Në një intervistë për gazetën Shqip, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, deputeti i PS-së, Ilir Gjoni jep alarmin për kthimin e strukturave kryesore të shërbimit inteligjent në një polici partiake të kryeministrit Sali Berisha.
“Asnjë prej tyre nuk mbikëqyret a monitorohet. Lëvizjet e bëra rishtazi jo vetëm që kanë sjellë amulli, por nga çka kemi konstatuar, prej atyre pak të dhënave në dispozicion, vërejmë se ka një mungesë të frikshme profesionalizmi si dhe tendencë për t’i vënë këto shërbime nën kontrollin e partisë shtet. Kështu, pa pasur frikën e nxjerrjes së ndonjë sekreti shtetëror, nuk mund ta justifikoj praninë e SHISH gjatë grevës së urisë të të përndjekurve politikë, prani e justifikuar prej drejtorit të sapozgjedhur me ‘motive të sigurisë kombëtare’”, deklaron Gjoni.
Gjoni pohon se shërbimi nuk ka asnjë analizë për impaktin që kanë për sigurinë e vendit deklaratat nacionaliste që vijnë nga qarqe shoviniste fqinje e aq më tepër të shtetarëve tanë (kryeministrit) apo grupimeve politike.
Gjoni bën të ditur se në janar PS do të paraqesë si nismë të saj draftin për mbikëqyrjen parlamentare, si dhe do të thërrasë për raportim në komision në seancë dëgjimore me Njësinë e Inteligjencës Financiare, organin që merret me hetimin e parave e transfertave bankare të dyshimta të nxitur nga raporti i fundit GFI.
“Axhenda jonë do të vijojë me çka kemi kërkuar- pra me seancat dëgjimore me Ministrin e Brendshëm, kryesisht për situatën e luftës kundër krimit të organizuar, por edhe për masat për fushatën e ardhshme zgjedhore; atë të ekonomisë për çështjet e sigurisë energjetike (shihni se çfarë ndodh me Albpetrolin dhe çfarë ndodh me varësinë ndaj tregjeve të energjisë elektrike ku burim kryesor furnizues është Serbia. Këto veprime kanë ndikim direkt në sigurinë tonë kombëtare), si dhe me Ministrin e Jashtëm për të dëgjuar mbi politikat e qeverisë në përballjen me rrymat nacionaliste në rajon dhe brenda vendit dhe impakti i tyre në sigurinë e vendit. Një fokus të veçantë do të ketë realizimi i mbikëqyrjes së tre dikastereve kryesore të sigurisë –Mbrojtje, Rend e SHISH, pa lënë mënjanë institucionet e tjera”, deklaron Gjoni.
Na habite me kete qe na the!!!
Ti Dritan pse habitesh, apo do te fshehesh faktin qe je nje dore e fshte qe perdor shish dhe shiu per te trembur njerezit e opozites
Ik mi budallaqe meso shqip se kushedi merr vesh ndonje gje nga shenjat e pikezimit!
Dhe lexo me mire libra erotike se libra policore se kushedi te hyjne me shume ne pune!
More Gjoni ku ron ti more? paske qene naif mor derzi bashke me analoget e tu.As me tregon nje istituicion qe s’e komandon saliu nen rogos o me celular,nje vetem nje? po ketu buron ideja e tij:Do sundoj 30 vjet.
Ka nje dikaster qe s’e drejton saliu eshte ai i grumbullimit te plerave neper fshatrat.
Po kjo eshte edhe deshira e PS more Gjoni,tjeter pune teatrot midis PS-PD 22 vite me kancerin katovice.
Te paska “djegur” puna e pranise se SHISH afer greves se urise o djali i Xhelilit?! Nese SHISH nuk ju ka bere presion atyre, nuk ke pse flet. Patjeter qe duhet te kete informacion per ngjarje te tilla se aty po digjeshin njerez te gjalle. Jam i sigurt se po te ishte e kunderta, perseri do ta kishe kritikuar SHISH-in.
Shkollen e babes tat ka bo e stazhin ke Hysni Kapo e Xha Temja dy killerat e PPSH. Partia Socialiste nuk ka te rinj intelektuale e nga
familje jo te implikuara me regjimin me kriminel te Enver byces por
vetem ty e te tjeret e ish nomeklatures ne pushtetetin me te urryer
nga kombi Shqipetar. Hajt se do fitoni te mushme e keni bacen ju e keni
mesu si te mahet pusht.teti…….
Te jesh simpatizant i PS do te thote te jesh ne nje llogore me Xhelil Gjonin, Hysni Kapon, Gramoz Rucin, Sul Bushatin etj.etj….
Pse mundohen kot keta te opozites me iniciativa e projekte per te kontrolluar shish-in apo ndonje ministri kur e dijn qe nuk i lejon sala te bejn gje. Ne kete situate qe eshte vendi efekt ka vetem bojkoti total i opozites derisa te te shpallen zgjedhjet e reja dhe jo ne qershor por nga tash e tutje. Ky parlament nuk funksionon, nuk e kuptoj se qdojn aty keta deputete, te dexhojn llomotitjet e Xhosit !!?