Eurodeputetët kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjeve të 21 janarit dhe kompensimin e ish- të përndjekurve politikë
“I bëj thirrje klasës politike në Tiranë për të gjetur menjëherë zgjidhje për çështjen e ligjeve me 3/5, pasi kompromisi është i mundur dhe konflikti nuk ka të bëjë me këto ligje. Është e rëndësishme që qeveria të kuptojë rëndësine e situatës dhe të bëjë lëshime. Shqipëria mund të mos e marrë statusin edhe duke miratuar këto tre ligje, pasi janë vendet anëtare, që e vendosin këtë, por votimi i kushteve është një mundësi e mirë”.
Kjo ka qenë deklarata e Eduard Kukan në seancën e Komitetit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, që po diskuton progresin e Shqipërisë në raport me vendimin për statusin e vendit kandidat, raporton Vizion Plus.
Shqipëria duhet të japë prova konkrete të bashkëpunimit politik për të hequr skepticizmin që ekziston në BE për të, tha kreu i delegacionit të PE-së për Ballkanin, ndërsa ka apeluar edhe për organizimin e një procesi të drejtë dhe të rregullt zgjedhor. Kukan kërkon veç të tjerash që në raportin e Kuntis, reporterit për Shqipërinë, të përfshihen edhe amendamentet për hetim të plotë për ngjarjet e 21 janarit dhe të kërkohet zbatimi i ligjit në rastin e ish-të përndjekurve politikë.
“Jam i mendimit që qeveria dhe opozita duhet të bashkëpunojnë. Kemi nevoje për më shume prova për të hequr skepticizmin për situatën në Shqipëri. Çështja e parë janë zgjedhjet pasi është shumë e rëndësishme mënyra se si ky proces, pra zgjedhjet e lira dhe të drejta do të menaxhohen. Parlamenti Europian vëren progresin e kufizuar në reformën në gjyqësor dhe i bën thirrje autoriteteve të garantojnë pavarësinë dhe integritetin e një gjyqësori të lirë nga ndërhyrjet politike dhe korrupsioni. PE nënvizon se ngjarjet e janarit 2011, duhet të zbardhen pa vonesa dhe pengesa të mëtejshme dhe përmes hetimeve gjithëpërfshirëse e të pavarura, dhe procedurash të besueshme gjyqësore. Parlamenti Europian është gjithashtu i shqetësuar nga situata e krijuar me ish-të burgosurit politikë, që zhvilluan një greve urie dhe protesta në rrugë. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve kompetente të zbatojnë plotësisht ligjin për kompensimin e tyre”.
Ndërsa zoti Kuntis tha: “Shqipëria nuk është stabilizuar dhe nuk duhet të harrojmë kushtet, që nuk janë plotësuar ende. Prandaj do të bëjmë disa modifikime të vogla për të përfshirë sugjerimet tona. Pasdite do të përpilohet drafti përfundimtar, por një numër i madh amendamentesh, që përmendi edhe zoti Kukan, për një hetim te pavarur për çështjen e 21 janarit dhe ato për të përndjekurit politike kane mbështetjen time gjithashtu”. Raporti i zotit Kuntis do të plotësohet me propozimet e reja dhe do të miratohet gjatë punimeve të Parlamentit Europian me 22 nëntor në Strasburg.
o kukan,,nuk e fusni shqiperine ju ne zemren tuaj,,atehere pse ben gam gam,,po yte kisha nje interviste me ju z kukan te betohem qe do te beja nje pyetje,,perse ju dipjomatet evropian flisni ne gjuhen e atyre kurvave,,,ju saliu prandaj na e lini peshqesh tek shqiptaret,,duke ja bere cdo 4 vjecar me firmen tuaj ligjitime qeverine qe ai krijon,,sepse ju e dini qe ai eshte qenni juaj,,i thoni ju bej nje nderhurje tek ligjet qe shqiperia mos te futet me kete preteks ne europe,,pse opoziten ne siri franca e njohi te ligjme pardje,,sepse doni te nderhynoi tani,,te njejten gje po ben edhe saliu ketu tek ne,,po vret si te doje,,apo nuk po ngren avjona te bombardoje,,sepse nuk ka o kukan,,se kur kishte e beri ne vitin 1997,,po bravo atyre dy piloteve qe nuk zbatuan urdhrin..mos flisni si kurvat e keqia o kukan,,po flisni njehere ne gjuhen e diplomatit,,
Zoti Kukan, tregohuni taksativ me kete klase politike qe drejton Shqiperine. Keta nuk e njohin teorine e “shkopit dhe karrotes”.
Kur i ofron karroten edhe pse nuk e meritone ate, keta ta marrin per dobesi dhe sikur Europa e ka per detyre ti shperblej. Koha e karrotes ka marre fund. Kjo eshte arsyeja qe klasa politike ka perfituar karroten edhe kur e ka ditur mire se meriton vetem shkopi.
Klasa politike ne Shqiperi meriton vetem shkopin, ne te kundert ata do t’ia marrin fare shpirtin ketij populli.
Shqiperia nuk vuan vetem per 3 ligje te qelbuar. Shqiperia dhe shqiptaret po hiqen zvarre ne mjerim ekstrem.
Shpetojeni kete vend dhe kete popull!
Malesori,
Me vjen keq more mik, por une them se cdo popull meriton qeverine qe, ka ne demokraci. Cfare duam ne nga nderkombetaret, kur populli i jep voten Sales. Mos beni fajtore nderkombetaret. Saliu eshte zgjedhur me votat e popullit. Ne themi i vodhi dhe nuk ngrihemi te kundershtojme kete vjedhje. Populli i fut gjume dhe kenaqet me ndonje kafe gjithe diten. Pra VETEM POPULLI DHE VETEM POPULLI ME VOTE dot ta clirojne Shqiperine nga kjo sketerre.
Ne se ti si popull nuk leviz, pse duhet te te ndihmojne nderkombetaret. Nderkombetaret duan QETESI NE SHQIPERI dhe STATUKUO ne Ballkan.
Ne si popull, fajin duhet ta kerkojme ne vehten tone dhe jo tek nderkombetaret.
Ja se kush jane zgjedhesit injorante te Sales :
http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8
mire e the o plako dhe mendo qe vota e atij ne video ka te njejten vlere si e taten dhe timen , kam pasur raste me njerz qe nuk kishin buke me hanger dhe me verviteshin kur isha ne shqiperi per me i dhon ushqime , por salen e donin me shume se mu.
Ke apsolutisht te drejte, por cdo levizje popullore ka nevoje per organizatore dhe drejtues. Ne te kundert kthehet ne anarshi.
A ka ndonje qe ta drejtoj kete popull ne nje levizje te fuqishme popullore?
Nje propozim kam per zotrin ne Foto.
Thaujini njehere Jo tamam shtetit shqiptar. Jo Qeverise. Shtetit, popullit, qeverise, opozites. Te tereve.
Jo. Dhe me nje koment. Fajtorin gjejeni vete dhe arrini ne konkluzion.
E keshtu te mesoje populli dhe te nxjerri fajtoret.
Populli shqiptar e ka gjetur FAJTORIN DHE KRIMINELIN,qe ka SHKATERRUAR SHQIPERINE DHE MJERUAR SHQIPTARET!!!
Ai eshte vetem nje :
-SALI RAM BERISHA!!!
Ai SUNDON ME GJAK nje vend me mbeshtetjen e pa kursyer te NDERKOMBETAREVE,SIDOMOS TE KETYRE ,QE LLAPIN TANI PER LIGJET ME 3/5-tat!!!
Per cfare ligjesh e keni fjalen???
Ligje kemi plot,me shume se ju,por Berisha FSHIN BYTHEN ME LIGJET DHE INSTITUCIONET ,QE I BEJNE ATO!!!
Berisha ka vene nen SHERBIM DHE TERROR TE GJITHA INSTITUCIONET KUSHTETUESE DHE MEDIAN PRIVATE,ndersa ju merreni me llogje Kavaje dhe nuk e thoni troc:
-Berisha ka PUSHTUAR SHQIPERINE DHE E KA SHKATERRUAR DEMOKRACINE QE NE DJEP!!!
AI SUNDON SI FASHIST!!!
BOLL ME DENGLAT TUAJA,sikur plotesimi i atyre 12 pikave(pika,qe nuk ju bie juve),do na e ktheje vendin e punes,drejtesine e grabitur,votat e vjedhura,pasurite kombetare te grabitura nga familja e Berishes,te vraret ne Gerdec e ne 21 janar etj!!!
JU JENI REGJIZORET E BERISHES,ndaj ai vazhdon te GJAKOSE SHQIPERINE!!!
PS,PD,jane jashte kohes qe jetojme,jane krejt pseudoperti.
Krimineli Satrapi 2-te verior Sali
kerkon keto 3 ligje per vete …. asnjehere
nuk ka zbatuar dhe pranuar ligjet e opozites.
Nese vertete pranoni “arnim ligjesh” ju po
pengoni drejtesine ne Shqiperi.
Opozita mos votoje!Te veje si kusht doreheqjen e kryeministrit,strumbullari i kolasit shqiptar te ketyre 20 vjeteve.Nqs e don Shqiperine,demokracine e Shqiperine si gjith Europa,te beje doreheqje. Ta beje per shqiptaret,per Zogun….
Më qartë dhe pastër nuk ka ku të shkojë.
Zbardhni 21 janarin, beni zgjedhje normale dhe zgjidhni cështjen e ish të përndjekurve dhe Europa ju pranon.
Për asnjë nga këto Saliu nuk bën lëshime sepse shkon për lesh, kshuqë nuk do të hyjmë kurrë në BE me Saliun.
Do të jetë betejë e vështirë mes qytetarisë e tiranisë për zgjedhjet e ardhshme.
Pardje fule,dje arvizu,sot kukan,neser,,,,,i ka zene merak i madh dhe s’po dijne se cfare kamerdare te hedhin per te shpetuar dhjeramanin e historise.
E kane shpalosur,pa pike turpi,veten si kliente lipizhare te dr.dhjeramanit;dmth si zhvates te ndyre te parase publike shqiptare.S’ngopem duke i pare ne kete vetposhterim qe ja kane borxh te rende Shqiperise sime.
Ja keta jane kodoshet e Europes ,me pallavrat e te cileve kolloqithen mediat tona tash e 22 vjet.Edhe sa do ti’leme te na shqyejne xhepat tane??????Ky eshte problem qe duhet ta zgjidhim,sa me pare,ne SHQIPTARET.
Pas ketij deshtimi sa do gezohet derkuci Rama
Opozita duhet te organizoje dicka per t’i kerkuar doreheqjen Berishes.Mos u trembni nga Evropa,ajo e di kush eshte Berisha.Viktimat e Gerdecit dhe 21Janarit opozita nuk duhet t’i harroje.Populli kerkon shpagim.Mos i votoni ligjet.I thoni Evropes se edhe ajo nuk mund te japi statusin nje qeverie te tille vrasese dhe te koruptuar.Jo statusin me Berishen!Jo festimit te 100 vjetorit te pavaresise me Berishen e zagaret e tij!
Ju Europ po talleni me ne keni qe nga viti 1943 me lojra fjalesh http://bit.ly/jAL5ep