Keti Bazhdarit nuk i kishte mbetur rrugë tjetër përveçse të merrte një hua ilegale. Bankat i refuzuan studentes së ekonomikut në atë kohë shumën e dëshiruar prej 25 mijë dollarësh. Kjo shqiptare e re kishte një plan- biznesi të guximshëm për ngritjen e një fabrike tekstilesh në qytetin e saj, Shkodër. Por në botën e kësaj gruaje të fuqishme nuk ekziston fjalia ‘nuk bëhet’. E kështu ajo mori një kredi me interesa të rrezikshme. “Me opsionin,” kujton ajo duke qeshur, “që të largohesha jashtë nëse nuk do të mundesha të paguaja kredinë”.
Por ajo ia doli. U stërmundua natë e ditë, mori për herë të parë në jetën e saj një gjilpërë në dorë dhe shpërndau për muaj të tërë me biçikletë produktet e saj. Sot, dhjetë vjet më vonë, 32 vjeçarja është një nga sipërmarrëset më të suksesshme në Shqipëri. Në fabrikën e saj “Bella Confex” janë të punësuar 350 punonjës dhe ajo është punëdhënësi më i madh në sektorin e tekstileve në rajon. 95 përqind e të brendshmeve që prodhohen aty shkojnë për eksport në Itali.
Por të mërkurën do të jenë pushim edhe makinat qepëse në fabrikën e saj. Çdo fshat, çdo qytet në vendin me 2.8 milion banorë do të festojë 100 vjetorin e vendit ballkanik. Edhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spingelegger do të jetë për festimet në kryeqytetin shqiptar- dhe kjo na kujton se si Vjena ka kontribuar për themelimin e shtetit shqiptar në vitin 2012. Austro- Hungaria e dikurshme kërkonte që me një Shqipëri të pavarur të ndalte ndikimin serb dhe rus në rajon.
Vitet e egra
Sot festohet me shumë madhështi, por shumë pak shqiptarë duan që të hedhin vështrimin pas. Dekada të tëra të diktaturës komuniste u pasuan nga anarki e kaos dhe vetëm prej pak vitesh ky vend i vogël në periferi të Europës ka ardhur ngadalë në qetësi. Në një vend ku korrupsioni politik është tejet i përhapur dhe situata politike e polarizuar, duhet ta marrësh fatin vetë në dorë nëse ke mundësi. Rreth Tiranës sheh plot shtëpi, hotele, karburante, magazina, që janë ngritur shumica pa leje. Xhungla e betonit ka shkatërruar një qytet bregdetari si Durrësi, ku edhe pse është nëntor i ftohtë, sërish në mbrëmje të shurdhon muzika e lokaleve.
Në letër
Me ndihmën dhe presionin e BE-së, Shqipëria ka tashmë ligjet më të mira. Vetëm se “ato rrallë zbatohen” thotë italiania Luisa Rizzo, që punon për BE-në në Tiranë. “Sistemi i drejtësisë nuk funksionon. Nuk ia vlen të dalësh përpara gjyqit”. Dhe kjo është vetëm një nga arsyet se përse Shqipërisë do i duhen shumë, shumë vite për tu bërë një ditë anëtare e BE.
Statusin e kandidatit vendi shpreson ta marrë vitin tjetër. Ky do ishte një stimul i madh për ekonominë e vendit me 3 mijë euro të ardhura për kokë, që sërish është ndër më të varfrit në Europë.
“Ajo që na mungon është një plan se si qeveria do mbështesë ekonominë dhe prodhimin në vend,” thotë sipërmarrësja Keti Bazhdari. Ajo vetë nuk ka pritur dhe ka ndërtuar një markë të sajën të modës për të brendshmet e meshkujve dhe femrave. “Ne kemi markën e parë shqiptare në fushën e tekstilit. Kjo është mirë për mua, por keq për Shqipërinë”.
*Ky artikull është marrë nga e përditshmja austriake Kurier. Titulli është redaksional
Kjo asht klyshe komunistash.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/dhi-e-zgjebosur-dhe.html
Kjo Keti mos gaboj eshte edhe anetare e kryesise se PS.Si ka mundesi qe ne krye te PS,deputet dhe ne kryesine e saj pjesa me e madhe jane miliardere,kur ne fakt eshte parti e majte dhe duhet te perfaqsoje njerzite ne nevoje dhe shtresat e varfera te shoqerise .
Baba i Saj Ndrek Bazhdari asht nder te paktet antikomunist ne Shqipni,qe u burgos dhe u denue per veprimtari konkrete antikomuniste,tue kalue vitet e rinise se tij ne burgjet e Burrelit dhe te Spacit.
“Ne kemi markën e parë shqiptare në fushën e tekstilit. Kjo është mirë për mua, por keq për Shqipërinë”. A ka ndonje mendje te madhe te me tregoje domethenien e kesaj shprehjeje te kesaj biznesmeneje te “sukseshme”? Tani i jap te drejte Edvinit, kesaj socialisteje te vone i duhet vene taksimi progresiv, qe te thote “Keq per mua, mire per shqiptaret”.
O Ilir smireziu, patetiku! “Mire per mua por keq per Shqiperine” ka kuptimin qe eshte nje arritje per kete zonje si biznesmene qe eshte por tregon nje inferioritet te Shqiperise persa i perket industrializimit te vendit. Tregon qe nuk kemi se me cfare te krenohemi ne asnje drejtim.
Zonja eshte mjaft e suksesshme dhe smira e nje dembeli te paafte si ti nuk e demton apo ia ul vlerat asaj!
O idiot! Kjo do te thote se gjithe Shqiperia ka vetem nje marke te brendshmesh,ate te sajen,qe eshte shume pak mor budalla.
Kaq e veshtire mor I-lir apo I-zene.
Eshte mire si marke e pare shqiptare per biznesmenen por keq per Shqiperine qe nuk ka marka tjera te rendesishme ne treg
Dikush ketu habitet se si nje biznesmene e suksesshme, eshte anetare e kryesise te PS. Po kjo dihet, se te gjithe biznesmenet, te cilet cdo gje e kane me mund e me sakrifica, jane te djathte me PS. Edhe shume njerez te tjere te shkolluar e qytetare te ndershem te ketij vendi, jane te djathte me PS.
Ndersa ata qe pasurine e kane si pasoje e tenderave qe u ka dhene qeveria, trafiqeve, servilizmit ndaj pushtetit si dhe ata qe jane injorante ( shqip-te pashkolle), te varferit e periferive te qyteteve dhe ne fshatra, jane te majte me PD….
ju po na tregoni se sa e lehte mund te arrish te besh biznes me 25000,dollare ne Shqiperi, dhe me pas 350 puntore dhe me punu nate e dite per pakez drite. lerini keto budallalleqe ne vitet 97, kisha dyfishin e asaj shume beja tregti nga Vlora e Fieri dhe nuk mbetej vetem per shpenzime te perditshme,sepse duhej te pagoja te gjithe police e tatimoret rrugeve megjithese me te gjitha letrat.shkurt duhet te jeshe i lidhur me plehrat ne pushtet.
Ne shkrimin e Ingrid Steiner-Gashi thuhet se “Italiania Luisa Rizzo, që punon për BE-në në Tiranë pohon “Sistemi i drejtësisë nuk funksionon. Nuk ia vlen të dalësh përpara gjyqit” dhe se nuk e kthekemi koken pas. Kjo eshte nje e pa vertete. Jo njehere ne henez, si i thone fjales, po cdo cast, kur dal te kerkoj pune, po c’te bej, ku te gjej mbeshtetje, ku te gjej pune, kur administrata (nga jam nxjerre pa asnje motivacion, pa asnje rresht leter) eshte permbytur nga hajduterit, militantet e verber e te korruptuar (i pashe sot ne perurimin e monumentit te Adem Jasharit si brohorisnin ca punonjese koketa te nje cerdheje a kopeshti ne varesi te Bashkise dhe kemngulnin te filmoheshin nga nje shoqe e tyre, si per t’i derguar diku si dokument autentik i entuziazmit te madh proqeveritar tyre, cka mund te perkthehet si “mbrojtje e vendit te punes”)nga njerez te korruptuar, qe gjithcka mund te bejne neper zyra-klubet rreth tyre, por punen e shtetit nuk e bejne.
A ka me depersonalizim te administrates, kur nje djalosh rreth 30 vjec, drejtor ne Ministrine e Punes, çam, urdheron te gjithe punonjesit e drejtorise se tij te dalin diten e diele ne nje veprimtari ne uren afer Drejtorise se Policise se Tiranes, te organizuar ne partia e cameve?
Ingrid Steiner-Gashi sa i ka hequr pluhurin, si nuset e reja. Ringjallja e Shqiperise nuk eshte nje slogan i nje subjekti politik, apo i liderit te saj, ajo ESHTE NEVOJE JETIKE E EMERGJENTE, perndryshe kjo kozmetike, ky marketing qe i ben mjerimit SRB-i, do te ne coje shume shpejt, e perseseris shume shpejt si ne efektin domino, pas Greqise
…..Por të mërkurën do të jenë pushim edhe makinat qepëse në fabrikën e saj. Çdo fshat, çdo qytet në vendin me 2.8 milion banorë do të festojë 100 vjetorin e vendit ballkanik……
Nje korigjim,4.2 milion banore sipas Ministrise se Brendshme!!!!!!!