Katër nga vendet evropiane me më shumë probleme financiare, nuk do të garojnë në festivalin evropian të këngës, që njihet ndryshe me emrin Eurovizion.
Greqia, Qiproja, Polonia dhe Portugalia thonë se kanë shumë pak shanse që të marrin pjesë pasi druhen se nëse e fitojnë këtë garë, nuk do e organizojnë dot eventin vitin pasardhës për shkak të situatës ekonomike.
Greqia thotë se madje nuk e përballon shumën prej 120 mijë eurosh që paguhet për të konkurruar.
Kostoja e organizimit të një festivali të tillë shkon mbi 70 milion euro.
Kurse Qipro tha se do ishte një provokim për popullin nëse hyjnë në Eurovizion, në një kohë që vendi po vuan masat e kursimit.
Eurovizioni zhvillohet vitin që vjen në Suedi.
mortja te na haje ,jemi ne ne eurovizion ,per koke te tortes mos
Keshtu sic qenka puna po na e ngecin ne fitoren ? Ce do qe nuk behej ne qershor, se Sala do i kishte marre borxh 50 milion euro vetem te dukej zot shtepie si Alievi i Azerbaxhanit vjet.
Une di me siguri se Polonia eshte ekonomikisht per momentin shume mire.
Ky eshte nje fakt.
Per Greqine paguan Taqua.C’i ka taqua 120 mije evro,Taqos vetem dhemadhet e floririt me gjithe proteza i kushtojne 100 mije evro
te tere punet ne rregull i kemi neve, dhe tani eurovizioni na mbeti?
e hengert mortja shtetin tone qe nuk ben si keto te tjeret. po sikur, qofte larg, ta fitonim ate mender koncerti? ku do e bente saliu vitin tjeter koncertin? apo ne bathore???