Më shumë se 200 grupe të të drejtave të grave po bëjnë thirrje për miratimin e ligjeve që do e quajnë krim pagesën për seks në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.
Aktivistet do të paraqesin rekomandimet për një ligj të tillë gjatë një seance me eurodeputetët.
“Prostitucioni është një formë e dhunës, një pengesë për barazinë gjinore dhe një derë e hapur për zhvillimin e krimit të organizuar,” tha për BBC një zëdhënëse e fushatës.
Por kundërshtarët thonë se një lëvizje e tillë do bëjë që industria e prostitucionit të bëhet më e nëndheshme.
Aktivistët marrin si shembull Suedinë, duke thënë se prostitucioni atje ka rënë me 50 përqind që kur pagesa për seksin është legalizuar si krim.
Ndërkohë ata thonë se nuk ka pasur përmirësim të situatës në Holandë, ku ky sektor është i legalizuar.
Do ishte gjeja me e mire sikur BE te merrte kete vendim
e si te behet ligj kur vetet politikanet me vipa te BE shkojne me kurva?
bejeni si ne komunizem
ti bien te gjith mashkujt me dore masanej!
Pse keshtu ishte komunizmi vetadministrues ?!-Ju “mashkujt”(per dijeni thuhet e shkruhet MESHKUJT) e komunizmit vetadministrues kete zgjidhje kishit ?