Gjuha kineze në shkolla? Ide e huazuar nga Serbia (por atje Kina paguan arsimtarët dhe materialin)

13 Dhjetor 2012, 20:16Sociale TEMA

Nisma e Tiranës zyrtare për të futur gjuhën kineze në shkolla është “huazuar” nga Beogradi. Sipas gazetës serbe “Blic”, në mars të këtij viti, pas vizitës së Ministrit të Jashtëm kinez, Ministri i Kulturës serbe, Zharko Obradoviç, dhe ambasadori kinez, Xhang Vanhu, firmosën një memorandum për mësimin e gjuhës kineze në Serbi. Kina do t’i paguante arsimtarët dhe materialin. Projekti do të zgjasë deri në fund të këtij viti. Jeremiç pat deklaruar se Serbia është partneri i vetëm strategjik i Kinës në Ballkan. Mësimi i gjuhës kineze si pilot projekt do të mësohej fillimisht nga 2462 nxënës dhe nëse do të tregonte sukses dhe interes, do të shndërrohej në lëndë fakultative në vitin 2013, shkruan Blic.

E përditshmja DITA ka botuar një analizë të publicistit kosovar Naser Aliu, ku ai ndër të tjerë shkruan: “Volumi tregtar i Gjermanisë me Kinën në vitin 2010 arrinte 130 miliardë Euro sipas “Frankfurter Allgemeiner Zeitung”. Në vitin 2011 sipas një asociacioni gjermano-kinez, ishte 18.9 % më i lartë dhe kishte hipur në 169,1 miliardë. Qeveria gjermane parashikon që në vitin 2015 të arrihen 200 miliardë. Dhe në këtë shtet me kaq shumë interesa me Kinën, nuk ka “sali”, që ngrihet jerm dhe thotë: “Ta fusim kinezishten në shkolla!” Enveri shpalli shtetin e parë ateist në botë, ky dëshironte të bëhet shteti i dytë, që fut kinezishten në shkolla, me një herë pas aleatit strategjik të Kinës në Ballkan, Serbisë. Ky vendim do të dukej logjik sikur të ishim japonez, korean apo sikur të kufizoheshim me Kinën. Apo pas investimeve të mëdha kineze. Ndryshe, jo. Serbia ka motivet e veta, ne jo. Ne kemi kundërmotive. Kosovën…” 

http://respublica.al/artikuj/2012/12/13/gjuha-kineze-ne-shkolla-ide-e-huazuar-nga-serbia-por-atje-kina-paguan-arsimtaret

10 komente në “Gjuha kineze në shkolla? Ide e huazuar nga Serbia (por atje Kina paguan arsimtarët dhe materialin)”

  1. Vlora says:

    ne serbi kinazi do te paguaje shtetin,,ndersa ne shqiperi kinezi paguan “familjen kineze”

  2. raimondi says:

    Nuk ka gje te keqe te fusesh gjuhen kineze ne shkolla ndaj mos kundershtoni kot

    Aq me teper qe ne Kine ka nje seksion t emesimit te shqipes q ene kohe te Enverit dhe ata kane njerez qe dijne shqip __Keshtu qe qeveria shqiptare mund ti kerkoje Kines te sjelle ajo vete mesuesit dhe bazen materiale te nevojeshme

    Gjuha kineze eshte e veshtire , dhe edhe nqs futet ne shkolla ata qe do e zoterojne do jene shume shume pake, porse keta do perdoren ne te ardhmen per te ritur bashkepunimin tregetar me Kinen

    Nuk behet krahasimi me Gjermanine, sepse ata nuk kane nevoje te terheqin biznesin kines ne Gjermani pasi kane Binzesin e tyre gjerman teper t efuqishem –Ndersa ne jemi ne kerkim te terheqjes se investiemve kineze ne Shqiperi

    Si psh ne mund tju kekrojme kinezeve te investojne ne linjat hekurudhore te shpjetesise se larte , te cilet Kina i prodhon me kosto shume te ulet
    dhe me menyra shume te sigurta _ Gje qe ne na intereson se bejme lidhjen e Shqieprise me Kosoven me Iliriaden dhe me trojet tona ne mal te zi ne nje kohe shume te shkurter fare, duke e kthyer Shqieprine ne nje lagje te perbashket me Kosoven e Iliriaden

    Po ashtu Kina e ka mbytur Gjermanine ne prodhimin e Enegjise me panelet diellore ,se i prodhon [panelet diellore me kosot shume te ulet
    Ky Investim ka shume interes te behet ne Shqiperi…se do jete shume produktiv per klimen plot diell qe ka Shqiepria ….etj etj

    Enveri ne kohe te tije hapi shkolla shqipe ne Kine ,_I keni pare ne ju tube Kinezet qe kendojne shqip te grijne
    Sic duket Dulla ndoshta ka pas ndermend te c’kombetarizoje Kinen , por e la pergjysem _lol
    -Tani ta vazhdojme ne …

    Ndaj gjuha kineze duhet futur ne shkolla dhe ne Universitetin e gjuheve te huaja ….

    CNN transmetoi dje se ne vitin 2030 Kina do e kaloje USA ne prodhim dhe ne tregues te tjere ekonomike …

    1. Mandi says:

      Qke lodh shume me daje, po sna ke thene gje. Je shume i prapambetur ne menyren e te menduarit.

  3. ILIRET says:

    :p hen ho tun xe Berisha.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Lepirje per nje kocke…Nuk e kupton Shpeallari qe Kina s’do t’ja dije ne qofte nuk ndjek politiken e saj…Kina, jo vetem qe i dha vito Kosoves, por duke i dhene nje borxh galopant Serbit te mbijetoje..Me keto leke Serbi po shtron rruget e saja dhe nderton infrastrukturen dhe po hedh pordh ne Kosove…Natyrisht, me gjithe keto leke qe i dha, do justifikohet sikur eshte e interesuar per kulturen e saj..Politikanet Serb, jane 100 fish me te zgjuar se sa kete tufe qeverritaresh shqiptare me fytyre majmunash..Kina, duhet te bojkotohet, dhe jo vetem te bojkotohet, por edhe c’do kacidhe investimi qe ata kane ne tregun shqiptar te kthehet mbrapa..Te propozohet te mbyllet edhe ambasada e Kines ne Shqiperi si sinjal qe nje superfuqi si kjo ka dale komplet negative ndaj aspirates Shqiptare…

    Ja keshtu behet politike, dhe jo te besh dicka si fqinji qe mori kocken dhe ti shpreson kot…

  5. Pilo Lala says:

    Ja ka lene amanet Vjehrra nga Beogradi.

  6. dallkauku says:

    po e kam thene une qe saliu eshte spiun i serbeve kete po e tregon akoma me mire me gjuhen kineze qe po na i sjell nga pervoja serbe

  7. Mihallaq Furxhi says:

    Per mendimin tim, ne qofte se Shqiperia meme duhet te te ece perpara e sidomos per brezat e ardhshem duhet ti referohet kesaj skeme:
    -Anglisht
    -Japonisht
    -Gjermanisht
    Kjo eshte perspektiva e brezave te ardhshem per kombin shqiptar.

    Mihallaq Furxhi
    Oakland Community College
    Michigan USA

  8. SKENDER BEU I VJETER says:

    KINA KERKON EXPASION NE EUROPE QE NGA VITET 1968 DUKE ZBATUAR NJE PROGRAM PER TE EKSPORTUAR RRETH 100 MILION KINEZE.KETE SOT AJO E KA AVNCUAR SI PROGRAM DUKE U PERPJEKUR TE MESOJE KINEZCE NE VENDE SI JUGOSLLAVET E DIKURSHEM SERBI,KROACI,MAQEDONI DHE SHQIPERI,NE MENYRE QE NGA VITET 2030 KUR TE JETE NE VENDIN EPARE PER PRODHIMIN EKONOMIK TA KETE TE LEHTE TE EXPORTOJE ATA 100 MILIONE KINEZE NGA TE CILET 80% MENDOHEN DO JENE FEMRA DHE NE KETE MENYRE NE FILLIMTE SHEKULLIT TJETER TE KETE PUSHTUAR DHE EVROPEN SEPSE NGA KRYQEZIMI ME RACEN KINEZE DIHET QE KROMOZONET SUNDUSE JANE ATO KINEZE NE PAMJE DHE PASARDHESIT E KRYQEZUAR DO JENE KINEZE.PERHAPJA ME E MIRE THOSHTE TEN-SIO PINI ESHTE ME E PRANUSHME KUR FRUME SI ERE E BUTE SE SA KUR FRYME SI ERE E FORTE.MAMA FUFU.

  9. Kinezi says:

    Pse meson gjuhen Kineze ska ndonje te keqe dhe kujt i pelqen le ta mesoje ashtu sic kemi mesuar gjuhet e tjera qe si kemi pasur me detyrim ne shkolla,por shashhka e saliut ka hile dhe ironi si per Kinen dhe per ne Shqiptaret,por si ne cdo aspekt eshte ne favor te Serbise.burre me te poshter se ky njeri zorr se ka per te pjelle nena .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje