AK: Berisha do të bashkojë shqiptarët, por kërkon dy kombëtare në futboll

28 Dhjetor 2012, 15:21Politika TEMA

Aleanca Kuq e Zi ka deklaruar se kryeministri Sali Berisha, i cili ka kopjuar nismën e AK për dhënien e pasaportave të shqiptarëve kudo që ndodhen, ka përshëndetur vendimin e Federatës Botërore të Futbollit, FIFA, që lejon kombëtaren e Kosovës që të luajë ndeshje miqësore.

“Pak ditë më parë Federata Botërore e Futbollit, FIFA, mori vendimin që kombëtarja e Kosovës të lejohet të luajë ndeshje miqësore me kombëtaret e vendeve të tjera, një akt ky i përshëndetur me shumë emocione nga shtetasi Sali Berisha, i cili pati deklaruar se mezi pret të shohë përballjen e parë të kombëtares së Kosovës së bashku më shumë tifoza kuqezi,” tha Pandi Tole, kreu i AK në Fier.

Por AK e sheh si paradoksale që Berisha kërkon të bashkojë shqiptarët, ndërkohë që përshëndet krijimin e dy kombëtareve në futboll.

“Si mundet që shtetasi Sali Berisha në të njëjtën kohë që kërkon të unifikojë pasaportat e kombit shqiptarë për bashkëkombësit dhe nga ana tjetër përshëndet një vendim të FIFA-s, pasoja e të cilit do të ndihet menjëherë tek kombëtarja aktuale e Shqipërisë, pasi shumë lojtarë janë shqiptarë nga Kosova, të cilët kanë deklaruar se me krijimin e kombëtares së Kosovës do të largohen drejtë saj.

Aleanca Kuq e Zi ka qenë dhe do të mbetet partizane e unifikimit jo vetëm të pasaportave për bashkëkombësit shqiptarë në Kosovë, por për të gjitha fushat e mundshme të jetës sociale, kulturore, ekonomike, universitare me qëllim bashkimin e munguar të shqiptarëve të copëtuar.

Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar muaj më parë nga të dyja federatat shqiptare të futbollit në Shqipëri dhe Kosovë unifikimin e kampionateve të futbollit, ndërsa shtetasi Berisha përshëndet ndarjen zyrtare të spektrit të sportit dhe kulturës mes dy Shqipërive. Sigurisht shtetasi Berisha kërkon të jetë i pari në fshatin e tij dhe po rrënon fushat e futbollit në pallate, ligën e futbollit në vatër bastesh dhe korrupsioni si dhe ndarjen e kombëtares kuqezi në ndasi mes dy shteteve shqiptare,” tha Tole.

28 komente në “AK: Berisha do të bashkojë shqiptarët, por kërkon dy kombëtare në futboll”

  1. Landi- Sverige says:

    Po cfar thoni more Ak?! Juve, nuk ju pelqen qe Kosova te jete anetare e FIFA-s, nuk ju pelqen qe mundi te shkeputet nga Serbia me aq mund e sakrifica, nuk ju pelqen qe u quajt e pavarur, qe formoj shtetin, qeverine dhe parlamentin e saj, qe kerkon njohje nga te gjitha vendet e botes per te qene anetare e OKB-se dhe te kete te drejta te barabarta si gjithe vendet ne te gjitha organizatat dhe instuticionet boterore?! Ju do vendosni per deshirat dhe aspiratet e popullit te Kosoves?! Cfar sharlatanesh po i marrin frymen ketij vendi nen flamurin e “nacionalizmit”!!!!!

    1. Ia dhe nje svergg qê mbronê Janullapusin e kishes autoqenefe dhe bên super shqiptarin kêtu , ik ore jevg

      1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)prej Sauku says:

        Landi ka te drejt.
        AKZ ka dal jasht kantrrollit.
        i ka hye vetja ne qef.
        Dikush i ka thane Spahiut je 20 cm,ene ai kujton se i kan thon e ke 20 cm.. ?
        Niku ne vend qi te merret me vjedhjet e Salos,..merret me thanjet e tij.
        Ore Kresho,para se te bashkohen shqiptaret duhet te njehen te qete e te sigurt ne shtepit e tyne.Te ken pune dhe shkolla per kalamanjt.
        Hata e modhe me keta neo-nacjonalistat ene neo-çamistat.
        Shqipnia nuk prodhon kurnjigjo,ene keto nxjerrin pallen e bashkimit,ene pse e kan jasht standartit.
        Jom shum e zhginjyme prej Liso Bashkurtit,mendoja se osht pulitikan,por na doli hajvan.
        AKZ bon pulitik ne sherbim te Berishes.
        Pse nuk dalin me dekleratat kundra shitjes se Alb-Petrolit dhe vjedhjeve te Ar-bithes.

      2. BERISHA LARGOHU, KURSE VOTA PRO BERISHES ESHTE ANTI SHQIPTARE DHE KRIM. says:

        Deklaratat e AK-se nuk vlejne, pra edhe ne zgjedhjet e ardhshme nuk do votohen nga populli.

    2. Dardan says:

      Kosova Apsolute duhet te ket Kombetare ne vete deri sa te jet shtet me vete, Nuk mund te kemi nje Kombetare dy shtete se ather shtrohet pytja cilin shtet do e perfaqsoje kjo Kombetare Kosoven apo Shqiperin, ne qofte se shqiperin ather shtrohet pytja pse duhet te mbetet ne hije shteti i Kosoves per qfare e krijuam kjo nuk duhet te ndodhe Kosova ka nevoje per afirmim dhe sporti esht nje mundesi e mire per ta ber nje gje te tille ather ne qofte se ne jemi dy shtet pse duhet te kemi nje kombetare per ta afirmuar SHIQPERIN mir por ku do mbetet Kosova inegzistent jo jo jo kjo nuk duhet te ndodhe se fundi i fundit Kosova ne funde te muajit duhet ti paguaj Borxhet vete nuk do ja paguaj Shqiperia ather edhe afirmimi duhet te shkoje ne Interes te Kosoves dhe jo dikujt tjeter qofte kjo edhe Shqiperia,

      1. Argita_B says:

        Shume e sakte, Kosova me Shqiperine ka te perbashket vetem gjuhen, eshte me mire çdo shtet ne hesap te vet.

    3. tëfci says:

      çfare flet o horizont i ngushtë!! pavaresia e Kosovës është hap gjigand për arritjen e Shqipërisë Etnike. Luftëtarët e UÇK-së në betimin e tyrë nuk patën asnjë fjalë për Kosovën, por u betuan se do çlirojnë këtë tokë shqiptare dhe do ta bashkojnë me Shqipërinë.

      Ja betimi i plotë: “Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!”

      1. Landi- Sverige says:

        Po mire more trim, po ish ushtari i UCK-se dhe kryeminister i sotem i Kosoves, partite politike, deputetet dhe gjithe populli i Kosoves qe votojne per qeverine e tij, sipas teje e shkelen kete betim dhe jane tradhetar? Po qe betohen per nje flamur tjeter mos jane dy here tradhetar? Po qe jane nen kontrollin dhe mbrohen nga nje force ushtarake e huaj, mos jane tre here tradhetar? Leri betimet more trim dhe shtroni “bythen” te punoni per forcimin e shtetit te Kosoves, se po te mos ishte NATO dhe SHBA-ja, vertete do te ishim bashke, por me nje Kosove te populluar nga serbet ku nuk do te egzistonte kemba e shqiptarit!

    4. Xeni mamit te vet says:

      O Sali shpellari me gunge djathtas!
      Perse nuk i pergjigjesh akuzave qe te bejne me fakte, po sajon akuza per te tjeret?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/hysen-shoshori-i-shkruan-sali-berishes.html

  2. fi says:

    shqiperia dhe kosova nuk kane pse te kene dy kombetare te ndara, aq me teper kur dihet kontributi i jashtezakonshem dhe patriotizmi i futbollisteve kosovare ne kombetaren mbareshqiptare. Kjo eshte iniciative e mir e AK por mundej qe te permedej edhe rekomandim i FIFA-s qe per aktivitetet futbollistike Kosova duehte fillimisht te merrte ok nga Beogradi.

  3. shtetasi sali says:

    Ore edhe une kuder Saliut jam,por ju na e peshtiret fare me kete soj politike halabake,na cate tr…n shtetasi sali, bashkim e lesh me presh,jep ore ndonje opsion si do e zhvillosh shqiperine po qe se do fitosh ndonje vote,oj po kjo pune shtetasi sali shtetasi sali vetem kete gje dini te thoni

  4. moni says:

    Po kjo ishte kerkese e Federates se Kosoves o AKZkzkzk!!!! Sic kerkojme te njihet Kosova republike keshtu duam edhe per perfaqesuesen e tyre..

  5. anticensurë says:

    naivitieti dhe budallallëku i këtij kreshnikut nuk ka të sosur!ngadalë ngadalë do të barazohet me vëndin e katërt në botë të berishës!
    debili spahiu kërcen përpjet sa herë padroni i tij i “kopjon”idetë e tij!megjithë se është jurist i plepave,ai nuk e k akuptuar që IDETË e tij të “mëdha” duhet të PATENTOHEN!nqs nuk është e mundur atëherë të mos na çajë atë mikun me kopjimet!
    trap njeri,nacionalizëm futbolli!
    trap e kaluar trapit!

  6. Sum Gruda says:

    Mjaft me Doktorin me te gjitha genjeshtrat e cmendura dhe djallezore.
    Doktori nuk eshte i ri per tu reformue eshte pjekur me stalinizem
    dhe poshtersina nuk ndryshon,ai nuk eshte edukuar per bashkim kombetar kur ka ndigjue ato fjale i ka quejtur “Balliste” fashiste idera anti “Komuniste”. Ai kur duhej qe te fliste per “Kosove” ai kishte idene qe Kosoves ti jepej Autonomi dhe te qendroje nen Serbi. Per shipetaret nen Mali te Zi pati thne dhe jo me heret se nje vit te kaluar se Mali i Zi rrespekton te drejtat e minoriteteve ashtu dhe per shqiptar rrini mos kerkoni me teper se jeni mire! Ai arrestoi kur ishte ne Shqiperi Hashim Thacin dhe Adem Jasharin qe lypshin arme kudo qe tregoheshin oficere shqipetar qe kijshin simpati dhe e kuptonin gjendje e mjerueme nen serbi, mjerim ishte edhe me Rugoven e Bukoshin qe kishin mbetur me 2 gishta te dores perpjete.
    Doktori eshte nje persone qe ju duhet ta njifni sot eshte nje psikopat dhe mashtrues per cdo gje qe thote, ai genjen te moshuarit e varfer, e paved edhe dje raportin per vizite ne shtepine e pleqeve se sa mashtrues i pa turp, pa nemuze cka pritet prej tij me shume se u tregon nuk duhet me shkue me large me analiza dhe filozofi ai nuk i njef fare ato. Duhet punuar ne mesin e tyre ku ka forcen mbeshtetese, keni edukue mjaft klasen tuaj, duhet sulmue ne anen perte rruges.
    Aty ku eshte dhe Jozefina mrruda e zeze.

  7. dritani says:

    Nga Janullatosi tek Kombetaret e futbollit…

    Urime!

  8. hysni dajaku says:

    eshte per te ardhur keq qe nje parti politike ne shume raste sillet si tifozat shqiptar te futbollit mbas ndeshjes me Greqine ku fituan 2-0,
    ose njelloj si mbas ndeshjes Flamurtari-Partizani I Beogradit ku “mundem”Serbet!!eshte turp per nje parti politike kur ankohet se nje I cmendur si Sali Berisha po u vjedh nismat dhe idet!!Sali Berisha ka shkretuar vendin ne cdo drejtim,ekonomik,moral e politik duke I dhen cdo shqiptari 1000 arsye per ta luftuar e yrryer!!shfryezoheni mbeshtetjen qe keni per te luftuar dhe mundur Sali Berishen se po shkaterron nje popull te tere boll rendet mbas kufijeve e kombetareve!!ne te bashkuar jemi nuk na ndajne me serbet ne kufi por shqiptaret police me koburet e tyre,ata police qe te gjobisin si lypsar sa kalon Durresin te gjobit ai I Lushnjes,sa kalon Lushnjen ta fut ai I Fierit,sa kalon Fierin ta keput ai I Tepelenes ato qe te ngelen ti marrin o maskat e Kukesit o maskat e Kakavijes,byzylyket ti rrjepin me gjith zverkun kur del xhiro ne Tiran!!anes rruges se Kombit qendrojne ne shtepi te ngujuar gra burra e femije qe presin si kaposhat e vitit ri kur do tu vij radha te kalojne ne “presen”e hasmit!!shumica e krimineleve jane qytetar re “nderuar”e respektuar ne perendim,nuk kan pasaporte shqiptare por jane Brukselas,Britanik e Amerikan mbasi kan lar duart me jete njerzish!!mos ulerini per ata qe kan ngelur jasht kufijve nga padrejtesit e histories,se keshtu eshte gjith bota!!lereni ate shqiptarin e Malit te Zi se jam I sigurt se, me mire me nje
    Malazes komshi se sa ta beni ju komshi me Fatos Hoxhen qe ti thote “do te qi robte”do te vras fare!!ashtu si ka shqipatr jasht kufijeve ka dhe te huaj Brenda kufijeve tane!!ka shume gjera qe ju I kapni dhe protestoni me te drejte,por ka dhe shume gjera qe jane si tymnaja!!

    1. ikandeja says:

      Me vjen keq qe AK po ben nje politike shterpe dhe pa vizion duke u marre vetem me idiotesirat e Saliut dhe duke iu drejtuar shqipetareve si te ishim akoma nen sundimin otoman…

  9. ''evgjitngrenesi'' says:

    ne kete pike ushtaret e pd,ps pbdnj bashkohen.ekipi jo rastesisht quhet kombetar dhe jo krahinor.shqiptasret jane nje komb dhe ata qe duan kombetare ”krahinore” nuk bejne vecse lojen e grekut e serbit.
    mire keta viktimat e janulles dhe dules se dihet ca malli jane ,po ju qe doni te merrni pushtetin ,me pikpamjet e sali serbit qenkeni??
    po nbehet nje lobim i forte indirekt nga greket qe kosova te paraqitet si nje komb me vete me ndihmen e debilave shqiptare(?) lubonja,matoshi etj.ata duan ta kthejne kombin shqiptar ne kohen e vilajeteve.
    vetem akz-ja mund ta prishe kete plan ogurzi qe po u serviret me dinakeri shqiptareve.
    kombetarja e kosoves do te jete ripushtim i saj nga sllavet.

  10. Geni says:

    NJE GJE DUA TJU THEM,SE LUFTETARET E UCK-SE NUK LUFTUAN E DHANE JETEN E TYRE PER NJE KOSOVE REPUBLIKE,POR PER CLIRIMIN E TROJEVE SHQIPTARE TE KOSOVES,SI PJESE E PANDARE E SHQIPERISE,E ASAJ SHQIPERIE QE U SHPALL E PAVARUR NE 28 NENTOR 1912.ATA LUFTETARE U VARROSEN ME FLAMURIN KOMBETAR DHE JO ME ATE PACAVUREN QE DUAN TI IMPONOJNE SHQIPTARVE TE KOSOVES,SHQIPTARET E KOSOVES I PERKASIN KOMBIT SHQIPTAR,E CILA E KA KOMBETAREN E SAJ DHE DUHET TE PUNOJME PER BASHKIM E JO PER PERCARJE.ATDHETARET E VERTETE SHQIPTARE NUK E NJOHIN PAVARSINE E KOSOVES,POR NJOHIN VETEM TE DREJTEN E SAJ TE BASHKOHET ME SHTETIN SHQIPTAR,NGA KU U SHKEPUT PADREJTESISHT NE 29 KORRIK 1913.KRESHNIK SPAHIU ESHTE NJE ATDHETAR I MADH DHE I LUMTE PER TE GJITHA SA PO BEN PER BASHKIMIN KOMBETAR,E ATA PLEHRA QE DINE VETEM TA SHAJNE,JANE TRADHTARE TE KOMBIT QE U INTERESON VETEM XHEPI I TYRE.
    ”HIQNI DORE HIQNI DORE
    ULNI KOKEN E TURPEROHI
    MOS U BENI TRADHETORE
    SE PASTAJ DO TE PENDOHI”
    JU PLEHRA DO TJU VIJE DITA,MASKARENJ E BASTARDE PA IDENTITET E DINJITET KOMBETAR.

  11. I larguari says:

    Ak eshte per bashkimin e kombit shqiptare rreth baba turkut e te ndaj jugun ne grek orthodox kjo i rri mire edhe grekve se edhe ortodoxit shqiptare kur te shikojne se si do te katandiset shqiperia e spahiut do te pranojne me mire te jene grek ne jug se te jetojne me Spahiun dhe keshtu do te krijohet federata islamike ne mes te evropes ku Europa e ka me mire te lere ne krye njerz si Berisha se te perballoje nje rrezik islamik ne shqiperi

  12. zum zum says:

    kjo parti fashisto -islamike e turkut spahi , eshte vete berisha , ne djall te vene kosovaret dhe berishianet qe na qeverisin ketu ne shqiperi .ne kombetaren tone duet te luajne shqiptare dhe jo kosovare ,te vene ne shtetin e tyre nuk i duam ,akoma me shume tifozat nacinaliste koqe zi . njerez te trashe .popull mos u genjeni me kete sharlatan eshte i rezikshem ,me i keq se berisha

  13. tourkofagos says:

    nje United Korraks nuk do te ishte kurre e aprovuar prej evropianeve…….

    1. Doni ALBO says:

      Po mire qe nuk vetet greqia se nuk do te ndodhte as clirimi i Kosoves.

  14. I Larguari says:

    Ok TF nuk do ta lejoj Europa por klasa politike mafjoze e ballkanit ja bejne presion perendimit qe ajo te mos jete e ashper me ta dhe te mbylli nje sy e ballkani te shtyj ne kurriz te shqiptareve vuajtjet e mafjes

    1. tourkofagos says:

      kjo qe thua[i larguari] eshte njelloj,sikur sorra te pres te bien koqet e demit nga qielli,qe te ushqehet……….!!!!!
      duke na njohur mjafte mire evropianet,shpesh pas nje buzeqshje fshihet ”gishti”…….

  15. EDI RAMA LARGOHU SA ME PARE says:

    HA AHH PO OR SPAHI SALIU DON TI BASHKON SHQIPTARET POR RAMA QE JO VETEM QE NUK DON TI BASHKOJ POR PO TE MUNDET EDHE VIZAT ME KOSOVE DO I BENTE ;NESE NE SONDAZHE JENI VERTETE PARTI E TRETE NUK DI SI DO BENIT KOALICION ME NJE JEVG SLLAVO GREK SI RAMA KUR NJERI ESHTE SA ME LARG PREJ KOSOVE TJETRI BASHKIM ME KOSOVEN.

    1. EDI RAMA ANTI-SHQIPTAR, SALI BERISHA PO ASHTU says:

      Edi rama dhashte Zoti KURRE nuk behet kryeminister, njeriu qe per cdo gje diskuton me greket SKA CKA I VYEN SHQIPERISE i njejte eshte sala vetem e bene me te zi me tradhtite qe ka bere…….AKZ e vetmja force qe i shtjellon problemet e ndieshme kombetare…..Vota per ta eshte hallall.

  16. luku says:

    AK ose qafirat e paguar nga Saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje