Gordon: Politika shqiptare, në një udhëkryq kritik. Të bëjë zgjedhje të lira

14 Nëntor 2012, 10:44Politika TEMA

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Philip Gordon, ka thënë se Shqipëria është në një udhëkryq kritik. Sipas tij, Shqipëria duhet të bëjë zgjedhje të lira dhe transparente në 2013-n.

Duke iu referuar vizitës së Sekretares Clinton në Shqipëri, Gordon tha se ajo erdhi në një moment të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, 100 vjetorit të pavarësisë.

“Për shumë vjet Shqipëria ishte vendi më i izoluar i Evropës, nën një diktaturë shtypëse. Gjatë dy dekadave të fundit ka punuar për të forcuar demokracinë dhe reformojë ekonominë”. 

Po diplomati amerikan i bëri jehonë këshillës së zonjës Clinton, raporton VOA.

“Zonja Clinton e bëri të qartë se Shqipëria është në një udhëkryq kritik, ndërsa e vuri theksin tek nevoja për zgjedhje të lira, të drejta dhe transparente në zgjedhjet e vitit 2013”.  

Ai theksoi se ajo gjithashtu u bëri thirrje anëtarëve të parlamentit të bashkëpunojnë pavarësisht nga përkatësia partiake dhe të marrin hapa të shpejtë për të miratuar reforma e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Veçanërisht, tha ai, udhëheqësit e Shqipërisë duhet të zgjedhin rrugën e konsolidimit të arritjeve të deritanishme duke miratuar reforma në drejtësi dhe administratë dhe të rishikojnë rregullat procedurale të parlamentit. Qeveria, tha ai, duhet gjithashtu të shtojë përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

6 komente në “Gordon: Politika shqiptare, në një udhëkryq kritik. Të bëjë zgjedhje të lira”

  1. Xen Berish Deledashi says:

    bjeri bjeri se i bie mire

  2. fantazma Bismark says:

    Zeri i VOA jo vetem i ngjirrurr por sjell ters ketij vendi.
    Po kur gjendja qenka kaqe kritike dhe ju e keni marre vesh pas 22 vjetesh toke e djegur si ua ‘nxe’ goja e thoni ‘zgjedhje’ne 2013 e jo PAS 1 MUAJI?PO NUK INI TE AFTE TE LIDHNI USHKURET TUAJ MOS U BENI PJESE EDHE E KRRIZES SONE.

  3. kalorsi i zi says:

    Boll me zgjedhjet e lira ne 2013, ketu eshte problemi tek zbatimi i ligjit tek perdhunimi i kushtetutes (Fieri). Askush nuk ka te drejte te dali kunder votes te sovranit as kryetari i opozites as kryeministri askush aq me shume nje zv ndihmes te ndihmesit te sekretarit kudoqofte. Populli dhe politika e shqiperise nuk jane kunder interesave amerikane ne rajon por kjo nuk ju jep te drejten te shkelni interesat jetike te popullit shqiptar. Mjaft me komunizmin dhe zhvillimin demokratik pas tij sepse nuk ishim vetem ne te izoluar, njelloj si gjermani lindor qe vritej siper “murit turpit” per endren e lirise por ata quhen popull ndersa ne, shqiptareve po na shisni shtetin e turpit per ender te lirise. Nuk ka dalje nga udhekryqi pa zbatim ligji, dalja nga udhekryqi qe injoron te drejten e popullit, voten e lire eshte nje qorrsokak ne te cilen ndodhemi prej vitesh.
    Ju kujtoj mytologjine, Davidi dhe Goliati, vazhdoni te trajtoni popullin e shume vuajtur dhe te keqtrajtuar shqiptar por krenar dhe do perjetoni “kolosin” goliat.

  4. Geni says:

    Ju amerikanet e keni lene ne kete gjendje shqiperin http://bit.ly/jAL5ep

  5. Murati says:

    Kur e konstatuat se Shqiperia qenka ne udhekryq, z. Gordon? Shefja juaj, Hilary Clinton, para dy javesh ne parlamentin tone e quajti Shqiperine “vend i lumtur, i pavarur e demokratik”? Para dy javesh nuk ishte ne udhekryq Shqiparia? Po me 21, janar kur kryeministri yne fitoi titullin “burre shteti” se vrau kater qytetare paqesore ne bulevard, nuk ishte ne udhekryq Shqiperia? Po kur ambasadori juaj ne Tirane ndihmonte haptas Berishen per te vjedhur postin e kryebashkiakut, a nuk ishte ne udhekryq Shqiperia? Keta jane udhekryqe qe ju diplomatet amerikane po na i pregatisni si fjalekryqe. Po per zgjedhjet e ardhshme çfare “fjalekryqi” po qendis Departamenti juaj, z. Gordon?

  6. Filiksi says:

    Viktimat shqiptar të Jaltës 1945(Pjesa e Tretë)

    Të përsekutuar!

    Shkoni te ambasadat anglo-amerikane në Tiranë

    Aty i keni Të drejtat dhe Paratë e juaj!

    Viktima Shqiptare ndodhet prej 1992 deri 2012, 20 vjet e kryqzuem nga faktori i brendshëm i qeverive postkomuniste dhe nga ambasadat anglo-amerikane në Tiranë .

    Pyetjet e Viktimës të Jaltës të përditshme prej gazepit të pas 1992 ashtë; Pse hesht SHBA për Gjenocidin komunist ndaj viktimës antikomuniste? Përse ambasada në emën të qeverisë amerikane ushtron presion politik qeverisë ,,të djathtë,, Berisha Nr 1, Nr.2 për Mos Hapjen e Dosjeve të Komunizmit? Ku asht shpirti human e demokratik i qeverisë amerikane? Historia i përcakton qartë edhe rolin e Viktimës të komunizmit të përbindshëm duke i cilsue juridikisht Viktimë e Jaltës 1945.

    U lind e drejta me satusin e Viktimës të Jaltës 1945 të demonstroji me bashkëbisedim dhe protesta paqsore: Përse qeveria amerikane gjatë historisë saj demonstron dy qendrime të kundërta?

    I.Me qendrimin heshtës dhe sabotues, aspak human të anglo-amerikanve ndaj Viktimës Antikomuniste Shqiptare pas 1992 ka shpreh hapun zbatimit fanatik ndaj Vendimeve të Jaltës 1945.

    Kjo sjellje antihumane dhe antidemokratike lexohet me mendje të ftohtë synimin ndër të tjera të shohë të lodhun e me konflikte të gjata shoqërinë shqiptare për qëllime të errta të tyne. Viktima kupton atë që këta i frigohet rracës shqiptare që njihet në historinë botnore si rraca ma e parë në Europë dhe numër një i rezistencës nga asimilimi i pushtimeve të gjata dhe i keqtrajtimeve nga historia e saj në shekuj. Fatkeqsia e dy fuqive të mëdha anglo-amerikanem që lejuen ,,de jure,, e ,,de facto,, barbarin Stalin nën shembullin e tij të zbatohej në vendet komuniste lindore një Gjenocid të pandalshme mbi popujt për afro gjysëm shekulli. Nuk mjafton ky ndëshkim në formë e në përmbajtje të Gjenocidit mbi popuyjt e pafajshëm nën siglën ,,drapër e çekan,, që ishte sa i randë e aq i padrejtë i shkaktuem prej anglo-amerikanve ndaj popujve afro 500 milonëshe, por edhe pse i ka dhanë oke-in e Rrëzimit të Mureve të Gjeoncidit ende noton nën tymin e llullave të Stalinit dhe Çurçillit ndaj Viktimave të Gjenocidit komunist pas 1992. Kjo dansë tango ashtë komedi politike me Të dënuemit nën dhe e mbi dhe, që ende luhet nën sallonet e bijve të të Gjenocidit në Tiranë me melodinë e Fisnikërisë të Faljes të Viktimës.

    Kufini i Faljes ashtë Filozofia e të Vuejtjes! Ndërgjegja e ktyne bastardhve anglo-amerikanë të shtyn t’u shkosh te dera e tyne dhe t’u kërkosh tashmë jo llogari, por sëpaku Të drejtën e të shpaguemit financiar nga Arka e shteteve anlgo-amerikane në biliona dollarë e stërlina. Viktimat e komunizmit shqiptar në këtë sfond të errët të brendshëm e të jashtëm duhet të mblidhen dhe t’i kërkojnë SHBA-s dhe Anglisë si viktima shqiptare kundër shkaktarve të vuajtjeve të viktimës që shkaktuen më 11 shkurt të 1945 SHBA, Anglia dhe Rusia.

    Me logun ”Viktima e Jaltës 1945” duan Drejtsi nga anglo.amerikanët!

    Të nderuem të përsekutuem! Ju baj thirrje; Të bashkoheni pa dallime krahina e bindje politike si nga Veriu e në Jugë të mblidheni rreth një Front të përbashkët për t’u qartsue ndaj rolit t’uej human e politik në shoqërinë e re demokratike.

    Roli social-politik i të Përsekutuerve

    Roli i juej asht i domosdoshëm për të sotmen e të ardhmen, pasi ju keni në duart aktin social-politik; Aktin e Madhë Të vendosjes të Paqes Sociale midis asaj pjese kriminale të komunizmit dhe asaj klase të madhe të Viktimës, që ende jeton nëpër baraqet e kampeve të internimeve. Paqja sociale ashtë shprehje e Paqes Poltike të Shoqnisë. Paqja asht harmonia e një kombi. Mos vendosja e ksaj paqe midis dy kampeve të të njejti racë shqiptare i sjell dame kolosale kombit, politikës dhe demokracisë shqiptare. Mos shëndoshja e ksaj shoqërie postkomuniste do të jetë barrë e të përsekutuarve dhe e vetë shoqnisë shqiptar. Përndryshe do të jetë Një Plagë e hapun……….!

    Të bashkuem të përsekutuem t’u drejtohen para ambasadave anglo-amerikane-ruse me këto kërkesa:

    – Të kërkojnë Falje SHBA, Anglia e Rusia Viktimës të komunizmit!

    – Kërkoni me protesta të fuqishme që Të hapen Dosjet!

    – Të firmosen peticione në bashkësi dhe jo të coptuem duke përcaktue damshpërblimin financiar në shifra konkrete në biliona e triliona dollarë dhe stërlina angleze. Nëse vazhdon të mos merret kjo nismë urgjentishtë, akoma më e zezë do ta ketë Viktima në brezat e ardhshme. Mendoni O Viktima për pasojat e e ksaj mungese solidaritetit midis shumë shoqatash të përsekutuarish e të pronave se pengoni të merrni të drejtat e jueja duhet t’i gëzoni sa maparë.

    Braktisni partitë se kauza e juej se përndryshe edhe ma zi kanë me jua ba sikurse tash 21 vjet, që asht deshmia ma e kjartë.

    – Hartoni listat dhe tekstin të bazuem në të drejta juridike të së Drejtës së Viktimës dhe të Drejtës të Pronave dhe të jeni serioz para institucioneve botnore!

    – Hartoni dokumentacionin e Gjenocidit me fakte, foto, dëshmitarë dhe aktet e vendimeve gjyqsore,……..Ma e fuqishme bahet zani nëse bashkoheni me zanin e Viktimave të Jaltës 1945 të vendeve ish komuniste në Europë edhe nga pjesa e popullit e papërlyem nga shëmtimi komunist..

    Në klimën e solidaritetit kombtar – Viktima Shqiptare në mijra vetë asht e detyruem, që t’i drejtohet institucioneve shtetnore amerikane-angleze dhe atyne botnore me shpresë që të vejmë në vend Drejtsinë e Mohuem.

    Me kthjellsi, me kurajo, guxim e kambëngultsi e të bashkuem mbroni padrejtsinë morale, fizike dhe politike se jeni me të Drejtën e Zotit!

    Viktima i Jaltës 1945

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje