU!

    1. astriti says:

      Car jan keto metoda keshtu, shef dikush dicka dhe na e tregon ketu. Po te fillojm te tregojm te githe cna shohin syte, e cna degjojn veshet cdo dite kryeredaktori do vrasi veten nga depresioni.

  2. Enver Hoxha says:

    Zoti qytetar, policija e shtetit, nuk eshte trajnuar per ti dale ne mbrojtje qytetarit, ata ti zgjidhin vete problemet e tyre si i kane zgjidhur deri tani, kallashnikovet dhe pistoletat, ja kane lene ne dore, keshtu qe cdo njeri ti beje derman vehtes se vet, e keqja eshte se ajo ka lindur vajze, prandaj kur lindin djem shqiptaret kane shti me pushke, se kur lindte vajze, i hakrroheshin grus, se sishte e zonja te bej nji djal.
    Policia eshte trajnuar te mbroje saliun me sallinjte, kur dikush gabimisht i hyn ne mesin e makinave te shumta qe shoqerojne udheheqesin tone, atehere kemi polici qe te ben qe te mallkosh diten qe ke lindur, me maloke me kembe 58 numrin, mjere mushkerite.

  3. shqiptari says:

    Bo bo bo bo cfare behet.Nuk jane Femijet e Politikaneve te pushtetareve,qe kane me qindra Bodiguarda.Por jane Femije te ndonje Familje te thjeshte Qytetare,ose dhe te ardhur ne Tiarnen.Qe u zabtua edhe nga njerez shembullore,por dhe nga njerez qe mund te quhen “Djall”.
    no comet me ….. shteti xhamardani me vija antiplumbi dikush e ka me vete dhe ne gjume kure fle.Per gadishmeri per te peruruar ndonje rruge te pa filluar.Ndersa Femijet e popullit,le te ruhen vete nga keqeberesit.
    Komanda fle gjume.Me falni Dulla-1 enveri,Dulla 2 Ramizi (Dulla-3 per momentin pa emer) eshte ne gjume.Emrin tim e gjeni kollaje ne IP qe po shkruaj.Edhe pse skam mare leje per kete koment nga i Zoti i PC.

  4. Korabi says:

    Ne nuk kemi polici, kemi nje tufe derrash te dale nga pylli qe i ka veshur Muli me uniforme. Po te kishim Prokuroei pas ketij denoncimi publik ndoshta do ishte hapur nje ceshtje per pseudopolicin por me c’duket skemi as prokurori. Jemi per te ardhur keq si popull, si komb se pas 100 vjetesh akoma s’kemi ditur te bejme shtet. Sa keq!

  5. preshevali says:

    Me siguri djali ka qen i klanit të Gaddafit.

  6. Salah says:

    normal: Tropoje – Kukes Bandit POlice

  7. raimondi says:

    Skandal ! Polici e qelbur

    –Te telefononi Kryeminsitrin e dhe ti thoni qe polica nuk do tja dije aspak per hallet e qytetareve

  8. genc says:

    me 100% ka qene Ledio.

  9. TIGER says:

    Nuk ka benzine per te levizur Policia. Per vjedhje e rrahje s’behet fjale njehere.

    Shqiperia po ndryshon…

  10. patrioti says:

    po vriten 3-4 veta perdite ndersa ti trembesh per nje rrahje..ku ka shtet ketu mo shoku por asaj goces do ja marrin hakun vellai ose kushurinjte ose do kene qene dashnore dhe do mbyllet gjithcka me 5 min dashuri dhe ja kaq..hajt mos u merzit shume se jetojme ne afriken berishiane

  11. fatosi says:

    Nesia 5 voton socialistatsi Jeta seitaj. Nuk mendoni per nje cast “Ajo vajz mund te ishte antare e FRESH”

  12. Enver Hoxha merhumi says:

    bravo o”Enver Hoxha”,e paske pjellore ate te uruar,paske qen hajvan i squt.Ytat mor i pa udhe,me mire te kishte bere nje kercu te ngrohej dimrit se sa te nxori ty,nje palaco te cilit buka me miser te verdhe qe hante ne fshat e ka lene me penallti ne koke.

    1. Enver Hoxha says:

      Nji nate bera parti me sheqeren dhe na dolli nji kopil, se ne fakt smu nrejt ne darke dhe mu cu ne mjes me shurreen e mjesit dhe para se te pshurr, thash tja kendoj njeher sheqeres dhe na dolli ky kopil qe po ju ben zborr shqiptareve.

  13. guerrilas says:

    Alo Ushnja nje qytetar ne nevoje,mund te vini ta ndihmoni,jo mor zoteri skam si vi se smund te le bagtine vetem.

  14. kel ukaj says:

    E kane kuptuar tani kush jane spiunet. Sipas mendimit tim duhet gjetur spiuni dhe denoncue. Te behet ligj i lustracionit qe ky qytetar as te mos afrohet “institucioneve”.
    Ja nje qytetar Europian nga njera ane dhe ja shteti barbaro islamist nga ana tjeter. Ky eshte shteti qe keni krijuar e ta gezoni, e jo vetem ta gezoni por ta paguani mire se ju behet shendet. Eshte kulmi, ku qytetari ben nje denoncim dhe tregon qyteterim, nga ana tjeter ai qe paguhet edhe me paret e kesaj vajze te mjerenuk don as t’ia dije. Rrofte Sali QENI! Poshte populli shqiptar!

    1. elton says:

      Po te kishte ardh policia cfare do kishte bere?????Kujtoni se tropjani polic do kishte kapur tropojanin kriminel? Na bete per te qeshur me keto shpresat e juaja

  15. Eri says:

    Pershendes veprimin e denoncuesit, akt i larte qytetarie. Sa per policine dhe 129-en nuk kam c’them pasi ky shtet eshte i rene komplet. Policia thjesht merr rrogen dhe mbledh viktimat rruges, e ka humbur teresisht misionin e vet per ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e krimit. Pa harruar qe perdoret politikisht per te shtypur opoziten dhe te vjedh zgjedhjet.

  16. Ori says:

    Kulmi!!!! Jam pa fjale! Ketu duhet vetegjyqesi ndryshe nuk behet! Cfare nuk po degjojme dita dites, jane bere vrasjet, dhunimet si pjese e jetes se perditshme dhe as duhet te na bejne pershtypje madje, duhet te ambjentohemi. Po cohu mor popull mjeran te dalim te gjithe e te ngreme zerin sepse tamam shqiperine tone po e merr lumi, po cohuni mor kerkoni te drejten tuaj nqs e ngreme zerin te gjithe sebashku bashkimi ben fuqine askujt sduhet ti trembet syri. Po si nenshtrohemi njehere kur po na terheqin zvarre!!! Shume keq vendi yne, vend i pashembullt!!

  17. albo says:

    Nuk është rasti i parë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Avokati i Popullit, duhet ta hatojnë këtë rast. Çdo gjë është e dokumentuar në sallën operative. Duhet të bëhet dikush shëmbull, që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

  18. baro çorrogjafi says:

    Ju ,zoti qytetar,keni bere nje detyre fisnike dhe per kete ju pergezoj.
    Mirpo ju keni bere nje gabim : Nr,qe jeni adresuar ,129,nuk eshte i policise,por i oobanerise ose me mire i banditeve qe ruajne banditet.Lumsi ne per kete polici me ne krye Muli Noçen !!!

  19. nardi says:

    Une kam pare tjeter gje,me te vertete absurde si kjo qe po lexoj ne kete artikull ne kete vend absurd si Shqiperia.Diçka tronditese qe nuk e shikon ne asnje vend tjeter ne Europe.
    Kete vere tek AcquaDromi,del nje vajze dhe nje djale,vajza fillon e gerthet,ndersa djali e godet,dikush shkon dhe ndalon djalin,mbas 3 min vjen policia.Thashe OK,tani do e marrin ne rajon,do e marrin ne pyetje dhe vajza do bej denoncimin ashtu siç duhet te ndodhe normalisht.
    Polici ju afrua djalit,dhe e pyet:çfare ke qe i gjuan vajzes,dhe ne moment i leshon djalit nje grusht,djali bie ne toke dhe policet me gjithe vajzen e fusin ne furgon.
    Vetem gjera absurde ne kete vend absurd.Dikush thote se mire ja beri,qe e qelloi,por siç nuk u ka zbatuar ligji ne rastin e mesiperm,ashtu ka ndodhur edhe ne rastin qe po tregoj une.Nuk ndodh ne asnje vend Demokratik,normal,qe polici te te godase.

  20. tini says:

    cfare tregimi? pa pike fantazie. me trego pak emrin e mesueses se gjuhe letersise.

    1. tino-oj te says:

      Ti duhesh pare per mesuesen e gjuhes dhe letersise, pasi nuk ke bere asnje gabim! Te lumte qe shikon gabimet e tjetrit.

  21. ergu says:

    E ke pas fajin vete zoteri se i ke thene “njesia 5″…duhet ti kishe thene “nisia 5” se jane te gjithe malok e nuk kuptojne

  22. Moza says:

    Zoti mart hak te politikanet tane, jo te ata por te femijet e tyre O zote po te lutem vepro se na mbyti poshtersia dhe rrugaqeria.

  23. beni says:

    Qytetari ngre nje problem dhe mire ben,ato jane probleme shum shqetesuese te komunitetit sot ku ne jetojme. Policia e shtetit eshte institucioni qe sot punon me shume se cdo institucion ne kete vend,ku te gjithe institucionet e tjera perpiqen qe tia hedhin shtetit ta vjedhin ate.Ndoshta zoti qytetar patrulla ne ate moment nuk ka patur piken e karburantit,ndoshta ne ate moment policia e patrulles ka qene duke shoqeruar ministrat dhe kryeministrin,kryetaren e parlamentit,presidentin, per ti hapur rrugen per te shkuar ne shtepi,ka qene ndoshta per te ruajtur te persekutuarit per te mos shkuar ne parlament,per te shoqeruar Bashen ne inspektimin e rrugeve ne qytet,e shume sherbime te tjera qe nuk jane ne sherbim te publikut por ne sherbim te pushtetit,atehere si i del koha policise te shkrete qe ti vije ne ndihme asaj vajzez se gjore e cila ne ate moment ka qene e pambrojtur.Policia e shtetit duhet ti kthehet sherbimit ndaj qytetarit dhe jo sherbimit ndaj pushtetarit ne qoftese drejtuesit kryesor te policise nuk e bejne kete atehere te mos presim ndonje gje te madhe nga policia e shtetit tone.

  24. aqifi says:

    mir ti qe ke shum vjet ne ate lagje po polici i shkret sa ka zbitur nga malet ku di gje ai i shkreti.

  25. alban4eva says:

    Albanistani po ndryshon.. miracle o freedom. made in vucidol. all rights reserved by Berishovic and C.O.

  26. zapata says:

    polici budalla??!Shikoni me vemendje detajet e bisedes midis policit e qytetarit dhe do e shikoni se polici e nuhati situaten dhe e vleresoi se nuk eshte e nevojshme dergimi i patrulles atje!Sic na tregon (qytetari), ai me vone e pa vajzen qe ndiqte nga pas dashnorin e saj.

  27. ZHANI says:

    O ASTRIT TI PO TE SHIHJE TET MOTER NAMI DO ISHTE BERE A PO TA LEME TE BEJ RINIA DEFRIME KUNDER TE CDO FAMILJE NESER E KE TI RRADHE N MOS U BEJ I LEHTE …KUR SHEH DICKA ..FOLLLLLLLL MOS U TREMB ……RRADHA I BIE TY E KUJTEDO ,,SE KAFSHERIJA PO MERR MALET…SHEH NJE VAJZ ETE BUKUR DHE I TURREN NJE GRUP MOS THEM KUSHE KUSH TE BEJE KESHTU SKANDALESH …UROJ ATE QE BEJN JU RENTE TEK FEMIJET ,MOTRAT E NENAT ETYRE…KUJDESS…FALEMINDERIT MIK TE LUMTE TE GJITHE TE JEMI SI SHOKU QE E SHKRUAN KETE HISTORI …POLICIA KETU DO VETE KETE RRJEDH …I PELQEJN TI SHTYJNE SE KUSHEDI KU EKA MENDJEN PER NDONJE 2000 LEKSH KJO EHST POLICI LESHI

  28. alban4eva says:

    polica birrash dhe qofteje.. polica me barkun te goja.. vetem polici nuk mund te quhet ajo e jona.. jane nje tufe kafshesh, derrash, arinjsh, shpellaresh, inorante ne kulm, bageti te ndyra, lypsa 2000 lekshash ordinere..
    jashteqitje me plot kuptimin e fjales.. ja, kjo asht policia e shtetit te Saleh kurves..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje