Një telenovelë turke, transmetimi i së cilës pritet të vazhdojë në mediat kosovare e shqiptare, ka shkaktuar një debat interesant në vendin ku u krijua-Turqinë.
Për shkak të rritjes së polemikave në publik, partia qeverisëse në Turqi-Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, pritet ta ndalojë telenovelën e mirënjohur “Sulltani i Madhërishëm”.
The Foreign Policy shkruan për rrethanat që po nxisin ndalimin e transmetimit në telenovelës, sezoni i tretë e së cilës ndiqet nga diku 150 milionë teleshikues.
Qëndrimi i partisë së qeverisë së kryeministrit, Recep Tayyip Erdogan, ishte pritur me “një dozë cinizmi” nga kritikuesit.
“Pas një përgjigje të stuhishme kundër apo në mbështetje të komenteve të kryeministrit, përfshirë një ankesë penale të një agjenti turistik kundër regjisorëve të serialit…të martën deputeti i PDZH-së, Oktay Saral, përgatiti një iniciativë për ndalimin e serialeve me arsyen se poshtëron personalitetet dhe ngjarjet e brendshme të vlerave kombëtare të Turqisë”, shkruan the Foreign Policy.
Por, revista the Foreign Policy vlerëson se nisma legjislative mund të rezultojë e pasuksesshme, por se “mund të shikohet si indikacion për një trend në rritje në dekufizimin e kufijve të asaj që është e pranueshme në publik rreth kreativitetit të shprehjes karshi shijes konservative të kryeministrit”.
Shumica e kundërshtuesve të qëndrimit të Erdoganit ndaj telenovelës thonë se “nuk është qëllim-madje as përgjegjësi- e punimeve të tilla të paraqesin historinë në mënyrë kronologjike”.
The Foreign Policy citon njohës të mediave të kenë thënë se punimet e tilla “kanë për qëllim të ofrojnë burime për argëtim për ata që zgjedhin t’i shohin apo lexojnë ato”.
“Ndoshta pjesa më interesante e këtij debati, një që është dukshëm më relevante për procesin aktual të reformave kushtetuese dhe të ardhmen politike të Turqisë se sa koha të cilën e ka kaluar sulltani në luftë, mund të gjendet në inkuadrimin e partive opozitare ndaj komenteve të kryeministrit”, shkruan revista.
Kështu, Partia Popullore Republikane kritikoi Erdoganin duke thënë se “mbikëqyrja e telenovelave televizive nuk hyn në kuadër të detyrave të caktuara me kushtetutë të kryeministrit”.
Partia e përbërë nga kurdët-Partia për Paqe dhe Demokraci vlerësoi, ndërkaq, se e vuri qëndrimin e kreut të ekzekutivit turk në radhën e qëndrimeve të “shtypjes kulturore”.
Qëndrimi i Erdoganit, sipas Foreign Policy, u vu në pikëpyetje edhe nga Partia për Veprim Kombëtar.
“Çështja e lirisë së mediave, shprehjes artistike, diskutimit ideologjik dhe fuqisë politike po ngritën në debatin aktual në Turqi mbi telenovelën. Ekzistojnë gjithashtu pyetje bazike lidhur me institucionet dhe diskursin demokratik. “Sulltani i Madhërishëm’, sikurse që ka bërë në histori, do të përfundojë me ose pa ndikimin e kryeministrit turk. Ajo që ai lë prapa do të jetë domethënëse, ndoshta edhe madhështore, për të ardhmen e demokracisë turke”, shkruan the Foreign Policy./REL
ngeli dhe Hajriu pa Sulltan/baba………….
lajm i mire, keshtu do te ndiqet m shume Nik Xhelilaj, ne telenovelen:
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/nik-xhelilaj-vs-ezel-new-tv-star.html
une mendoj se qeveria turke ka te drejte sepse televisionet shpipetare dhe kosovare i vjedhin telenovelat. bravo
E more jevgjit athine ,edhe ketu e nxorre koken ? shiko episodin e 5 te kuptosh se cna dhuroi ne cameve sulltani i madherishem ,dhe po nuk besove kam tapine me surratin e tij
hahahaha,vec tapise duhet te kesh edhe certifikaten e lindjes me surratin e sulltanit…..gyzel sulltani
O hajro ,po the “na dhuroi” tregon qe ke mare dicka qe nuk esht e jotja,sepse nuk te dhuron e as te merr kush dicka qe te perket,po ju jetoni me nostalgjine e baba dovletit,dhe te ish per ju shqiperia do te ish akoma nen turqi,ik tani shiko telenovelen
Dmth greket paskan te drejte?!
Ja dhe fatura e “dhurates” pas 4 shekujsh:
http://en.wikipedia.org/wiki/Population_exchange_between_Greece_and_Turkey
Lexoje se flet edhe per camet dhe do ta kuptosh sa te mencur dhe te shkathet keni qene.
Shkruani shqip, o te paditur!
papapap i si ka site ky Suleimani?! i bukur eshte dreqi i bukur,dhe jo vetem eshte edhe gay. i love him.
o sali mashtruesi
pse nuk e solle erdoganin per 100 vjetor si premtove
nuk e di nga je ti o dritan se paske dhe emer shqiptar po nejse ka shum shqiptar qe e kan shit prapanicen per pes lek do jesh nga ata,nejse nuk du me te kthy pergjigje ty thjesht po te replikoj qe ndonji injorant si puna jote ta marr vesh ,shqiptaret historikisht nuk kan pas mbeshtetje dhe me pak akoma çamet ket kan perfitu greket dhe nje kohesisht kta turqit qe na kan ber po te njejten te keqe ,kembimi i popullsis mes turqish dhe grekesh esht ber ne baz feje o hajvan dhe asnje nuk pyeti çfare gjuhe flisnin pra çfar populli ishin ata qe u syrgjynosen ne anadoll kan qen shqiptar dhe jo turq e para sa per inteligjent ja qe ironizon o toç po te pyes sa perqind e popullsis shqiptare ka qen analfabete dhe feudale njekohesisht ne ate periudh smund te vish ti dhe te diskutosh per inteligjenc ,dhe ne rast se je grek argat keni qen o legen vetem me nje ndryshim se shqiptaret ju dhan buk dhe ju i vrat. jan njilloj turq dhe grek çamet ty te shofin nga lart or mik je shum larg çamve ti nga çdo drejtim.