INTERVISTA/ SHBA paralajmëron Berishën për retorikën nacionaliste: Kujdes!

5 Dhjetor 2012, 21:25Politika TEMA

Jonathan Moore, Drejtor i Zyrës për Çështje të Europës Jugore e Qendrore, Byroja e Çështjeve të Europës dhe Euroazisë në Departamentin e Shtetit të SHBA flet për Top Channel. Ai thotë se retorika nacionaliste bëhet për të shpërqëndruar vëmendjen nga problemet ekonomike e demokratike

Z. Moore, do të doja pikësëpari të pyesja cili është qëllimi i udhëtimit tuaj në Tiranë?

Faleminderit shumë. Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu. Që nga fillimi i muajit gusht jam Drejtor në Departamentin e Shtetit, me përgjegjësi për Shqipërinë dhe gjashtë vende të tjera në rajon. Prandaj, kam qenë këtu për disa ditë, me kolegë të Ambasadës së SHBA dhe gjithashtu për t’u takuar me përfaqësues të jetës politike e publike këtu në Shqipëri.

Si mendoni, cili ka qenë mesazhi që mori Sekretarja Clinton nga vizita e saj në Shqipëri?

Mund t’ju them se, siç ju dhe qytetarët e tjerë shqiptarë e dinë, Shtetet e Bashkuara i janë shumë mirënjohëse Shqipërisë për mikpritjen e treguar ndaj Sekretares Clinton. Ishte një vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme. Ajo donte të vinte patjetër në Shqipëri sa kohë ishte ende Sekretare e Shtetit dhe erdhi, pjesërisht për të marrë pjesë në festimet tuaja të përvjetorit të 100-të por edhe për të theksuar vazhdimësinë e partneritetit dhe miqësisë së Shteteve të Bashkuara si dhe dëshirën e SHBA për të parë hapa të mëdha veçanërisht nga parlamenti për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Europian.

Si e shihni intensifikimin e retorikës nacionaliste nga politikanët në Shqipëri, përfshirë edhe nga Kryeministri? Mendoni se kjo valë retorike nacionaliste po rritet për shkak të vakumit të besimit të humbur të qytetarëve në sistemin që kemi aktualisht?

Do të vija në dukje një numër gjërash duke qenë se kam avantazhin të punoj me shtatë vende në rajon. Mendoj se kemi parë pasoja të tmerrshme, përfshirë krime lufte, nga nacionalizmi i tepruar, në veçanti ato që kanë përfshirë serbët etnikë dhe Serbinë nën shërbimin e Milosheviçit. Kemi parë gjithashtu nacionalizëm të tepruar nën regjimin e Tuxhman në Kroaci. Nacionalizmi është diçka që të gjithë ne duhet ta luftojmë. Kam dëgjuar gjithashtu se ka shumë njerëz këtu në Shqipëri të cilët janë të frustruar me Partinë Demokratike e me Partinë Socialiste, apo dhe parti të tjera, dhe tërhiqen më shumë nga lëvizje dhe ide që janë më shumë nacionaliste. Por më lejoni t’ju them se kam besim se Shqipëria dhe shqiptarët kanë tani sovranitetin e tyre, shtetin e tyre demokratik dhe të sigurt dhe nuk kanë nevojë të ecin në drejtime nacionaliste dhe se me të vërtetë nuk do ta bëjnë këtë. Ka sigurisht interes në mes të shqiptarëve të diasporës dhe në vendet fqinje dhe kjo është sigurisht e kuptueshme, por ka qenë shumë e rëndësishme të dëgjoja nga të gjithë ata me të cilët kam folur se Shqipëria nuk ka qëllime, nuk ka dëshirë të ndryshojë kufijtë e saj dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm si për njerëzit në këtë vend ashtu edhe për fqinjët tuaj.

Në 20 vitet e kaluara, qeveria e SHBA ka treguar vëmendje të veçantë ndaj stabilitetit në Ballkan. Mendoni se deklarata të tilla, retorika e politikanëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Greqi mund ta destabilizojë rajonin? Dhe cili do të jetë qëndrim i SHBA nëse kjo do të ndodhte?

Siç e dini, Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara ndaj stabilitetit të këtij rajoni. Është një nga arsyet pse Shqipëria është bashkuar me ne në Aleancën e NATO-s. Ka të tjera vende anëtare të NATO-s në rajon, Kroacia dhe sigurisht Greqia, si anëtare prej shumë kohësh. Është e vërtetë që aty këtu ka pikëpamje politike ekstreme, por çështja themelore është sjellja e këtyre vendeve dhe jo retorika e ndonjë individi, apo organizate, dhe, nga kjo pikëpamje, ne kemi shumë besim se rajoni do të vazhdojë të ketë stabilitet. Kjo është një nga arsyet pse NATO, dhe sërish, kjo është një çështje e rëndësishme, roli dhe prania e SHBA është kaq e rëndësishme për ne. Sërish, më pyetët pse po vizitoj Tiranën, dhe kjo është pjesërisht arsyeja, të theksoj rëndësinë që ne në Uashington i japim dhe interesin që ne kemi të merremi me situatën këtu.

E keni fjalën për retorikën nacionaliste, apo jo?

Është e pamundur ta heqësh plotësisht retorikën nacionaliste nga dialogu politik. E gjejmë edhe në skajet e shoqërisë sonë. Megjithatë, më e rëndësishmja për ne janë veprat dhe sjellja e secilës prej qeverive dhe partive politike dhe përqasja e tyre dhe ne besojmë në profesionalizmin e tyre themelor. Është e lehtë të shpërqendrohet vëmendja drejt nacionalizmit, sidomos në kohë si këto kur ekonomia është në kushte jo të mira. E kemi parë në Greqi, për shembull, me një lëvizje shumë shqetësuese. Pra, është një fenomen që nuk e eliminojmë dot; sigurisht pjesë e procesit demokratik, por ajo që është në themel e nevojshme është që një ndjenjë e tillë nacionaliste të mos ndikojë negativisht procesin demokratik apo të pengojë njerëzit të ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre.

Cilat janë disa nga shqetësimet e Departamentit të Shtetit për ritmin e reformave drejt integrimit? Shqipëria aspiron të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

Në radhë të parë, do përsëris fjalët e Sekretares Clinton në parlamentin tuaj një muaj më parë. Është dëshira jonë e madhe ta shohim Shqipërinë t’i afrohet më shumë BE-së dhe të përmbushë tri kërkesat e përcaktuara nga Brukseli përpara takimit të BE-së, i cili zhvillohet pak pas ditësh në dhjetor. Për fat të keq, nuk ishte e mundur. Opozita nuk e mbështeti qeverinë t’i përmbushte këto tri hapa. Kjo tani do të thotë që përballeni me gjashtë muaj të një stine zgjedhore, stinë fushate, ku me gjasë do ketë edhe më pak kompromis se sa ka tani dhe më shumë retorikë e më shumë sfida. Është e rëndësishme që ky proces të fillojë; kam dëgjuar nga shumë njerëz nevojën për të luftuar korrupsionin në nivele të ndryshme të shoqërisë, për të përmirësuar standardet e jetesës, pra për të përmirësuar të ardhmen e popullit shqiptar jo nëpërmjet vendeve të punës, arsimit, investimeve, të gjitha këto janë të lidhura pandashëm me të ardhmen tuaj, jo thjesht në BE, por edhe në rrugën drejt BE-së. Pra janë pika shumë të rëndësishme që u përpoqa t’i theksoja me të gjithë udhëheqësit politikë dhe personat me të cilët kam biseduar. Është shumë e rëndësishme që kjo të ndodhë sa më parë që të jetë e mundur; nëse është bërë e pamundur për shkak të ngërçit politik përpara zgjedhjeve, duhet të ndodhë menjëherë pas tyre.

Me lejen tuaj, do doja të përqendrohesha pak tek ajo që sapo thatë për integrimin. Çfarë është më me rëndësi për Shqipërinë: që parlamenti të bëjë ligje të bukura por jo t’i zbatojë ato?

Është e qartë që zbatimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm por hapi i parë është të bëhen ligjet, të bëhen pjesë e sistemit tuaj ligjor. BE e pranon edhe mes anëtarëve të saj që ka raste kur ligjet ekzistojnë por zbatimi është në proces. Për shembull, Kroacia së shpejti do të bëhet anëtare e BE-së; kanë arritur shumë dhe iu janë dashur shumë vite. Kanë kaluar në shumë faza. Deri tani, kanë kryer vetëm një ndjekje penale të suksesshme ku një ish-kryeministër kohët e fundit u dënua me 10 vjet burg. Duhet kohë. Gjëja e parë është të jenë ligjet dhe pastaj të zbatohen ato. Sigurisht, nëse nuk janë, s’ke ç’të zbatosh. Pra për sa kohë Brukseli ka përcaktuar standardin edhe për ligjin edhe për praktikën që pason ligjin, është me rëndësi të zbatohet hapi i parë.

21 komente në “INTERVISTA/ SHBA paralajmëron Berishën për retorikën nacionaliste: Kujdes!”

  1. loni says:

    ore ju amerikanet si do tja beni me kete llumin ton saliun ju qe na e quajtet burre shteti,,ky me vota nuk iken eshte e sigurt,,ka ndonje zgjidhje tjeter pervec djegjes se shqiperise,,se kete te fundit ne e dime dhe nuk duam mend nga ju,,po nuk na i hoqet ju qe na i sollet,,te pakten na lerni rehat ta heqim vete ashtu sic dime ne,,prandaj deklaratat e juaj z amerikan jane thjesht fllucka sapuni,,ky me vota nuk iken se mund te iki ndryshe kete thuaj o z amerikannnnnnnnnnnn?????

      1. raimondi says:

        Pop pse ca do thote perfaqsuesi amerikan qe jemi dakrot me ato qe thote Sala

        Porse ai ne heshtje eshte pro Sales, sepse qe ta dini ju o kokeqype Departamenti i SHtetit shkruan ne sitin e tij me nota jashtezakonisht pozitive per Shqieprine dhe Saliu ju eshte gjendur atyre ne momente delikate per politken amerikane ne Europe, ndaj USA eshte Pro Sales, dhe Sala vazhdon programin …tuj dhene pashaporta per te gjithe …Nderkaq qe ne aparence flitet s ejemi kundra ..loooooooooool

    1. Dardan says:

      I kane aktivizuar te gjithaa forcat anti-Shqiptaret shikoni sa pa turpesishte shkojn marin intervista gjithandej ku gjejn njerze duke i paralajmeruar paraprakishte se berisha paskat deklaruar keshtu e ashtu dhe qfar emendoni ju,

    2. shqiperia says:

      Si e pershkruan nacionalizmin profesori i njohur zviceran Viktor Ghebali
      Nacionalizmi qytetar ,sipas tij nenkupton ambicien ne zhvillimin e kombit tend, ne
      lartesine e qyteterimit bashkekohor . Nacionalizmi qytetar permbush interesat kombetare
      ne bashkepunim dhe harmoni me kombet e tjera .
      Ai nxit perparim. dhe paqe .Ai eshte pjese e kultures se vendeve te zhvilluara demokratike
      ne parimet demokratike percakton hapat e metejshme.
      Nacionalizem qytetar perben vlere ,mund te qyhet edhe atdhetari , patriotizem.

      NACIONALIZMI PARAK NDRYSHON NGA AI QYTETAR AI NGREN LART KOMBIN E VET ,DUKE PERJASHTUAR E SHTYPUR KOMBET E TJERA .
      SIC ISHTE NACIONALIZMI SERB QE NDEZI KATER LUFTRA.

  2. Dean says:

    Nuk ka lin akom ai burre me e Paralajmerue ene me e Kercenue Bacen e maleve,se si kan dek akom trimat Baces.Sa te kete ”Garden” dhe babin e Stresit me Lambo,hiq nuk ja ban Syni terr BACES.
    Poshte Amerika

    1. Burgaxhiu UK says:

      Hahaaaa me je be si ato fjalekryqet e Luftes se ftohte neper gazeta, flet me kode, babi is stresit me Lambo hahhahaaaaaa

  3. tourkofagos says:

    e moret vesh more gyzele paralajmerimin amerikan:
    -KUJDES me nacionalizmin,se do tua bejme marmiden…..turbo!!!

  4. zum zum says:

    do ta kuptojne turkofagos ku do vene ,dale dhe pak ,kur mos te kete me miell .emigrantet z dergojne me para ,te keqen e tortes me gelqere dhe e kyer me boje shqeto llac

    1. tt says:

      Zum zum dhe ti o gore e forumit turkofagos mos i qani hallin tortes shqiptare po shikoni qe jenu kthyer ne kurtizanet e gjermaneve ha ha ha ha ha dhe pritni qe te merrni borxhin e te hiqni breket nuk e ka keq Hajri cami ju jeni tamon kartoret e Janulles

  5. Karaman Fakolli says:

    Sipas shkalles hierarqike i bie qe JONAMAN MOORE te jete ne nivelin e Sofokli Lazrit ne KQ te Kongresit Amerikan.
    Te jepet pershtypja sikur do behet nami sipas titullit..hajde paralajmerim hajde..Keto i dhene dekorate qe palosi kater veta ne bulevard dhe ky ben sikur po e paralajameron…
    Kjo interviste me teper eshte si ilac gjumi per ato qe e lexojne nga ora 10 e darkes..Hajde gjume te embel..

  6. Plashniku says:

    Me habisin fjalet e z. Moore te thena ne kete interviste. Eshte hera e pare qe degjoj nga nje politikan, e aq me teper amerikan,se e para: mjafton te kemi ligje te shkruara pastaj shohim e bejme.Edhe shqiptari me i humbur i kesaj bote besoj se e kupton se ku rreh cekani.Ne si popull per ate te shkret zbatim ligji po bejme 100 vjet qe qajme mevete por me shume u qahemi te tjereve.Kjo qeveri, por jo vetem kjo, kaq do, qe nje zyrtar i huaj aq me mire amerikan te deklaroj ato qe thame me larte dhe shtyn nja dy vjet te tjera. E dyta: Per mosdhenien e statusit kandidat nga ana e europianeve , fajin e paska opozita dhe askush tjeter. Keto deklarata mund te jene gjithcka tjeter por vetem diplomaci jo.Te pakten ne shqiptareve jo vetem qe s’na hyjne ne pune,perkundrazi na prishin pune. S. Berisha edhe me para t’i paguaj nuk i gjen dot aq lehte te huaj te tille.

  7. Mark says:

    Kujdes se e di cte ndodh…? Do te rrisim cmimin e lobimit,dhe Arvizu nuk do te quaje me burre shteti.

  8. Telepatia says:

    “Burri i Shtetit” nuk ben asgje pa miratimin tuaj, zotrinj amerikane: http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww Ka ardhur koha te beheni pak me te sinqerte me kete popull qe ju do aq shume.

  9. Aleati jone. says:

    E dime shume mire qe amerika e urren nacionalizmin shqipetare dhe nacionalistat. http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  10. Ilir Hoxha says:

    E takuat zotin Hamit Melin para se te vinit ne shqiperi?

  11. Niko Maloku says:

    O zoti Moor ! A vertete besoni se shqiptaret jane injorante dhe dallkauke ? Po, pse, cila eshte me e rendesishme, te miratosh disa amendamente te tre ligjeve apo te zbatosh Kushtetuten dhe ligjet aktuale? Cfare eshte me e rendesishme per te hyre ne BE, te miratosh disa amendamente apo te mos pengosh popullin tend te ” nderroje lirisht qeverine” ( raporti juaj i fillimit te ketij viti e ka pohuar se ne Shqiperi ” popullit shqiptar i eshte hequr mundesia te nderroje lirisht qeverine e vet”). Tani zoteri, kush mendon ti se nuk e lejon popullin te nderroje qeverine, ai qe eshte ne qeveri apo opozita? Mos ia ulni autoritetin dhe prestigjin qeverise amerikane me keto perralla, sepse, edhe ne Shqiperi ka njerez te kultivuar qe e kuptojne cfare eshte me e rendesishme per progresin shoqeror.

  12. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    OR ZOTI MOOR EDHE NJE BUDALLA ME I MADHE E DI CE OPOZITA NE KRYE ME DERRKUCIN RAMA ESHTE FAJTORE KRYESORE PER MOSMIRATIMIN E TRE LIGJEVE POR SI TE JU MBUSHET MENDJA KETYRE SOCIALKOMUNISTAVE TE TEMES

  13. albania says:

    Ky te rruan bythen. Paralajmerimet e tij jane si ato paralajmerimet kineze qe beheshin qe moti. Me keto paralajmerime Sala jeton edhe nja 20-30 vjet te tjera ne krye te ministrive dhe ne krye te PD.

  14. Delli USA says:

    Ja dhe Amerika foli,mos cani kryet per mos zbatimin e ligjit,rendesi ka qe ato te miratohen.BE dhe USA i kishin dhene llafin kriminelit Sali qe do jepej statusi i vendit kandidat,por donin qe varkes se cpuar te qeverise ti benin nje makiazh me miratimin e tre ligjeve.Mosvotimi nga ana e opozites i nxori zbuluar,ata do rekomandojn dhenien e statusit te kandidatit,por ama do diskretitohen se e luajten keq bllofin me gjoja tre ligje.

  15. Sali trimi says:

    E do nevoja e pupullit tim per ta vjedhuur,e vjedhe une Sali trimi.
    Tjeter;Ka nevoj ta vrase,e vrase une,se me duket se ju merzit jeta tjetrit.Ketu eshte Sali trimi ta beje varrin gati.Shkruante nje artikull gazete;Saliu do vras gjithe shqiptaret!Pse tani e kuptuat,une kam 13 vite.Katastrova e Shqipnis jam une Sali Trimi,kote lodhet edhe Amerika.Paralajmerim sot,e te njeten gje neser e thote.Une jame Sali Trimi,thoni cfare te doni;!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje