Plagjiaturë apo jo, kënga fituese e Festivalit të 51-të vazhdon të shoshitet akoma.
Në një intervistë për Shekullin, profesor Nestor Kraja (Universiteti i Arteve) thotë se kënga e krijuar nga Bledar Sejko është tërësisht plagjiaturë e këngës serbe “Palavi Safir”.
“Nuk kam asgjë kundër këngës. Madje duke e dëgjuar natën e tretë më pëlqeu më shumë. Por një krijim duhet matur “me milimetra’. Nëse 8 masat e një kënge janë të ngjashme me 8 masat e një kënge tjetër, atëherë kemi të bëjmë me plagjiaturë. Këtu nuk merret njeri me këto standarde. Këtu është rrumpallë”, deklaron Kraja.
Për sa i përket deklarimit të Sejkos se është mbështetur në motive të valleve të Tropojës dhe vallet e jugut, Kraja sqaron: “Mendoj se po të qe mbështetur në ndonjë valle, do ta kishte cilësuar atë e jo të jepte informacion tërësisht ambig dhe të pasaktë. Në melodi apo një frazë melodike popullore mbi të cilën ai do të ishte mbështetur, do t’i mbyllte gojën çdonjërit nga ne”, pohon ai.
Ai shton më tej se: “Bledari pranon se kënga e tij ka tre nota të njëllojta me këngën “Plavi Safir”, por në fakt nga ballafaqimi i shpejtë i dy melodive del se janë të njëllojta jo vetëm 3 nota, por 7: është i njëjtë motivi bazë, është e njëjtë mbështetja në kuintën poshtë dhe akoma më e njëjtë është përsëritja e vazhdueshme e këtij motivi deri në hundë të këngës, pavarësisht nga ndërhyrjet improvizuese instrumentale që Bledari realizon aq mire”, deklaron Kraja.
Sipas z. Kraja, nëse kroato-serbi Bajaga do ta kërkojë të drejtën e tij, kënga shqiptare dhe RTSH do të kenë probleme të mëdha, jo vetëm morale.
nder shekuj,duke mashtruar…..pune gyzelesh
Gjynah!
Ky Qepa eshte nje nga instrumentistet me te afte qe kam pare ndonjehere (jo vetem shqipo).
E mbaj mend kengen e Bajaga & Instruktori, e degjonim dikur tek Pozdravi. Nga ana tjeter degjonim Hit Parade tek radiot italiane.
http://fashionguests.blogspot.com/
Ashtu ashtu, vec ne dmth ,rraca jone e bekuar nga perendia nuk mashtron,nganjeher edhe ben xhanem, por kur e ben e ben…mashtron nje evropi te tere…Shen Kozmai do na ndeshkoje per kete edhe ne!
Shen Kozmai donte ti bente Shqiptaret Grek por shkoi ne G.. te semes.
gJYNAH ME VJEDH SERBT !!!!
skeni fytyr ju te komentoni artist te till se nuk jeni ne ate livel prandaj ti i ashtuquajturi turkogreko me pak fjal ko… laje gojen
dash arapi,mua nuk me rruhet aspak per keta ”artiste” e muziken e tyre,ok?
[komentin e bera,bazuar ne titullin e gazetes]
une kam muziken time,muziken qe me lane te paret e mi:
http://www.youtube.com/watch?v=F0g9CINyS2k
A i shkreti ajo eshte kenge Came o lumadh
po pogonishtja eshte tipike e jugut te Shqiperise a tu mbyllte e mendjes, apo je aq i pacipe sa te thuash se edhe kjo eshte greke?
pse kush te tha ty mer qafir qe, une jam grek!!!????
merre dhe kete se kercehet me shpirt[normalisht per ata qe e ndjejne muziken….]……..
http://www.youtube.com/watch?v=HxVTz1krBkc
Sa idiot qe je, ato jane kenget Came muzika autentike came. E sa per ate qe je grek, nuk ke pse e thua me, sepse sa here hapen tema per greqine, te bie te fishket, ndersa per Shqiperine, nuk le me pa nxjerr nga halja jote. Po c’ke qe flet kot, camet ortodoks qe ndodhen ne Greqi perdorin te njejten muzike, apo sipas mendjes tende, nuk u takon ketyre Cameve qe erdhen ketej.
Turkofagos ke te drejt,,,une jam nga jugu dhe me mire ndihem me pogonishten se se me nje kenge qe doli aty me Sinan hoxhen e dikush tjeter,qe motivet e saj me conin diku thelle ne Arabi,,,
nuk e kuptoj file mou,se c’pune kane gyzelet qe komentojne per muziken e jugut,qofte ajo shqiptare apo greke!!!????
Sinani apo korraku Qamili eshte muzika e gyzeleve.
Kenget tona orthodokse jane me te bukurat,
s’kane te krahasuar me ato te azganeve synetllijn qe i mbajne syte vetem tek kaurrkat tona te dredhura….
Pisoglendi(Bythargetues) i paskan perkthyer ne pontiaka(turko-greqisht) ato kenget epirotika(dmth shqip)! Kesaj i thone plagjiature!!! ?
turp minuta e dyte eshte njesoj si palavi safir vetem fjalet ndryshojne por jo aq shume. une nuk arrij te kuptoj nese kendohet shqip apo jo aq shume eshte pershtatur kenges serbe
Edhe ketu si majmunet. Se paku ta pranojne dhe te zene mend sepse nuk i vret njeri. Edhe pa qene ekspert muzite, ngjasimin e dy kengeve e kupton. Per saktesi, kenga tjeter titullohet jo palavi, por Plavi Safir. dmth, Safiri i Kaltert. Per keta qe na preken kaq shume, kam nje pyetje: OK, nese kembengulni qe nuk eshte plagjature dhe te gjithe po jua pranojme, e paci hallall sepse kjo do te ishte vjedhja me e pademshme ne kete vend. Vetem se keta autore dhe ata qe i mbeshtesin, a na japin garanci qe jane te afte ta mbrojne kete version edhe para ndonje jurie nderkombetare? Nese jo, a do te jene te gatshem te perballen me ndonje denim shembullor, me ndonje gjobe te majme qe te mos dine se ku te shkojne? Jo per gje, por ca doping ne sport, ca plagjatura ne muzike, ca tendera ne politike, kaq te mencur ne duket vetja sa per tia shitur sapunin per djathe atyre qe i kane bere me kohe e me vakt keto idiotesira dhe kane hequr dore. Jo se jane me te mire, porse jane ndeshkuar, perderisa kane vendosur te krijojne shtet. Ne fakt kenga me pelqeu. Ajo serbja akoma edhe me shume, sepse zeri i kengetarit ishte tejet i plote. Sa per ndonje marifet ne aranzhim, shikoni himnin kombetar, te interpretuar nga Top Channel. Me shume ndryshon kjo kenge nga ajo klasikja qe e dime i madh e i vogel, se sa ndryshon kjo kenga jone fituese me ate te Bajagi Instruktori. Turp qe duhet fshire sa me pare. Te veckel ata qe e prezantuan, akoma me te poshter ata qe e vleresuan. Bandite komplet ata qe vazhdojne ta mbrojne kete ndyresirellek.
po ti futemi ‘analizes se formes’ e te krahasojme 2 kenge,duhet pasur parasysh disa gjera bazike qe jane:
1-melodia
2-harmonia
3-teksti
4-Ttimbri,dinamika,pulsi(ritmet),orkestracioni,etj
cili eshte ndyshimi dhe ngjashmeria ne rastin e dy kengeve!?
1-ndryshimi:
ka disa ndryshime te vogla,si psh shtrirja e chord-eve:
-kenga serbe A+,D+,G+..A+
-kenga qepes B+,A+,E+…B+..
*githashtu orkestracioni identik Metallica Live,guitar solo stil disi La Rocque (King Diamond)
———–
2-ngjashmeria:
-harmonia pothuajse e njejte,(me nje ton diference)..
-te dyja kenget dominohen nga Chord-et(tonike)maggiore..
-ne te dyja kenget ska as nje ‘thyerje’ngryshim apo zhvillim ndermjet ‘verse’strofes dhe ‘chorus’refrenit,,
-ne te dya genget nuk ka asnje ‘mardhenje’ chord-esh minor/major
-*tek kenga e qepes,te njejten linje melodi qe kendon qepa,kendon gjithashtu ky lulgjuri,vetem se nje ‘8’oktave me lart pra duke u perpjekur ta ‘modifikoje’disi kengen..
-gjate te gjithe kenges(ne te dyja kenget)perseritet e perseritet i nejti motif apo “teme”,i cili eshte po ashtu i ngjashem identik..
-ne te dyja kenget pulsi(ritmi)eshte pothuajse i njete..
-po ashtu dhe dinamika..etj!
turkofag, po ik o spiun greqie ik o njeri i shitur mos u fut ne komente shqiptare kur deklaron se je grek, je i pari qe shan sa del gazeta tema, pun spiunash dhe dave grek hesapi.
une sot u ngopa me rr.. c’me duhet mua me korrekerit se ca bejne!
Te gjithe nuk jemi profesioniste te muzikes por specialistet duhen ta diskutojne kete problem se ne mire qe po vjellim popullin tone por te tjeret nuk na lejon kush qe ti vjellim,vetem me vesh te thjeshte dallohet qarte qe muzika eshte e njejte atehere se si ndahen notat pesa a tre a shtate eshte tjeter gje, se nje kenge te mire nuk mund ta beje ai zotria per nje muaj.aq me keq qe ajo do te shkoje dhe ne eurovizion.me sa kam degjuar keni perjashtuar nje kenge nga festivali a thu mos keni patur ndermend te perjashtoni kete dhe jeni ngaterruar.
tani 7 apo 8? ndaje mendjen mire tani s me 8 quhet kopje,me 7 jo ?
Po pse lodheni shume keni kengen e sabianit per berishen eshte safi kenge greke titulli eshte gourban http://www.youtube.com/watch?v=SvC55us1L5U dhe kenga saliut sabiani sali berisha http://www.youtube.com/watch?v=4ZCNiC7iIkc prandaj si thote agim bajgo relax relax .
Per keta laviret e ka shkruar edhe kete artikull Koloreto Cukali.
http://www.gazetatema.net/web/2012/12/06/ti-je-kopja-e/
p.s. Kam bere edhe nje koment lidhur me raportin e titullit me pikturen.
Ne fakt ngjan shume.
Por nese e kane bere me ndergjegje eshte nga idiotesite me te medhaja pasi Plavi Safir eshte nje nga kenget me te bukura jugosllave te viteve ’80 qe njihet mire ne Shqiperi.
Bijelo Dugme, Bajaga i Instruktori, Riblja Corba, Leb i Sol, Hari Mata Hari etj kane qene po aq te famshem ne Shqiperi sa edhe grupet e tjera italiane apo edhe europiane.
+1. Do shtoja plot te tjere si Merlin, Piloti, Crvena Jabuka, Divlje Jagode, Novi Fosili, Yu Grupa. Muzike teper cilesore. Une vete njihja me shume muziken jugosllave se italiane. Sejko e ka dhjere, fort i trashe po me duket me kete manipulim.
Eeeh mer plak!
Pjesa me e madhe e shqiptareve e zbulun muziken sllave nga Goran Bregovic. Ku iu thosha qe jane kenge te vjetra te Bijelo Dugme me shikonin te cuditur dhe me pyesnin ku i ke degjuar. Ke Pozdravi ju thosha. Me shihnin si alien…
Te pershendes me nje kenge qe vjen pak shqip:
http://www.youtube.com/watch?v=8qHd7UkRETY
U kujtum pak vone ne shqiptaret me shfrytzu folkun per Rock!
Normal qe do t’kete plagjiature…
Edo dhe Tano, keni shume te drejte! Edhe vete Sejko e ka pohuar se ka ngjashmeri, prandaj kot diskutojme! Gjithshka e vendos Eurovizioni! Mua me vjen shume keq qe gjithe ky mund i RTSH shkon kot! RTSH duhet ti hedhi ne gjyq Sejkon dhe ate tjetrin per demtim imazhi! Sinqerisht me vjen shume keq! Festivali i kenges ne RTSH eshte insitucion, pasuri kombetare dhe duhet ruajtur me fanatizem nga te gjithe! Me kenget e festivaleve ne RTSh ne jemi rritur, kemi kenduar, jemi emocionuar dhe emocionohemi vazhdimisht! Eshte turp qe perla te ketij institucioni te kenduara nga Vace Zela, Mentor Xhemali, Parashqevi Simaku, etj te perdhosen ne kete menyre!
po te marresh anen “pozitive” te fenomenit, shyqyr Zotit qe po risillen ne vemendje Bajaga, apo Dugme, Corba etj…kane qene dhe jane gjigande fare. une nuk jam as shkja as ku e di une…jam muzikant, pak me i vogel se brezi i atyre viteve, po prape ne kohe per t’i shijuar….Ish-jugosllavia duhet t’i ngreje permendore ketyre, Bajagat kane vazhduar ne fakt me krijime te mira, deri nga 2002….Sejko e ka pak pisk ne fakt, me vjen keq…..e ka njollosur pak emrin, sidomos me ato sqarimet, tip Bajaga e paska kopjuar nga Vace Zela….!!!pa pike lidhjeje…
Nuk marr vesht fort nga muzika, por pasi degjova kengen fituese te festivalit dhe kengen jugosllave qe dyshohet e vjedhur nga gengetari jone, nuk arrita ti dalloj ndonje ndryshim perveç gjuhes. Muzika mu duk e njejte. Per kuptimin e kenges nuk jam ne gjendje ta dalloj pasi nuk e njoh gjuhen Serbe. Nuk kam dyshime per kete, kur shtetin e drejton nje kriminel qe i sherben Serbise. Nuk kam dyshime kur R.T.Shqiptar i sherben nje qeverije tradhetare dhe mafjoze dhe jo popullit, ne nje kohe paguhet nga taksat e popullit. Nje stacion televiziv demode.
mos filloni me politike tani…..jo serbe jo greke……ky eshte art dhe ish-jugosllavet kane qene shume te zote….
KAQ!!!!!!!!
pse eshte e veshtire te besh nje gje me duart e tua?Eshte kenaqesi e madhe krijimtaria,perveçse pasion,ajo eshte autenticitet.Çdo kengetar ne bote e ka te pakten nje kenge te bukur,por ok,edhe kenge e dobet te jete s’ka problem.Ka nja 15 vjet te mira qe ne muziken shqiptare vetem imitohet(kopjim eshte nje forme artistike qe do talent).
VEZHGIM:
TURP …. TOTAL FAILURE !
– Kopjim banal serb edhe ne muzike
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kryeministri shqiptar Sali Berisha ngriti ne piedestal Festivalin ne RTSH dhe vete Radiotelevizionin Shqiptar ! Nuk la himn e ditiramb pa u thurur sic vepron me politiken, me “mrekulline Reganomike shqiptare”…. me cdo gje qe lidhet me politiken e tij
Cila eshte e verteta!?
E ndoqa drejtepersedrejti kete palo- festival ne Televzion… Me perjashtim te dy, mbase tri kengeve gjithcka e tij ishte nje deshtim total…Total Failure sic thone amerikanet !
Pa dyshim ky ishte festivali me medioker, me i peshtire ne RTSH qysh kur mbaj mend ne vitin 1967 e deri sot .
Turpi i muzikes se lehte!
Turpi i RTSH-se dhe drejtuesve te tij! I vetmi televizion pubik ne Shqiperi RTSH-ne eshte kthyer ne nje telall te neveritshem, ne nje altoparlant pa asnje nivel i Berishes dhe politikes se tij kusare e vrastare.
Kulmi i turpit te tij ishte kenga fituese! Nje kopjim banal i nje kenge serbe!
E njejta muzike. E njejta melodi. Pike per pike e njejta kenge!
I vetmi ndryshim eshte se ajo kendohet ne dy gjuhe. Njera ne serbisht. Tjetra ne shqip.
E keqja e madhe eshte se autoret e saj orvaten te na e shesin per kenge e melodi came, per atdhetari , per … sapunin per djathte! Total Failure!
Me siguri qe autoret e kenges serbe do te reagojne edhe ligjerisht cka do te sjelle edhe ndeshkimet perkatese per kopjacet shqiptare dhe RTSH-ne! Total Failure !
Nuk ka se si te ndodhe ndryshe kur…edhe muzika po kopjon politiken proserbe te Berishes…
Ja pse kryeministri shqiptar Sali Berisha kalon ne ekstaze kur ngre ne Qiellin e Shtate kete Festival dhe Radiotelevizionin e Turpit Shqiptar- RTSH!
Sa shume i pelqen kryeministrit shqiptar cdo gje serbe!
Pse !?
Pergjigjen e sakte mund ta jape vetem Sali Berisha… Edhe Beogradi !
SHENIM : Kush ka dyshim per kete kopjim banal le te ndjeke kengen serbe ne linkun e meposhtem:
http://www.balkanweb.com/TV/index.php?id_categoria=47&id_ansalive=17737
Ja edhe kenga fituese e Festivalit te 51 ne RTSH :
http://www.balkanweb.com/TV/index.php?id_categoria=47&id_ansalive=17736:
….Tamam si dy pika uje,,, Banale… Revoltuese!
E pakta qe duhet te ndodhe:T u hiqet vendi i pare.Sepse edhe ne votim kishte hile ne fund.Te shkoje haku te i zoti, si i thone.Te na perfaqesoj Anjeza Shahini me zerin e saj te mrekullueshem Love, love, love.Keshtu eshte kur manipulohet edhe nje votim me shtate vete.
pavarsisht se Festivali sihet vari trapin dhe Kengq fituese gjithashtu , ajo qe ka rendesi eshte qe ishte “LLajv”. Qepa mund te jete artist i mire cirku ne Kitarre por muzikant i mire dyshoj shume. Plus qe ne adoleshendce i ka degjuar kenget Jugo keshtu qe do sdo brumin ashtu e ka.
Nestor Kraja kenga mund te kete momente qe mund te kete ngjashmeri por nuk eshte plagjature, mor qorri i Pallatit te Pionierit.
Berisha na la dhe amanetin e fundit,,kete kenge te vjedhur, po aq te shemtuar, sa vetem sistemit Berishian mund ti shkoje.
Besoj ishte dhurate e vyer per publikun e shquar te rradheve te para, me vende te rezervuara.
I zbatojne mire keshillat e Sales, edhe cmimet me direktive nga lart.
O Sinon, TVSH-ja nuk ka se si ti hedhe ne gjyq keta lloj kopjacesh te koherave te fundit, qe po na degjenerojne bukurine e festivaleve nder vite. Kjo sepse ajo nuk i ruan te drejtat e autorit, por vete Bajaga. Nqs Bajaga e di dhe nuk e ben nje gje te tille atehere ka dicka ne kete mes. Edhe votimi i jurise pak si i dyshimte mu duk. Dy shqiptaret qe jane me te vertete muzikante te mirefillte nuk ishin per kengen fituese, te gjithe te tjeret i dhane nga 12 pike plagitistave. Ka disa te huaj qe e shesin veten per hicgje, prandaj mos u cudisni per rezultatin. Meqe keta e paskan pranuar dhe vete qe kenga ka ngjashmeri, atehere qe mos te turperojne veten dhe ne bashke le ta dorezojne titullin me deshire. Dhe ta fitoje kenga e bukur e Anjezes, se me votim te lire do ta fitonte patjeter. Edhe si kenge nuk kishte te krahasuar me kengen fituese me daulle. Ose tja heqi titullin vete TVSH-ja se kete e ka ne dore besoj. Ta bejne perpara se plagiaten ta denoje EBU-ja. Turp i madh
Mjafton te lexosh komentet dhe menjehere kupton qe nuk kane lidhje aspak me temen por thjesht njerezit kane nevoje te shfryjne nervat dhe hormonet e tyre. Edhe ndonje qe flet per temen ben analize forme qe e kupton vetem ai… Ne megjithmen jemi popull vari lesht! E c’presim pastaj nga muzika dhe kenget?? U kujtuat sono te flisni per nje kenge te vjedhur kur ka te pakten 20 vjet qe kjo ndodh rregullisht tek ne dhe jo veten se can trapin kush,por dhe i fishkellejme me qef ne rruge!! Kenga mund te jete edhe e vjedhur,por nga kush?? Nga ai grup leshi serb,qe cuditerisht as serbet s’ja fishkellejme,ndersa ne po. Po te vidhnin megjithmen ata muzikante,nuk do te vidhnin nga nje grup leshi,por nga nje grup ose artist i gustove te tyre!!! BAJAGA…..BAJGA THUAJ!! Po i beni ju ata me te njohur se sa serbet vete!!!