Furtunë ndaj mjekëve për vdekjen e 7- vjeçares (VIDEO)

28 Dhjetor 2012, 18:25Sociale TEMA
Furtunë ndaj mjekëve për vdekjen e 7- vjeçares (VIDEO)

Avokati i Popullit shkon në familjen e vogëlushes dhe premton se do merret me këtë çështje

Vdekja e 7-vjeçares Arsela Vladi nga fshati Xhafzotaj i Durrësit, ka sjellë pezullimin e shefes së Shërbimit të Laboratorit, Etleva Myshketa dhe shefit të Shërbimit të Pediatrisë Ira Lilaj në spitalin e qytetit bregdetar.

Vogëlushja ndërroi jetë në QSUT, pasi ishte sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore nga spitali i Durrësit nga diabeti akut. Kjo pasi familjarët akuzojnë mjeket për neglizhence në mjekim. Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, ka deklaruar se do të hetohet mbi ngjarjen në spitalin e Durrësit.

Ndërkohë, vetë zv. ministri i shëndetësisë, Pellumb Pipero ka shkuar në spitalin e Durrësit për të parë nga afër situatën dhe ka deklaruar se kishte parregullsi në kartelën e vajzës. Ndërkohë, Urdhri i Mjekut ka reaguar duke kërkuar hetime. Vajza 7-vjeçare është varrosur në mesdite në Xhafzotaj nga familjarët e saj.

Pas varrimit të vogëlushes Arsela në Xhafzotaj të Durrësit, Avokati i Popullit u shpreh i shqetësuar për trajtimin shëndetësor që marrin fëmijët e sëmurë, ndërsa nëna e vajzës i bëri thirrje të gjithë prindërve që të jenë të kujdesshëm për të kërkuar kryerjen e analizave për të mos pësuar fatkeqësi si ajo.

“Jo se do ta ngjallin vajzën time, por të paktën të mos pësojë kush atë që pësova unë. Këtë dua unë për të gjithë prindërit”, thotë e përlotur Alma Vladi, e ëma e vajzës që ndërroi jetë tragjikisht.

“Rasti ka nevojë për drejtësi. Duhet vendosur drejtësi në këtë rast dhe nuk duhet të përsëriten më. Ky është një rast i pashembullt, rast flagrant. Ne dëshirojmë si institucion që ta hetojmë këtë rast dhe do të na duhej pëlqimi juaj”, iu drejtua prindërve të vogëlushes Avokati i Popullit, Igli Totozani.

13 komente në “Furtunë ndaj mjekëve për vdekjen e 7- vjeçares (VIDEO)”

  1. arsen says:

    Ngushellime famiòjes per humbjen e te pafajshmes 7 vjecare…POR ?
    KJO ESHTE: Furtune partiake LSI!
    Kane frike se nuk i fut asnjeri ne koalicion dhe duan te duken burra te mire. Ne Fushaten Elektorale duan te mburren me Shendetesine qe e kane dhjere me keq se ne kohen e Zogut
    Ligji prezumon pafajsine derisa nje gjykate te mare nje VENDIM
    U be spurdhiaku Pipero Lsi te mare ne qafe njerez per hir te partise???!!!
    Turp kush e degjon

    1. Aleksander says:

      Nuk ka ngushellim e nuk ka fjale per te qetesuar zemren e atyre prinderve.Kush eshte prind e kupton fare mire.-Atehere, dikush duhet apo jo te mbaje pergjegjesi per jeten e humbur te asaj femije ?!-Nese po, atehere le te verifikohet e te meren masat perkatese. A eshte momenti t’u themi prinderve te asaj vajze se Lsi keshtu e ps ashtu e zgjedhjet e terci e verci ?!-JO mer daje ,prinderit te afermit e gjithe opinioni duan te kapet ky rast e te dale E VERTETA. Ai spurdhjaku nese nuk leviz vendit nuk verifikon e nuk jep nje opinion te tijin si zv.minister,DUHET TE JAPE DOREHEQJEN nga ajo detyre.Dhe ata SPURDHJAKET ,mjeket a laborante qofshin ,ne spitalin e Durresit te pezullohen sepse KA VDEKUR NJE FEMIJE,e para te gjithash kemi NJE AKUZE NGA PRINDERIT E VAJZES per NEGLIZHENCE apo jo !

    2. Epirioti says:

      Ngushellime Familjes…. Ne Shtetin Tone me Rritje Ekonomike te PaPare me Doktora me Diplloma Koti(fallco) qe sja kan haberin nga Mjeksi cdokush mund te Vdes. Edhe keto “DOKTORESHAT” ato per Rroge jane aty…. se mos jane gje per te sheru njerez, as se kane IDENE nga mjeksia.

  2. raimondi says:

    Ata mjeke duhen marre ne ndjekje penale ne menyre qe te tremben te tjeret ,se po u lante te lire ata mjeke do vazhdoje ky muhabet gjithmone –Mjeket do jene indiferente ndaj semundjeve te njerezve dhe vdekjet do behen te zakonshme

    Ndaj rrasi ne burg ata bastarde dhe te vene mend te tjeret

  3. muli says:

    ngushellime familjes se vogelushes. Nese del se vdekja e vogelushes ka ardhur per faj te mjekut, mjeku duhet te denohet dhe spitali duhet te paguaje shume te konsiderueshme financiare famijes.

  4. elton says:

    gjithe corba qe kemi gatuar gjithe keto vite me universitete qe fabrikojne diplloma,dhe me nje mjekesi te degraduar nga cdo pergjegjsi dhe ndjenje humanizmi do te na bjere ne koke.ky eshte vetem fillimi i qenerise.

  5. Claus says:

    Papergjeshmeri qe te le pa fjale.

    Ajo vajze me semundje sheqeri kishte marre dhe infuzion me permbajtje glukoze 5% ne spitalin e Durresit ne nje kohe qe vuante nga diabeti me arsyen e vetme se vuante nga nje gjendje gripale!!!
    Ta kishin lene pa gje do te kishte shpetuar.
    Pra nuk kishte dyshim qe gjendja e saj do te rendohej deri sa te binte ne koma hiperglicemike, pra per mendimin tim eshte nje vdekje e paqellimshme per shkak te papergjeshmerise se mjekeve qe edhe nje ananlize glicemie nuk kishin kryer, por nuk do te mjaftonte kjo, por do te merrte dhe 500 ml glukoze 5%!!!

    Dikujt do ti binte shpata pas atyre skandaleve te njepasnjeshme te shoqeruara me vdekje koheve te fundit. I ra llotaria mjekeve te Durresit, por jo se ishin te pafajshem, por si duket mjeket ndjeheshin te paprekshem nga krijimi i nje ambjenti te mosndershkueshmerise ne Shqiperi, sa papergjeshmeria ne punen e perditshme duket se ishte kthyer ne rutine.
    Pra ne pergjigje te nje replikuesi te meparshem vdekja nuk ishte si pasoje e komplikacionit primar, por nga nje mjekim i gabuar, komplet ne kah te kundert.
    Edhe oksigjenin nese e jep mbi nevoja mund te vdesesh, pa le pastaj ta luftosh sheqerin me sheqer.

  6. fshatari says:

    Ngushellime familjes per kete humbje qe vetem ata e dine si eshte!mire do ishte qe te varen disa mjeke shqiptare se jane bere qenjet me te ndyra ne bote!

  7. tafil says:

    Njezit ketu ne shqiperi jane gjeja me e lire,qe mud te besh si te duash
    edhe nuk paguan gje.Sa te tjere kane vdekur nga pakujdesia e mjekeve.
    Ne situaten me te cilinne perballemi me mjeket vetegjyqesia do te korigjonte ate qe nuk e bejne ligjet dhe institucionet.

  8. Treviso says:

    Ngushullime me te perzemerta prinerve te ndjeres Arsela.
    Doktoreshe Lila eshte specialiste shume e afte nga profesioni si pediatre. Per mendimin tim nuk ka munguar aftesia profesionale, por neglizhenca dhe dalja jasht kontrollit disiplina e punonjsve te mjeksise.
    Ministri Tavo, te mos fryhet si gjel dhe ta shfrytezoje kete rast te hidhur per motive politike por te beje dorheqjeurgjente nga paaftesia per te kryer detyren si minister i shendetesise. Nelizhenca vjen nga kryeministri,ministri i shendetesise dhe me radhe deri tek mjeku me i thjeshte. nuk eshte rasti i pare por qofte i fundit dhe nuk duhen pranuar furtunat e Tavos si nje mase per mjeksine.Duhet te kishte punuar rregullisht qe te mos kishte ndodhur kjo hata.

  9. Mjek says:

    Vazhdon po e njejta histori.
    Spitalet jane si ne Danimarke. Fajin e kane mjeket dhe infermieret.
    Agresiviteti i “politikaneve” ne lartesine e situates.

  10. mjek kirurg. says:

    keta lloje ministrash nuk vlejne as per kryeinfermier pavionesh.
    akoma nuk jane gdhire nje here te vetme ne spital si mjeke roje/
    sepse jane te pa afte/dhe kuptuan se parate behen lehte ne politike.
    sot qe po shkruaj spitali rajonal ku punoj eshte akull/sepse z.kryeinfermjer rikonstruksioni qe beri ish partia juaj ne vitin 99
    shkateroi ghithe sistemin ekalorifereve tecilat uvodhen nganjerzit e
    partise tuaj.
    ngushellime per familjen evajzes.

  11. i pavarur says:

    ky monster minister ka vrare gruan e tij dhe ben sikur i vjen keq per femijen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje