Skandali me linjën energjetike me Kosovën, e cila me afatet e kaluara duhet të kishte përfunduar, përmban një konflikt të hapur mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, ku kjo e fundit është gati të ndërpresë çdo financim në rast nuk i jepet zgjidhje.
Tenderi për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë, është zhvilluar rreth tre vjet më parë dhe ende nuk ka një fitues për ndërtimin e veprës, ndërsa me zbardhjen e korrespodencës mes qeverisë shqiptare dhe bankës gjermane KfW, e cila përfaqëson edhe interesat e shtetit të saj, mëson se raportet mes tyre janë krisur gati një vit më parë, ndërsa aktualisht ndodhen të ngrira.
Gazeta “Shqip” disponon kopje të përgjigjes së ministrit të Financave, drejtuar KfW-së mbi vlerësimin e tenderit, me vlerë 75 milionë euro. Në letrën e datës 19 janar 2012, ministri, nisur nga shkresa shqetësuese e OST-së (datë 25 dhjetor 2011) mbi “mënyrën se si KfW ka shpallur fituesin”, i shkruan bankës se tenderi konsiderohet jo korrekt dhe aspak transparent.
Në dijeni edhe të Kryeministrit Sali Berisha, ministri i Financave arrin deri aty sa dyshon te subjektivizmi i KfW-së për shpalljen e fituesit, duke shtuar se me “kriterin teknik”, firma kroate është “përcaktuar” fituese që në raundin e parë, pa marrë në konsideratë ofertën financiare.
E thënë ndryshe, qeveria shqiptare jo vetëm që anuloi tenderin, duke e zvarritur prej dy vitesh nisjen e punimeve, por hedh hije të forta dyshimesh mbi procedurat e ndjekura nga banka e shtetit gjerman, se gjoja fituesi i shpallur është jo transparent.
“Duke parë argumentet e dhëna nga OST-ja, të cilat motivojnë paraqitjen e shqetësimit të tyre për sistemin e vlerësimit të ofertave (propozimi teknik dhe ekonomik), mendoj që vërejtjet e paraqitura janë legjitime dhe meritojnë vëmendje”, i shkruan ministri bankës.
“Më konkretisht, shqetësimi i paraqitur nga OST-ja lidhet me procedurën që ndiqet nga KfW-ja në procesin e tenderimit, dhe veçanërisht në procesin e vlerësimit të ofertave, duke i dhënë një peshë shumë të madhe vlerësimit teknik (70 për qind dhe 60 për qind), kundrejt vlerësimit teknik (30 me 40 për qind)”, vijon ministri.
Më tej në letër, shefi i Financave hedh dyshimet e forta për mënyrën se si u zgjodh fituesi, por natyrisht, duke treguar kujdes, në përpjekje për të shmangur çdo nënkuptim.
“Sipas OST-së, vlerësimi teknik i ofertave në formën e tij aktuale përmban subjektivizëm të pashmangshëm për disa zëra, duke ‘përcaktuar’ ftuesin që pas hapjes së propozimit teknik, pavarësisht vlerës së ofertës ekonomike, për shkak të peshës shumë të madhe që kriteri teknik ka krahasuar me atë ekonomik”, thotë ministri.
Sipas këtij kombinimi, vijon ai, procedura rezulton në përzgjedhjen si fitues të ofertuesit që paraqet koston më të lartë dhe këto kosto nuk mund të neglizhohen, sepse ato arrijnë 8.3 milionë euro për projektin e parë dhe 9 milionë euro për projektin e dytë, të cilat do të paguhen vetëm si rezultat i shpërndarjes së peshës së pikëve, në një kohë kur të dy ofertuesit i plotësojnë kriteret teknike të nevojshme për të konkurruar. “Kjo gjë ka shqetësuar OST-në, e cila ngurron të japë aprovimin për draft-vlerësimin final, pikërisht për shkak të kostove të larta”, thotë ministri.
Pra, sipas tij, të dyja kompanitë, si kroatja me ofertën më të lartë 8 milionë euro, “Dalekovod”, ashtu edhe boshnjakja “Energoinvest”, e cila ka ofruar çmim më të ulët, e realizojnë teknikisht projektin, ndaj nuk ka pse merret oferta më e lartë. Ministri i thotë bankës se detyra e tij është të menaxhojë sa më mirë paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe ka për qëllim të realizojë projekte me koston më të lirë.
Në letër ministri vë në dukje faktin se procedurat e KfW-së nuk janë konform rregullave shqiptare të prokurimit, të cilat janë më transparente se të bankës. Rreth dy javë më pas, KfW-ja i kthen përgjigje ministrit, ku i hedh poshtë pretendimet e paraqitura nga ai, duke i dhënë argumente të shumta, se pse duhet shpallur fitues kompania me vlerën më të lartë, por më shumë e sigurt në realizimin e një projekti të rëndësishëm mbi kapacitetin e linjave shqiptare të energjisë./ Shqip/
po leri mo dhe gjermanet te marrin 2 leke o majmun, se ngele duke u shkerdhyer me turq, amerikane, bosnjake edhe austriake
Te na e beje Gjermania sic ja beri Benzi qeverise se Kosoves: Bllokoi shitjet e makinave si qeveri e korruptuar ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/real-face-of-albania-today.html
nuk diskutohet fare qe gjermanet duan te bejne korupsion . Parane qyl e duan te gjithe . Bravo Sala ! Ato para qe jep banka ne fund do paguhen nga taksapaguesit shqiptare ,ndaj nuk duhen lejuar gjermanet
Palloshi, shkrujte ti..?
do te tregojne te tjeret interes per ty palloshi..?
E doooo, e doooooo, e do interesin ti palloshi?? E merr, po duhet te behesh pak interesant!
Sja u hedh njeri shqiptareve!Edhe ekspertet e huaj gabuen me videon e ILIR HAJDUTIT!Keshtu qe u deshen ekspertet hajdute dhe te korruptuar albaneze qe ta quajne te pavlefshme videon e ALI BABES!Keta jane edhe te paturpshem!Po te isha si Evropa do ti lija gjithmone jashte derisa te beheshin njerez!
KUSH RREN E KUSH AKUZOHET ? GJERMONET SHTETI ME NJERZIT ME TE SINQERTE DHE ME TE LLOGJIKESHMIT NE BOTE DHE NGA SINQERITETI I TEPERT E KAN HONGER GJITHMONE NGA FRANCA,ANGLIA ,AMERIKA DHE BE
Tamam. Edhe ne L2 Boterore nga sinqeriteti i madh e hongren!
tefta,
Me fal moj moter, desha te te kujtoj se, kush i filloi te dy lufterat boterore ne shekullin e kaluar, Gjermania apo jo ?
Me kupto drejt, une jam nje gjermanofil, por jam edhe realist ama dhe mundohem ti quaj gjerat me emrat e tyre.
Gjermania i ka dhuruar botes filosofe te medhenj, ekoomiste te medhenj, musikante te medhen, poete te medhenj etj., por ama mos te harrojme, sidomos tani se, Gjermania prodhoi edhe Hitlerin.
Hitleri u prodhua sepse ne vitet 1930-1933, per fajin e demshperblimeve te Traktatit te Versajes se viti 1918, ju vune borxhe shume te medha Gjermanise. Lindi papunesia, recesjoni dhe populli gjerman beri gabimin qe, nuk ju besoi partive politike te atehereshme. Shoqeria gjermane u polarizua ne komunustet e Enrnest Thelaminit dhe nazistet e Hitlerit.
Kujtoj se, po kjo situate po krijohet edhe tani ne vende si Greqia, Spanja, Italia etj. Populistet kane marre yxhym dhe rezikojne DEMOKRACINE.
Ne se demokracia humbet atehere do kemi FASHISMIN E BARDHE qe, eshte industria financjare e cila, nuk ka atdhe dhe etike. Kjo industri njef vetem FITIMIN dhe eshte kunder faktorit socjal te shoqerise sotme SOCJALE TE TREGUT.
Pershendetje.
O plaku, gjermania e filloi luftën se paqja e e bërë luftën e mëparshme nuk ishte e drejtë !
Ta kam shpjeg. shkurt, se duhen ditë dimri për ta shtjelluar gjatë !
gjergji,
Faleminderit per shkrimin civil. Gjergji, une di shume mire se, ekonominsti i madh anglez Keyenes, qe ishte pjestar i delegacjonit anglez, ne konferencen e Paqes se Versajes ne vitin 1918, kundershtoi me force demshperblimet e renda te luftes qe, delegacjonet e huaja i vune Gjermanise. Ky njeri visionar, tha se, Gjermania nuk do jete ne gjendje ti perballoje keto demshperblime dhe se si rezultat do kemi probleme te medha socjale dhe ai dha doreheqjen dhe u largua nga delegacjoni anglez. Fatlkeqesisht Keyenes kishte te drejte.
Ne Gjermani ne vitin 1930,si rezultat i demshperblimeve patem recesjon, papunesi, inflacjon te tmershem, populli gjerman nuk besonte me ne partite e vjetra demokratike, shoqeria u polarizua, populistet dolen ne skene dhe ndodhi ajo qe ndodhi.
Fatkeqesisht edhe sot ne Greqi, Itali, Spanje po ndodh e njejta gje pra papunesi, recesjon dhe populli nuk ka besim me tek partite e vjetra. Prandaj duhet qe demokracia ne keto vende te shpetohet.
Shkaku i situates se vitit 1930 ishin demshperblimet kolosale te luftes qe, i kerkoheshin Gjermanise. Per fat amerikanet, ne fund te luftes se dyte boterore, nuk bene kete gabim, perkundrazi, ata krijuan planin MARSHALL per te ndihmuar Gjermanine te rindertohej dhe te behej nje shtet demokratik.
Pershendetje.
Hitleri ishte AUSTRIAK, nuk ishte gjerman.
Gjermanet jane shume me perpara se austriaket.
A e ke lexuar artikullin per banken Raiffesien ne Shqiperi se si ua vjedhin shqiptareve depozitat e tyre qe vendosin ne banke?
Titulli i artikullit eshte:
“Austriaket e Raiffesien grabitin shqiptaret”?
Kjo eshte arsyeja qe shqiptaret qe e dine i kane terhequr me kohe parate nga banka Raiffesien sepse atje ua vjedhin parate.
A ke pas pun ti me gjermon ndonjëher?
Sa të sinqert janë, aq dhevshin thumba.
Ashiqare se ktu sala ka të drejtë, me gjith se nuk kamë simpati për te.
Diferenc kaq e madhe në çmim nuk ka justifikim,
edhe kroatët edhe boshnjakët janë në të njejjtin nivel teknik,
e edhe dalin nga e njejta kuzhin.
Tek e fundit çfarë filozofie ka ktu: shtylla edhe tel, e që bile nga i njejti prodhues vin.
Eshtë per tu habitur që shqiptarët nuk janë në gjendje te kryejn ketë punë vet.
bukur… meqe do ishte korrupsioni i pare qe qeveria jone do demaskonte kur aq me teper keto hajdute jane gjermane qeverise tone do i jepte goxha buje ne perendim per luftimin e korrupsionit pse nuk shpallin fajtoret dhe ti denojne por ne heshtje totale e mbajne peng dhe sjapin zgjidhje alternative kur ne si popull vazhdojme te humbim 60 milion £ ne vit tashme dihet qarte qe serbia paguan bakshishe te medha qe kjo linje mos ndertohet deke patur parasysh qe importimi vjen nga ato dhe me cmim jashte merkates nderkomtare
Procedurat e rregullave shqiptare të prokurimit te hartuara nga vanka i rakickes pe devolli, i ploteson vetem Fazlliçi.
Cfare duan keta gjermanet mor aman?! Kane inat se ne jemi te dytet dhe do ju marrim vendin e pare!!
Qeveria po lufton korrupsionin nderkombetar.
Kjo eshte nje genjeshter nje mine me sahat qe mbjell vehtem gazeta antishqiptare Tema, do shofim me daten 28 nentor se si do jet pjesmarrja e delegacioneve eruropjene
Ej Kingo ke gabuar artikull.Ato delegacionet eruropjene s’kane lidhje me interkonjeksionin Shqiperi-Kosove.Hidhi nje sy gazetes 55 qe te qetesohesh.Na ler ne “antishqiptareve” ne hallet tona.
O Birrish, shif njehere knej nga Britania Madhe or bur, se na myti korrupsioni, fol edhe pak per korrupsionin britanik se ndoshta na qet ne selamet.
Kur ta zhdukesh korrupsionin ne Europe, ne vendet kapitaliste, te jesh i sigurte se babai i komunizmit te sotem, Kastro, do ta ngreje nje monument ne qender te Havanes, kur ta regullojsh Europen kthej syte pastaj andej nga Amerika imperialiste se dhe atje po bohen nomi.
Oh Minister ,nuk e di ku te ka gjetur Sala , ne Pogradec apo ne Korce po gabohesh rende. Te kam bere thirje dhe here tjeter per te njejtin problem,mos u nxhito dhe kontrollo fjalet se do te paguash jo ti po taksapaguesit. Nuk po flet ne parlamentin shqiptar me deputete socialiste apo me Banka Greke apo Italiane,oh minister qe nuk je ne gjendje te kuptosh,duke demtuar rende dhe mardheniet me shtetin Gjerman.Ne kete vend te quajtur Gjermani nuk ekziston kapitalizmi “kazhino” ndaj dhe eshte i vetmi vend qe po mbijeton ,por ti ose nuk kupton ose dicka fshihet dhe shpejt a vone do te dale. Por kush do te pagoi per gabimin tend !? Te bej thirje,mer sa me pare nje keshilltare ligjor ne perendim pasi kjo do te kushtoi shume me pake paaftesise tende. Te keshilloi jo nje keshilltare nga vendet perqarke , ku kriza i ka nxhjere zbuluar korrupsionin dhe kane ndikuar jo pake me metodolgjine e tyre ne vendin tone. Lexhoje mire e me qetesi kontraten se i ke brenda te gjitha. Mos mendo se banka Gjermane do te punoi falas ose pa fitim, normal dhe ajo do te mare ate qe i takon.Nuk eshte turp te kerkosh ndimen e nje eksperti , pasi ligjet e botes se qyteteruar jane te komplikuara dhe ju nuk i njihni . Vertet qe ju si Minister apo si qytetar mundet te keni ardhur shpesh ketej, por kjo nuk mjafton. Duhet te jetosh gjate ketej per te mesuar se si behen llogarite.
Kjo grabitje idiots budallaqe e Ilir Meta, Ridvan Bode, Salih Berisha me SHIK-ut është normale. Anarkistët pastër, sepse ata janë aq të trashë. Malok kampion botëror
Nuk eshte aspak per ti besuar kesaj qeverie !!!!!!!!
gjithesesi e verteta do te merret vedh shume shpjet perse
gjermanet veprojne keshtu. Gjermanet nuk jane shoket e Sales qe dridhet majtas djathtas
Nje islamik akuzon gjermanet si hajdute??????
Mendoj se : Për probleme tekniko-financiare nuk duhet të shkruajë kushdo si t’i teket atij. Jo se do bëhet ndonjë dëm shumë i madh por se në këtë mënyrë tregoni veten se sa të “ditur” jeni (edhe se pse jeni fshehur pas një pseudonimi).Vlen të theksohet që shumë punime ndërtimore, që janë fituar nga tendera me vlera mjaft të ulëta, kanë rezultuar me difekte të shumta e të vazhdueshme (pasi janë vënë në punë). Po të punonin Gjermanët ashtu si mendon Bode, nuk do ishte kjo Gjermani që është sot; Lider në Europë. Çudi! Bode u shqetësuaka për vlerën e tenderit të kryer nga Banka Gjermane e nuk e çau kokën asnjëherë për vlerën marramendëse të rrugës Durrës Kukës që përfundoi pa pikë transparence dhe e pa bazuar aspak në ligjet e tenderimit; me metodën: “Bëje (përfundoje) dhe më thuaj sa të kushtoi ndërtimi i rrugës O BECHTEL. Këto çudira ndodhin vetëm në ALBANISTAN.
XHEMA !
o bode po ti dhe pa tu dridh dora 250 milion teper per rrugen e kombit dhe gjoja tu dhimskan 8.3 milion per linjen e interkonjeksionit. qe te mbrosh financat e shtetit eshte gjeja me fisnike, por jo atje ku don, por ne te gjitha. nje dite dosjet do hapen dhe cdokush do dal para drejtesise.ju qeshni dhe talleni me kete popull por shqiptari duron por po te futi ne kuadrat kushdo qofte i majte apo i djathte te ben te mallkosh diten qe ke le. ruajuni te uriturit se ska cte humbase. prandaj kerkohet drejtesi.sidomos qe kjo linje i sherben kombit dhe heqe nga loja fasllicin me shoke.
me aq sa di une firma fituese ka dhene cmimin e mbaruar te veprès, ndèrsa firmat e tjera kane lene ne pikpyetje rritje tè kostove tè paparishikuara, prandaj bankès gjermane i intereson nje preventiv, me njè cmim final,por gjermanet nuk duan tè marrin mendimin e ekspertève shqipètarè, se e kanè nga xhelozia qè ne kemi rritje ekonomike mè tè larte se ata……………………………………………