Avokatët e familjarëve të viktimave të Gërdecit i përgjigjen PR: Pse e votoi amnistinë Mediu?

24 Nëntor 2012, 20:00Politika TEMA

Avokatët e familjarëve të viktimave të Gërdecit i janë përgjigjur me një deklaratë për shtyp qëndrimeve të Partisë Republikane se janë ata që po e shtyjnë gjyqin për Mediun, me qëllimin që çështja ndaj tij të pushohet për shkak të amnistisë. Ata thonë se po i përgjigjen me një deklaratë serioze një situate aspak të tillë. Ata thonë në deklaratë se nëse Mediu do ishte serioz, të mos e kishte votuar amnistinë. Më poshtë teksti i deklaratës:

Gjyqi me kërkesë të të plagosurve Alketa Hazizaj dhe Roxhens Durdaj filloi në 18 nëntorin e largët të vitit 2009. Më datë 1 mars të vitit të largët 2010 Gjykata e Lartë vendosi të mos fillojë çështjen kundër shtetasit Fatmir Mediu. Në datën 21 qershor të vitit më të afërt 2011, Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së menjëhershme, vendosi të dëgjojë pretendimin e palës së dëmtuar për shkelje të së drejtës për proces të rregullt ligjor. Gjykata Kushtetuese më datë 9 maj 2012, vendosi të kthejë për rigjykim në Gjykatën e Lartë çështjen  Alketa Hazizaj dhe Roxhens Durdaj kundër Fatmir Mediut.

Seanca e parë gjyqësore për çështjen Hazizaj dhe Durdaj kundër Mediut u caktua më datë 5 nëntor të vitit 2012. Kërkesa e vetme e bërë nga avokatët e viktimave ishte thirrja si dëshmitarë e personave në dijeni të fakteve, si dhe dhënia e një kopjeje të provave të mbledhura nga Prokuroria e Përgjithshme. Për dijeni të publikut, një kopje e provave të kërkuara Gjykatës së Lartë, ndodhet në dosjen që prodhoi vendimin nr. 6 të 14 shtatorit 2009, ku çështja kundër Fatmir Mediut, me kërkesë të avokatëve të tij, pushohej për shkak të cilësisë së tij si deputet në Kuvendin shqiptar.

Megjithatë, në cilësinë e të ashtuquajturve avokatë të familjarëve të viktimave të Gërdecit, duke mos disponuar veti kiromantike mbi përfundime të tilla surprizuese që në vitin 2009, besojmë se deklarata e ditës së sotme (24.11.2012) e zotit Madhi, në emër të Partisë Republikane, është shtyrë nga arsye politike. Sipas zotit Madhi:

“Në mënyrë të pajustifikuar dhe kundërshtim edhe me interesat e familjarëve të të dëmtuarve nga ngjarja e Gërdecit, të ashtuquajturit përfaqësues ligjorë të tyre janë duke bërë çdo përpjekje procedurale që të çojë përtej datës 28 nëntor. Nëse ky gjykim nuk përfundon brenda kësaj date, atëherë në bazë të Ligjin për Amnistinë, ky gjykim do të pushohet”.

Zotit Madhi i kujtojmë se Partia Republikane është një parti politike me përfaqësues në Kuvend e qeveri. Si dhe se deputeti Fatmir Mediu ka votuar në favor të amnistisë pa sugjeruar ndryshime që do të lejonin çuarjen e gjykimit deri në fund.

Kjo është hera e dytë që Fatmir Mediu vepron ndryshe nga sa deklaron publikisht. Nëse gjyqi i filluar në 18 nëntor të 2009, do të kishte pasur iter normal, gjasat janë që me gjithë përpjekjet tona për ta shpëtuar z. Mediu me anë të amnistisë do të dështonin. Nëse do të kërkonim të përfitonim politikisht, këtë do ta kishim bërë që në 1 mars të vitit 2010, por zgjodhëm rrugën e Gjykatës Kushtetuese, e cila në 9 maj të vitit 2011, me vendim tregoi se strategjia jonë juridike të ishte ajo e duhura.

Tentativa për të deligjitimuar kërkesat e avokatëve të familjarëve të viktimave për marrjen e provave, i konsiderojmë të tejkaluara, sepse Gjykata e Lartë ka marrë vendim në meritë të kësaj situate. Zoti Fatmir Mediu të qëndrojë i qetë se drejtësia do ta thotë fjalën e saj në fund. Është naive që Partia Republikane të tentojë të na kompleksojë me deklarata të kësaj natyre, duke na akuzuar për politikë nga një podium politiko-partiak. Nga këto deklarata perceptohet vetëm mosbesimi ndaj organeve të gjyqësorit dhe ndaj sistemit në tërësi.

E mbyllim këtë deklaratë duke ju uruar fushatë të mbarë elektorale, megjithëse ky aspekt i jetës tuaj partiake nuk përbën interes për ne dhe objektivat tanë.

Votimi pro i Mediut

Vendi i Mediut është ai poçi jeshil i parë poshtë te vendet e ministrave, dhe duke e parë është i ndezur dhe jeshil, pra ka votuar pro.

9 komente në “Avokatët e familjarëve të viktimave të Gërdecit i përgjigjen PR: Pse e votoi amnistinë Mediu?”

  1. shqiptari says:

    Drejtesi ne Shqiperi ! Do te kete mbas nja 500 vjetesh.
    50 vjete per “Dullen e 1”,dhe nja 50 do ti beje “Dulla i 2”
    dhe me vone dele ndonje “Dulle tjeter.Dhe kure te mbushi Shqiperia mbas nja 500 vjetesh.Kush do te lidni dhe do ta jetoje ate kohe,do te jetoje kete Demokraci,qe Evropa ka 500 vjete qe po e jeton sote.

    1. Dani Klosi says:

      Pas Gerdecit, Mediu u terhoq pak dhe si per ironi te fatit filloi pune si minister i Mjedisit ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/na-dogji-malli.html

  2. Nediu me Topallin e Berishen, dhe bashke me Meten, pas gjashte muajsh duhet te dalin para gjyqit ne menyre qe Shqiperia te vendoset ne binaret e drejtesise.

  3. A T Z says:

    Ne kete jete vetem amnistia e shpeton Mediun edhe Salen por kur te vije ora e te madhit Zot do te te bjene ne ferr te perjetshem.Hakmarrja eshte nje pjate qe serviret dhe hahet e ftohte.

  4. Stef Staku says:

    ANALIZE : Kriminele e hajduter per te vrare vjedhur e per te mos u ndeshku po krijojne parti !
    Teshti u ka ardhe dita qe viktimat me lriju adhe ato parti per tu mbrojte !!!
    Sa harxhojne para e vuajne me ankthet e pritjes se cfare do genjeje gjylatat e parlamenti beni nje parti me emrin ” Partia e Gerdecit “! Ndiqeni atje ne parlament Mediun e nxijani jeten !!!
    Besoj se po te vendosni nje kanditature njeren nga nenat qe ka humbur nje familiar te sajin pa asnje diskutim qe do fitoje ne zonen tuaj !

  5. Rexhin says:

    Mos u merrni me gjykatat se nuk ka drejtesi ne shqiperi,por vrasesit i dini beni vetgjygjsi se vetem ashtu do vene mend krimnelet kudo qofshin ne pushtet dhe ne gjykata.

  6. Mediu o futur ne burge says:

    Familjaret akoma nuk e dine kush qendron ne kete histori bashke me Mediun http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  7. Gerdeci i Berishes+Baxhanaku says:

    Akoma nuk e merni vesh ju familjar se Mediun nuk ka kush e denon perveç dores tuaj dhe mbyllet kjo histori disi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje