Oficeri i Antidrogës punonte tek përgjimet, dyshohet se dekonspironte aksionet

17 Nëntor 2012, 10:38Politika TEMA

Anoril Cani, specialisti i Antidrogës, i cili u arrestua të enjten me katër persona të tjerë me një sasi të konsiderueshme droge, dyshohej se abuzonte me funksionin në zyrën e përgjimeve në polici. I dyshuari është mbajtur në ndjekje për rrjedhje informacioni dhe “dekonspirim” të aksioneve të Antidrogës.

Tek Cani shkonin një pjesë e kërkesave për përgjime telefonike ndaj grupeve të trafikut, disa prej të cilëve dyshohet se janë  njoftuar nga oficeri i vënë tashmë në pranga.

Mbrëmjen e së enjtes, siç raportohet në Shqip, oficeri është kapur me  27 kilogramë përzierës heroine në makinën e tij. Ndërkohë në kuletë dhe në një nga xhepat ka pasur 0.4 gram kokainë secila. Gjatë kontrollit në banesën e policit është gjetur edhe eksploziv me fuqi të lartë shkatërruese.

Pas arrestimit oficeri është marrë në pyetje dhe ka mohuar gjithçka.

“Nuk kam lidhje, nuk e di çfarë kanë futur në makinë, por nuk kam asnjë dijeni”, mësohet të jetë shprehur Cani.

Sipas Ministrisë së Brendshme, heroina dhe kokaina sigurohej në Turqi nga “Gjyshi” (Ilir Shehaj). Lënda narkotike e qarkulluar prej tyre kishte si destinacion Italinë dhe Holandën. Pas mbërritjes në Shqipëri, lënda narkotike magazinohej në një bazë në Vlorë, ku ndodhej edhe laboratori i paketimit. Më pas bëhej nisja e drogës për në Itali dhe Holandë.

5 komente në “Oficeri i Antidrogës punonte tek përgjimet, dyshohet se dekonspironte aksionet”

  1. agim says:

    Mire bente,shtet leshi,u felliq nga Sala apo nga Jozefina.Keta jane trafikante per vete.C’fare pergjimi!E veshtire eshte te pergjosh Lazaratin?Haha!

  2. drejtesia says:

    do dali komplet perziers dhe tretacikline ket e dime po na thoni kur te semuret nga zemra kaleci si koleget e vet te korruptuar dhe kriminele normal ja kan fut ne makine e portofol drogen pa dit gjo dhe ne shpi familjaret do e ken gjet ke plenat dhe e kan cu ne shpi pa dit cfar esht ndersa te tjeret per ca gram hashash i kalbin ne burg se skan cte pagujne shume per turp nga gjykatat e qelbura me gjykates ke kursi i plepave

  3. Elvis says:

    Shefi i antidroges kapet me droge kurse ai i antikorrupsionit ben korrupsion vete.Deri ku do shkoje kjo pune

  4. Avokati says:

    Duhet te nderrohet urgjent kodi penal persa i perket drogareva. Ka persona qe vuajne tere ato vite per nje cigare hashashi kur marijuana eshte bime qe ka edhe vlere kuruese! Turp!

  5. max says:

    Keta jane skandal fare. Oficeri i antidroges kapet me droge,Shefi i antikorupsonit kapet me 10.000 euro ryshfet (korupsion)

    Shtet leshi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje