Barcelona është skuadra që ka prodhuar më shumë lojtarë që aktualisht luajnë në ekipet e para të 5 kampionateve më të forta në Evropë. sipas një studimi të “Sporting Intelligence”. Gjigandët e futbollit spanjoll kanë qenë përgjegjës për zhvillimin e 38 futbollistëve që tashmë luajnë në klubet e elitës së kampionateve në Spanjë, Angli, Itali, Gjermani apo Francë.
Përkufizimi i “prodhimit” në këtë studim nënkupton lojtarë që kanë kaluar 3 apo më shumë vite në programin e zhvillimit të klubit, më specifikisht brenda moshës 15 dhe 21 vjeç. Në këtë studim janë marrë në konsideratë klubet e origjinës së 2286 lojtarëve të 98 klubeve të elitës së 5 kampionateve të sipërpërmendura. Ndër këta futbollistë, 2170 lojtarë ishin prodhim specifik i një klubit vetëm, ndërsa ishin 116 lojtarë të cilët janë edukuar në dy klube të ndryshme.
Nga 38 lojtarët e Barcelonës, 36 prej tyre kanë Barcelonën si “prodhues kryesor”, ndërsa Kristian Tejo dhe Isak Kuenka vlerësohen si prodhim dytësor pasi kanë kaluar më parë nëpër akademitë e klubeve të tjera. 14 nga këto 38 lojtarë janë ende me Barcelonën, ku mund të përmenden emra si Mesi, Iniesta, Ksavi apo Pujol, ndërsa 24 të tjerë janë të shpërndarë në vende të ndryshme si Pepe Reina te Liverpul, Oriol Romeu te Çelsi apo Mikel Arteta te Arsenal.
Pas Barcelonës, në vend të dytë klasifikohet Olimpik Lion i Francës me 31 lojtarë, Real Madrid me 29 lojtarë, Rëne me 24 lojtarë dhe Mançester Junajtid me 24 futbollistë.
Në këtë renditje tregohet se Atalanta në Serinë A është klubi që ka prodhuar më shumë lojtarë elite në Itali, me 21 të tillë, ndërsa Atletik Bilbao në Spanjë ka në përbërjen e vet 16 nga 18 lojtarët që ka prodhuar akademia. Klube si Monako (Francë), Herta Berlin (Gjermani), Mynih 1860 (Gjermani), Le Havre (Francë), Okser (Francë), Kanë (Francë) dhe Ajaks (Holandë), nuk kanë në përbërje të tyre asnjë lojtar akademie që kanë rritur vetë, ndonëse në kampionatet elitare, aktivizohen 10 a më shumë futbollistë që kanë dalë nga radhët e tyre.
Numri nuk eshte cilesi, pra keto statistika jane relative, pais nuk kane lidhje me nivelin e fitbollisteve te formuar..
Ajax-i deri ne vitin 1991, spo flas ne keto 21 vitet e fundit, ka shitur 56 futbolliste, dhe, Ju e dini me mire se si i kane Emrat, lol.
Akademia e Barcas eshte ngritur nen kujdestarine directe te nje tjeter ish-futbollist i Ajax-it, Krujjf.
Me i llaf, Ajo qe Krujjf komentoi kur Hollanda fitoi Europianin e futbollit ne 88, fjalet e Tij ishin: Hollanda ka ngritur nje ekip zinxhir te moshave te reja dhe po ecen drejt saj. Kaq tha Ai atehere, kur, ishte Trajner i Barces, dhe kishte lojtar si Koeman, Guardiola, Romario dhe Stoickov, pa harruar yje te tjera pak me te vogla.
Me i llaf… Krujjf, Van Gal, Franky Rijkard, Pep Guardiola…kane bere nje pune, qe ka dhene frytet e saj ne fushe.