Një tren shpejtësie u përplas me një autobus të mbushur me fëmijë, ndërkohë që po kalonte shinat, duke lënë të vdekur 50 persona. 48 nga viktimat ishin fëmijë nga mosha katër deri në tetë vjeç.
Një grua dhe shoferi i autobusit ishin mes viktimave të aksidentit në jug në Kajros.
Autobusi, që po mbante 60 fëmijë, u nda përgjysmë nga fuqia e përplasjes.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se kalimet mbi shina ishin të hapura kur treni goditi autobusin.
Ministri i Transporteve, Mohamed Rashad, dha dorëheqjen bashkë me kreun e hekurudhave, Mustafa Qenawi.
Presidenti tha se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.
Një korrespondent i AFP në vendin e ngjarjes tha se shumica e viktimave nuk njiheshin për shkak të dëmtimeve të shumta.
Një dëshmitar tha se treni e mori zvarrë autobusin për thuajse një kilometër.
Ndërkohë që një burrë mblidhte pjesët e trupave, ulërinte: Vetëm zoti mund të ndihmojë!
Sistemi hekurudhor në Egjipt është në kushte shumë të këqija sigurie.
Në shkurt të vitit 2002 një tren mori flakë duke vrarë 363 persona.
Me duket se kjo ka ndodhur tek ne,ne Shqiperi!
Vetem ketu ka demokraci dhe njihet me se miri dorheqja per raste te tilla.
Zoti ndihmofte shpirtrat e tyre!
keto tragjedi te lene pa fjale,dhe me e pakta qe mund te bejn personat pergjegjes per sigurine ne transportit japin doreheqjen,jo si ketu tek ne qe kane ndodhur tragjedi te ndryshem nga te gjitha llojet e nuk behet fjale qe ndonjeri te jape dorheqjen por gradohen akoma akoma me larte a thua se kane shpetuar jete?????????as me nje vend si egjipti nuk krahasohemi per ndjeshmeri ndaj tragjedive apo problemeve te tj. ngushellime per ato familje qe kane humbur femijet qe jane engjejt e jetes
OOO Zot pse e lejove nje gje te tille ?!-Femije 4-8 vjeç !-S’ka fjale ,ska ngushellim .
larg qofte po te kishte ndodhur ketu PD do kishte dale pernjehere per konference per shtyp dhe do kishte akuzuar opoziten dhe do sajonte aty per aty perrallen se si opozita e kishte bere te mundur nje gje te tille. asnje zyrtar nuk do kishte dhene doreheqjen, por dhe ata te frymezuar do kishin dale ne tv dhe do kishin drejtuar gishtin ndaj opozites dhe do shanin e ulerinin me te madhe, sic ndodh shpesh ketu ne shqiperi qe fajtori hidhet ne sulm e te nxjerr syte e te mbyt ne balte.
Zyrtaret qe dhane doreheqjen rishprehin vlerat qe kane pasur por mbi te gjitha mbajne ne nivel dhe standart te larte menyren e te menduarit dhe te konceptuarit te nje shoqerie te tere qe ka arritur deri ne ate faze perkatese zhvillimi. Ketu tek ne, provo te japesh doreheqjen po deshe, (ne fakt ka raste shume te rralla) por iken per shqope dhe nuk merret kurre me njeri me zyrtarin idealist se mbetesh per tu vleresuar prej “njerezve”.
FATALITET PERTEJ KUFIJVE QE MUND TE REZISTOJ NJE SHPIRT NJEREZOR…UROJ PER KTA FEMIJ TE KET AFTERLIFE TE BUKUR …DHE JU LUTEM CFAR NERVASH TE PESHTIRA KENI TE NA ZINI PD APO PS NE NE TE TILLA TRAGJEDIRA…
ka ndodh shpesh ne shqipri, nje her per pak me ka ndodh dhe mua, te udhetosh ne shqiperi eshte aventure
ba me dek gjysma eshqiptarve ,jep dorheqjen ministri
E ka fajin Sala.
eshte me te vertete e pabesueshme dhe mahnitese, se si vendet ku pothuaj nuk egziston demokracia, po fillojne te ndryshojne, po fillojne te shfaqin ndjenja njerezore.. me pak fjale, po fillojne te ecin perpara..
kurse ne edhe pse gjeografikisht jemi ne Europe, ne po shkojme gjithnje e me mbrapa..
nuk e imagjinoj nje minister shqiptar te jape doreheqje nese larg qofte ndodh nje aksident rrugor apo hekurudhor… eshte e paimagjinueshme..
ky eshte shteti i dhjere shqiptar i Saleh shpelles..