Korça e Berati do kenë nga një deputet më pak, Tirana e Durrësi nga një deputet më shumë

13 Nëntor 2012, 10:31Politika TEMA

Ndryshon skema e ndarjes së mandateve për zgjedhjet e ardhshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë llogaritë mbi bazën e ndarjeve demografike, duke caktuar ndarjen për 140 mandate deputetesh. Sipas skemës se re, Durrësit dhe Tiranës do t’i shtohet nga një mandat, duke ia hequr ato Korçës e Beratit. Kështu në këto zgjedhje kryeqyteti nuk do të prodhojë më 32 deputetë siç ka aktualisht, por 33 të tillë.

Gjithashtu shtohet pesha elektorale e Durrësit, që do të zgjedhë 14 ligjvënës nga 13 që ka aktualisht, duke u barazuar kështu më qarkun e tretë në vend, Elbasanin. Korça humb 1 mandat dhe shkon në 11 të tillë e të njëjtin fat pëson edhe Berati, që do të nxjerrë tashmë 7 përfaqësues nga 8 që ka nxjerrë në zgjedhjet e vitit 2009.

Edhe pas kësaj ndarje Tirana mbetet qarku me numrin më të madh të deputetëve, ndërsa përfshin si rreth edhe Kavajën. Në vend të dytë mbetet sërish Fieri, ndërsa Durrësi dhe Elbasani barazohen në vendin e tretë më 14 ligjvënës. Ndërsa Vlora kalon në vendin e gjashtë duke kaluar kështu Korçën. Më tej vijnë Lezha, Kukësi, Berati, Dibra dhe Gjirokastra.

12 komente në “Korça e Berati do kenë nga një deputet më pak, Tirana e Durrësi nga një deputet më shumë”

  1. Anti talebani says:

    Ketu u be interesante situata.

    LSI e fitoi dhe nje deputet tjeter ne Tirane.

    Puna eshte kush do e fitoje deputetin tjeter ne Durres.

    PS e humbi nje ne berat, por ndoshta mund ti kushtoje edhe LSI-se.

    Kurse PD e humbi nje ne Korce.

  2. Dean says:

    Ja edhe 2 vota te tjera i iken Opozites.Prandaj krenohet BARBARI i Vicidolit se ka me bo zgjedhje te rregullta kesaj rradhe.Ka gjet menyre te re Maloku si me vjedh.Brenda ”ligjit”.

  3. Korcari says:

    BERBERT E POLITIKES

    Rijne rijne nxjerin gersheret
    te qethin c’u thote koka
    dhe pse s’ka shi o uje
    qe zhuritet o thahet toka
    qethin fondet per rezervuare
    kur bujqesine prokllamojne
    se do ta ritim do ta zhvillojme
    kesaj here ortodoksise
    i prene dy deputete
    atje ne Parlament
    te bejne si duan vete
    rini qete mos u shqetesoni
    kemi harmoni fetare
    edhe pse nje fe fundosim
    mos u merzitni fare
    Korces ja qethen Mion artist
    sa nuk e qojten se ishte grevist
    Themistokliut ja shemben shtepine
    shikoni kodoshet sa qete rijne
    dhe fondet qytetit pasi ja japin
    nxjerin gersheret ja shkurtojne
    pas nje muaji perseri ja marin
    pse o qysh s’belbezojne
    na rofte Tirana qytet i kaosit
    ajo eshte krejt Shqiperia
    jashte saj ron vec bagetia
    ta mjelim nder vite o ne dekada
    qe Tirana kudo te jete e para
    atje te derdhen gjithe parate
    Korces Beratit tu futim sopate
    sa here te duam renjet ju presim
    ne to rojne pulat dhe dele
    jane te urte si nje kotele
    neser gersheret e politikes
    Korcen Beratin perseri
    do ti qethin si bageti.

  4. Anti talebani says:

    E kuptuat pse humbi Rama. Se u shperngulen njerez per ti marre vota.

    Gjisesi ne votimet per deputete te parlamentit, do kthehen ne perfitim per PS.

  5. Mjeshtri says:

    Si Korca ashtu edhe Berati si qarqe e kane popullsine me te madhe Myslimane dhe jo Ortodokse sic shkruan ky Greku ketu siper

  6. babai says:

    Shqiptare,

    Te gjitha keto behen, sepse ne vendet ku do te shtohen deputetet do te behet edhe vjedhja me e madhe e votave.

    Saliu eshte i bindur ne fitore, sepse eshte hartuar ne detaje per tu zbatuar plani me spektakolar i vjedhjes se votave.

  7. Antimjeshtrit says:

    Ky eshte koncepti kanceroz i ketij mjeshtrit te bajgave,i ketij tru peshkut:Po qe ortodoks je grek.Noli sipas ketij muti ishte grek se qe ortodoks or idiot?
    Dhe po qe mysliman sipas idiotit je turkoshak.
    Konkluzion i idiotit:Shqiperia eshte turqi,greqi,itali.C’mbeti Shqiperi?
    I vetmi shqiptar qenka ky, mjeshtri i bajgave.

  8. Belaja says:

    Mosssss.
    Kush e duron Berishen edhe kater vite ne krye te qeverise.

  9. korcari says:

    Fatkeqsi e madhe. I iku nje mundesi Petrit Vasilit per te fituar nje mandat ne Korce.
    U perpoq i gjori ne 2009 te fitonte, por 500 vota mori si parti.

    Nuk e di a vazhdon ta pelqeje librin KONTI I MONTE KRISTOS. I dukej vetja si Edmond Dantes.

    Tani eshte bere nje tip midis Kaderusit dhe Andrea Kavalkantit

  10. Cfar problem me votat ?
    Solucioni “Niku me dylbi” 100% efikas

  11. Toni_Tirona says:

    Duke qene qe ne 2009 diferenca pd – ps ne korce ishte shum e vogel po ti shtosh dhe votat e LSI , ps humb nje deputet ne korce ndersa ne berat e humb PD nje deputet .. ndersa ne durres e fiton ps per te marre 6 deputet nga 14 i duhen 39,30 % nga 42,30 % qe i duhej kur ishin vtm 13 deputet dhe koalicioni i PS mori 39.60 % duke i shtuar votat e PSV’91 dhe PLD( Ngjela ) , gjths prap ngelet balanca 73 – 67 ( PD+LSI ) – ( PS ) . Tirana per shkak te shum aktoreve eshte e dyshimte se si del gjths PS per 15 deputet i duhen te pakten 44% dhe per 16 deputet te pakten 47% . Pra opozites i duhet te fitoj nga nje deputet dhe ne 3 zona te tjera… Votat qe i duhen PS per te shtuar nje mandat ne krahasim me 2009 ne 12 qarqet :

    QARKU – MANDATET 2009-MANDATET 2009 + 1 – % e PS ne 2009 + PLD dhe PSV’91

    Kukes : 1 deputet – 12,51 % ; 2 deputet – 37,50 %

    Shkoder : 4 deputet – 31,82 % ; 5 deputet – 40,90 %

    Diber : 2 deputet – 25 % ; 3 deputet – 41,67 %

    Lezhe : 3 deputet – 35,71% ; 4 deputet – 50,01 %

    Durres: 5 deputet – 32,14 % ; 6 deputet – 39,30 % ; 7 deputet – 46,50 %

    Tirane : 15 deputet – 44,00 % ; 16 deputet – 47,00 ; 17 deputet – 50,01 %

    Elbasan : 7 deputet – 46,50 % ; 8 deputet – 53,57 %

    Fier : 8 deputet – 46,88 % ; 9 deputet – 53,13 % ; 10 deputet – 59,38 %

    Korce : 5 deputet – 40,90 % ; 6 deputet – 50,01 % ; 7 deputet – 59,10 %

    Berat : 4 deputet – 50,01 % ; 5 deputet – 64,30 %

    Vlore : 7 deputet – 54,16 % ; 8 deputet – 62,50 %

    Gjirokaster : 3 deputet – 50,01 % ; 4 deputet – 70 %

    Ne rast se PD del ne koalicion me LSI duhet qe PS te mbledhi sa me shum parti nen koalicionin e vet , psh PDIU do ti sillte mundesine e nje deputeti shtese ne Vlore duke kompensuar humbjen e nje deputeti ne Korce dhe duke siguruar deputetin e 6 ne DR dhe te 16 ne TR dhe duke i dhene mundesi luftimit per deputetin e 7 ne DR dhe te 17 TR . Ne bashkine e dr PDIU mori po aq vota sa dhe LSI qe durresin e ka nje nga bastionet e saj..

    -1 deputet ne korce
    +1 ne tirane
    +2 ne durres
    +1 ne vlore
    +1 ne shkoder
    +1 ne diber

    dhe rezultati arrin nga : 74 – 66 per pd+lsi ne 71 me 69 per PS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje