Moisi Kacollja, anëtar i Komisionit të Asgjësimit të Uniformave Skarco të Policisë është dënuar nga gjykata pasi nuk i ka asgjësuar materialet, por ia ka shitur një kushëririt të tij.
50 vjeçari është dënuar me 8 muaj burg dhe më pas i është konvertuar në gjobë dhe të mos shoqërohet me kontigjent policie më brenda 18 muajsh.
“Mënyrat e asgjësimit të përcaktuara janë djegia, groposja etj. Komisionet e Asgjësimit janë ngritur dhe funksionojnë mbi bazën e udhëzimit të ministrit të Brendshëm. Në këtë udhëzim janë të përcaktuara edhe afatet kohore për vlerësimin dhe asgjësimin e materialeve”, citohet vendimi nga gazeta Shqip.
Më tej sqarohet se shtetasi Kujtim Gaxha është pronar i artikujve të ndryshëm në një dyqan në Mullet dhe është i afërm i të pandehurit Moisi Kacollja.
Sipas procesverbaleve të përgjimeve ambientale mes Kujtim Gaxhës dhe personit të autorizuar për realizimin e blerjeve të simuluara, ka rezultuar që në këtë dyqan shiteshin mallra të ngjashme me ato që administrohen nga QFMT-ja Tiranë.
Sipas Kujtim Gaxhës, Moisiu i kishte lënë mallrat aty për t’i shitur dhe se i ka kërkuar dy herë shuma parash në këmbim pas dhënies së këtyre mallrave, të cilët kanë qenë artikuj të tipit pantallona vere, këpucë për femra e meshkuj dhe pambuk.
Lufta kunder shprerdorimeve dhe korrupsionit po jep rezultatet e para.
Ka filluar nga poshte fare. Denohet ai qe ka pervehtesuar materjale te destinuara per tu DJEGUR (medemek mbeturina).
Po sikur keto materjale te çoheshin per streha vorfnore jetime) ose njerez qe nuk kane me se te vishen ne dimer?
Apo si ka problem min9stra keto gjera?
Shume qesharake .Pse te denohet ato jane vlera matriale qe polici i ka ricikluar .Si do ti thoni Saliut qe i shkrepet ne koke te theri 1000 deshe dhe 1000 qengja qe do shojne per lesh.Cudia shkon deri atje qe keto do impertohen nga miku i tije Berluskoni se shqiptari e ka pazarin te larte.Hajde komedi Shekspirjane hajde.