Eshtrat e Jaser Arafatit do të zhvarrosen të martën

24 Nëntor 2012, 22:18Politika TEMA
Eshtrat e Jaser Arafatit do të zhvarrosen të martën

Eshtrat e ish- liderit palestinez Jaser Arafat do të zhvarrosen të martën si pjesë e një hetimi në lidhje me vdekjen e tij.

Arafat vdiq në nëntor të vitit 2004 në një spital ushtarak francez, një muaj pasi u sëmur papritur.

Zyrtarët palestinezë pretendojnë se ai është helmuar nga Izraeli, por nuk kanë paraqitur prova. Izraeli i ka hedhur poshtë këto akuza.

Në fillim të këtij viti, gjurmët e një lënde vdekjeprurëse radioaktive në rrobat e tij sollën nisjen e një hetimi të ri. Testet nuk ishin decizivë dhe ekspertët thanë se kanë nevojë që të ekzaminojnë eshtrat e tij për të mësuar më shumë.

Të martën ekspertë rusë, francezë dhe zviceranë do të marrin mostra nga eshtrat e tij. Ekzaminimet do i kryejnë në vendet e tyre.

Arafati do të rivarroset të njëjtën ditë me nderime ushtarake, por ceremonia do jetë e mbyllur për publikun.

Nuk dihet se kur do bëhen publike rezultatet, por diçka e tillë mund të kërkojë muaj.

Zhvarrimi i Arafatit pati ngjallur debat pasi autoritetet palestineze kishin ngurrime për shkak të kulturës së tyre fetare.

Hetimet nisën kur në verë, një laborator zviceran zbuloi tek rrobat e Arafat gjurmë të polonium-210, një izotop vdekjeprurës radioaktiv. Rrobat i kishte dhënë vejusha e Arafat, Suha, ndërkohë që në laborator u dorëzuan nga televizioni arab Al Xhazira.

Zonja Arafat nga ana e saj i kërkoi qeverisë franceze të hetojë, kurse autoritetet e Palestinës thirrën ekspertët rusë.

Vdekja e Arafat është rrethuar me mister, edhe pse shkaku zyrtar i vdekjes ka qenë ishemia.

Disa teori konspirative dyshojnë se ai kishte AIDS.

Kurse shumë të tjerë mendojnë se ai u vra nga Izraeli.


11 komente në “Eshtrat e Jaser Arafatit do të zhvarrosen të martën”

  1. plaku says:

    Une di qe, para dy javesh gazeta zvicerjane “Berner Zeitung” botoi nje artikull ku thuhet se, laboratori me i mire ne bote ne lidhje me lendet radioakative( eshte ne qytetin e vogel Spiez, vetem 5km larg nga ku banoj une )ka vertetuar se, Arafati eshte vrare me lende radioaktive.
    Di gjithashtu se, ky laborator ka punuar edhe me kerkesen e ushtrise amerikane ne lidhje me infektimin e ushtareve amerikane qe, kane punuar ne radaret ushtarake te Amerikes.

    1. Plaka says:

      Po ti qenke nje plak teveqel mor matuf

      1. plaku says:

        PLAKA,
        Faleminderit per komplimentin. Ne se kundershtari te shan, kjo eshte nje gje e mire, se verteton se ke te drejte.

  2. Korabi says:

    Arafatin “lufta clirimtare” e beri miliarder. Ca te thuash me teper per te.

    1. armand says:

      Shume e vertete.Persa i perket Izraelit,s’kishte ndonje interes qe ta vrisnin.Pyesni terroristet e Hamasit se ke urrejne me shume,Izraelin o Arafatin?
      Per Izraelin,Arafati ishte i vetmi me te cilin pranuan te ulen ne tavoline.Ishte dhelper dhe e kish kuptuar me kohe se me arme ne dore s’do te kish asnje konçesion prej Izraeliteve.I zhduku me ndihmen e Tel Avivit kundershtaret e tij politik(Hamasin) dhe fitoi te drejten te ishte kreu i pare i nje qeverie palestinese te njohur edhe nga shteti hebre.Me vdekjen e tij Al-fatahu humbi terren dhe Hamasi po forcohet serish me ndihmen e Iranit.

  3. bjorg says:

    varroseni ne vucidol kermen ..lerini vend cunit sheqeres afer tij

    1. Albogentivlora says:

      Pake qene kokrra e injorantit. Cfare te keqe ka bere Arafati qe e quake kerme? Ai eshte nje figure e respektuar ne te gjithe globin sepse gjithmone ka luftuar per paqe dhe jo si Gadafet apo Basharet. Ai nje dhe Mandela dy jane njerez qe kane luftuar per lirite dhe te drejtat e popullit te tyre. E kupton o tru pule?

      1. fshatari says:

        Ka nje ndryshim ne mes Mandeles dhe Arafatit o ALBOGENTIVLORA!Arafati ka luftuar per lirine e vendit te tij por ka marre shume jete njerezish te pafajshem kurse Mandela ka luftuar edhe ai per clirimin e Afrikes se Jugut nga te bardhet por nuk ka vrare asnje …..pule.

      2. enigma says:

        Shume akuzojne kete vejushe qe sot kerkon te zbjlohet krimi.
        Por kjo nuk besoj qe te zbulohet se kush e ka bere .
        do te mbesi ENIGME .
        UNE BASHKOH ME MENDIMIN E SHUMICES

  4. paskuqani says:

    GJynof se jon bo te dy per rafmet po, nuk i ka lon gjo gzim kulufit ne paraqitje ky Arafati,qeka dhe i çudiçem, 5 her ka ren me avjon ky njeri asnjeher nuk ka vdekur, vetem ky ka shpetu pothuajse te pesta heret,edhe kur vdiq nga varri po e nxjerin esht per tu habit.

  5. absurt says:

    edhe enver hoxhen e kane helmuar ,behini nje teste ,doktor i tij ishte berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje