Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë nga debatet për rishpërndarjen e mandateve parlamentare, një vendimmarrje e dështuar disa ditë më parë pasi kërkonte shumicë të cilësuar votash. Partia Socialiste përsëriti kërkesën për informacion të hollësishëm nga Ministria e Brendshme mbi zhvendosjen në listat elektorale në Qarkun e Kukësit, por nënkryetari i KQZ pohoi se nuk ka ardhur asnjë përgjigje nga ministria e drejtuar nga Noka. KQZ ka shtyre me kërkesë të opozitës vendimmarrjen për ndarjen e re të Zonave të Administrimit Zgjedhor. Sipas draftit, është propozuar shtimi i vendnumërimit të votave nga 66 njësi në 76 njësi për të shpejtuar procesin e nxjerrjes së rezultatit elektoral.
Sipas amendimeve të fundit në Kodin Elektoral, Zonat e Administrimit të Zgjedhjeve tashmë miratohen jo nga Kuvendi, por nga KQZ-ja. Afati i fundit për të miratuar këto zona është data 7 dhjetor, kur është caktuar mbledhja e radhës e KQZ.
Ndërkohë që ende nuk është saktësuar fondi që do të zërë në buxhetin e vitit të ardhshëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kjo për faktin se priten vendimet e këtij institucioni për dy projekte pilot në Tiranë e Fier.
Por megjithatë gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve përfaqësuesja e KQZ-së ka deklaruar se ky organ kërkon rreth 30 milion lekë më tepër sesa është përcaktuar në buxhet për të rikonstruktuar dy magazinat që mbajnë materialet zgjedhore, si dhe për blerjen e një automjeti. Kërkesat janë konsideruar të drejta edhe nga kryetari i komisionit, Ilir Rusmali.
Mules po i pellcet inteligjenca NA HUNDET
Dallkauket injorante jane bashkepunetoret e sali satrapit
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/grate-inteligjente-te-pd.html
PO PO TA PROVOJE TA VJEDHI MANDATIN ,….PO I FUT NJE CIU-CIU EDI DHE JA REGULLON MIR QEJFIN……A SBOHET OPOZITE ME AGALLARE MER VLLA JOOOO…..!!!
ANALIZE : Une e gjeje te pa justifikueshme qe asnje parti politike nuk flet per heshtjen e OSBE – se.
Edhe ne planin njerzor per cdo ndeshje flitet edhe per arbitrat dhe arbitrimin e ndeshjes !!
Perse nuk duhet te flitet per vezhguesen, monitoruesen ngatrrestaren e mbeshtetesen e krim Berishes ????
Politika duhet te heqe friken . Ky presioni i OSBE eshte me teper presion fallso psikologjik qe ajo ushtron ne politikanet tane !!!