Fier, prej dy vitesh nuk ka asnjë denoncim për korrupsion në prokurori

12 Dhjetor 2012, 11:40Politika TEMA

Prej dy vitesh në Prokurorinë e Fierit nuk ka denoncime për korrupsionin. Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije për gazetën Shqip se kanë munguar referimet për veprën penale të korrupsionit që duhet të kryhen nga policia, drejtoritë e tatimeve apo institucione të tjera rajonale të varura nga ekzekutivi.

Gjatë këtyre dy vjetëve ka pasur referime vetëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Edhe qytetarët druhen të denoncojnë korrupsionin pasi edhe pse kanë pasur prova të pakundërshtueshme, i akuzuari është shpallur i pafajshëm nga gjykata.

Mungesa e denoncimit i ka dhënë “imunitet” veprës së korrupsionit duke i bërë të paprekshëm zyrtarët që abuzojnë me detyrën në dëm të qytetarëve.

6 komente në “Fier, prej dy vitesh nuk ka asnjë denoncim për korrupsion në prokurori”

  1. Arben says:

    Ore keta me duket se nuk dine se cfare flasin. Kush duhet te luftoje korrupsionin? Populli? Prokurorija apo policia nuk eshte vetem per te pritur denoncimet. Ne asnje vend te botes nuk luftohet krimi vetem me denoncime, por me hetimet nga organet kompetente. Korruspsioni eshte si cdo krim tjeter. Kur behet nje vrasje, cfare ben policia apo prokurorija? Pret denoncimet? Mjere ai popull ne dore te kujt ka rene!!!! Perendia e shikofte se organet kompetente nuk dine se cfare funksioni kane!

  2. Lefter says:

    Po cfare prisni ju te behet ne fier aty shqipetaret jane pakica kombetare sa te barazohn kosovaret nga vuajtjet serbe camet nga vuajtjet greke ,cobanet nga vuajtjet e shokut Pali Miska ,pastaj do te shikoni se cfare drejtesie do te krijojne keta mostra .ketu dhe policet i shikon pa kapele e jo me te flitet per shtet

  3. ASD says:

    Me sa duket kane zhdukur korrupsionin.

  4. media e lire says:

    PROKURORIA E TIRANES.
    Se ku pashe nje foto te ekipit te Prokurorit ne Tiranistan,gjithe antaret e ketij ekipi qe rinin ne podjumin e kryeprokurorit kishin te njejten fytyre ate te saliut,si spjegohet?.

  5. Landi says:

    E kush ta luftoje korrupsionin,aty ka nje vit e gjysme qe s merret vesh c behet,shteti brenda vetes ,kohe e arte per hajduterine.

  6. Vlora says:

    Kjo tregon se qytetaret e Fierit kane shume besim tek organi i prokurorise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje